Kolla e fëmijëve (Pjesa e parë)

Kolla përbën një mekanizëm mbrojtës natyral, për lirimin e rrugët e frymëmarrjes nga ngacmime të ndryshme; të thjeshta (tymra, gazra, pluhura etj) ose problematike (infeksione, trupa të huaj etj). Dallojmë atë që quhet “kollë e njomë” dhe “kollë të thatë”.

Kur fëmija ka kollë, si t’a qetësojmë?

Mjeku keshillon disa masa të thjeshta, vlejnë për të gjitha tipet e kollës.

  1. Jepini të pijë më tepër lëngje, sidomos të ngrohta.
  2. Lagështoni mjedisin me mjetet e mundëshme.
  3. Lirojeni nga veshja e tepruar.
  4. Bëni avull me ujë (pa lëndë të tjera) ose me aparat.
  5. Për fëmijët mbi një vjec, një filxhan qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë, 3 herë në ditë (jo për fëmijët nën një vjec). Më të rriturive, një karamele me mente.
  6. Largojeni nga mjediset ngacmuse (ku pihet duhan, përdoret gaz për ngrohje etj.
  7. Nëse mbas kollës vjell ushqimin, jepeni më shpesh dhe në sasi të vogël.
Po medikamente?

Mos u jepni shumë mbas tyre, po nëse merrni vetë në farmaci, kërkojeni sipas tipit të kollës: për kollë të njomë, ose të thatë (mos u nisni nga emri, rëndësi ka përbërja). Asnjëherë antibiotikë, pa u konsultoheni me mjekun.

Kur duhet të lidhemi me mjekun? Pyesin prinderit.

Ne keshillojme se vizita duhet kryer shpejt për fëmijët nën 2 muaj. Kolla shoqërohet me disa shënja të quajtura "shënjat e alarmit" si:

  • frymëmarrje shumë e shpeshtë, e vështirë dhe e zhurmëshme.
  • Kollë lehëse.
  • Maviosje rreth buzëve.
  • Mospranimi i lëngjeve
  • Sa herë dyshohet për trup të huaj.
Vizita jo urgjente duhet kryer:
  • nëse kolla shoqërohet me tepëraturë, mbi 3 ditë.
  • kur kolla vazhdon mbi 2javë.
  • në raste kolle me dhimbje të forta gjoksi (populli thotë të therm).
  • kur dyshohet se lidhet me ndonjë rrethanë të vecantë
DHIMBJET E GOJËS

Ndryshe nga të rriturit, fëmijët shqetësimet e gojës ose të fytit i shprehin në mënyra të ndryshme, të lidhura kryesisht me moshën. Pamvarësisht nga shkaku, të vegjëlit grinden, qajnë e nuk pranojnë ushqimimin, në dukje pa shkaqe; ndërsa pak më të rriturit tregojnë me gisht duke thënë më djeg ose më dhëmb “këtu, këtu dhe këtu”. Nëse vëreni probleme të kësaj natyre, sa për tu ortientuuar me bishtin e një luge kontrolloni me delikatesë hapësirën e gojës dhe të fytin për të parë ndonjë ndryshim (skuqie, plagë, gjurmë kafshimesh, fshikëza etj).

Kur ka dhimbje goje, si të verojmë për t’i qetësuar?

Lagni gishtin tuaj me ujë frigoriferi dhe kalojeni mbi hapësirën e gojës. Dhimbjet i qetëson dhe Paracetamoli, prandaj mud t’ja jepni. Fëmijët e rritur të mbajnë në gojë ndonjë karamele me mente ose jepuni akullore. Nëse nuk janë shkaktuar nga kafshime të mishrave të faqeve, djegje të lehta të majës gjuhes, dalje ndonjë dhëmbi mjafton me kaq etj. Në raste të tjera, aq më tepër kur shihni dhe vetë ndryshime të vecanta, për më tejë lidhuni me mjekun i cili do të rekoman-dojë dhe mjekimin sipas shkakut.

Cilat mund të jenë shkaqet?

Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga mjedisi i shtëpisë. Nëse pihet duhan, atëhere në mënyrë pasive “pin duhan” dhe fëmija. Fëmijët më të rriturit, mund të kenë filluar pirjen e duhanit, prandaj kontrolloni me takt xhepat dhe erën e gojës (si të djemve dhe të vajzave). Shkak tjetër është gazi për ngrohje ose gatim etj. Ndikim kanë dhe gjendje emocionale te vecanta.

Vënd të rëndësishëm e shpesh problematik zënë alergjitë dhe infeksionet. Infeksionet më të zakonshme, nga viruset mandej nga mikrobet shkaktojnë mahisje të rrugëvë të frymëmarrjes, me rastet më të shumta gjajtë stinëve të ftohta. Më të predispozuar janë fëmijët e moshës deri në 3-4 vjec që frekuentojnë mjedisë kolektive (cerdhe, kopështe etj). Kolla me sekrecionë të shumta nga hundët, e ngjyrë të verdhë; mund të shkaktohet dhe nga sinuziti.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 1826 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Pediatri
Komente nga lexuesit

Pershendetje! Kam djalin 3 vjec e 4 muaj u be 2.5 muaj me kolle .e kam vizituar me thane ka sekrecione ne fillim me dhane antibiotik velamox mqs kishte kolla vazhdoj me dhan mucotres pas 2 jav i fillova avull dhe bisolvon 2 hes ne dit 40 ml.kolla vazhdon.po cmendem te lutem me ndimonì.

Dërguar nga Migena, më 30 Nentor 2013 në 22:02

pershndetje kam ni vajy 13 vjeqe shpesher e zen fyty ne qdo 2jav dhe ka nje koll te that ne minut si derpritet kolla e qojm ne mjek asni gje sna thuen i appin barna dhe gjilpena ja kam be analizen e alergjis esht alergjike ne hund ka dhe gelbaza te verdh i mar spprej per ne und po prap nuk dihmon gje ne mushkeri nuk i qesi as ni brohit ka thuen ne hund nje sekret dhe nuk vazhdojn te tregojn aduet tja xjerr bajamet ajoo se kshu u shkatrru nga kollla sdi si te verpojm ju lutem na dihmoni ne ket pytje respekt

Dërguar nga ilmi , më 05 Shkurt 2015 në 07:05

Regjistrimi i mjekut

×
* Ky funksion është i nevojshëm vetëm për mjekët e regjistruar në website.