Dërguar nga:

Kanceri i testikulit (Pjesa e parë)

Ne krahasim me kanceret e tjere, kanceri i testikulit eshte i rralle, por zakonisht prek moshat midis 15 dhe 35 vjec. Kanceri testikulit ka mundesira te medha per tu trajtuar edhe ne rastet kur eshte perhapur pertej testikujve. Ne varesi te tipit dhe te stadit te kancerit ndryshon dhe trajtimi.

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e kancerit te testikulit jane:

  • Zmadhim i testikulit ose prekja e ndonje kokre ne te
  • Nje ndjenje rendimi ne skrotum
  • Nje dhimbje e bezdiseshme ne bark ose ne rreze te kofshes
  • Nje grumbullim i papritur lengu ne skrotum
  • Zmadhim ose zbutje e gjoksit
  • Dhimbje shpine

Zakonisht kanceri prek vetem nje testikul

Shkaqet

Ne shumicen e rasteve, shkaqet e krijimit te kancerit te testikulit nuk jane te qarta. Ne pergjithesi dihet qe kanceri ndodh kur qelizat e shendosha te testikulit pesojne ndryshime anormale. Qelizat e shendeteshme rriten dhe ndahen ne menyre te rregullt duke bere qe organizmi te funksionioje normalisht. Nganjehere disa qeliza zhvillohen ne menyre anormale duke bere qe kjo rritje te dale jashte kontrollit. Keto qeliza kanceroze vazhdojne te ndahen edhe te shtohen kur nuk ka nevoje per qeliza te reja. Grumbullimi i ketyre qelizave formon nje mase ne testikul. Pothuajse te gjitha kancerat e testikulit fillojne nga qelizat germinale te cilat prodhojne spermatozoidet. Nuk dihen shkaqet pse keto qeliza behen anormale dhe kthehen ne kancer.

Faktoret predispozues

Faktoret qe paraqesin rrezik per krijimin e kancerit jane:

  • Nje testikul i pa zbritur ne skrotum. (Kriptorkidizem). Testikujt formohen brenda barkut te mashkullit gjate kohes se zhvillimit fetal dhe zbresin ne skrotum para lindjes. Meshkujt qe kane nje testikul qe kurre nuk ka zbritur ne skrotum, jane me te predispozuar per zhvillimin e kancerit ne te dy testikujt ne krahasim me meshkujt e tjere te cilet kane nje zbritje normale te tyre. Ky rrezik eshte i madh edhe ne rastet kur ato me ane te nderhyrjes kirurgjikale vendosen ne skrotum. Duhet theksuar qe shumica e meshkujve me kancer te testikulit nuk kane patur histori te testikujve te pa zbritur.
  • Zhvillim anormal i testikulit. Disa gjendje qe influencojne ne nje zhvillim anormal te testikujve si Klinefelter sindrom, mund te shtojne rrezikun e kancerit te testikulit.
  • Historia familjare. Nese nje anetar i familjes ka patur kancer te testikulit, kjo shton mundesine e formimit te kancerit ne anetaret e tjere.
  • Mosha. Kanceri i testikulit prek zakonisht moshat e reja, sidomos ata me moshe 15 deri 35 vjec, megjithese kjo mund te haset ne cdo moshe.
Egzaminimet dhe diagnoza

Ne disa raste, mashkulli e zbulon vete kancerin e testikulit ose ne menyre te rastesishme, ose duke bere nje vetekontroll te testikujve me qellim gjetjen e nje nje mase ne te. Ne raste te tjera ajo zbulohet nga mjeku gjate nje egzaminimi fizik rutine. Per te percaktuar nese nje mase e prekur ne testikul eshte kancer, mjeku mund te rekomandoje:

  • Eko testikulare. Sonda e ekos levizet ne skrotum per te mare imazhet e testikulit. Me ane te ketyre mjeku mund te percaktoje natyren e cdo mase ne testikul, sic jane ato solide ose ato te mbushura me leng. Njekohesisht ekoja tregon nese masa eshte brenda apo jashte testikulit.
  • Analizat e gjakut. Keto analiza duhen per te percaktuar nivelin e markuesve te tumorit ne gjak. Markuesit tumorale jane substanca qe qarkulljne normalisht ne gjak, por ne disa situata duke perfshire dhe kancerin e testikujve, ato mund te ngrihen. Niveli i larte i markuesve ne gjak nuk do te thote se me siguri kemi te bejme me kancer, por kjo ndihmon ne percaktimin e diagnoses.
Lloji i kancerit

Lloji i kancerit te testikulit percakton trajtimin dhe prognozen e tij. Ne pergjithesi ka dy tipe te kancerit te testikulit:

  • Seminoma. Kjo shfaqet ne te gjithe grup moshat, por me e mundshme ne burrat e moshuar. Seminomat ne pergjithesi nuk jane aqe agresive se sa joseminomat.
  • Joseminoma. Tumoret joseminoma kane prirje te zhvillohen heret sidhe rriten dhe shperndahen me shpejtesi. Egsistojne disa tipe te tumoreve joseminoma duke perfshire koriokarcinoma, karcinoma embrionale, teratoma, etj.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 2597 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten