Dërguar nga:

Kyfoplastika

METODA ME MODERNE E TRAJTIMIT TE FRAKTURAVE, OSTEOPOROZES DHE TUMOREVE TE KOLONES VERTEBRALE

Kyfoplastika eshte nje procedure kirurgjikale me nderhyrje minimal, shume moderne nepermjet te ciles realizohet injektimi i nje lende te quajtur cimento biologjike brenda ne trupin nje ose me shume vertebrave te kolones vertebrale.

Κjo metode trajton

  • fraktura te kolones vertebrale si rrjedhoje e traumes (psh pas nje aksidenti automobilistik apo renia nga lartesia),
  • osteoporozes si dhe
  • tumoreve belinj (hemangioma) ose malinj (myeloma multiple, metastaza ).

Kyfoplastika mund te perdoret si metode e vetme trajtimi te shume tipe frakturash traumatike ose patologjike (metastaza). Kjo teknike mund te perdoret shume mire e kombinuar edhe me metoda te tjera stabilizimi te kolones vertebrale (spondylodeza etj).

Ne metodat e kombinuara psh spondylodeze e kolones vertebrale per trajtimin e nje fracture, roli i kyfoplastikes eshte shume i rendesishem sepse perforcon trupin e vertebres duke ulur keshtu rrezikun e deshtimit te spondylodezes dhe nevojen per nje kirurgji te dyte korrigjuese e cila komplikon shume shendetin e pacientit.

Trajtimi i traumes se kolones vertebrale sot ne boten e perparuar realizohet ne qendra te specializuara (spine centre) me personel te trajnuar duke u mbeshtetur ne teknologjine me te avancuar ne fushen e kirurgjise se kolones vertebrale. Pjese e kesaj teknologjie eshte edhe kyphoplastika e cila perbehet nga nje set veglash dhe baloni me manometer nepermjet te cileve realizohet reponimi i frakturave dhe stabilizimi i tyre me cimento biologjike.

E gjithe teknika operatore kryhet nepermjet vrimave te vogla 5 mm ne lekure dhe kontrollohet me C-arm (radioskopi). Kjo metode ofron stabilizim perfekt te fractures nepermjet rikonstruksionit te trupit te vertebres duke larguar dhimbjen dhe duke permiresuar levizshmerine.

  • Kerkon qendrim te shkurter (2 dite) ne spital nderkohe qe kirurgjia e hapur ka nevoje per me shume kohe trajtimi te pacientit ne kushte spitalore.
  • Nuk ka nevoje per transfusion gjaku,
  • trauma operatore eshte minimale ne krahasim me kirurgjine e hapur dhe si e tille mundesia e infeksionit eshte afer zeros.
  • Nuk ka shenja traume postoperatore apo cikatrice te dukshme me rezultat shume te mire estetik.
  • Eshte nje metode shume ekonomike ne krahasim me kirurgjine e hapur.
  • Dhimbja postoperatore eshte minimale dhe ne shumicen e rasteve pacienti nuk ka dhimbje fare.
  • Pacienti mund te ulet ose te ngrihet ne kembe ne diten e pare postoperatore duke shkurtuar keshtu kohen e rehabilitimit.

Osteoporoza eshte patologji metabolike qe shoqerohet me dobesim te structures kockore dhe perben te ashtuquajturin "kamzhik i shekullit" sepse eshte nje patologji tinzare ku shfaqja e pare klinike mund te jete nje dhimbje ne kolone per shkak te nje fracture vertebrale, duke fshikulluar ne kete menyre shendetin sidomos te grave mbas menopauses. Gjenerata e sotme e kirurgeve te kolones vertebrale ne bote tashme therritet per te trajtuar keto fraktura, pasoje e mos trajtimit apo parandalimit jo adekuat te osteoporozes nga mjeket e gjeneratave te meparshme.

Kyfoplastika ze vendin me te rendesishem ne trajtimin e frakturave osteoporotike te kolones vertebrale. Nepermjet kesaj metode realizohet mbushja e trupit te vertebres apo vertebrave te thyera me lende biologjike duke arritur ne kete menyre 2 qellimet kryesore te kirurgjise: largimi i dhimbjes dhe permiresimi i funksionit te kolones.

Metoda trajton tumore beninj (psh hemangioma te medha te kolones vertebrale ne rrezik per frakture ) si dhe tumore malinj (primare ose metastaza) si metode e vetme ose e kombinuar me RF (radiofrekuenca). Me kete te fundit digjet tumori dhe me pas boshlleku qe mbetet brenda ne trupin e vertebres mbushet me cimento biologjike e cila gjate procesit te ngurtesimit cliron nxehtesi qe djeg me teper qeliza tumorale dhe rregullon strukturen e vertebres. Ne kete menyre pacientit i lehtesohet dhimbja dhe ngrihet ne kembe.

Si cdo procedure kirurgjikale ekziston rreziku i komplikacioneve. Ne literature mjekesore pershkruhen infeksioni, dalja e cimentos nga trupi i vertebres qe mund te shkaktoje emboli pulmonare ose demtim te rrenjeve nervore, por keto komplikacione jane shume te rralla.

