Dërguar nga:

Impotenca tek meshkujt (Pjesa e parë)

Perkufizimi

Me impotence nenkuptojme ate gjendje kur nje mashkull nuk mund te kete nje ereksion (ngritje te organit mashkullor) ne ate nivel dhe me ate fortesi sa per te kryer maredhenie seksuale. Pasja kohe pas kohe e problemeve me ereksionin, nuk eshte domosdoshmerisht shkak per tu shqetesuar; por nese kjo ndodh ne menyre te vazhdueshme, atehere mund te behet shkaktar i stresit, i prishjeve te maredhenieve me partnerin si dhe humbjen e vetebesimit.

Mendohet qe afersisht 1 ne 10 meshkuj te rritur do te vuajne nga impotenca afatgjate. Shume personave ju ka ndodhur te kene patur rastesisht probleme me ereksionin qe mund te kene patur arsye te ndryshme, si nga pirja e sasie te madhe alkoli, stresi ose lodhje e madhe.

Shenjat

Shenjat e impotences perfshijne cregullimet e vazhdueshme te meposhteme:

  • Veshtiresia per te patur nje ereksion
  • Veshtiresia per ta mbajtur gjate ereksionin
  • Ulja e deshires seksuale
Faktoret e rrezikut

Me kalimin e viteve, mashkullit i duhet me shume kohe per te patur nje ereksion; po ashtu penisi nuk forcohet aqe sa ne moshe te re. Burrit i duhet ta preke me shume penisin per te patur ereksion dhe per ta mbajtur ate per nje kohe me te gjate. Kjo situate nuk eshte pasoje e te qenit i moshuar por zakonisht si rrjedhoje e semundjeve te tjera dhe marjes se medikamenteve qe jane te shpeshta ne keto mosha.

Faktoret qe kontribuojne ne shfaqjen e ereksionit jane:

  • Shkaqet mjeksore, vecanerisht diabeti dhe semundjet e zemres.
  • Perdorimi i duhanit i cili kufizon rrjedhjen e gjakut ne venat dhe arteriet. Me kalimin e kohes duhani mund te shkaktoje semundje kronike te cilat nga ana e tyre te shpien ne impotence.
  • Mbipesha sidomos obeziteti.
  • Disa trajtime mjeksore si kirurgjia e prostates ose radioterapia per kancer te prostates.
  • Plagosjet sidomos kur demtohen nervat qe kontrollojne ereksionin.
  • Medikamentet, ku mund te perfshihen antidepresantet, antihistaminiket, ato qe ulin tensionin e gjakut, ilacet kunder dhimbjeve ose ato qe perdoren per kancerin e prostates.
  • Faktoret psikologjike, sic jane stresi, ankthi ose depresioni.
  • Perdorimi i droges dhe alkoolit, sidomos ne ata qe e perdorin per nje kohe te gjate ose ne sasi te madhe.
  • Perdorimi per nje kohe te gjate i bicikletes, i cili mund te shtype nervat sidhe te cregulloje rrjedhjen e gjakut ne penis, mund te jape impotence te perkoheshme.
Nderlikimet

Pasojat qe mund te shoqerojne impotencen jane:

  • Nje jete seksuale qe s’jep kenaqesi
  • Stres ose ankth
  • Nenvleresim i vetvetes
  • Probleme martesore ose me partneren
  • Paaftesi per te lene shtatzane partneren
Analizat dhe diagnoza

Per shume meshkuj eshte e mjaftueshme nje ekzaminim fizik dhe marja e histories se semundjes para dhenies se mjekimit. Nese mjeku dyshon per perfshirje te semundjeve te tjera, ose kur i semuri ka semundje kronike, atehere mund te kerkohen analiza dhe ekzaminime te tjera, ose rekomandohet te vizitohet nga specialisti perkates.

Ne keto ekzaminime perfshihen:

  • Ekzaminimi fizik. Me kete nenkuptohet komtrolli i kujdesshem i penisit, testikujve dhe kontrolli i ndjeshmerise se nervave.
  • Analizat e gjakut. Kjo duhet per te pare nese ka shenja te semundjeve te zemres, diabetit, nivel te ulet te testosteronit (hormon mashkullor) dhe probleme te tjera shendetesore.
  • Analizat e urines. Ashtu si analizat e gjakut duhet per te pare shenjat e diabetit ose semundje te tjera.
  • Eko. Perdoret per te kontrolluar qarkullimin e gjakut ne penis. Nganjehere ajo kryhet ne kombinim me injektimin e medikamenteve brenda ne penis per te percaktuar nese rritet normalisht qarkullimi i gjakut mbas injeksionit.
  • Kontrolli i ereksionit gjate nates. Shumica e meshkujve kane ereksione gjate kohes se gjumit por qe nuk e kujtojne ate. Ky ekzaminim i thjeshte konsiston ne vendosjen e nje shiriti perreth penisit para se te shkojne ne shtrat. Nese shiriti rezulton i shkeputur ne mengjez, kjo tregon qe ka patur ereksion disa here gjate nates. Kjo tregon qe shkaku i impotences eshte kryesisht psikologjik dhe jo fizik.
  • Ekzaminime psikologjike. Mjeku mund te beje pyetje per te zbuluar shenja te depresionit ose te problemeve te tjera psikologjike qe mund te jene shkaktare te impotences.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 3060 herë
Komente nga lexuesit

shume artikull interesant

Dërguar nga syber, më 16 Korrik 2016 në 14:22
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten