CITOMEGALOVIRUSI (CMV) NE SHTATZANI
Te pergjithshme
Citomegalovirusi (CMV) i perket familjes se herpesviruseve. Ai eshte nje virus me AND dhe eshte virus i zakonshem i cili mund te infektoj kedo. Shume njerez nuk e dine qe e kane virusin dhe rrallehere mund te shkaktoj problem tek njerezit e shendetshem. Ne grate shtatzane dhe ne njerezit me nje imunitet te dobesuar mund te shkaktoj probleme. Grate qe zhvillojne nje infeksion aktiv nga CMV gjate shtatzanise mund t’ja kalojne virusin bebit, i cili mund te paraqes simptoma. CMV perhapet nga nje person tek tjetri permes lengjeve te trupit si gjaku, peshtyma, urina, sperma dhe qumeshti i gjirit. Nje person e transmeton virusin vetem kur eshte aktiv ( kur e merr virusin per here te pare ose kur virusi riaktivizohet per shkak te nje imuniteti te dobesuar).
Grate shtatzane
Grate shtatzane te shendosha nuk kane nje risk te vecante per infeksione nga CMV. Shtatzanet te cilat jane te infektuara rralle kane simptoma por zhvillimi i femijes se tyre mund te jete ne risk per semundje kongenitale nga CMV. Transmetimi nga nena tek femija eshte 30-50 %. Nga bebet e infektuara vetem 10-15 % tregojne shenja te nje infeksioni kongenital nga CMV pas infektimit primar amtar. Infeksioni kongenital nga CMV eshte rreth 0.2-2.5 %.
Shenjat dhe simptomat
- Infeksioni primar me CMV mund te shkaktoj temperature me origjine te panjohur. Simptomat behen te dukshme 9-60 dite pas infeksionit primar.
- Faringiti mund te jete prezent.
- Ekzaminimi i mushkerive ve ne dukje rale krepitante.
- Spleni dhe limfonodulat mund te zmadhohen keshtu qe CMV perfshihet ne diagnozen diferenciale te patologjive te cilat shkaktojne limfadenopati.
Pjesa me e madhe e te rriturve te shendetshem, duke perfshire dhe grate shtatzane nuk kane simptoma. Te tjerat mund te kene : temperature, dhimbje fyti, lodhje, gjendra te zmadhuara, dhimbje te muskujve, humbje oreksi, ngrirje te artikulacioneve.
Shenjat tek femijet
Ne femijet e palindur, CMV mund te coj ne anomali qe shikohen ne ekografi ne periudhen antenatale.
Shume nuk tregojne asnje shenje te CMV ne lindje dhe nuk kane probleme ne vazhdim.
Nese dyshohet per te porsalindur te prekur me CMV do te behen testet perkatese. Testet qe perfshihen jane : testet e gjakut, te peshtymes, te urines, ekografi dhe testi i degjimit. Femija do te kete me shume teste mbi moshen 12 vjecare per tu siguruar qe nuk ka asnje problem si psh: EKG per te pare qe zemra eshte ne rregull.
1 ne 10-15 femije te lindur me CMV kane simptoma si psh : mikrocefali (koke e vogel), njolla te kuqe te vogla (petekie), ikter, melci dhe shpretke e zmadhuar, humbje degjimi, depozita te kalciumit ne tru. Ne disa femije mund te coje ne probleme te zhvillimit si psh: demtime fizike, konvulsione, crregullime te vemendjes, hiperaktivitet, autizem, demtime shikimi.
Diagnoza
Ne pacientet me CMV te dyshuar behen testet serologjike (antikorpet IgG dhe IgM).
Ne fazen akute IgM positive dhe IgG negative. IgM mund te qendrojne positive deri ne 9-12 muaj pas infeksionit akut.
Testi i aviditetit IgG mund te jete shume i nevojshem per diagnozen diferenciale ndermjet nje infeksioni akut dhe kronik. Ne format akute aviditeti i antikorpeve IgG eshte i ulet dhe format rekurente ose infeksione te aktivizuara aviditeti i antikorpeve IgG eshte i larte.
