TEXT NECK SYNDROME
‘Le të kënaqemi tani,për të vuajtur pastaj’
Është koha kur kush nuk ka një smartphone në dorë, është ndryshe nga të tjeret, kush nuk di të përdor rrjetet sociale, është i ‘prampabetur’, të gjithë në rrjete sociale, fëmijë, adoleshente, studente, të rritur, madje edhe të moshuar. Gjithkush ka një arsye që e perdor, dikush për qejf, dikush për pune e keshtu me rradhë.
Por të gjitha kanë një pasoje, që quhet ’TEXT NECK SYNDROME’
Cfarë është Text Neck Syndrome?
Text Neck Syndrome është sindroma e tejpërdorimit ose tendosja e vazhduar e muskujve të qafes por edhe të supit gjatë kohës që koka e personit është e përkulur para dhe shikimi është për poshtë, pra e thënë më thjeshtë pozicioni i kokës gjatë mbajtjes në dorë të një smartphone, iPad, apo pozicioni përpara kompjuterit. Kjo con në rritjen e peshës dhe presionit në pjesën cervikale të shtyllës kurrizore,pra në qafë.Kjo lidhet shumë me këndin e përkuljes së kokës para ne lidhje me boshtin qëndror. Sa më shumë të jetë e përkulur koka para, këndi rritet-forca rritet dhe në këtë mënyrë ‘rritet pesha’ e kokës dhe në këtë mënyrë shtohet presioni ne pjesen e shtyllës kurrizore si në muskuj, ligamente, nyje, në diskun intervertebral. Sa më shumë kohë të kalojë në këtë status aq më shumë pasoja do të ketë.
Cilët janë pasojat?
Normalisht shtylla kurrizore ka 4 harqe, 2 kifoza dhe 2 lordoza, në pjesën e qafës që quhet lordoza cervikale, është më konveksitet para. Pozicioni i kokës është në qender,kur individi flekton kokën para, ky pozicion ndryshon dhe bëhët shkak për prishjen e harkut të qafës, rritet forca kompresuese në qafë,muskujt tendossen dhe vendosen pasojat tjera.
Kur qafa perkulet përpara, muskujt anterior të qafës shkurtohen ndërsa muskujt posterior të qafës zgjaten, duke prishur një ekuilibër muskular. Supet mblidhen duke u afruar me njëri tjetrin, në këtë rast muskujt pectoral shkurtohen, ndërsa shpatullat(skapulat) largohen nga njëra-tjetra, si rezultat muskujt zgjaten mbi normalen. Harku normal i qafës(lordoza Cervikale) prishet, sheshohet kjo mund të ndikojë edhe në pjesët e tjera të shtyllës kurrizore, kryesisht atë torakale si mënyrë kompensuese.
Cfarë shenjash paraqiten në këtë rast?
Dhimbje në pjesën e qafës, dhimbje shpine, dhimbje në pjesën e supeve, dhimbje koke akute ose kronike, vertigo, nëse kemi kompresion nga disku shpesh paraqiten dhimbje ne brryl, në kycin e dorës me shenja neurologjike si per shembull mpirje.
Si ju ndihmon Fizioterapia për zgjidhjen e këtij problemi?
Nëse keni këtë problem,fizioterapia ju ndihmon. Nëse paraqiteni te një fizioterapist,do t’ju ndihmojë në hartimin e një plani rehabilitimi efikas. Kjo konsiston në ushtrime stretching për muskujt e qafës të cilët janë të kontraktuar, ushtrime për forcimin e muskujve të cilët janë të dobët dhe që janë të zgjatur, ushtrime për korigjimin e postures, taping gjithashtu mund të përdoret masoterapia.
Këshilla për lehtësimin e dhimbjes
- Të bësh pushim cdo 30 min gjatë aktiviteteve tuaj
- Të mbash pajisjet elektronike të dorës(cel,iPad) në nivel të barabartë me nivelin e syve
- Të bësh ushtrime stretching për muskujt e qafës
- Të bësh ushtrime per forcimin e muskujve të qafës dhe të shpinës 2-3 x/javë
Ushtrimet për Text Neck Syndrome
Në pozicionin ulur/në këmbë,duke mbajtur kokën në pozicionin normal/drejt,tentoni që mjekrën tuaj ta levizni pas,me drejtim posterior, duke e afruar mjekren te qafa dhe e mbani kërë pozicion për 3-5 sec pastaj riktheje në pozicionin normal.Përsërite 10 herë
I njëjti pozicion si më sipër(ose pozicioni si ne foton e meposhtme). Ftohet personi që të afrojë shpatullat me njëra tjetrën.Ky ushtrim shërben për forcimin e muskujve të supeve, por efekti kryesor është në zgjatjen e muskujve të përparëm të supeve(pectoralët) të cilët janë të kontraktuar(shkurtuar) nga postura e gabuar, nga pozicioni i përkulur përpara dhe supet e mbledhur. Qëndro në këtë pozicion për 3-5 sec pastaj riktheu në pozicionin normal. Përsërite 10 herë
Individi në pozicionin supin(I shtrirë me kurrizin poshtë) vendos një jastëk në pjësën e poshtme të qafës, jo shumë të lartë. Pastaj mjekrën tuaj, tentoni ta shtyni poshtë duke e afruar mjekrën me qafën tuaj. Ky ushtrim shërben për forcimin e muskujve posterior(pasëm) të qafës të cilët janë të dobësuar dhe të zgjatur. Qëndroni në këtë pozicion për 5 sec pastaj riktheu në pozicionin normal. Përsërite 10 herë
Individi në pozicionin abdominal(I shtrirë me barkun poshtë). Vendos një jastëk normal në pjesën e barkut, duar i vendos në pjesën e pasme të vitheve dhe tenton që të ngrejë kokën dhe pjesën e sipërme të trupit duke u shkëputur nga dyshemeja. Qëndroni në këtë pozicion për 3-5 sec pastaj riktheu në pozicionin normal. Përsërite 10 herë
I nderuar doktor. Kam edhe une nje problem te tille me qafen per shkak te punes. Ne MRIe pjeses cervikake me rezulton " Hipertrofi e proceseve unikale te djathta ne C5-C6". A perben problem serioz dhe te cili mjek duhet te drejtohem?
Dërguar nga Hektor Mula, më 23 Gusht 2019 në 05:05