Hernia diskale dhe fizioterapia si një rrugë e re drejt përmirësimit të shëndetit!
Çfarë është Hernia Diskale?
Të gjithë kemi një makinë që e ngasim,madje kemi dhe njohuri për disa pjesë të saj. Kështu mund të keni dëgjuar për amortizatorët (si sustë dhe hekur) që vendosen në pjesen e gomave dhe që kanë si funksion që pesha e makines të mos bjërë e gjitha mbi gomë,por kjo peshë të amortizatohet, pra të lehtësohet. Po kështu dhe në trupin e njeriut, midis kockave (vertebrat) e kurrizit gjendet një amartizator që quhet disku intervertebral, e cili përbëhet nga pjesa e hekurt (anulus fibrosus) dhe susta (nucleus pulposis).
Kur pjesa e hekurt (anulus fibrosus ) dëmtohet, kemi si rezultat daljen e sustes (nucleus pulposis) jashtë e cila ushtron komprimim në struktura të tjera. Por është ironike që njeriut kur i prishet makina, e dërgojnë shpejt te mekaniku, ndërsa kur iu prishen pjesët e trupi të tij, reagojnë aq shpejt sa shkojnë tek mjeku në fazën e fundit të dhimbjes.
Pse ndodh dhe nga se shkaktohet?
Hernia diskale është një patologji që fillon pas moshës 30 vjec. Një ndikim tepër të madh ka profesioni, kjo lidhet me pozicionin e trupit gjatë kohës së punës. Punë të cilat shoqërohen me perkulje të trupit, rrotullime në mënyrë anormale (pa lëvizur këmbët), ngritje peshe nga pozicione anormale, qëndrimi për një kohë të gjatë ulur(shoferet), dobësimi i muskujve të pasëm të kurrizit, por shpesh ndikojnë edhe traumat e mikrotrauma sic janë rrëzimet nga lartësitë, të cilët mund të japin një shfaqje klinike pas disa vitesh. Gjithashtu HD mund të shkaktohet edhe nga tumore, inflamacione, semundjet degjenerative etj.
Kush janë më të rrezikuarit?
Shpesh hernia diskale quhet dhe si sëmundje profesionale,sepse haset shpesh tek shoferet.HD bëhët më e pranishme me rritjen e moshës si rezultat i plakjes së diskut intervertebral (amartizatorit), personat obezë, personat e gjatë(M>180 cm, F>170 cm), femrat shtatzëna, individët që punojnë në ndërtim, që bëjnë punë fizike të rëndë.
Faktorët që e rrezikojnë?
Janë të gjithë shkaqet e hernies diskale, ata të cilët rrisin riskun për zhvillim të hernies diskale si:lëvizjet përkulëse, rrotulluese të trupit, duhanpirja, dobësim i muskujve të shpinës dhe shumë faktorë të përmendur më lart.
Si paraqitet hernia diskale, simptomat e saj?
Klinika e hernies diskale varet nga dëmtimi, nga grada e saj, nga drejtimi i daljes së nucleus pulposis. Ajo mund të ndodhë në disa nivele por më e shpeshtë është në pjesën Cervikale (qafës) dhe në pjesën lumbare (mesit). Njerëzit vuajnë më shumë nga hernia diskale lumbare.
Në gradët më të lehta ajo paraqitet me dhimbje në pjesen e mesit, duke mos u përhapur në regjione të tjera, në momentin kur hernia diskale është disi e agrevuar, kemi prekje dhe irritim të rrenjës nervore, dhimbjet kanë intesitet më të lartë. Dhimbjen e kemi në bazë të nivelit të dëmtimit, kjo përhapet në disa zona, duke filluar nga pjesa e mesit, në vithe, në kofshë, qoftë në pjesën e përparme, ashtu dhe të pasme.
Më e zakonshmja, përfshin pjesën e pasme të kofshë, në pjesën e perparme/pasme të kërcirit duke arritur në shputë, deri tek gishti i madh ose i vogël. Kjo dhimbje ka karakter shpues (sikur të ngulet një gjilpërë), keqësohet gjatë kollitjes, teshtitjes, në pozicionin ulur. Pacienti ndien miza-miza në këmbë, nuk i ndien mirë këmbët, fuqia e kembës/ve është ulur.
Mund të jetë përfshirë vetëm njëra ose të dyja këmbët. Pacientet qetësohen kur ecin apo kur shtrihen në një sipërfaqe të fortë. Ndodh që këta paciente të kenë dhe deformim në shtyllen kurrizore sic është Skolioza, që vjen nga pozicionet antalgjike që pacienti mban për të ulur dhimbjen.
Si mundet ta parandalojmë?
I gjithë suksesi i parandalimit varet në edukimin dhe kujdesin tonë ndaj postures, ndaj formës së saj. Kjo do të thotë që ne të kujdesemi gjatë aktiviteteve të përditshme, gjatë punës tonë, në mënyrë që mos ta sforcojmë kurrizin tonë, por as mos të bëjmë jetë sedentare, të merremi me ecje, me not (shpinë), pra të eleminojmë faktorët riskues. E rendesishme është që të elminohet edhe duhani, i cili është një faktor predispozues. Është më e thjeshtë ta parandalojme sesa ta trajtojmë.
Trajtimi i hernies diskale
Ekzistojnë disa mënyra të trajtimit: konservativ dhe kirurgjikal.
Kur është i indikuar trajtimi kirurgjikal?
Ky i fundit është i indikuar kur kemi cregullime sfinkteriane (me urinimin) apo kur nuk kemi përmirsim brenda 4-javëve me trajtim konservativ. Kjo mund të cojë në humbje të stabilitetit të shtyllës kurrizore.
Cilat janë benefitet që kemi nga Trajtimi Fizioterapeutik?
Fizioterapia është shkenca e rehabilitimit fizik që konsiston në rikthimin e funksioneve të humbura. Në Fizioterapi përdoren teknika dhe metoda të ndryshme të cilat japin një rezultat tepër të mirë. Kjo konsiston në forcim, streching të muskujve, modalitete terapeutike e shumë teknika të tjera. Kam pasur një rast me hernie diskale i cili ishte diagnostifikuar në Greqi, të cilët e kishin rekomanduar për ndërhyrje kirurgjikale. Pasi u kthye në Shqipëri, kemi kryer disa seanca fizioterapeutike dhe brenda javës së pare ai u përmirësua. Sot vazhdon jetën në mënyrë normale, pa dhimbje.
Gjatë dhimbjeve është e këshillueshme që pacienti të flejë në një shtrat të fortë (dërrasë) në mënyrë që të ruhet forma e drejtë e shtyllës kurrizore. Këshillohet përdorimi i brezave por jo gjatë gjithë ditës por vetëm kur kryejmë veprime/aktivitete, ndërsa në qetesi nuk rekomandohet.
Shpesh duhet bërë një diferencim midis të bërit Fizioterapi dhe të bërit Masazh, janë dy gjëra të ndryshme. Masazhieri nuk është Fizioterapist, dhe ai që pretendon apo që iu gënjen se të bërit masazh, shëron hernie diskale, po ju gënjen rëndë. Duhet të besoni një Fizioterapist për të trajtuar hernie diskale, ai/ajo e di se cila teknika janë të indikuara për patologjine duke iu përshtatur edhe juve.
Ju lutem me tregoni ku jeni jam me hernie diskale dhe me kane thene per operim me pelqen kjo qe lexova me lart faleminderit !
Dërguar nga Flora hoxha, më 20 Tetor 2017 në 08:07
Te lutem me kontakto. Per mua nje minut asht nje jav.
Dërguar nga Zef Esmeralda Babaj, më 12 Dhjetor 2017 në 16:14
Te lutem me kontakto. Per mua nje minut asht nje jav.
Dërguar nga Zef Esmeralda Babaj, më 12 Dhjetor 2017 në 16:14