Dërguar nga:

Mosmbajtja e urines (Inkontinenca) (Pjesa e parë)

Perkufizimi

Inkontinenca e urines ose humbja e kontrollit te vezikes per te mbajtur urinen, eshte nje problem shqetesues dhe i shpeshte. Shkaqet e inkotinences jane te ndryshme ne mosha te ndryshme, ne meshkuj dhe femra. Ne femijeri, kontrolli i vezikes urinare zhvillohet me heret te vajzat se te djemte dhe njomja e dyshekut eshte me e zakonshme te djemte se te vajzat. Megjithate ne moshat e rritura , femrat jane me te predispozuara se meshkujt per zhvillimin e inkontinences urinare per arsye te differencave anatomike ne regionin e legenit si dhe ndryshimet qe ndodhin nga shtatzania dhe lindja. Sidoqofte shume burra vuajne nga inkontinenca. Me kalimin e moshes ajo shtohet, por nuk eshte pjese e paevitushme e plakjes.

Simptomat

Disa njeres lagen me pak dhe rralle, te tjere jane vazhdimisht te njomur. Dallohen disa forma te inkontinences urinare:

  • Inkontinenca e stresit. Kjo konsiston ne rrjedhje te pavullnetshem te urines gjate kohes qe kollitet, teshtin, qesh, ben ushtrime fizike ose ngre pesha te renda , veprime te cilat percjellin shtrengimin e barkut ne vezike.
  • Inkontinenca nga ngacmimet (urgjences). Eshte nje rrjedhje e pavullnetshme e urines si rezultat i nje ndjenje te forte urgjente te papritur per te urinuar qe nuk mund ta ndalosh dot. Mund te linde nevoja per te urinuar shpesh duke perfshire dhe naten. Inkontinenca e urgjences mund te shkaktohet nga shkaqe te vogla sic eshte infeksioni, ose nga shkaqe me te forta sic jane cregullimet neurologjike ose diabeti.
  • Inkontinenca e mbimbushjes. Pacienti mund te kete derdhje te shpeshte ose te vazhdushme te urines ne porcione te vogla si rezultat i mos zbrazjes teresisht te vezikes.
  • Inkontinenca funksionale. Nje demtim fizik ose mendor mund te beje qe pacienti te mos arije ne banje ne kohe. P.sh nese pacienti ka nje artrit te theksuar, ai s’eshte ne gjendje te zbertheje shpejt pantallonat.
  • Inkontinenca e perzjere. Do te thote qe pacienti vuan nga disa lloje inkontinencash urinare.
Kur duhet bere vizita te mjeku

Pacienti mund te kete ndrojtje per te diskutuar shqetesimin e tij per mos kontrollimin e urinimit me mjekun, por nese inkontinenca eshte e shpeshte ose prek cilesine e jetes, eshte e rendesishme te keshillohesh, mbasi prezenca e inkontinences urinare mund:

  • Te tregoje se ka nje problem serioz te fshehur
  • Te shkaktoje nje kufizim te aktiviteteve, ose kufizon nderveprimet shoqerore
  • Te shtoje rrezikun e rrezimit te te moshuarve kur ata nguten per te shkuar ne banje.
Shkaqet

Inkontinenca urinare nuk eshte nje semundje, por nje symptom. Ajo mund te shkaktoje probleme mjeksore apo fizike te padukshme. Konsultimi me mjekun mund te zbuloje cfare fshihet pas inkontinences.

Inkontinenca urinare e perkoheshme

Disa pije, ushqime dhe medikamente mund te veprojne si diuretike (shkarkues te ujit), duke stimuluar veziken dhe duke shtuar volumin e urines. Keto jane:

  • Alkoli
  • Kafeina
  • Caji dhe kafeja e dekafeinuar (pa kafeine)
  • Pijet e gazuara
  • Sheqeri artificial
  • Shurupi i misrit
  • Ushqimet pikante sidhe ato acide ose me shume sheqer, vecanerisht agrumet
  • Medikamentet per smundje te zemres ose tensionit te gjakut, qetesues dhe relaksues te muskujve
  • Doza te larta vitamine B dhe C

Incontinenca e urines mund te shkaktohet gjithashtu edhe nga semundje qe mjekohen lehte si:

  • Infeksione te traktit urinar. Infeksionet mund te irritojne veziken duke shkaktuar nje ndjenje te forte, urgjente, urinimi dhe nganjehere inkontinence. Shenja te tjera te infeksionit te traktit urinar jane: djegie gjate urinimit dhe urine me ere te rende.
  • Kapslleku (konstipacioni). Rektumi eshte i vendosur prane vezikes dhe shume nga nervat e tij jane te perbashket per te dy organet. Nevoja (fece) e forte dhe kompakte qe gjendet ne rektum, ngacmon keto nerva, i ben ato teper aktive si rezultat shton frekuencen e urinimit.

Inkontinenca urinare e vazhdueshme

Inkontinenca urinare mund te jete gjithashtu e vazhdushme, e shkaktuar nga probleme fizike, ose ndryshime te tjera, si:

  • Shtatzania. Ndryshimet hormonale dhe shtimi i peshes se mitres, mund te shkaktoje inkontinence stresi.
  • Procesi i lindjes. Lindja natyrale nepermjet vagines, mund te dobesoje muskujt qe sherbejne per kontrollin e vezikes si dhe mund te demtoje nervat e vezikes dhe indet mbeshtetese duke cuar ne reshqitje te dyshemese se legenit. Kjo ben qe vezika , mitra, rektumi dhe nje pjese e zores se holle te shkasin poshte pozicionit normal duke hyre ne vagine. Kjo gjendje mund te shoqerohet me inkontinence.
  • Ndryshimet e moshes. Plakja e muskulit te vezikes mund te zvogeloje kapacitetin e vezikes per te depozituar urinen.
  • Menopauza. Mbas menopauses, grate prodhojne me pak estrogen, nje hormon qe ndihmon ne mbajtjen e shendeteshme te shtresave te vezikes dhe te uretres. Perkeqesimi i ketyre indeve mund te rendoje inkontinencen.
  • Histerektomia (Heqja e mitres). Vezika dhe mitra ndihmohen pothuajse nga te njejtet muskuj dhe ligamente. Cdo nderhyrje kirurgjikale qe kryhet ne sistemin riprodhues duke perfshire heqjen e mitres, mund te demtoje muskujt mbeshtetes te dyshemese te legenit duke cuar ne inkontinence.
  • Prostata e zmadhuar. Vecanerisht ne burra te moshuar, inkontinenca shpesh eshte si rezultat i zmadhimit te gjendres se prostates e njohur si hiperplazia beninje e prostates (BPH).
  • Kanceri i prostates. Ne burrat, inkontinenca e stresit ose inkontinenca e urgjences, mund te shoqerohet me kancer te prostates te pa trajtuar, por me shpesh ajo vihet re si nje komplikacion i kancerit te trajtuar.
  • Obstruksioni. Nje tumor kudoqofte pergjate pjeses se poshteme te traktit ueinar, mund te bllokoje rrjedhen normale te urines, duke te cuar ne inkontinence te mbimbushjes. Guret urinare qe jane masa te forta te formuara ne vezike, disa here japin kullim te pavetedishem te urines.
  • Cregullimet neurologjike. Skleroza multiple, semundja e Parkinsonit, goditja cerebrale, tumori ne tru ose nje demtim i palces se kurizit mund te crregullojne kalimin e sinjaleve te nervat qe kontrollojne veziken duke shkaktuar incontinence urinare.
faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 2594 herë
Komente nga lexuesit

JAM 48 VJECE. JU FALENDEROJ SHUME PER TE GJITHE ATO QE SHKRUANI. UNE KAM URINIM TE SHPESHTE, KAM BERE ANAILAT HERE PA HERE, DHE ME DEL INFEKSION URINAR, JAM KURUAR HERE PAS HERE, ME ANTIBJOTIKET, AE ME KANE DHENE NGA MJELLJA E URINES NE LABORATOR, KETU NE DURRES, KAM BERE OPERACION 2 HERE, PER TE MOS URINUAR ME, KAM 1 VIT E GJYSEM QE E KAM BERE OPERACIONIN NE TIRANE, PO PERERI LAGEM HERE PAS HERE, DHE NUK ME MBAHET URINA, JAM LODHUR DUKE PERDORE ANTIBJOTIKE NGA ME TE SHTRENJET, DHE PERERI NUK KAM ASNJE PERMIRESIM. ME THONI JU LUTEM SE CFARE DUHET TE BEJ, NDONJE GJE, SE JAM NE HALL TE MALL. EDHE NATEN UNE COHEM 2 HERE PER TE URINUAR. DUA NJE PERGJIGJE NGA JU SI TE VEPROJ. FALIMDERIT.

Dërguar nga Miranda Bara, më 25 Nentor 2014 në 05:05

E lexova ne teresi materialin,mjaft ishte gjithperfshires e kshillues.Mendoj se do ishte mir qe edhe me foto ta ilustroni.
Kjo do te ishte edhe ma pranushme per pacientet .

Dërguar nga Rexhep, më 25 Shkurt 2016 në 15:47
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten