Kanceri i Prostates (Pjesa e parë)
Ne kete artikull informativ do te jepen te dhena per kancerin e prostates, diagnozen dhe trajtimin, duke pretenduar qe keto te dhena te jene te vlefshme per te njohur dhe diagnostikuar ne kohe kete semundje te shpeshte te seksit mashkullor. Per te realizuar kete informacion, jane shfrytezuar burime te besueshme te literatures bashkekohore te huaj dhe Shqiptare.
Per personat e prekur nga kjo semundje si edhe per familjaret e tyre, berja me dije per kete patologji, krijon nje gjendje shoku. Menyra e zakonshme e jetes ndryshon ne menyre te pa pritur, kombinohet gjendja e frikes me ate te shpreses.
Kanceri i prostates influencon edhe ne sferen seksuale. Por cdo burre e percepton gjendjen e tij te paaftesise seksuale ne menyren e vet. Disa meshkuj e kane te veshtire te flasin ne menyre te hapur per aftesite e tyre seksuale. Por nese problemet nuk do te behen te njohura dhe te evidentohen, do te jete e veshtire qe te gjenden zgjidhje te drejta nga mjeku si edhe nga partneri. Per kete aresye rekomandohet qe problemet e seksualitetit te diskutohen me mjekun kurues perpara se te fillohet terapia.
Aktualisht sot, ne saje te mundesive te vendosjes se diagnozes se hereshme si edhe te progreseve te mjeksise, trajtimet jane bere me te efektshme dhe me pak invazive. Per te gjetur trajtimin me te mire per rastin specifik, eshte i domosdoshme nje bashkebisedim i ngushte me mjekun.
Ne shume raste sot kanceri i prostates eshte i kurueshem, ne raste te tjera dekursi i semundjes mund te ngadalesohet dhe te permiresohet cilesia e jetes.
Urojme qe keto te dhena te influencojne ndaj te prekurve nga kjo semundje, familjareve te tyre, ekipit kurues si edhe specialisteve, qe te gjejne mundesi per tu perballur me kete semundje si edhe me pasojat e saj.
Sipas mjekeve shqiptare, “meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostates. Se pari i themi keto fjale per te larguar dritherimat qe shkakton kjo patologji te keta te semure “. (Vleresimi Ekografik ne semundjet e Prostates. Kanceri i Prostates. A.Gjokutaj; A.Hoxhaj; E.Enesi; E.Isufi; Sh.Beqiri) 2006.
Incidenza dhe etiologjia
Ne shumicen e vendeve perendimore, karcinoma e prostates eshte nga tumoret me te shpeshta te seksit mashkullor. Kohet e fundit vihet re nje shtim i incidences se karcinomes se prostates, qe aktualisht ne vendet perendimore zene vendin e dyte ndermjet tumoreve te seksit mashkullor. Ne disa vende si ne Shtetet e Bashkuara dhe ne vendet Skandinave, karcinoma e prostates eshte tumori me i shpeshte i meshkujve. Ne vendet e Komunitetit Europian incidenca e karcinomes se prostates eshte 55 raste per 100.000 banore dhe mortaliteti eshte 22,6 vdekje per 100.000 banore.
Faktoret genetike jane pergjegjes per incidencat e shtuara ne rastet me precedente familjare. Incidenca e semundjes eshte e ndryshme ndermjet rracave humane. p.sh. incidenca eshte e larte ne popullaten me ngjyre ne Shtetet e Bashkuara; perkundrazi ne disa vende ne Jug-Lindje te Azise, incidenca eshte shume e ulet, 10 here me e ulet se sa incidenca ne Ameriken e Veriut si edhe ne shume vende te Europes. Ne vitin 1997 eshte regjistruar nje incidence 137 per 100.000 banore Afro-Amerikane dhe 2 per 100.000 Kineze ne Shangai. (Basi scientifiche per la definizione di linee guida in ambito clinico per I tumori della prostata. Coordinatore: Francesco BOCCARDO, Genova. Gruppo di Studio: Michele BATTAGLIA, Bari e Col.) 2004.
Aktualisht nuk vihet ne dyshim qe etiologjia e karcinomes prostatike eshte shume faktoriale dhe influencojne faktoret genetike dhe ambjentale si edhe me moshen, per situaten hormonale te subjekteve ne rrezik.
Sipas nje studimi 10 vjecar, te bere nga mjeket urologe te Qendres Spitalore Universitare te Tiranes (QSUT) te referuar ne Maj te vitit 2007, nga 299 raste te studjuara, verehet se 12% e te semureve i perkisnin moshes 50 – 60 vjec, 48% ishin ne moshat 60 – 70 vjec dhe 40% e pacienteve te mare ne studim i perkisnin moshes mbi 70 vjec. (Vleresimi Ekografik ne semundjet e Prostates. Kanceri i Prostates A.Gjokutaj; A.Hoxhaj; E.Enesi; E.Isufi; Sh.Beqiri).
Faktoret qe mund te shkaktojne tumorin e prostates jane shume te panjohur. Por shkaqet qe favorizojne cfaqjen e kesaj patologjie jane te njohura mire: Dieta, obeziteti dhe menyra e jeteses, luajne rol ne prekjen e prostates. Meshkujt ne moshe mund te zvoglojne rrezikun e prekjes nga kjo semundje me ane te ushtrimeve te lehta fizike, qofte edhe duke aplikuar ecje ne natyre se paku per 30 deri 60 minuta ne dite. Një studim që është publikuar në “Journal of Urology” tregon se njerëzit të cilët ecnin me 3 deri 6 orë në javë, ulnin rrezikun e kancerit në prostatë për 66%.Eshte vene re se burrat qe perdornin medikamente (statina) kunder kolesterolit, kishin me pak rrezik per te patur nje karcinoma prostatike.
Mendimi se nje prostate e zmadhuar nga Hiprplazia benigne (HPB) mund te transformohet ne kancer, nuk ka konfirmim shkencor.
Mosha dhe etnia
Incidenca e tumorit rritet me moshen; tumori eshte shume i rralle poshte moshes 45 vjecare, ndersa pas kesaj moshe incidence rritet ne menyre progressive. Nga studimet eshte vene re se shumica e meshkujve te prekur nga tumori i prostates jane mbi moshen 60 vjecare, ndersa mosha mesatare e pacienteve ne momentin e diagnozes eshte ne moshen 70 vjecare. Por shume meshkuj nuk behen kurre me dije se e kane kete tip tumori.
Ne SHBA incidence eshte me e larte ne meshkujt e etnise afro-amerikane.
Historia familjare
Eshte e vertetuar dhe e pranuar tashme se rreziku i prekjes eshte me i larte ne personat qe kane patur te afert te tyre me karcinoma te prostates dhe shkon ne menyre proporcionale me afersine fisnore. Burrat qe kane nje famljar te grades se pare qe ka patur kancer te prostates, kane 50% me shume probabilitet per ta patur ne krahasim me ata qe nuk kane raste ne familje. Personat me histori familjare per tumor te prostates duhet ti nenshtrohen kontrolleve periodike (Bostwick 2004).
Faktoret dietetike
Stili i jetes oksidentale dhe ne vecanti dieta e pasur me yndyrna (sidomos me origjine shtazore). (Gao 2005).
Faktoret hormonale
Androgenet luajne nje rol te rendesishem ne zhvillimin e prostates normale si edhe ne trajtimin e karcinomes se prostates.Supozohet se nivelet e larta te testosteronit dhe te Dihidro-testosteronit per nje kohe te gjate, mund te rrisin rrezikun e karcinomes prostatike.
Faktore te tjere
Faktore te tjere jane akuzuar si nxites, por jo te konfirmuar plotesisht, si p.sh.: influencojne faktoret ambientale, duhani, konsumi i alkoolit, aktiviteti fizik, aktiviteti seksual, faktore socio-ekonomike, etj. (Bostwick 2004).
Ne 70% te rasteve adenokarcinoma e ka origjinen nga pjesa periferike e prostates, zakonisht me lokalizim posterior (te pasem). Per kete aresye ekzaminimi digital rektal, mer nje rendesi te vecante diagnostike sepse kjo zone eshte e prekshme me ane te ketij ekzaminimi. Ne rreth 20% te rasteve adenokarcinoma lokalizohet ne pozicionin antero-medial. Zona qendrore rralle here eshte zona ku lokalizohet tumori me rreth 5% te rasteve.
Evolucioni natyral i semundjes vazhdon me perhapje lokale ne vete gjendren dhe mandej ne infiltrimin ne vezikulat seminale, ne qafen e fshikezes se urines dhe ne uretren prostatike, qe manifestohet me fenomenet obstruktive me veshtiresi ne urinim, me urinim te shpeshte (polakiuria) dhe nganjehere edhe me gjak ne sperme (emospermia).
Ne stade te avancuara ndodh edhe infiltrimi ne dyshemene pelvike, ne rektum qe manifestohet me tenezma. Metastazat mund te perhapen ne rruge limfatike dhe me kete rruge infiltrohen limfonodulat pelvike dhe para-aortike, ndersa me rrugen hematike (te gjakut), zakonisht metastazat zhvillohen ne kolonen vertebrore lumbare dhe me rralle ne kockat e kofshes, ne pelvis si edhe ne brinje.
Simptomat
Ne stadet fillestare simptomat jane si ato te Hipertofise Benigne te Prostates me simptoma urinare:
- Urinime te shpeshta, sidomos naten.
- Fluks te dobet te urines.
- Fluks te urines me nderprerje (veshtiresi per te filluar urinimin apo urinim me nderprerje).
- Dhimbje apo djegje gjate urinimit.
- Urinim me gjak apo ne lengun spermatik.
- Ereksion i veshtire.
Gati te gjithe tipat e kancereve te prostates jane adenokercinoma.
Ne stade te avancuara mund te kete shenja shtese ne pjese te ndryshme te trupit. Shenja me e shpeshte eshte dhimbja e kockave, shpesh here e lokalizuar ne shtyllen kurrizore, ne pelvis apo ne brinje, qe shkaktohen nga metastazat ne keto vende.
Karcinoma e prostates paraqet nje problem onkologjik te rendesishem per shendetin publik ; ajo zen vendin e trete te vdekjeve per tumoret ne meshkujt. Incidenca e saj eshte ne rritje ne shume vende te botes, por vdekshmeria prej saj ka mbetur stabile, kjo si rrjedhoje e shperndarjes se informacioneve per kete tumor dhe kjo ka cuar qe te behen kontrolle te hereshme dhe semundja te diagnostikohet ne fazat fillestare.
Jam e kenaqur nga informacjoni qe mora.Falemiinderit.
Dërguar nga Alma, më 02 Mars 2013 në 18:19
Studim dhe infornacion shkencor dhe me pelqeu shume vleresimi i fundit,por mua me ka kapur akthi sepse PSA ME KA DALE 44 DHE PROSTATA MBI 40
Dërguar nga destanvisha, më 09 Nentor 2013 në 10:44
I nderuar z . D . Visha ! Persa me shkruani per artikullin , ju falenderoj . Nderkohe , PSA-ja 44 eshte nje vlere qe duhet te merret ne konsiderate dhe qe kerkon ekzaminime te metejeshme . Nuk e di se cfare moshe keni , por meqe une ndodhem perkohesisht jashte shtetit , ju duhet te k k konsultoheni tek nje urolog , ose ne polkliniken e specialiteteve , prapa 9 ketesheve ne Tirane , ose duhet te gjeni nje urolog te mire ne QSUT . Sido qe te jete , pa u frikesuar , por sa me shpejt te beni se paku keto veprime , aq e mire eshte . Kjo vlere e PSA nuk duhet te neglizhohet nga ana juaj .
Me respekt , Viktor QERESHNIKU .
Dërguar nga Viktor Qereshniku, më 09 Nentor 2013 në 14:07
Fort i nderuar VIKTOR,Faleminderit per vleresimin dhe pergjigjen.une jam 69 vjec me parametra fizik te mire.Edhe ka 3 muaj qe ndjej shqetesime ,dhimbje here here te avazhda ne fundin e barkut dhe zbrazje e urines por jo dalje te shpeshta ,shqetesime tjera nuk kam as ne oreks as fizik.Kam shume frke qe duke bere biopsine ,ne vend qe te ve syte ,heqi edhe vetullat.Edhe nuk kam besim se thuhet qe edhe me biopsi eshte sikur me kerkuar gjilperen ne kashte. Ju po me sugjeroni pas 9 kateshve ,po tek cili.Apo e keni fjalen tek Kim Drrasa. Duke ju falemderuar,ne se eshte e mundur me dergoni edhe ndonje mendim apo rekumandim nderime dv
Dërguar nga destanvisha, më 18 Nentor 2013 në 09:57
I nderuar Z . Visha ! Tek poliklinika e specialiteteve eshte mjeku urolog , ndèrsa ne QSUT mund tè takoni edhe tè tjere specialistè . Kryesore èshtè qè te mos bèni vetdiagnozè apo vetparagjykim pèr lloin e ekzaminimit . Ju vetè e keni tè dremtèn tè pranoni apo jo njè kèshille qè mund tè ju jepet nga specialisti urolog . Kryesore èshtè qe tè mos e zgjasni kohèn pèr kryerjen e konsultès me specializgin . Çdo kohè zgjatje para vendosjes sè diagnozès sè saktè , èshtè e gabuar . Ju pèrshèndes dhe ju kèshilloj tè bèni ate qè duhet bèrè . Me respekt , Viktori .
Dërguar nga Viktor Qereshniku , më 20 Nentor 2013 në 08:43
Faleminderit per informacionet qe na jepni..
Dërguar nga alfi, më 20 Qershor 2014 në 05:03
Ju flm per komente per te cilat ju falsnderoi dhe se hane te qelluara perkatesisht ato qe i pershkrueni rrreth problemit te prostates deshta te pershkruaj dhe une problemet qe kam qe 6 muaj .se pari mu eshte paraqitur si infeksion urinar e pasraj pas dy have jam patur gjakisje me urine xge copa te vogla gjaku kjo me u eshte perseritur 3 here ne 6 muajt e fundit. Kam bere analizat psa normaleurinikultura normale tanikam japak dihegje dge udinjm te qrregullt ju lutdm me ndihmoni
Dërguar nga Hamdi feta, më 28 Dhjetor 2014 në 09:37
Zoti Feta , mire beni qe pyesni per shqetesimet tuaja .
Nuk di moshen tuaj , por nje gjakderdhje me urine dhe me copa te vogla gjaku , kerkon padyshim nje ekzaminim .
1 .do ju rekomandoja nje Ekografi te aparatit reno vezikal .
2 . Analize te PSA , gjakut komplet dhe analize urine .
3 . Per cdo dyshim te konstatuar , duhet Cistoskopi apo edhe nje CT me kontrast te aparatit urinar .
4 . Konsulta me urologun do te ishte e nevojeshme .
Uroj qe cdo gje te jete brenda normave , por nderkohe kjo ndodhi hematurie , nuk duhet neglizhuar .
Me respekt ,
Dr . Viktori .
Dërguar nga Viktor Qereshniku, më 13 Janar 2015 në 11:06
Pershendetje Doktor! Informacione sh dobishme. Doja shtrroja shkurtimishte shqetesimin tim. Jam 26vjecar kam prob me penis dhimbje psht kokes tij,dhimbje rrez kofsheve si dhe djegje gjat urinim munges deshires seksuale si dhe ereksioni dhe shqetsime stres ankth si pasoj e shqetsimeve. Kam ber cdo kontrroll ne shqiperi analiz urine gjaku me mbjellje azgje ska rezultuar. Dua theksoj kto simbtoma kan ardh pas akti seksual pa mmbrojtje! Jam jasht shtetit kam en Urolog dhe me ane analizave azgje skan zbuluar.Nje nga urologet me tha se donte te bente Cistoskopin pa Narkoze porse une u tremba nga dhimbjet e nuk e bera! Shkova Urolog tj e me tha se une skam nevoj per te pasi jam sh I ri! Si mendoni Ju lutem cfare duhet te bej? A ka pasoja Cistoskopi per mua si dhe ka menyra tjera per zbuluar infeksionet e Prostat apo Rrugeve urinare qe mundet ta zvendesoj Cistoskop apo arrije ne Zbulimin e asaj qe me shqetson?? Pres pergj Tuaj I Nderuar Doktorr Flm e gjith te Mirat!
Dërguar nga Jashari, më 05 Shkurt 2015 në 18:31
I nderuar Jashar ,
e kuptoj shqetësimin tuaj , ju jeni i ri dhe sigurisht që doni cilësine e jetës .
Përsa më shkruani , mendoj që ju duhet të analizoni sekrecionet uretrale dhe të bëni mbjellje të tyre dhe të urinës . Mos përdorni antibiotikë pa këshillën e mjekut . Vizitat tek mjeku duhet ti bëni ju së bashku me partneren me të cilën keni patur marëdhenje .
Kam besim se problemet duhet të kalojnë , por marëdnenjet duhet ti kryeni të mbrojtura .
Uroj shërim të shpejtë !
Dërguar nga Dr . viktori , më 17 Shkurt 2015 në 14:31
Pershendetje doktor. U njoha me informacionin qe ju jepni dhe u orjentova mjaft. Edhe une, si shumica e komentuesve ketu kam nje shqetesim te padhimbshem. Jam 70 vjec. Nuk kam dhimbje dhe urinoj fare normal si gjithmone. Gjate perdorimit dhe pas perdorimit per disa dite te agumentines (antibiotik) qe ma dha dentisti per shkak te nje infeksioni ime shoqe vuri re se sperma kishte ngjyre pjeserisht te erret. Pak dite me vone krijova mundesi ta shoh spermen ne nje cope te bardhe te pambukte. Vume re se pjesa e spsermes qe u derdh se pari ishte me pak ngjyre te erret.
Po e theksoj se nuk kam asnje lloj shqetesimi. Ndoshta ajo ngjyre ne sperme eshte me e hershme se fillimi i antibiotikve. Sidoqofte vleresimi juaj eshte i mirepritur.
Faleminderit
Dërguar nga gjon, më 21 Shkurt 2015 në 05:08
I nderuar Gjon !
Nëse bëhet fjalë për spermë të mbetur prej disa kohësh , nuk përbën ndonjē shqetësim . Në sast të kundërt , apo nëse vazhdon të jetë ashtu përsëri , duhet të dërgoni këte material për analizë , të bëni një analizë të gjkut komplet si efhe të urinës si edhe një PSA . Me këto analiza ti drejtohe i mjekut urolog për një konsultë .
kjo që ju ka ndodhur , sigurisht që nuk ka lidhje me antibiotikun , por mund të ketë eche lidhje me infeksionin dentar ( pulpit apo abses ) .
Të shkuara .
Dërguar nga Dr . viktori , më 22 Shkurt 2015 në 05:15
Përshendetje:më parë deshërojë tu përshendes për këto shkrime të mrekullueshme nga ana e mjekët.al.Jamë një 67 vjeqar dhe kamë një brengë sepse dyshojë në kancer të prostates,pasiqë PSA është 2,2 dhe sperma ka ngjyrë të turbullt(Jo shumë e theksuar),kamë dhëmbje kockore e në veqanti te këmbet e sidomos te legeni.Prandaj u lus për një koment.
Dërguar nga Zefki Gashi, më 12 Tetor 2017 në 08:45
Respekte Zoti Gashi ,
Aktualisht nuk ndodhem nē Shqipëri , por
Shifra 2,2 e PSA_së , konsiderohet
Brenda normës . Sidoqiftë për të qenë
i qetë duhet një EKO e mirë që mund
të bëhet tek Dr. ASTRIT HOXHAJ në
Spitalin Amerikan No. 2 , karshi
Spitalit Civil në Turane .
Respekte .
Viktori .
Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 13 Tetor 2017 në 10:34