Dërguar nga:

Kanceri i Vezikes Urinare (Pjesa e parë)

Ne shumicen e rasteve, kanceri i vezikes urinare fillon ne qelizat qe jane vendosur ne brendesi te saj. Ky kancer zakonisht prek te moshuarit megjithese mund te preke cdo moshe. Kanceri i vezikes urinare me shpesh zbulohet ne stadet e hereshme kur kanceri ka mundesi te medha trajtimi. Megjithate edhe ne kete faze ai mund te perseritet. Per kete arsye, ata qe mbijetojne, ndiqen per nje kohe te gjate mbas trajtimit per te zbuluar nje perseritje te mundeshme te tij.

Simptomat

Simptomat e kancerit te vezikes jane:

  • Gjak ne urine (hematuria). Urina mund te kete nje ngjyre te kuqe te celet ose si kokakola. Po ashtu, urina mund te duket normale, por ne anlizen mikroskopike te saj mund te konstatohet gjak.
  • Urinim te shpeshte.
  • Urinim me dhimbje.
  • Dhimbje shpine.
  • Dhimbje legeni.
Shkaqet

Jo gjithmone jane te qarta shkaktaret e kancerit te vezikes.Ato kane qene te lidhur me pirjen e duhanit, nje infeksion nga parazite, nga rrezatimi ose ekspozimi ndaj disa substancave kimike. Kanceri i vezikes zhvillohet kur qelizat ne vezike rriten ne menyre anormale. Ne vend te nje zhvillimi normal, keto pesojne deformime duke bere qe rritja e tyre te dale jashte kontrollit dhe te mos vdesin. Keto qeliza anormale formojne tumorin.

Tipet e kancerit te vezikes

Lloje te ndryshme qelizash te vezikes mund te behen kanceroze. Lloji i qelizave ku fillon kanceri percakton tipin e kancerit te vezikes. Ne baze te ketij percaktohet dhe menyra me e mire e mjekimit.Tipet e kancerit te vezikes jane:

  • Karcinoma me qeliza kalimtare (tranzicionale). Kjo fillon ne qelizat qe veshin pjesen e brendeshme te vezikes. Keto qeliza perhapen kur vezika eshte e mbushur plot sidhe kur ajo kontraktohet ne momentin kur eshte e zbrazur. Te njejtat qeliza shtrihen edhe ne brendesi te uretereve dhe uretres, si pasoje tumori mund te formohet dhe ne to.
  • Karcinoma me qeliza skuamoze. Qelizat skuamoze shfaqen ne vezike si pergjigje ndaj infektimit ose irritimit te saj. Me kalimin e kohes ato mund te transformohen ne qeliza kanceroze.
  • Adenokarcinoma. Kjo eshte e rralle dhe e mer fillesen nga qelizat e gjendrave te ndodhura ne veziken urinare qe sekretojne mukus.

Disa lloje te kancerit te vezikes perbehen nga me shume se nje tip qelizash.

Faktoret prdispozues per krijimin e kancerit te vezikes jane:

  • Pirja e duhanit. Pirja e duhanit mund te shtoje rrezikun e kancerit te vezikes si rezultat i krijimit te lendeve te demshme kimike qe grumbullohen ne urine. Gjate pirjes se duhanit trupi perpunon substancat kimike te duhanit dhe i nxjer disa prej tyre ne urine. Keto substanca te rrezikeshme mund te demtojne mukozen duke shtuar rrezikun per kancer.
  • Mosha. Rreziku i kancerit shtohet me rritjen e moshes. Kanceri i vezikes mund te ndodhe ne cdo moshe, por rralle mund te gjindet ne te rrinj nen 40 vjec.
  • Gjinia. Meshkujt jane me te predispozuar sesa femrat.

    Ekspozimi ndaj disa substancave kimike. Veshkat luajne nje rol kyc ne filtrimin e substancave kimike duke i transportuar ato me anen e urines ne veziken urinare. Mendohet se perqendrimi i tyre ne vezike rrit rrezikun e kancerit. Ne keto substance perfshihet arseniku dhe substancat kimike qe perdorn ne industrine e ngjyrosjes, te kaucukut, lekures, tekstileve dhe te prodhimit te bojrave.

  • Trajtimi i kancereve te meparshem. Perdorimi i medikamentit kunder kancerit me emrin cyclophosphamide, rrit rrezikun e kancerit te vezikes. Gjithashtu paciente qe jane trajtuar me rrezatime ne legen per nje kancer te meparshem, kane nje rrezik te larte per zhvillimin e kancerit te vezikes.
  • Inflamacioni kronik i vezikes. Infeksionet e perseritura te vezikes ose inflamacioni i saj, p.sh. si rezultat i mbajtjes se kateterit urinar per nje kohe te gjate, mund te rrise rrezikun e kancerit te vezikes me qeliza skuamoze.
  • Historia vetiake ose familjare e prezences se kancerit. Nese nje pacient ka patur me perpara nje kancer te vezikes, ai eshte i predispozuar qe t’i perseritet. Po ashtu, nese nje person ka nje ose disa te aferm me histori te kancerit te vezikes, eshte i rrrezikuar edhe ai per ta patur ate megjithese kjo ndodh rralle. Nese dikush ka nje histori familjare te nje kanceri kolorektal (te zores se trashe) jopolipoz te trasheguar qe quhet dhe Lynch sindrom, mund te jete i predispozuar per kancer ne sistemin urinar sidhe ne zore, miter, vezore dhe organe te tjera.
Komplikacionet

Kanceri i vezikes urinare perseritet shpesh. Per kete arsye ata qe i mbijetojne kesaj semundje mbas nje mjekimi te suksesshem, duhet te ndiqen per shume vite. Cfare ekzaminimesh dhe sa shpesh duhen kryer ato, varet nga lloji i kancerit dhe menyra e trajtimit, pervec faktoreve te tjere.

Ne pergjithesi rekomandohet cistoskopia per te pare uretren dhe veziken urinare nga brenda cdo tre muaj gjate viteve te para pas trajtimit, pastaj behet nje here ne vit. Pacientet me nje kancer agresiv mund te kontrollohen me shpesh, ndersa te tjeret ndiqen me rralle.

Egzaminimet dhe diagnoza
  • Cistoskopia. Kjo konsiston ne futjen e cistoskopit ne vezike. Ai eshte i paisur me nje sistem lentesh dhe fibrash optike qe lejojne kqyerjen e vezikes.
  • Biopsia. Nepermjet cistoskopit mjeku fut nje paisje ne vezike dhe mer materjal nga zonen e dyshimte per ekzaminim mikroskopik.
  • Citologjia e urines. Meret nje sasi urine dhe shikohet ne mikroskop per qeliza kanceroze.
  • Egzaminimet radiologjike. Pielografia intravenoze dhe skaner.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 1114 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten