Guret e vezikes urinare (Pjesa e parë)
Perkufizimi
Guret e vezikes urinare jane masa te forta kriprash minerale, te vendosura ne vezike. Guret formohen kur urina duke qendruar gjate ne vezike, koncentrohet duke bere te mundur kristalizimin e kriprave minerale. Kjo urine e ndenjur dhe e koncentruar eshte shpesh pasoje e pamundesise per te zbrazur teresisht veziken.
Guret e vezikes jo gjithmone japin shenja dhe mund te zbulohen rastesisht gjate ekzaminimeve per probleme te tjera. Kur shfaqen simptomat ato mund te variojne nga dhimbja e barkut, deri ne prezencen e gjakut ne urine. Guret e vegjel mund te eliminohen vete, por te tjeret kane nevoje per nderhyrje. Nese nuk trajtohen, ato mund te shkaktojne infeksione dhe komplikacione te tjera.
Simptomat
Disa paciente me gure te vezikes nuk paraqesin probleme, bile edhe kur kane gure te medhej. Por nese guri irriton murin e vezikes ose blokon rrjedhen e urines, atehere shfaqen simptoma qe jane:
- Dhimbje ne fund te barkut
- Te burrat, dhimbje dhe shqetesime ne penis
- Urinim me dhimbje
- Urinim te shpeshte
- Veshtiresi gjate urinimit ose nderprerje te tij
- Gjak ne urine
- Urine e turbullt ose me e erret se zakonisht
Shkaqet
Guret e vezikes zakonisht formohen kur vezika nuk zbrazet teresisht. Urina e mbetur ne vezike mund te formoje kristale qe mund te krijojne gure. Ne shumicen e rasteve ekzistojne kushte te vecanta qe veprojne ne vezike duke mos e lene ate te zbrazet teresisht.
Kushtet me te zakonshme qe ndikojne ne formimin e gureve te vezikes jane:
- Zmadhimi i gjendres se prostates. Nje prostate e zmadhuar ose hiperplazia beninje e prostates (BPH), mund te shkaktoje gure te meshkujt. Si rezultat i zmadhimit, prostata mund te shype uretren dhe te nderprese rrjedhen e urines, duke bere qe urina te mbetet ne vezike.
- Demtim i nervave (vezike neurogjene). Normalisht, nervat marin mesazhe nga truri dhe ja percjellin ato muskujve te vezikes duke bere qe ato te shtrengohen ose te leshohen. Neqoftese keto nerva jane te demtuar nga nje hemorragji ose tromboze cerebrale, demtim i palces se kurizit, ose shkaqe te tjera, vezika mund te mos zbrazet plotesisht.
- Inflamacioni. Guret ne vezike mund te formohen kur vezika inflamohet. Inflamacionin e vezikes mund ta shkaktojne infeksionet ose rrezatimet mjeksore te legenit.
- Paisjet mjeksore. Nganjehere kateteret e vezikes qe futen ne vezike nepermjet uretres per te ndihmuar rrjedhjen e urines, mund te shkaktojne gure. Gjithashtu mund te shkaktojne gure mjetet antikonceptive ose stentet qe futen ne vezike aksidentalisht. Ne siperfaqen e ketyre mjeteve, depozitohen kripra minerale te cilat me vone transformohen ne gure.
- Guret e veshkave. Guret qe formohen ne veshka s’jane te njejte me ato te vezikes. Ato zhvillohen ne menyra te ndryshme dhe shpesh nga shkaqe te ndryshme. Por nganjehere, gure te vegjel te veshkave zbresin poshte ne veziken urinare nepermjet uretereve dhe nese nuk dalin jashte, mund te rriten duke formuar gure te vezikes.
Faktoret predispozues
Ne vendet ne zhvillim, guret e vezikes jane te zakonshem tek femijet, shpesh per arsye te dehidratimit, infeksionit dhe dietes me pak proteine. Ne vende te tjera te botes, ato hasen me shpesh ne te rritur, sidomos ne meshkuj mbi 30 vjec.
Faktoret qe kontribuojne ne formimin e tyre jane:
- Pengesa per zbrazjen e vezikes. Me kete nenkuptohen kushtet qe blokojne rrjedhjen e urines nga vezika me ane te uretres (kanali qe percjell urinen nga vezika jashte trupit). Mund te ekzistojne disa kushte por, me e shpeshta eshte zmadhimi i prostates.
- Vezika neurogjene. Hemorragjia dhe tromboza cerebrale, demtimet e palces se kurizit, Parkinsoni, diabeti, hernia diskale dhe semundje te tjera mund te demtojne nervat qe kontrollojne funksionin e vezikes urinare. Disa paciente me vezike neurologjike mund te kene gjithashtu dhe nje prostate te zmadhuar ose probleme te tjera te blokimit te vezikes te cilat rrisin rrezikun e formimit te gureve.
Mirdita,kam babain me prostat te zmadhuar dhe ne fshigzen e urines ku ka nji gur 1cm per shume vjet.
Dërguar nga Arben Rroji , më 06 Shkurt 2019 në 05:26