Osteoartriti i kellkut (Pjesa e parë)
Osteoartriti (OA) është një problem i zakonte për njerëzit pas moshës së mesme. Osteoartriti është referuar disa herë si artriti degjenerativ, ose artriti amortizues. Kellku, ose nyja koksofemorale e cila formohet nga legeni dhe kocka femorale eshte nje nder nyjet me te prekura nga osteoartriti. Nese ne te kaluaren, pak gje mund të bëhej për kete problem, mjekesia moderne ka evoluar menyra te ndryshme trajtimi dhe zgjidhje te ketij problemi. Kjo gje ka bere te mundur lehtesimin e jetes se pacienteve, ka bere te mundur uljen e dhimbjeve dhe rritjen e cilese se jetes se perditshme.
Ky material do t'ju ndihmojë të kuptoni:
- si zhvillohet osteoartrit ne artikulacionin koksofemoral
- si diagnostikohet nga mjeket ky i fundit?
- si te behet e mundur ulja e dhimbjeve dhe rritja e cilesise se jetes?
Cilat pjese te kellkut prek OA?
Kërci artikular(kondro) është shtresa që mbulon siperfaqen e nyjes koksofemorale. Kërci, duke qene i lemuar ndihmon ne levizjen e nyjes koksofemorale, duke bere forcat e ferkimit sa me te uleta. Shtresa e kockes nën kercin artikular quhet kocka subkondrale. Problemi kryesor i procesit degjenerativ te osteoartritit qendron ne demtimin e shtreses se holle dhe te lemuar te kercit. Mbasi ky i fundit demtohet forcat e ferkimit ne artikulacion kryhen nga kocka subkondrale. Me kalimin e kohes kocka subkondrale demtohet, nderron formen e saj, levizjet ne artikulacion behen te dhimbshme dhe me kalimin e kohes veshtiresohen.
Shkaqet
Si zhvillohet osteoartrit (OA) ne kellk?
Osteoartriti (OA) i kellkut mund të shkaktohet nga një demtim ose traume e pesuar para shume kohesh ne jeten tuaj. Pas demtimit, ndryshimet biomekanike qe ndodhin ne nyjen koksofemorale mund te mund të çojnë në amortizim të sipërfaqes se artikulacionit. Nje arsye tjeter e cila ndryshon biomekaniken e kellkut jane fraktuarat afer ose brenda nyjes se kellkut, gje e cila demton siperfaqen e artikulacionit. Demtime e kërcit, infeksionet, ose hemorragjite brenda nyjes jane disa nga arsyet e tjera te cilat dëmtojnë sipërfaqen e artikulacionit te kellkut.
Jo të gjitha rastet e OA janë të lidhura me problemet qe ne sapo permendem. Besohet se gjenetika i ben disa njerëz me të prirur për të zhvilluar osteoartrit ne kellk.
Shkencëtarët besojnë gjithashtu se problemet në kockën subkondrale mund të shkaktojnë ndryshime në kërcin artikular. Siç u përmend, kocka subkondrale është shtresa e kockave nën kërcin artikular. Normalisht, kërci artikular e mbron kockën subkondralel. Por, disa gjendje mjekësore mund ta bëjnë kockën subkondrale shume te ashper ose shumë të butë, duke ndryshuar mënyrën se si kërci normalisht absorbon dhe percjell goditjet ne nyje.
Nekroza avaskulare (NAV) është një tjetër shkak i procesit degjenerativ të kellkut. Në këtë gjendje, koka e femurit nuk ushqehet mjaftueshem me gjak gje e cila sjell si pasoje “vdekjen” e kockes se femurit. Kocka e “vdekuar” e femurit nuk ka mundesi te mbaje peshen e trupit dhe shpesh here peson kolaps. Nekroza avaskulare mund te lidhet me frakturat, alkoolizimin, ndrydhje të kellkut dhe trajtimin afat-gjatë i semundjeve te tjera me medikamente me baze hormonale, si p.sh kortizon.
Simptomat
Cilat jane disa nga dhimbjet e osteoartritit te kellkut?
Simptomet e osteoartritit (OA) te kellkut zakonisht fillojnë si dhimbje ne kellk ne kohen qe ushtrohen pesha e trupit. Nderkohe qe patologjia perperparon, ju mund te caloni - nje menyre per të zvogëluar sasinë e peshes qe duhet te perballoje kellku. Ndryshimet që ndodhin ne artikulacionin koskofemoral e bejne ate të ndjehet i ngurte, i tkurrur dhe i kontraktuar gje e cila bllokon levizshmerine e tij. Osteofitet(copa kockash te vogla) mund te zhvillohen gjithashtu, të cilat kufizojnë levizhshmerine e kellkut. Së fundi, nderkohe qe gjendja keqesohet dhimbjet mund te ndjehen gjate gjithe kohes, madje edhe naten gjate kohes se gjumit
Diagnoza
Si mund ta identifikojnë mjeket kete problem?
Diagnoza e osteoartritit OA te kellkut fillon me një histori të plotë dhe ekzaminimin fizik nga mjeku ortoped. Grafite jane të nevojshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit te kërcit.
Teste të tjera mund të kryhen nëse dyshohen arsye te tjera qe mund te jene shkase e osteoartritit. Rezonanca magnetike (MRI) mund të jetë e nevojshme për të nese mjeku dyshon per gjendje te tilla si: nekroze avaskulare e kokes se femurit, demtime te ligamentit ose keputje te tjera te indeve te buta te nyjes koksofemorale. Analizat e gjakut mund të jene te nevojshme për të perjashtuar artrite infektive
Titulli | Derguar nga | Data e publikimit | |
---|---|---|---|
• | Dhimbja e Thembres | Dr. Ledian Fezollari | 25/09/2012 |
• | Sindroma e konfliktit | Dr. Ledian Fezollari | 08/09/2012 |
• | Anatomia e Artikulacionit te Supit | 0 Dr Artan Bano MD | 24/01/2012 |
• | OsteoArtriti dhe artroplastika e kellkut | Dr. Ervin Jonuzi | 07/12/2012 |
• | Kirurgjia e Stenozes Cervikale | 0 Dr Artan Bano MD | 24/01/2012 |