Dërguar nga:

TERATOGENICITETI DHE MEDIKAMENTET QE PREKIN FETUSIN (Pjesa e shtatë)

14 - Agjentet infeksioze

- Veprimi i tyre te embrioni ose fetusi perfshin, inhibimin mitotik, efekte citotoksike direkte, crregullime vaskulare.

- Procesi i sherimit mund te shoqerohet me formimin e strieve ose kalcifikimin.

*Varicela

- 85-95% e grave shtaetzane jane imune ndaj kesaj semundje, prandaj ekspozimi ne shtatezani ben qe gruaja te mos preket nga semundja.
- Semundja shkaktohet nga virusi i varicela zoster qe ben pjese tek herpes viruset.
- Transmetimi ndodh nga nje njeri tek nje tjeter npm kontaktit direkt ose ajrit.
- Eshte ngjitese 1-2 dite para daljes se pucrave deri ne tharjen e tyre.
- Qe te zhvillohet semundja kalon 14-18 dite pas ekspozimit deri ne shfaqjen e simptomave.
- Kur infeksioni prek gruan ne 20 javet e para te shtatezanise, ekziston 2% mundesia qe femija te jete i prekur nga sindromi i variceles kongenitale qe perfshin: njolla, defekte ne muskuj dhe kocka, gjymtyre te malformuara dhe te paralizuara, koke e vogel, verbim, kontraksione, vonesa mendore.
- Jane te rralla pas javes se 20 te shtatzanise.
- Periudhe e rrezikshme eshte 5 deri ne 2 dite para, 25-50% e femijeve preken dhe zhvillojne rash brenda 5-10 dite pas lindjes. Nqs keta femije nuk trajtohen ne 30% te rasteve do te vdesin.
- Nqs nena zhvillon rash brenda 6-21 dite perpara lindjes, femija shfaq disa probleme ne fytyre.
- Nqs bebi trajtohet menjehere pas lindjes me globulinen imune te variceles parandalohet ose reduktohet rendesa e semundjes.
- Te gjithe nenat shtatezane duhet te evitojne kontaktin me persona te infektuar nga semundja.

*Sifilizi

- Besohet qe fetusi nuk preket nga sifilizi heret ne shtatezani sepse shtresa e citotrofoblasteve te vileve koriale te placentes parandalon kalimin e spiroketes nga nena tek gjaku fetal.
- Kjo mbrojtje zhduket pas muajit te gjashte te shtatezanise.
- Nuk shkakton aborte spontane ne tremujorin e pare te shtatezanise me perjashtim te nje endometriti sifilitik.
- Ne tremujorin e trete shkakton lindje para kohe, sifiliz kongenital, fetus normal ose vdekje brenda 4 javeve te para te lindjes.

*Toxoplazmoza

- Eshte nje infeksion qe shkaktohet nga toksoplazma gondii.
- Ndodh 1:1000 shtatzani.
- Ne nje fetus te prekur nga infeksioni verehet hidrocefali, mikrocefali, kalcifikime cerebrale, korioretinit qe con deri ne verbim, hepatiti dhe limfadenopatia.
- Nese gruaja preket per here te pare, risku qe te preket fetusi arrin deri ne 30 %.
- Sa me heret te ndodh infeksioni aq me te renda jane pasojat.

- Infektimi mund te shkaktohet nga: renia ne kontakt me fecet e maceve qe permbajne parazite, ngrenia e ushqimeve ose pirja e ujit te kontaminuar,thika ose mjete qe bien ne kontakt me mishin e kontaminuar, ngrenia e frutave ose perimeve te palara dhe te kontaminuara, transplanti i organeve te kontaminuara, transfuzioni i gjakut te kontaminuar.

- Me te rrezikuar jane personat qe kane nje sistem imunitar te kompromentuar, mjekimi me imunosupresor, kortizonik, kimioterapi, te prekur nga HIV/AIDS.

- Diagnostikohet npm vleresimit te antikorpeve te toxoplazmozes (IgM, IgG),amniocenteza, ekografia morfologjike,dhe ne raste me te renda kemi RMI, biopsia e trurit.

- Trajtimi i nje gruaje shtatezane te prekur nga semundja dhe nje fetusi te paprekur eshte spiramicina, kurse kur eshte i prekur dhe fetusi nga semundja perdoret pyrimethadina dhe sulfadiazina. Ky mjekim shfaq shume efekte anesore dhe perdoret vetem ne raste ekstreme.

15 - Crregullimet e temperatures

*Hipertermia

- Ekspozimi ndaj nje temperature mbi 38.9°C ka efekt teratogen antimitotik kur embrioni ekspozohet nga 4-14 javet e para.
- Verehet deficit mendor i rende, konvulsione, mikrooftalmi, hipoplazi e gjysmes se fytyres, anomali te ekstremiteteve distale, hipotoni, disgenezi e sistemit nervor qendror, encefalocele oksipitale.

*Hipotermi

- Ekspozimi ndaj nje temperature trupore me pak se 35 °C.
- Hipoperfuzioni shoqerohet me demtime te trurit dhe te shtylles kurrizore.

15 - Statinat

- Statinat jane medikamente hipo lipidemike,qe perdoren per te ulur nivelin e kolesterolit ne serum ne persona qe jane ose kane risk te larte per semundje kardiovaskulare.
- Kolesteroli eshte pjese perberese e membranave qelizore dhe shume e rendesishme ne fazen embrionale dhe fetale.
- Kolesteroli eshte prekusor i hormoneve steroide te rendesishme ne zhvillimin fetal dhe vecanerisht ne zhvillimin e trurit.
- Perfshihet ne grupin X te medikamenteve.
- Kunderindikohet ne shtatezani ose ne nje grua qe po planifikon nje shtatezani.
- Njihet nje grup i gjere i anomalive kongenitale qe lidhen me mungesen e sintezes se kolesterolit, displazi skeletike, crregullime dermatologjike, kondrodisplazia puntata tip II, hemidisplazi kongenitale, anomali te ekstremiteteve.
- Studimet e shumta sygjerojne se statinat kane efekt teratogen.

16 - Antimalarik

*Chloroquine

- Preparat qe perdoret si linje e pare per profilaksi dhe trajtimin e malaries, ne doza te larta perdoret dhe per trajtimin e artritit reumatoid dhe te lupusit eritematoz sistemik.
- Njihet si preparat me veprim teratogenik.
- Demtimet ne shtatezani varen nga doza e ekspozimit dhe nga mosha e shtatezanise.
- Problemet me te shpeshta jane: abort spontan, lindje para kohe, peshe e vogel ne lindje, prapambetje te rritjes in utero, vdekje in utero, ikter, anemi, zmadhim i melcise.

Perfundimi:

- Eshte e rendesishme te merret - nje anamneze e kujdesshme, te percaktohen medikamentet e perdorura dhe lendet e ndryshme te ekspozimit te nje gruaje qe eshte shtatzane ose qe po planifikon nje shtatezani ne menyre qe te percaktohen risqet e shtatezanise dhe masat paraprake qe do te merren.

- Te percaktohen risqet kundrejt perfitimit te perdorimit te medikamenteve ne semundje te ndryshme.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 272 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten