Procedurat urologjike (Pjesa e parë)
Eko e aparatit urinar
Eko eshte nje ekzaminim i thjeshte, i pa dhimbshem, pa efekte anesore. Ne rastin e aparatit urinar ajo vlereson gjendjen e veshkave, vezikes urinare, prostates dhe te testikujve. Pacientit i kerkohet te kete pire uje ne sasi te bollshme para ekzaminimit ne menyre qe vezika te jete e mbushur plot. Procedura kryhet duke vendosur dhe levizur nje sonde mbi lekure, ne vendin e organit qe do te ekzaminohet.
Eko e veshkes
Nje veshke normale ka forme dhe madhesi te caktuar. Me Eko maten dimensionet e saj dhe zbulohen semundje te ndryshme si:
- masa tumorale ose ciste;
- gure te thjeshte ose gure qe kane dhene zgjerim te veshkes e cila varion nga nje shkalle e lehte deri ne ate te rende qe quhet hidronefroze;
- deformim i veshkes si rezultat i infeksionit;
- semundje te lindura te veshkes si veshke policistike, zgjerim i pielonit, mungese e njeres veshke (agenezi), etj.
Eko e vezikes urinare
Ky ekzaminim qe kryet nepermjet barkut (transabdominal) zbulon anomali ose patologji te vezikes urinare. Eshte e domosdoshme qe vezika te jete e mbushur mire me urine. Me ane te ekos mund te matet sasia e urines. Ajo behet ne fillim te ekzaminimit kur vezika eshte plot me urine dhe perseritet ne fund te tij mbasi pacienti te kete urinuar. Normalisht vezika zbrazet plotesisht. Nese menjehere pas urinimit mbetet nje sasi urine ne vezike, kjo quhet urine e mbetur (reziduale) dhe mund te tregoje nje bllokim akut ose kronik te vezikes, njekohesisht zbulohen patologji te ndryshme si:
- tumore (kancer, papiloma);
- gure;
- inflamacione si cistiti,
- anomali te lindura si ureterocela etj..
Njekohesisht gjate kesaj procedure vleresohet edhe prostata:
- percaktohen dimensionet dhe vellimi i gjendres se prostates, zmadhimin e saj
- kalcifikime ose gure ne te qe sugjerojne nje inflamacion kroni,
- imazhe hipoekogene qe te orientojne drejt nje kanceri te prostates.
- Ciste dhe abscese ne te, etj.
Eko transrektale e prostates
Eko transrektale eshte nje ekzaminim qe kryet ne kushte ambulatore dhe zgjat 5 deri 15 minuta e cila perdor vale zanore per te krijuar imazhin e gjendres se prostates qe transmetohen ne kompjuter. Ne rektum futet nje sonde e vogel e lubrifikuar qe prek prostaten duke emetuar vale. Kjo procedure eshte kryesisht e pa dhimbshme. Imazhet e prostates normale jane te ndryshme nga ato te semundjeve te saj.
Me anen e Eko transrektale vellimi i prostates percaktohet me sakte sesa me Eko transabdominale (nga barku).Kjo perdoret per te diagnostikuar:
- kancerin e prostates ne paciente me PSA te ritur ose kur ka dyshime mbas nje ekzaminimi te prostates me gisht nepermjet rektumit.
- semundje inflamatore te prostates si prostatiti akut ose kronik, absese, gure etj.
- si dhe ndihmon ne gjetjet e shkakut te infertlitetit duke kontrolluar vezikulat seminale.
Perdorimi me i rendesishem i saj eshte ai ne lokalizimin e sakte te fushes ku do meret biopsia e prostates.
Eko e vezikulave seminale kryhet me te njejten sonde dhe te njejten menyre si per prostaten. Perdoret kryesisht ne rastin e infertilitetit dhe ne perfshirjen e tyre ne tumoret e prostates.
Pergatitja per ekzaminim.
Per te patur nje imazh sa me te mire, pacienti duhet te pastroje zorren nga fecet dhe gazrat me ane te nje mikroklizme nje nate perpara.
Teknika
Pacienti shtrihet ne krahun e majte me gjunjet e mbledhur ne bark i cili eshte nje pozicion relaksues dhe e ben me te lehte futjen e sondes ne rektum.
Imazhet
Sonda dergon vale zanore te cilat sipas indeve te prostates qe depertojne japin imazhe te ndryshm te cilat i ndajme ne tre grupe:
- Izoekogene, te cilat paraqesin ind normal; ne kete rast sasia e valeve te mara eshte e njejte me ato derguara
- Hipoekogjene; valet e kthyera jane shume me pak se ato te derguara dhe shpesh konstatohen te kanceri i prostates.
- Hiperekogene; valet e kthyera jane shume me te teperta nga ato te mara dhe tregojne per prezencen e kalcifikimeve prostatike ose gureve te vegjel ne prostate.
Eko e testikujve
Kjo realizohet ane te nje sonde te vecante; ekzaminohen testikujt dhe epididimi sidhe permbajtja e skrotumit.
Mund te zbulohen hidrocele (grumbullim uji), hematoma (grumbullim gjaku) mbas traumave, perdredhje te testikujve, etj.. Mund te zbulohet kancer i testikulit ose tumore te tjere, inflamacione si orkite, epididimite, abscese; ciste te epididimit etj.
Pershendetje Doktor vajza ime ka lind dy muaj para kohe per arsye te problemeve me veshk me kanalet qe lidhen me fshikzen Ureterocele ja kan ba nje operacion te vogel ja kan zgjeru vrimat te kanalet po prap na kan than qe kan fillu mu ngushtu kan me ja ba prap edhe nje her Analizat i ka pas keq 3 tash i ka 1.2 dmth i kan dal ma mire pesh ka shtu me pi pin mire per momentin e ka nje kateder prej barkut drejt ne bllaz na kan than per mi pushu veshkat Nuk po dim qka me ba a mundesh mem tregu qysh i bahet zgjidhje kti problemi a ju kan prish veshkat edhe a i funksionojn veshkat ne anen e djatht i ka dy veshka
Dërguar nga Albert Syla, më 09 Tetor 2017 në 10:21
Pershendetje Z.Syla
Me vjen keq, por nuk mund t'ju ndihmoj.Une jam urolog per te rritur dhe rasti i juaj duhet konsultuar vetem me urolog i specializuar per femije.
Gjithe te mirat
Përgjigje nga Dr. Shk. Rezar Rusi, më 10 Tetor 2017 në 06:39