Dërguar nga:

Ligamenti Krusiat Anterior (Pjesa e parë)

Ligamenti Kruciat Anterior (ACL – Anterior Crucial Ligament) është ligamenti i gjurit qe demtohet me shpesh se ligamentet e tjere te ketij artikulacioni. Në shumicën e rasteve, ligamenti demtohet tek njerëzit që marrin pjesë në veprimtari sportive. Meqenese vitet e fundit aktivitetet sportive janë bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme per jetën, numri i demtimeve te ACL ka ardhur duke u rritur. Ketij demtimi i eshte dhene nje rendesi shume e madhe nga kirurgët ortopede gjatë 15 viteve të fundit dhe jane zbuluar operacione shume te sukseshme për rindërtimin e ACL-se se keputur.

Ky udhëzues do t'ju ndihmojë të kuptoni

  • ku lokalizohet ligamenti kruciat anterior (ACL) ne gju
  • si shkakon probleme demtimi i ACL-se
  • si e trajtojnë mjeket kete gjendje
Anatomia

Ku lokalizohet ligamenti kruciat anterior (ACL) dhe cili eshte funksioni i tij?

Ligamentet jane grupe indesh të forta që lidhin skajet e kockave së bashku. ACL vendoset në qendër të kycit te gjurit ku shkon nga ana e pasme e femurit (kocke e kofshes) te lidhet me pjesën e përparme të Tibias (kocke e kercirit).

ACL kalon përmes një brime të veçantë në femur te quajtur vrimal interkondilare dhe atashohet në një zonë të veçantë të Tibias te quajtur spina tibiale.

ACL është elementi kryesor qe kontrollon se sa përpara leviz kocka tibile nën kocken femorale. Nëse tibia shkon shumë larg, ACL mund këputet. ACL është ligament i parë që tendoset kur gjuri është i shtrire drejt. Nëse gjuri është i detyruar ta kaloje këtë pikë, ose te tejzgjatet, ACL gjithashtu mund te keputet.

Pjesë të tjera të gjurit mund të demtohen kur gjuri perdridhet me force, si në një goditje lenduese në futboll. Gjithashtu nuk është e pazakontë te shihet një keputje e ligamentit kolateral medial (MCL) në buzën e brendshme te gjurit dhe meniskut lateral, i ciili është jastëku ne forme U-je mes gjysmës së jashtme të Tibias dhe kockave te femurit.

Shkaqet

Si ndodhin demtimet e ACL?

Shkaku kryesor i lëndimeve për ACL është sporti. Llojet e sporteve të lidhur me keputjet e ACL janë të shumta. Sporte qe kerkojne vendosje te këmbës ne toke dhe ndryshim shume te shpejte te drejtimit te trupit (të tilla si basketbolli) kane një incidencë të lartë të lëndimit. Futbolli është gjithashtu shpesh burim i keputjes se ACL. Futbolli kombinon ndryshimin e këmbëve me shpejtësi te madhe dhe kercenimin e kontaktit trupor. Sporti i ski-se është një tjetër burim i shpeshtë i lëndimit, sidomos nga futja e çizmeve te skive qe arrije deri ne pulpe. Këto çizme ndryshojne impaktin e rënies në gju me shume se ne kembe apo kyc. Një demtim i ACL-se zakonisht ndodh kur gjuri perdridhet forcerisht ose tejzgjatet. Shumë pacientë degjojne nje kercitje kur ligamenti keputet dhe u duket sikur gjuri leviz prej vendit.

Numri i femrave që vuajnë nga keputjet e ACL-se eshte rritur në mënyrë dramatike. Kjo është pjesërisht për shkak të rritjes se numrit te femrave atlete. Por studimet kanë treguar se atletët femra janë 2-4 herë më te rrezikuara të pesojne keputje te ACL se atletët meshkuj në te njejtat sporte.

Kerkimet e fundit kane treguar disa faktorë që kontribuojnë në rrezikun më të lartë të femrave per keputjen e ACL-se. Atletët femra duket se kane aftesi me te vogel për të forcuar muskujt ne kofshë në të njëjtën shkallë si burrat. Kjo do të thotë se femrat nuk arrijne t’i mbajne gjunjte aq te qëndrueshem, gje qe mund t'u japë më pak mbrojtje te gjunjeve gjatë aktiviteteve të rënda fizike. Gjithashtu, testet tregojnë se kuadricepsi i femrave dhe muskujt e pasem te kofsheve punojnë ndryshe nga meshkujt. Muskujt quadriceps te femrave (në pjesën e përparme të kofshës) punojnë shumë forte gjatë aktiviteteve te lidhura me gjurin. Kjo gje con ne tërheqjen e tibias përpara, duke rrezikuar per nje keputje te ACL-se.

Ndërkohë, muskujt e grupit te pasem te femrave (M.biceps femoris, M semitendinosus dhe semimembranosus) (në anën e pasme të kofshës) përgjigjen më ngadalë sesa tek meshkujt. Muskujt e grupit te pasem normalisht mbrojnetibian nga rrëshqitjet shumë përpara. Reagimi i ngadaltë i muskujve te grupit te pasem te femrave mund të lejojë Tibian te rreshkase përpara, duke cuar ne terheqje te ACL-se. Studime të tjera tregojnë se ACL e femrave mund të dobesohet nga efektet e hormonit te estrogjenit. Të marra së bashku, këta faktorë mund të shpjegojnë pse atletët femra kanë një rrezik më të lartë per keputje te ACL.

Simptomat

Si ndjehet nje keputje e ACL?

Simptomet pas një keputje te ACL mund të variojne. Zakonisht, kyci i gjurit enjtet brenda një kohe të shkurtër pas lëndimit. Kjo i detyrohet gjakderdhjes në kyc nga enët e gjakut te cara në ligamentin e dëmtuar. Paqëndrueshmëria e shkaktuar nga ligamenti i keputur çon në një ndjenjë të pasigurie dhe dalje te gjurit, sidomos gjate përpjekjeve për të ndryshuar drejtimin e tij. Gjuri mund të jape ndjesine sikur kerkon te rreshkase prapa.

Dhimbja dhe ënjtja nga lëndimi fillestar zakonisht zhduken pas 2-4 javësh, por gjuri ende mund të ndjehet i paqëndrueshem. Simptomat e jostabilitetit dhe pamundësisë për t’i besuar gjurit për mbështetje janë ato që kërkojnë trajtim. Gjithashtu e rëndësishme në vendimin rreth trajtimit është fakti qe kirurgët ortopede kane kuptuar se jostabiliteti afatgjatë çon në artrit te hershem të gjurit.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 1278 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Ortopedi
Komente nga lexuesit

mora informacion, por ne nje rresht thuhet per ulje te estrogjenit,cndodh me dobesimin e ligamentit kur kemi ulje per shkak te menopauzes mosha 40-50 vjec. ju faleminderit

Dërguar nga luljetalaci, më 19 Gusht 2013 në 11:59

kam demtim ligamenti(ACL). nqs kryej operacionin a mund te luaj me futboll ?

Dërguar nga erion cara, më 22 Dhjetor 2013 në 13:10

kam demtuar ligamenti ACL dy here qfare dyhet bere dhe nqs nuk kryej operaqion a mund te luaj futboll

Dërguar nga elsamir, më 28 Shtator 2014 në 04:54
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten