Dhimbja e thembres (Pjesa e parë)

Fashiti Plantar dhe Spina Kalkaneare apo Epikalkaneusi

Fashiti i shputës është shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve në pjesën e poshtme të thembres. Rreth 2 milionë pacientë janë trajtuar për këtë gjendje çdo vit.

Fashiti i shputës ndodh kur banda e fortë e indeve që mbështet harkun e këmbë tuaj irritohet dhe inflamohet.

Anatomia

Fascia plantare pra banda e shputes eshte nje ligament i gjate i hollë që shtrihet direkt nën lëkurë në pjesën e poshtme të këmbës suaj. Ajo lidh thembren me frontin e këmbës tuaj, dhe mbështet harkun e këmbës tuaj.

Shkaqet

Fascia e shputes është projektuar për të absorbuar streset e larta dhe tendosjet kur ne ecim. Por, ndonjëherë, presioni shume i larte demton ose gris kete fascie. Përgjigja e natyrshme e trupit ndaj lëndimit është inflamacioni, i cili rezulton në dhimbje ne thember dhe ngurtësim te fascies se shputës.

Faktoret e rrezikut

Në shumicën e rasteve, fasciitis i shputës zhvillohet pa një arsye të veçantë, të identifikueshme. Megjithatë ka shumë faktorë që mund të ju bëjnë më të prirur për gjendjen:

  • Muskujt me te tendosur, shtrenguar te pulpes e bëjnë me të vështirë për të përkulur- flektuar këmbën tuaj dhe per të sjellë gishtërinjtë tuaj drejt kecinjeve tuaj
  • Obeziteti
  • Harku shumë i lartë
  • Aktiviteti i perseritur perplasjeje, ngjeshjeje -impakti (Te vrapuarit)
  • Veprimtaria e re apo rritje te aktivitetit
Heel Spurs – Epikalkaneus - Spina kalkaneare

Edhe pse shumë njerëz me fasciit te shputës kanë epikalkaneus, spina kalkaneare nuk eshte domosdoshmerisht shkaku i dhimbjes ne fasciitin plantar. Një ne 10 njerëz ka epikalkaneus, po nje ne 20 (5%) persona qe ka epikalkaneus ka dhimbje ne shpute. Sepse spina kalkaneare nuk eshte shkaku i fascitit plantar, per pasoje dhimbja mund te trajtohet pa e hequr spinen kalkaneare.


Epikalkaneusi nuk e shkakton dhimbjen e thembres nga fasciti plantar

Simptomat

Simptomat më të zakonshme të fasciitit te shputës përfshijnë:

  • Dhimbje në pjesën e poshtme të këmbës pranë thembres
  • Dhimbje me hapat e para pas cuarjes nga shtrati në mëngjes, ose pas një periudhe të gjatë pushimi, të tille si pas një udhëtim të gjatë me makinë. Dhimbja qetesohet pas pak minutash ecjeje.
  • Dhimbje e madhe pas (jo gjatë) ushtrimeve apo aktiviteteve.
faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 6863 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Kirurgji ortopedike
Komente nga lexuesit

shume e mire dhe shume informuese vete se per ta kuptuare me mire mendoj se ka pak foto qe kane te bejne me fascies plantare.

Dërguar nga gani obrazhda, më 12 Tetor 2012 në 16:52

pershndetje doktor ju uroj shendet dhe falenderim per kete informacion, por kam nje pyetje dhembjet e thembres a mund te shkatohen edhe nga fetohja e kembes dhe pse fillon se pari ne kemben e djathte sepse mjeku me thot se keni marr reum

Dërguar nga Kushtrim , më 12 Qershor 2013 në 10:26

Pershendetje! Dhimbja e thembres mund te shkaktohet dhe nga ftohja por brenda nje kohe te shkurter, shqetesimet kalojne.....Ne lidhje me reumen eshte nje test qe evidenton ke reume apo jo ---ky test eshte Faktori Reumatod, ndaj per te vertetuar reumen duhet bere ky test. Por ne pergjithesi reuma nuk kap kemben por gishterinjte e dores.

Dërguar nga Dr.Lediani, më 13 Qershor 2013 në 09:08

te faleminderit Z. Ledian ortopedi me rekomandoj qe te barti shtojca ortopedike nga silikoni, te provoj qe ti iki operacionit sepse me shkakto temperatur kur bie ne gjum e ndjej nje tepmeratur ndryshe ne kemben e djathte.

pershndetje paq shendet

Dërguar nga Kushtrimi, më 14 Qershor 2013 në 02:40

Pershendetje doktor dhe ju falenderoj per informacionet. Gjate shpjegimeve tuaja kam pa se kjo dhembje mund te shkaktohet edhe nga artriti. Ju lutem ma sqaroni me gjeresisht.

Dërguar nga agustin, më 31 Korrik 2013 në 08:12

Pershendetje i nderuar z. Kushtrim! Mund ti vendosni ato shtojcat per te pakten nje muaj, sepse te lehtesojne ecjen duke te ulur disi dhimbjen...

Dërguar nga Ledian, më 02 Gusht 2013 në 02:38

jam shume e kenaqur nga udhezimet tuaja shume te vlefshme shume faliminderit

Dërguar nga zyli skura, më 20 Gusht 2013 në 14:38

pershendetje Dr.Lediani,nje pyetje kam probleme qe 2(DY) jave,afer thembres dhe shputes dhe po ndjej te therura ngurtesim dhe djegje te medha gjat vrapimit,e kam vizituar ortopedin dhe me ka njoftuar me nje terapi 6(jave) CAPSULA ECOMER,a mund te me tregoni se sa jane efekive keto kapsula dhe per sa koh mund te largohen keto dhimbje pasi qe jam sportist dhe me duhet qe te vrapoj flm shume.

Dërguar nga nexhdet, më 13 Tetor 2013 në 18:11

Flm Shum per shpjegim, une kam Shum dhimte ne thebra por ne te shmajt ma Shum. Jam ka e perdori shtojse ortopedik por Präparat dhimt ashtu siqe teke ju. Ne mengjes Kur zgjona kam dhimt Shum dhe Kur baj Pak pauze, Kurr Skam Pas dhimt tash Shum qysh ju lutem Mund te gjaj ilaqe, i nderuari Dr.Ledian

Dërguar nga Ganimetja, më 13 Janar 2014 në 17:40

Pergjigje per znj Ganimete ! Zonje duhet te beni nje vizite ke ortopedi, te vendoset diagnoza pra emri i semundjes me pas mund te flasim per modalitetet e trajtimit.

Dërguar nga Ledian Fezollari, më 22 Janar 2014 në 01:35

Pergjigje per z. Nexhad ! Ilacet jane per te qetsuar dhimbjen, dhe per te ulur inflamacionin disi, nderkohe ajo qe do i japi zgjidhje perfundimtare jane ushtrimet...

Dërguar nga Ledian Fezollari, më 22 Janar 2014 në 01:37

Fakeminderit doktor udhezimet tuaja ishin shume te vlefshme dhimbjet e thembres me kane ikur plotesisht

Dërguar nga Pellumb, më 29 Janar 2014 në 15:05

Kjo qe lexova me lart me pelqeu shum,por i rekomandoj mjekeve qe ti sugjerojn pacientave qe ta lexojn ket faqe, per ndryshe une ket e hasa pas 6 mujve te lendimit qe e pata.

Dërguar nga Gani, më 30 Janar 2014 në 15:05

Artikulli dhe spjegimet jane mjaft te mire,, une gjithashtu kame dhimbje te kembeve prej gishtave deri te nyjet ne te dyja kembet dhe sidomos naten , kurr nuk munde te qendroj dhe te bej gjume pa qorapa dhe ate te trasha,,, paraprakisht ju falenderoj per pergjigjen e juaj.

Dërguar nga Qazim, më 31 Janar 2014 në 05:27

pershndetje doktor ledijan un para 6 vite kam pas te zogu i kembes kocin e plaset e kam mbajt ne gips kamben dhe deri tani kam pas pak dhimbje po tani thembrra me dhemb shumnganjiher edhe nuk mund ta leshoj kemben ne tok ju lutem me rekomando qfar te perdor ju pershndes




Dërguar nga ramize ameti, më 11 Shkurt 2014 në 14:23

Se pari ju faleminderit shume Dr.kam pas dhimbje te thembrave ne te dy kembet pas vizites qe bera te ortopedi me rekomandoj shtoje ortopedike, pas disa javeve thembra e djatht me eshte sheruar kurse ne te majten kam dhimbje te madhe zakonisht kur qendroj ne kamb tjetren dit menxi zgjohem ne mengjes nga dhimja ju lutem Dr.a keni ndonje keshill si ta kuroj keto dhimbje te neveritshme.Pasi me duhet te punoj ne kemb .Kam perdor edhe ibubrofen asnje efekt.Ju lutem ndonje keshill ng juDr.Ju faleminderit.

Dërguar nga Selamija, më 13 Shkurt 2014 në 02:24

Pershendetje i nderuari Dr.Ledian..Fillimisht te falenderoj shum per keto informacione,mire po desha te te pyesja diqka.Babi im ka dite qe thembra po i dhemb,ai e ka vizituar ortopedin,ka marr dhe injeksione mirepo thote qe eshte e perkohshme.Une desha te pyesja se a eshte diqka e rrezikshme dhe a ka te beje me ndonje semundje,natyrisht perveq semundjeve qe i shkakton vet thembra?! Pres pergjigjien tuaj :)

Dërguar nga Djellza, më 07 Prill 2014 në 12:56

Pershendetje Dr.Ledian. Gjat nje loje futbolli kam ndjere nje zgjatje e shoqeruar me dhimbje saktesisht ne pjesen e mesme te fundit te kembes(saktesisht tek"fibrous band Plantar Fascia"), kjo dhimbje ka vazhduar edhe lojen tjeter pas 3 ditesh por vetem kur vrapoja vrullshem. Tani te lutem, nese keni mundesi me thoni si te veproj?

Dërguar nga gzim rashiti, më 26 Prill 2014 në 04:10

pershendetje Dr.Ledian kam dhembje ne thember kur pushoj me dhem dhe nuk mundem te eci.Me pihet thembra TE PERSHENDES DR.LEDIAN

Dërguar nga gzim, më 03 Maj 2014 në 13:39

pershendetje deshta mejav ba nje pytje kam problem me kemb kur jam duke ecur me kuqitet kemba e djatht dhe nuk muj me ec duhet mu ndal ne qat vet priti pergjigj jen juv pershendes

Dërguar nga arsim, më 09 Nentor 2014 në 16:13

faliminderit per ndimen qe jepni ne pa mundesi per tu vizituar nga h pashaj

Dërguar nga hajrie pashaj, më 27 Nentor 2014 në 04:40

Jam 16 vjeq kam shum.dhimje naten Nuk flej Do nga dhimja dhe dua te me dergoni ne nje farmaci

Dërguar nga denis misha, më 06 Dhjetor 2014 në 16:01

flm.per ndihmen qe jepni

Dërguar nga lulja, më 17 Prill 2015 në 11:26

shume flm per keshillat qe jeni jane shume te dobishme

Dërguar nga dea, më 28 Qershor 2015 në 08:33

jam 20 vjeq dhe kembet me dhembin vetum n mbremje zakonisht kur bej gjum ..Cila eshte keshilla juaj a mund te me thoni

Dërguar nga mevlyde, më 07 Korrik 2015 në 14:47

Dr LEDIAN Kam nje dhimbje ne thember prej shum kohesh Doktori me thot qe ke shporr sipas grafise. Si te shpetoj nga kjo dhimbje. Kam bere edhe fizioterapi por pa permisim.Me respekt Bujari

Dërguar nga Bujar skudrini, më 10 Korrik 2015 në 00:05

Me pelqeu doktor Ledion perdhimbjen e kembes ne themer .dhe menjehere do ta zbatoj...flm.doktor.Ledion

Dërguar nga Lucia, më 11 Tetor 2016 në 10:32

Ku mumd tju gjejme doktor lediani

Dërguar nga Maks ruzaj, më 20 Nentor 2016 në 07:57

Merbraam kam nje preblem me dhem themra kames shmajt tan diten po kur flej kur qona mengjes shum me dhem dej shlirohet pak po edh kapakat e gujve me dhamin po qysh mete tha teperatur kan shka muj me pas mjku meka than me ba fizitarapi ju pershendesju lutem kthma ni pergjigje

Dërguar nga Gezim , më 02 Dhjetor 2017 në 15:57

hajde te vizitojme nga afer mo Gezim....0674933565

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 03 Dhjetor 2017 në 15:18

Pershendetje doktor!djali im 9vjec e gjys ankohet per dhimbje te themvres se majt.tek fundi kembes qe lidh me thembren sidomos kur zgjohet nga gjumi i dhemb shume me zor e ul kemben dhe ne hapat e pare calon.me pas i qetesohet.theksoj se e kam futur ne stervitje per futboll.ka ca kohe qe ka fillu tme ankohet per kete dhimbje.me jepni nje keshille cfare duhet te beje.

Dërguar nga Deni, më 05 Dhjetor 2017 në 16:52

Psh...duhet ti beni nje grafi te kembes dhe nje grafi te kycit te kembes ne dy projeksione....dhe silleni bashke me grafi ta vizitojme...

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 05 Dhjetor 2017 në 17:38

Pershendetje, vajzes time 12 vjecare iu shfaq nje gunge rreth 2 cm nen themer. Ka dhimbje kur perpiqet te ece. Nuk eshte se ka bere ndonje akrivitet fizik apo e ka demtuar gjekund. Cfare me sygjeroni? Ju faleminderit!

Dërguar nga Evila Sherifaj, më 07 Dhjetor 2019 në 12:50

Psh...keni mundesi ta sillni per vizite

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 07 Dhjetor 2019 në 13:03

Pershendetje Doktor si jeni me shendet a jeni mirë desha te ju bej nje pyetje besoj ka te bej me ortopedi bashkshortja ime ka dhimbje te shpeshta ne shputen e kembes por me ju then te drejten ka tentuar me nje makin Balea e cila eshte per gryerjen ose ti heke te qarat ne shputen e kemnbeve keshtu qe i ka gerry shum me teper se qka ka pas nevoj tash shpesh po ka dhimbje sidomos ne mengjes kur fillon te hec keshtu we te falenderroj per mirkuptim e pres nje pergjigjje nga ju i nderuar dr.qka do preferoni dhe cilat masa duhet marr per te sheruar


Dërguar nga fatmir, më 04 Shtator 2021 në 14:30

Psh Fatmir...zonja me shume gjasa ka fascit plantar...hajdeni per vizite ndonje dite...ta shoh nga afer

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 04 Shtator 2021 në 14:35

Pershendetje doktor.
Mamaja ime beri nje grafi te thembrave pas shume kohesh dhimbje te vazhdueshme dhe i doli rritje e kockes se te dyja thembrave. Cfare duhet bere ne kete rast rekomandohet te behet nderhyrje apo me ilace . Faleminderit

Dërguar nga ada, më 09 Dhjetor 2021 në 07:12

Sille per vizite
0674935565

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 09 Dhjetor 2021 në 16:37

Regjistrimi i mjekut

×
* Ky funksion është i nevojshëm vetëm për mjekët e regjistruar në website.