PAP Test (Pjesa e parë)
Çfare eshte PAP Testi dhe si kryhet?
PAP Test eshte ekzaminimi mikroskopik i qelizave te marra nga cerviksi (qafa e mitrës) dhe/ose vagina per te pare ndryshimet e tyre (parakanceroze, kanceroze). Njihet gjithashtu si, testi Papanicolaou ose citologjia cervikale/vaginale. PAP Test eshte perdorur per here te pare si metode ekzaminimi nga Georgios Papanikolaou.
Pap testi mund të kryhet gjithashtu për të zbuluar infeksione vaginale apo të mitrës. Infeksionet dhe qelizat jonormale mund të jenë të pranishme, pa shkaktuar simptoma të dukshme. Disa prej tyre mund të kërkojnë trajtim, ndërsa të tjerët mund të kërkojnë testime të mëtejshme, apo të monitorohen me kalimin e kohës.
Disa shtame te HPV (human papillomavirus), një infeksion viral shumë i zakonshëm i transmetuar seksualisht, mund të shoqërohen me rritjen e rrezikut për kancerin e qafës së mitrës. Testi i HPV ADN-së mund të këshillohet njëkohësisht ose të ndjekë një pap test, veçanërisht për gratë në moshë mbi 30 vjeç.
Procedura e kryerjes:
- Shënohet mbi lamën prej xhami emri i pacientit (ose nr që i korespondon në regjistër)
- Mjeku gjinekolog merr një mostër të qelizave të qafës së mitrës (në shtresën sipërfaqësore) me një spatul plastike apo prej druri dhe e shtrin në lamë.
- Fiksohet materiali shpejt, duke e zhytur lamën në një likid fiksues me 95% ethyl alcohol ose duke përdorur një spray fiksativ (95% alcohol ose 100% metanol).
- Lama dërgohet në laborator per t'u ngjyrosur nga laboranti histopatolog.
- Mjeku histopatolog ekzaminon lamën në mikroskop.
Testet fals negative janë për shkak të:
- cilësisë jo të mirë të materialit,
- papërshtatshmërisë së tij,
- gabimeve në interpretim nga ekzaminuesi
Kur këshillohet të kryhet PAP Testi?
Frekuenca e përshtatshme për PAP Test varet nga mosha dhe aktiviteti seksual. Kolegji Amerikan i Obstetër Gjinekologëve (ACOG) rishikoi udhëzimet e vitit 2009 për të rekomanduar që ekzaminimi me Pap test të fillojë jo më herët se mosha 21 dhe pastaj do të kryhet çdo dy vjet deri në moshën 29 vjeç.
Një PAP Test mund të mos të kërkohet më shumë se një herë në tre vjet në moshën 30 vjeç dhe më pas, me tre teste të njëpasnjëshme normale dhe pa prani të asnjë anomalie tjetër. ACOG gjithashtu rekomandoi që gratë mbi 30 vjeç të kenë mundësi për një test të ADN-së së bashku me Pap testin për HPV. Nëse të dyja janë negative, testimi duhet të kryhet jo më shpejt se çdo tre vjet.
Nëse një grua ka ose ka pasur një histori të kushteve të mëposhtme, atëherë Pap testi mund të bëhet më shpesh. Disa nga këto kushte përfshijnë:
- HIV
- Nëna e gruas ka përdorur DES (diethylstilbestrol) kur ishte shtatëzëne me të.
- Trajtimi i mëparshëem për kancer apo situate të quajtur neoplazi intraepiteliale të qafës së mitrës: 2 ose 3 (CIN 2, CIN 3).
Në situata të tjera një PAP Test këshillohet kur një grua ka partnerë seksualë të shumtë , është shtatëzënë, ka hemorragji vaginale jo normale, dhimbje ose kruarje.
E njoh personalisht Dr.Gentiana Cekodhima dhe mund te them qe eshte e mrekullueshme....Te faleminderit dhe per info.
Dërguar nga fiona, më 01 Dhjetor 2012 në 08:52
Eshte nje shkrim shume i qarte informues. Falenderoj autoren per trajtimin e kesaj teme me shume interes
Dërguar nga luiza pulaj, më 29 Dhjetor 2012 në 13:19
Ju faleminderit per gjithqka qe na informoni
Dërguar nga esmiralda, më 09 Janar 2013 në 06:40
E nderuar doktoreshe Gentiana
Une kam nje pyetje.
Para 1 viti e gjysem u diagnostikova me Qeliza skuamoze atipike ASCH, pasi kreva colposcopine mjeku me rekomandoi te ribeja pap testin pas 6 muajsh.
Pas pap- testit te dyte reazultova me Qeliza skuamoze atipike te percaktuara , pra jo me me High Risk.
Sipas mjekut imuiteti i trupit kishte kryer nje rol shume te mire .
Ne pap testin e kryer para 1 jave rezultati eshte:
Lezione Intra-Epitelial skuamoz SIL (Displazi e lehte CIN 1)
Me sa po lexoj nuk jam ende ne gjendje te kuptoj nese eshte ndryshim progresiv apo regres per imunitetin dhe mireqenien time.
Nese mundeni nje opinion!
Ju faleminderit paraprakisht.
Dërguar nga Bora, më 23 Shtator 2013 në 07:42
Doktoreshe Gentiana. Kam nje pyetje ju lutem. Bera test papanikolau dhe doli te kem mikrobin hpv dhe bera dhe kolposkopisi dhe biopsin nga kolposkopisi doli qe ka schiller test pozitive.hpv -cin 1 me 2 ka rrezik per kancer te mitres. Ju faleminderit.
Dërguar nga aristea, më 04 Nentor 2013 në 06:31
faleminderit per informacionin
Dërguar nga sofije ramcaj, më 18 Prill 2014 në 03:30
pershendetje doktoresha Gentiana.para 6 muaj kam bere nje pap test dhe doli me "prani te qelizave endocervikale+kam dhe nje miome 30mm ne muret e jashtme te mitres, pas gjashte muajsh perserita viziten gjinekologjike per te pare per miomen dhe rezultoi se kisha nje pucer ne qafen e mitres, por doktoresha me tha se duhet shkrire kjo pucer me aparaturat perkatese, dhe se ajo nuk eshte kanceroze pasi paptesti qe bera para 6 muajsh rezultoi mire pra e "kenaqshme me prani te qelizave endocervikale-rezultati"ju lutem me thoni a duhet ti filloj keto seanca per zhdukjen e pucres,pasi ajo ishte goxha e madhe dhe skuqur, te cilat behesh me nje diference 2 javore nga njera tjetra, nje pergj ju lutem.flm per vemendjen tuaj.
Dërguar nga ela, më 10 Nentor 2015 në 06:14