Zmadhimi Beninj i Prostates (Pjesa e parë)
Perkufizimi
Zmadhimi Beninj i Prostates qe quhet ndryshe dhe Hiperplazi Beninje e Prostates (BPH), eshte nje gjendje e zakonshme ne burrat mbi 50 vjec qe shtohet me kalimin e viteve. Ajo mund te shkaktoje shqetesime gjate procesit te urinimit. Nese prostate e zmadhuar nuk trajtohet, ajo mund te krijoje veshtiresi ne rrjedhjen e urines deri ne blokim te saj duke pasur pasoja ne veziken urinare dhe ne veshka.
Cilat jane disa nga simptomat qe shoqerojne BPH
Simptomat e Zmadhimit Beninj te Prostates perfshijne:
- Curg i dobet i urines
- Veshtiresi ne fillim te urinimit
- Urinim me nderprerje
- Degezim i curkut te urines ne fund te urinimit
- Urinim i shpeshte ose me urgjence
- Urinimi i shpeshte gjate nates
- Shtrengim gjate urinimit
- Pamundesi per te zbrazur veziken urinare teresisht
- Infeksione te traktit urinar
- Formim guresh ne veziken urinare
- Ulje te funksionit te veshkave
Madhesia e prostates jo domosdoshmerisht influencon ne ashpersine e simptomave. Keshtu disa burra me nje prostate lehtesisht te zmadhuar kane shenja te theksuara urinare. Nga ana tjeter burra me prostata shume te medha kane shqetesime te vogla.
Afersisht vetem gjysma e personave me prostate te zmadhuar kane simptoma ne ate shkalle qe kane nevoje per mjekim. Ne disa burra shqetesimet mund te stabilizohen ose edhe te permiresohen me kalimin e kohes.
Shkaqet
Gjendra e prostates eshte nje organ te meshkujt qe prodhon pjesen me te madhe te lengut spermatik i cili sherben per ushqimin e spermatozoideve sidhe per transportimin e tyre jashte penisit gjate ejakulacionit. Ajo eshte e vendosur poshte vezikes urinare. Tubi (uretra) qe ben te mundur rrjedhjen e urines nga vezika jashte trupit, kalon nepermjet qendres se prostates. Keshtu kur prostata zmadhohet, ajo fillon te ngushtoje uretren e cila ben te paksohet rrjedhja e urines duke bere te mundur dhe blokimin e saj.
Ne shumicen e burrave prostate vazhdon te zmadhohet gjate gjithe jetes, por jo te te gjithe shkakton blokim te urines. Nuk dihen ekzaktesisht shkaqet e zmadhimit te prostates, por mendohet se shkak mund te jete prishja e balances se hormoneve e cila ndodh si rezultat i plakjes.
Faktoret predispozues
Faktoret kryesore qe influencojne ne zmadhimin e prostates jane:
- Mosha. Ne te rinj nen 40 vjec rralle cfaqen shenja nga zmadhimi i prostates. Deri ne moshen 55 vjec 1 ne cdo 4 meshkuj kane disa simptoma. Deri ne moshen 75 vjec gjysma e burrave ankohen per disa shqetesime urinare.
- Historia familjare. Nese nje burre ka patur babane ose vellane me probleme te prostates, atehere eshte mundesia qe gjithashtu edhe ai te kete.
- Vendi i origjines. Zmadhimimi prostates eshte me i perhapur te burrat amerikane dhe australiane. Me pak ne burrat kineze, hindiane dhe japoneze.
Komplikacionet
- Bllokimi i menjehershem i urines. Kjo eshte pamundesia per te urinuar, e shoqeruar me dhimbje dhe ndodh ne menyre te papritur. Kjo mund te ndodhe kur perdoren mjekime kunder alergjise ose te ftohurit, ose perdorim i alkolit. Ne keto raste mjeku vendos nje kateter ne vezike per zbrazjen e vezikes.
- Infeksione te traktit urinar.
- Gure te vezikes urinare.
- Demtim te vezikes urinare. Kjo ndodh kur vezika nuk mund te zbrazet teresisht per nje kohe te gjate. Muskujt e vezikes sforcohen dhe dobesohen , keshtu nuk mund te kontraktohen ne menyre te pershtateshme. Shpesh ndodh qe simptomat e shfaqura nga ky demtim i muskujeve, permiresohen pas mjekimit ose nderhyrjes kirurgjikale, por jo gjithmone.
- Demtim i veshkave. Kjo ndodh nga presini i larte ne veziken urinare si rezultat i blokimeve, i cili transmetohet ne veshka duke i demtuar ato ose si rezultat i infeksionit te vezikes qe kalon ne veshka.. Ne shumicen e burrave me prostate te zmadhuar nuk ndodhi keto komplikacione; megjithe blokimi akut i urines dhe vecanerisht demtimi i veshkave mund te kercenojne seriozisht shendetin.