Anatomia e Artikulacionit te Supit

Artikulacioni i Supit eshte nje mekanizem i sofistikuar qe vepron qender nderlidhese te trupit me gjymtyret e siperme. Funksionimi, forca dhe stabiliteti i ketij artikulacioni jane jetesore me qellim qe dora te zhvendoset ne hapesire dhe te kryeje veprimtarine e saj normale nderlidhese me ambientin rrethues.

Ky artikulacion eshte nje nder 3 artikulacionet me te medha te trupit te njeriut (artikulacioni koksofemoral dhe i gjurit) dhe ne ndryshim nga 2 te fundit eshte artikulacion i varur dhe jo me basement mbeshtetes. Si i tille, rolin kryesor nderlidhes e luajne indet e buta (ligamentet, tendinet dhe kapsula) te cilat natyra i ka krijuar te funksionojne ne armoni perfekte. Demtimi i ketij ekuilibri complex dhe njekohesisht mahnites do te krijonte probleme ne funksionimin normal te ketij artikulacioni.

Artikulacioni i supit eshte i perbere nga 3 kocka:

Skapula, klavikula dhe humerusi.

Skapula eshte nje kocke e sheshte e perbere nga trupi qe eshte pjesa e sheshte, spina qe eshte nje formacion anatomic ne pjesen e pasme te trupit, acromion qe eshte maja e kockes se shpatulles dhe nga prosesi korakoid qe perben nje projeksion ne pjesen e perparshme te shpatulles. Keto 3 kocka jane te lidhura me njera tjetren me ligament dhe artikulacione te cilat lehtesojne levizjet e kockave dhe te strukturave anatomike te fiksuara ne to.

Artikulacionet jane:

  • sternoklavikular
  • akromioklavikular
  • glenohumeral
  • scapula-toracic
Ligamentet e artikulacionit te supit jane:

Lig. Coraco-clavicular ( i rendesishem per stabilitetin anteroposterior te artikulacionit acromioclavicular )

Lig. Acromio-clavicular ( i rendesishem per stabilitetin superoinferior te artikulacionit acromioclavicular )

Coraco-acromial ( formon nje hark mbrojtes mbi koken e humerusit duke penguar instabilitetin superoinferior. Ky ligament eshte shume i rendesishem qe te rruhet gjate procedures decoprimuese arthroskopike ne restet me rupture te pa korrigjueshme te rotator cuff)

Glenohumeral (jane 3 ligamente - superior, middle and inferior - me i rendesishmi ndaj te cileve eshte Ilig i poshtem i cili perben spabilizuesin kryelor te artikulacionit te krahut )

Kapsula eshte structure anatomike e artikulacionit te krahut, e cila e mbeshtjell kete artikulacion dhe ne pozicione te caktuara trashet ,duke formuar ne kete menyre ligamentet glenohumerale.

Shpatulla sherben si baze mbeshtetese per shume struktura anatomike. Nga kjo fillojme shume muskuj te cilet lidhin kete kocke me struktura te tjera, p.sh.: humerusin mepermjet muskujve te cilet perfundoje ne zgjatime qe perbehen nha inde elastike dhe qe quhen ligamente. Te gjitha ligamentet bashke mbeshtjellin koken e humerusit duke formuar ''rotator cuff''. Perberesit e kesaj strukture dhe funksioni i tyre rradhiten si me poshte:

  • Tendini i supraspinatus mbulon nga pjesa e siperme koken e humerusit dhe muskuli supraspinatus eshte pergjegjes per ngritjet e krahut anash trupit sidomos ne 30 gradet e para.
  • Tendini subskapularis mbulon nga pjesa e perparshme koken e humerusit dhe muskuli subskapularis eshte pergjegjes per rrotullimin e brendshem te krahut.
  • Tendini infraspinatus mbulon nga pjesa e pasme koken e humerusit dhe muskuli infraspinatus eshte pergjegjes per rrotullimin e jashtem te krahut.
  • Tendini i teres minor mbulon nga pjesa e pasme koken e humerusit nen tendinin e muskulit infraspinatus. Muskuli teres minor eshte pergjegjes per rrotullimin e jashtem te krahut kur ky i fundit eshte i ngritur lart.
  • Ne pjesen e perparme te artikulacionit te supit verehen 2 pozicionime anatomike ne kocken e shpatulles, qe u perkasin 2 pjeseve tendinove (long and short head) te muskulit biceps te krahut.

Ne pikat ku tendinet qe perbejne struktura dinamike, kalojne afer siperfaqjeve kockore qe perbejne struktura statike, gjenden disa qeska membranoze te ashtiquajtura bursa. Roli i bursave eshte qe te lubrifikojne dhe te lehtesojne levizjen e tendineve me ferkim minimal. Vihen re disa bursa, por me e madhja dhe me e rendesishmja eshte bursa subakromiale. Nese kjo burse traumatizohet ose irritohet atehere behet shkok per ferkimin e tendineve ne pjesen e poshtme te kockes akromiale me rezultat disa here ne shfaqjen dhimbjes se krahut.

Artikulacioni i supit pershkohet nga nje rrjet i dendur enesh gjaku dhe nervash. Njohja e ketyre strukturave anatomike eshte e nje rendesie te vecante per te kuptuar patologji te ndryshme te ketij artikulacioni shume komplex si dhe per te shmangur demtimin e tyre gjate kryerjes se teknikave operatore te hapura ose artroskopike.

Inervimi me i rendesishem kryhet nga:

  • Nervi Axilar i cili inervon muskulin deltoid qe perben muskulin me te madh te artikulacionit
  • Nervi supraskapular qe inervon muskulin supraspinatus dhe infraspinatus
  • Nervi muskulokutan qe inervon muskulin biceps dhe brachialis
  • Nerci accesor qe inervon muskulin trapezius.
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 973 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Kirurgji ortopedike
Komente nga lexuesit

Mua me ka dhembur krahu para nje viti sidomos kur vrenjtej koha sa nuk mund ta levizja. Sidomos kur e ngrija lart. Kam bere not shume sivjet dhe per cudi tani e rrotulloj lehtesisht pa ndjere asnje dhimbje. Nuk perdora asnje ilac. Mu duk shume interesante dhe shume informuese ky material por do doja te kishte me shume shpjegime ne gjuhen popullore dhe si mund ta ruajme krahun qe te mos na demtohet.Sepse une nuk e di akoma pse mu shkaktua ajo lloj dhimbje. Ju faleminderit per mirekuptimin.

Dërguar nga aida kaziaj, më 09 Janar 2012 në 14:33

kam punuar tornitor25 vjet ne greqi tani kam nje dhembje krahu te djathte fillon ne supi ma jep ne muskuli dhe ne pjesen e brendeshme te bryllit dhembja me fillon ne2 pikat e supit ne te majte dhe ne te djathte te supit krahun e levis normalisht diten por naten e kam problem nuk mund te fle kam shume dhembje cfare duhet te bej ju lutem me jepni ndonje keshille faleminderit per mirkuptimin

Dërguar nga Besnik Jahollari, më 31 Janar 2015 në 02:05

Kam nje demtim te ligamenteve te supit perpara ,por nuk po gjej nje sherim pasi qe me 09/12/2019 qe jam demtuar nuk po shprohem kam dhimbje dhe nuk mund te leviz doren nga prapa,a mund te me jepni ndonje keshille ?

Dërguar nga Kujtim Elbasani, më 04 Prill 2020 në 15:06

Pershendetje. Dergoni ne kete e-mail: banosath@yahoo.gr informacion me te detajuar ne lidhje me problemin tuaj si dhe dergoni analizat apo ekzaminimet qe keni kryer. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Artan Bano, më 05 Prill 2020 në 06:05

Regjistrimi i mjekut

×
* Ky funksion është i nevojshëm vetëm për mjekët e regjistruar në website.