Diagnoza e infeksioneve kongenitale
Testi me i mire per diagnozen kongenitale eshte detektimi i virusit ne lengun amniotik me kulture ose PCR. Amniocenteza vlereson 12 nga 13 femije me infeksion kongenital.
Ekografia ka vlere ne vleresimin e problemeve fetale. Gjetjet ekografike jane : placentomegali, IUGR, mikrocefali, ventrikulomegali, kalcifikime periventrikulare, efuzione seroze te izoluara dhe zona ekogenike.
Menaxhimi
Tre tipet e reduktimit te ekspozimit ndaj burimeve me te shpeshta te infeksionit jane:
- Mos ndaj ushqim, pije, produktet dhe mjetet e ngrenies me te rinjte dhe vecanerisht me femijet e vegjel.
- Mos puth ne buze ose perreth saj femijet e vegjel.
- Laj duart pasi bie ne kontakt me bebelinat, hundet qe rrjedhin dhe sekrecionet orale.
Njerezit e shendetshem te cilet jane te infektuar me CMV por qe nuk kane simptoma zakonisht nuk kerkojne trajtim medikamentoz.
Trajtimi antiviral perdoret vetem ne individet me imunitet te kompromentuar te cilet kane infeksione te syrit dhe semundje kercenuese per jeten.
Nuk ka vaksine per te parandaluar infeksionin nga CMV.
Titulli | Derguar nga | Data e publikimit | |
---|---|---|---|
• | Kistet e Vezores | Dr. Kozeta Mustafaraj | 24/01/2012 |
• | Çrregullimet e Ereksionit | Dr. Kozeta Mustafaraj | 24/01/2012 |
• | HPV (Human Papiloma Virus) | Dr. Ilda Ndreko | 22/04/2020 |
• | Fibromioma Uteri | Dr. Kozeta Mustafaraj | 24/01/2012 |
• | Herpes Gjenital | Dr. Kozeta Mustafaraj | 24/01/2012 |
• | Polipi endometrial dhe cervikal | Dr. Ilda Ndreko | 15/05/2017 |
• | Teratogeniciteti dhe medikamentet | Dr. Ilda Ndreko | 17/02/2017 |
• | Infeksionet ne prepubertet | Dr. Ilda Ndreko | 10/03/2017 |
• | Prolapsi Genital | Dr. Ilda Ndreko | 19/04/2017 |
• | Amenorrea | Dr. Ilda Ndreko | 20/07/2017 |
• | Menoragjia | Dr. Jonida Reveli | 14/04/2016 |
• | Hemoragjia ne prepubertet | Dr. Ilda Ndreko | 10/03/2017 |
• | Infertiliteti | Dr. Jonida Reveli | 19/04/2017 |
Pershendetje,
Artikulli eshte mjafte i qellur dhe domethenes per nje grua te re qe deshiron te behet nene. Por jane dy gjera qe nuk jane sçaruar.
E para, a eshte mire qe çdo grua te beje testin per CMV para se te filloj shtatzenine dhe a praktikohet kjo, dhe
E dyta, ne artikull behet fjale vetem per infeksionin ne kohen e shtatzanise, nuk jepet nje sçarim per gruan qe deshiron te mbetet shtatzen, e cila ka nje titer negativ te IgM, ndersa titer te lart te IgG per CMV. Pra çfare domethenje ka per nje grau te re qe deshiron te mbetet shatzen nese ka IgM per cmv negativ, ndersa IgG per cmv te larte, a ka rrezik te mbetet shtatzane nje grua me titer te larte te IgG per CMV. Paraprkisht ju falenderoj. Hakifi.
Dërguar nga Hakifi, më 26 Gusht 2020 në 18:34
Pershendetje Hakif! Perpara se te fillosh nje shtatzani te re eshte ideale qe te besh nje konsulte paraprake dhe qe keto teste midis te cilave dhe citomegalovirusi te vleresohen.Ne kushte te tjera,kur nuk eshte bere konsulte perpara shtatzanise, keto teste duhet te behen brenda tremujorit te pare te shtatzanise.Ne rastin kur gruaja perpara se te mbeti shtatzane ka nje IgM negative dhe nje IgG pozitive per CMV ky nuk eshte nje problem.Tregon qe gruaja e ka kaluar infeksionin me perpara dhe aktualisht nuk ka infeksion qe mund te ndikoj tek shtatzania.Te pershendes
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 27 Gusht 2020 në 00:52
Pershendetje. Kam bere analizen Torch dhe rezultatet jane:
Cmv igg pozitive
Cmv igm negative
Rubella igm negative
Rubella igg pozitive
Toxo igg negative
Toxo igm negative
Si mendon se me ka fale ju lutem. Jam 6 muajshe shtatzane
Dërguar nga Eni, më 13 Nentor 2020 në 03:31
Pershendetje Eni! Analizat infeksioze te kane dale mire. IgG pozitive tregojne qe i ke kaluar dhe aktualisht ne shtatzani nuk ka probleme.Te uroj nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 13 Nentor 2020 në 03:40
Prsh ,, un jm
Shtatzan ne javen e 14 dhe Citomegolavirus Igg Pozitive>500......Citomegolavirus IgM negative 0.149 ,,,ndersa Rubella Igg pozitiv 50.51,,dhe Rubella IgM negative 0.343,, a ka ndikim te bebi ju lutem se jm shum e shqetesuar
Dërguar nga EsmerAlda Lita, më 11 Janar 2022 në 03:40
Pershendetje Esmeralda! Te dyja infeksionet nga citomegalovirusi dhe rubeola i ke infeksione te kaluara. Aktualisht tani ne shtatzani nuk kemi infeksion. Te dyja infeksionet nuk kane asnje ndikim ne shtatzanine aktuale. Te uroj nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 11 Janar 2022 në 15:00
Psh.jam me javen e 23 te shtatzanis per analizat e toxoplasmosis edhe igm me ka dal 0.298 negativ edhe igg 121 pozitiv ju lutem rreziko femia te preket nga virusi jam shum be merak faleminderit doktorreaha
Dërguar nga Daniela, më 16 Janar 2022 në 14:37
Pershendetje Daniela! Vlera e IgG pozitive tregon qe e ke kaluar infeksionin me perpara dhe IgM negative tregon qe aktualisht ne shtatzani nuk kemi infeksion. Femija nuk ka risk qe te preket sepse nuk kemi infeksion tani ne shtatzani. Te uroj nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 16 Janar 2022 në 15:26
pershendetje
kam ber analizat e virusev
cmv igm negavit
cmv igg pozitiv
coxakie b. igm negativ
coxakie b igg pozitiv
a mund te me spjegoj dikush diqka.ka ndonje problem ketu , ju pershendes
Dërguar nga adi , më 17 Janar 2022 në 14:25
Pershendetje Adi! Analizat tregojne qe i ke te dyja infeksione te kaluara dhe aktualisht nuk kemi infeksion.Te pershendes
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 17 Janar 2022 në 15:08
Pershendetje Dr.Ilda kam gjendren tiroide hashimato TSh3.31 ,CMv IiG(pozitiv 86.7)a esht problem per shtatzani se nje her pata abort tash mendoj tkem ffmi tjeter ju faleminderit
Dërguar nga Xhejlan, më 19 Mars 2022 në 18:02
Pershendetje Xhejlan! Tiroiditi Hashimoto eshte nje semundje qe mbahet nen kontroll me analiza dhe mjekim nen kontrollin e mjekut endokrinolog. CMV IgG pozitive tregon qe e ke kaluar infeksionin dhe nuk ndikon ne shtatzanine aktuale kurse CMV IgM tregon per infeksionin aktual. Bej kontrollin e plote per infeksionet e ndryshme (toxoplasmosen, hepatitin B ...etj)dhe konsulten me endokrinologun perpara fillimit te shtatzanise dhe merr mjekimet e nevojshme. Te uroj gjithe te mirat.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 20 Mars 2022 në 05:56
Pershendetje Dr Ilda Ndreko kam ber analizat e disa viruseve dhe i vetmi qe me ka dal pozitiv eshte cytomegalivirus IgG 17.8 ndersa cytomegalovirus IgM negativ cfar do te thot kjo? Te pershendes.
Dërguar nga Kristina , më 24 Prill 2022 në 01:56
Pershendetje Kristina! CMV IgG pozitiv tregon qe e ke kaluar infeksionin dhe IgM negative tregon qe aktualisht tani ne shtatzani nuk ke infeksion. Ju uroj nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 24 Prill 2022 në 06:19
Pershendetje,
CMV IgM me ka dale 0.17 ndersa CMV IgG 317.1. Te lutem me thuaj rezultatet?
Dërguar nga Magi, më 10 Maj 2022 në 02:09
Pershendetje Magi! CMV IgM eshte negativ tregon qe nuk kemi infeksion aktualisht ne shtatzani dhe CMV IgG eshte pozitiv tregon qe e ke kaluar infeksionin me perpara. Nuk ka probleme aktuale per shtatzanine. Ju uroj nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 10 Maj 2022 në 06:54
PERSHENDEJE REXHINA! JAM NE JAVEN E 9 TE SHTATZANISE CMV IGM NEGATUIVE 0.8, CMV IGG POZITIVE 150.50. NE JAVEN E 9 I KAM BERE ANALIZAT KA NDONJE MUNDESI TA KEM KALUAR NE KOHEN E SHTATZANISE DHE SI MUND TE JEM E SIGURT PER KETE GJE FLM.
Dërguar nga rexhina , më 30 Maj 2022 në 09:58
Pershendetje Rexhina! CMV IgM negativ tregon qe aktualisht nuk kemi infeksion dhe IgG pozitiv qe e ke infeksion te kaluar. Qe IgM te kaloj ne vlere te padetektueshme dhe IgG te behet e vleresueshme duhet nje periudhe 6-12 muaj. Qe do te thote qe nuk e ke patur infeksionin gjate periudhes se shtatzanise. Ju uroj nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 31 Maj 2022 në 02:59
Prsh un kam bër analizat dhe më kan dal igg pozitive igm negative dhe më thot doktoresha që Cmv t'ka dalë pozitive dhe duhet të ndërpritet shtatzania
Ku lutem më ktheni një përgjigje se po cmenem jam 2 muajshe e gjys
Dërguar nga Drita Dermaku , më 27 Qershor 2022 në 11:20
Pershendetje Drita! CMV IgG tregon qe ti e ke kaluar semundjen me perpara dhe qe nuk ke infeksion aktualisht ne shtatzani ( IgM negativ) . Nuk ka asnje arsye per nderprerjen e shtatzanise nga ky infeksion. Ju uroj nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 28 Qershor 2022 në 16:26
Pershendejt deshta te ju pyes muna me ka dal CMV IgG <500.0
Dërguar nga Saranda, më 06 Shtator 2022 në 13:32
Pershendetje Saranda! CMV IgG tregon qe ti e ke kaluar kete infeksion me perpara.Ju uroj nje shtatzani te mbare!
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 23 Shtator 2022 në 11:48
Pershendetje un e kam bo pasqyre e gjakut krejt me kan dal mir aty ishin edhe do semindje krejt negativ me kan dal mjekja ka than mire jan krejt ,e a duhet me i bo edhe qeto igg igm pasi qe kan dal ato mire kaloni mire.
Dërguar nga Hasi, më 23 Shtator 2022 në 05:10
Pershendetje Hasi!Ju thoni qe i keni bere analizat per keto semundje infektive.Nqs ju i keni bere analizat dhe ato kane dale te gjitha mire, perse duhet ti beni perseri se nuk kuptoj.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 23 Shtator 2022 në 11:54
Pershendetje , ju lutem kam bere analizat e 3 mujorit te pare te shtatzanise dhe me ka dale CMV IGG POZITIV 183.30 . Ju lutem ka rrezik kjo per bebin tim sepse jam shume shqetesuar ???
Dërguar nga ada , më 23 Shtator 2022 në 05:36
Pershendetje Ada! Nqs CMV IgM eshte negativ dhe IgG pozitiv tregon qe ti e ke kaluar infeksionin perpara shtatzanise dhe aktualisht nuk kemi infeksion qe te ndikoj tek bebi.Ju uroj nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 23 Shtator 2022 në 11:57
Doktoresh po nqs cmv igg dhe cmv igm jane te dyja pozitive ne shtatzani ne tremujorin e pare si veprohet ?
Dërguar nga Dea, më 23 Shtator 2022 në 12:11
Prsh jam 7zënë dhe kam lindjen e dyt doktori me kerkoj testin per sindrom nenjavrn 12.0 dhe me doli mir por thot qe qafa e bebit ka dyshime qe munt te jet me sindrom tani me ka kerkuat Toxoplazma igg<1.0
Toxoplazma igm 0.07 rubeolla igg2.90 rubeolla igm 0.04 citomegalovirus igg >500 citomegalovirus igm 0.11
HSV virusn1 igg 0.1
HSV virus 2 igg 0.6
Anti HSV 1/2 igm 0.1
Dërguar nga Erijona Krasniqi, më 12 Dhjetor 2022 në 13:36
Pershendetje Erijona! Nqs NT ka dale dyshuese me vlere mbi 2.5 dhe nuk eshte pare kocka e hundes atehere duhet bere Nifty ose amniocenteza per te pare per sindromin down dhe per sindromet e tjere. Kurse analizat qe keni shkruar jane analizat infeksioze qe tregojne nese kemi nje infeksion te kaluar apo aktual qe ndikon ne shtatzani dhe qe nuk kane lidhje me sindromin down . Ju uroj nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 12 Dhjetor 2022 në 14:23
pershendetje, kam ber testin e gjakit te bebi edhe mkan dal, cmv igm negativ ndersa cmv igg pozitiv, dhe rubella igm negativ, rubella igg pozitiv, ju lutem deshta me dit a asht rrezik per bebin, momentalish 3 muajshe
Dërguar nga rinesa, më 10 Shkurt 2023 në 15:17
Pershendetja jam ne javen e 11+3 shtatze dhe igg me ka dal >250 ndersa igm 0.09, a eshte diqka shum shqetsusese . Faleminderit paraprakisht
Dërguar nga A.qosa, më 17 Janar 2024 në 10:45
Pershendetje! IgG pozitive dhe IgM negative tregon qe e ke kaluar infeksionin me përpara dhe nuk kemi probleme per kete lloj infeksioni gjate shtatzanise. Ju uroj nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 24 Janar 2024 në 10:33
Pershendetje jam ne merak dhe desha te dija a ka ndikuar ke bebii ky infeksjon toch
Qe igG me ka dal pozitive e CMV ne javen e 37 te shtatzanis dhe igM negative nje pergjigje nga mjekja ju lutem !
Dërguar nga Nada, më 30 Janar 2024 në 11:00
Përshëndetje Nada! Analiza e CMV eshte bere dhe ne tremujorin e parë të shtatzanise dhe kjo ben nje vleresim te plote dhe te sakte te ketij infeksioni IgG pozitive dhe IgM negative tregon qe kemi nje infeksion te kaluar dhe nuk kemi aktualisht ne shtatzani. Eshte e nevojshme që analizat infeksioze të behen në kohen kur planifikon shtatzaninë ose ne tremujorin e parë të saj. Ju uroj nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 30 Janar 2024 në 14:40
Pershendetje ne muajin 18 shtazanis igG me ka dal pozitiv 12 . igm ne negativ nje pergjigje nga ju flm
Dërguar nga Ersida, më 04 Shkurt 2024 në 13:31
Pershendetje Ersida! IgG pozitiv dhe IgM negativ tregon qe e ke te kaluar infeksionin dhe nuk ke aktualisht ne shtatzani. Nuk e ke shkruajtur cila IgG, besoj per CMV dhe besoj flet per javen e 18 dhe jo muajin.Ju uroj nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 29 Qershor 2024 në 18:24