Zakonisht procedura realizohet nen anestezi gjenerale por ne raste te vecanta mund te kryhet edhe nen anestezi lokale ose spinale. Kjo teknike e re per vendin tone eshte realizuar dhe do te vazhdoje tashme tu ofroje pacienteve perfitimet e nje mjekesie bashkekohore.

Verteber e thyer
Verteber e trajtuar me kyfoplastike.
Vihet re reponimi i fraktures
Pamje gjate kirurgjise
Momenti futjes se balonit dhe me pas injektimi i cimentos ne pacient me tumor te kolones
Fraktura osteoporotike.
Mbushja e trupit te vertebrave reponon frakturat dhe largon dhimbjen.
Literatura

  1. Thoracolumbar burst fractures: a systematic review of management. Alpantaki K, Bano A, Pasku D, Mavrogenis AF, Papagelopoulos PJ, Sapkas GS, Korres DS, Katonis P. Orthopedics. 2010 Jun;33(6):422-9. doi: 10.3928/01477447-20100429-24. Review.
  2. Treatment of pathologic spinal fractures with combined radiofrequency ablation and balloon kyphoplasty. Katonis P, Pasku D, Alpantaki K, Bano A, Tzanakakis G, Karantanas A. World J Surg Oncol. 2009 Nov 16;7:90. doi: 10.1186/1477-7819-7-90.
  3. Pflugmacher R, Beth P, Schroeder RJ, Schaser KD, Melcher I. Balloon kyphoplasty for the treatment of pathological fractures in the thoracic and lumbar spine caused by metastasis: one-year follow-up. Acta Radiol.2007;48:89–95. doi: 10.1080/02841850601026427. [PubMed] [Cross Ref]
  4. Lieberman IH, Dudeney S, Reinhardt MK, Bell G. Initial outcome and efficacy of "kyphoplasty" in the treatment of painful osteoporotic vertebral compression fractures. Spine. 2001;26:1631–8. doi: 10.1097/00007632-200107150-00026. [PubMed] [Cross Ref]
  5. Rao RD, Singrakhia MD. Painful osteoporotic vertebral fracture: Pathogenesis, evaluation, and roles of vertebroplasty and kyphoplasty in its management. J Bone Joint Surg Am. 2003;85:2010–22. [PubMed]
  6. Khanna AJ, Neubauer P, Togawa D, Kay Reinhardt M, Lieberman IH. Kyphoplasty and vertebroplasty for the treatment of spinal metastases.Supportive Cancer Therapy. 2005;3:21–25. doi: 10.3816/SCT.2005.n.021.[PubMed] [Cross Ref]
  7. Dudeney S, Lieberman IH, Reinhardt MK, Hussein M. Kyphoplasty in the treatment of osteolytic vertebral compression fractures as a result of multiple myeloma. J Clin Oncol. 2002;20:2382–7. doi: 10.1200/JCO.2002.09.097.[PubMed] [Cross Ref]
  8. Hadjipavlou AG, Tzermiadianos MN, Katonis PG, Szpalski M. Percutaneous vertebroplasty and balloon kyphoplasty for the treatment of osteoporotic vertebral compression fractures and osteolytic tumours. J Bone Joint Surg Br.2005;87:1595–604. doi: 10.1302/0301-620X.87B12.16074. [PubMed][Cross Ref]
  9. Taylor RS, Fritzell P, Taylor RJ. Balloon kyphoplasty in the management of vertebral compression fractures: an updated systematic review and meta-analysis. Eur Spine J. 2007;16:1085–100. doi: 10.1007/s00586-007-0308-z.[PMC free article] [PubMed] [Cross Ref]
  10. Pflugmacher R, Taylor R, Agarwal A, Melcher I, Disch A, Haas NP, Klostermann C. Ballon kyphoplasty in the treatment of metastatic disease of the spine: a 2-year prospective evaluation. Eur Spine J. 2008;17:1042–48. doi: 10.1007/s00586-008-0701-2. [PMC free article] [PubMed] [Cross Ref]
  11. Barrocas AM, Eskey CJ, Hirsch JA. Vertebral augmentation in osteoporotic fractures. Injury. 2007;38:88–96. doi: 10.1016/j.injury.2007.08.016.[PubMed] [Cross Ref]
  12. Liu JT, Liao WJ, Tan WC, Lee JK, Liu CH, Chen YH, Lin TB. Balloon kyphoplasty versus vertebroplasty for treatment of osteoporotic vertebral compression fracture: a prospective, comparative, and randomized clinical study. Osteoporos Int. 2009. in press . [PubMed]
  13. Nakatsuka A, Yamakado K, Maeda M, Yasuda M, Akeboshi M, Takaki H, Hamada A, Takeda K. Radiofrequency ablation combined with bone cement injection for the treatment of bone malignancies. J Vasc Interv Radiol.2004;15:707–12. [PubMed]
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 330 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Ortopedi
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten