Dërguar nga:

TERATOGENICITETI DHE MEDIKAMENTET QE PREKIN FETUSIN (Pjesa e gjashtë)

10 - HORMONET

- Ne 9 javet e para strukturat primordiale jane bipotenciale dhe behen organet genitale.
- Nga 9-14 jave testet sekretojne androgene dhe fetusi zhvillon fenotipin mashkullor.
- Ovaret nuk sekretojne androgene dhe fetusi femeror vazhdon te zhvilloj fenotipin femeror qe perfundon rreth javes se 20 shtatezanise.
- Ekspozimi ndaj hormoneve seksuale ekzogene perpara javes se shtate te shtatezanise nuk ka efekte ne strukturat eksterne.
- Ekspozimi ndaj hormoneve ndermjet javes 7-12 te shtatezanise ben qe indet genitale femerore te pergjigjen ndaj androgeneve dhe te japin nje maskulinizim te plote.
- Ekspozimi ndaj hormoneve pas javes se 12 con ne nje pergjigje te indeve fetale pjeserisht deri ne javen e 20, duke cuar ne maskularizim parcial ose ambiguitet genital.
- Periudha kritike e veprimit te hormoneve ne sjellje eshte me e vone se ndikimi ne organet genitale dhe varen nga kohezgjatja dhe doza e hormoneve.
- Hormonet (androgene dhe estrogen) veprojne ne zona te caktuara te trurit duke u bere pergjegjese per identitetin, sjelljen seksuale, nivelin e agresionit, sjellje specifike te secilit seks.

A -Testosteroni dhe steroidet anabolike

- Shkakton rritje te mases trupore dhe te forcimit muskulor.
- Ekspozimi i nje fetusi femeror rezulton ne shkalle te ndryshme te virilizimit duke shkaktuar fuzion labioskrotal nga ekspozimi ne tremujorin e pare dhe deri ne zmadhim fallik ne ekspozimin e mevonshem fetal.
- Ekspozimi ndaj androgeneve tek nje grua adulte shkakton virilizim irreversibel, crregullim i melcise, crregullime te libidos.

B - Estrogenet

- Studimet kane treguar qe kontraceptivet oral nuk shoqerohen me anomali kongenitale.
- DES (dietistilbestroli) grupohet ne karcinogenet jokomplete.
- Malinjiteti nuk varet nga doza e ekspozimit dhe lokalizimi i tumorit nuk ndikohet nga doza e ekspozimit.
- DES shkakton anomali strukturale dhe funksionale.

- Ekspozimi ndaj DES rrit riskun per neoplazi intraepiteliale cervikale dhe vaginale, ajo ne javen e 18 shkakton nje nderprerje te migrimit normal te epitelit skuamoz nga sinusi urogenital ne epitelin kolumnar dhe kjo con ne eversion te gjere cervikal (ektropion) dhe epitel glandular vaginal ektopik (adenoze). Keto lezione kane potencial te larte malinj.

- Anomalite me te shpeshta qe verehen ne ekspozimin ndaj DES jane uterus hipoplazik, kavitet uterin ne forme T, septum cervikal, demtime ne tubat e fallopit.

- Malformacionet uterine shoqerohen me ulje te trashesise se endometrit dhe reduktim te perfuzionit uterin.

- Ekspozimi ne meshkuj nuk prek funksionin seksual dhe fertilitetin, shoqerohet me risk te larte per kiste epidimale, kriptokidizem ,hipoplazi testikulare.

- Meshkuj te lindur nga nena te ekspozuara ndaj DES ne shtatezani shoqerohen me risk te larte per hipospadi.

11 - RETINOIDET

- Keto komponente,vecanerisht vitamina A jane thelbesore per rritjen normale qelizore, diferencimin indor, riprodhimin dhe shikimin.
- Perdoren per trajtimin e semundjeve te lekures, kancerin e gjirit, karcinomen e sistemit respirator, kancerin ovarial, forma te leucemise, psoriazis. - Perfshihen ne kategorine X te medikamenteve.
- Kemi 2 forma natyrale te vitamines A:
     a - Beta-karoteni,eshte prekusor i provitamines A. Gjendet ne fruta dhe perime dhe nuk shkakton defekte ne lindje.
     b - Retinoli gjendet me shpesh ne melcine e kafsheve. Doza te larta te vitamines A shoqerohen me anomali kongenitale.

- Anomalite ne te shpeshta jane: mikrocefali, spina bifida, hidrocefali, paralize e nervave faciale, zhvillim jonormal i nofulles se siperme, kielopalatoskize, anesi te shkurtra, mungese ose deformin i vesheve, zhvillim jonormal i cerebeliumit, malformacione te korteksit cerebral, defekte te zemres, anomali te timusit.

- Etretinate shoqerohet me anomali te renda. Eshte medikament lipofilik, me nje gjysme jete plazmatike prej 120 ditesh dhe mund te detektohet ne serum deri ne 3 vjet pas nderprerjes se perdorimit te tij. Nje grua qe ka perdorur etretinate duhet te kaloj 2 vjet nga nderprerja e medikamentit dhe deri ne planifikimin e nje shtatezanie te mundshme.

12 - WARFARINA

- Warfarina eshte nje antikoagulant me peshe molekulare te vogel ,e cila e kalon me lehtesi barrieren placentare dhe shkakton antikoagulim si per nenen dhe femijen.

- Warfarina frenon sintezen e faktoreve koagulant vitamine K-dipendent (II,VII,IX,X).

- Sindromi i warfarines fetale ose embriopatia e warfarines shkaktohet gjate perdorimit te warfarines ne shtatezani.

- Quhet ndryshe dhe sindromi DiSaia.

- Ekspozimi ndaj warfarines ne periudha te ndryshme jep anomali te ndryshme, ne tremujorin e pare kemi anomali qe lidhen direkt me efektin teratogen ne zhvillimin e sistemit nervor qendror, ne tremujorin e dyte dhe te trete lidhen me demtimin qe shkakton hemoragjia dhe infartimi ne strukturat cerebrale.

- Ekspozimi ne javen e 6-9 te shtatezanise shkakton embriopatine e Warfarines, qe shoqerohet me hipoplazi nazale dhe te gjysmes se fytyres, abort spontan.

- Eshte doze-dipendente dhe shkaktohet kur kalojme dozen 5 mg ne dite te warfarines.

- Ekspozimi ne tremujorin e dyte dhe te trete shoqerohen me nje sere deformimesh ne shume organe dhe shkakton fetopatine e warfarines, lindje para kohe, vdekje fetale in utero.

- Shoqerohet me hipoplazi te rrenjes se hundes, laringomalaci, defekte kongenitale te zemres, skolioze, ventrikulomegali, agenezi e trupit kalloz, telebrakidaktili, atrofi cerebelare, mikrooftalmi, atrofi optike, verbim, epifiza te pakalcifikuara, hipoplazi te gishtave, malformimin Dandy-Walker, vonesa ne rritje, prapambetje mendore, shurdhim, veshtiresi ne ushqyerje, kontraktura, reduktim te tonusit muskular, peshe e vogel e lindjes, risk me i larte per hemoragji.

13 - RREZATIMI

- Rrezatimi shkakton demtime te embrionit qe lidhen me vdekjen qelizore dhe demtime kromozomike.
- Deri tani nuk ka prova qe tregojne qe rrezatimi ne doza terapeutike shkakton malformacione fetale.
- Periudha me kritike dhe me e ndjeshme ndaj rrezatimit eshte 8-15 javet e para te fertilizimit.
- Pjesa me e ndjeshme e fetusit ndaj rrezatimit eshte truri.
- In utero shkakton mikrocefali dhe prapambetje mendore kurse me vone shkakton leucemi dhe patologji malinje hemopoetike.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 278 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten