Dërguar nga:

TUMORET E TIROIDES

Karcinomat e tiroides TC janë të rralla (3.6% e të gjithë tumoreve njerëzore),por janë malinje më të shpeshta endokrine. Incidenca e tyre është rritur në dekadat e fundit, me rritjen e detektimit te karcinomave <1cm, nepermjet perdorimit te echo qafe. Raporti i gjinisë mashkullore është 4 / 1. Mosha mesatare në diagnozë është 45-50 vjeç, fëmijët janë rrallë të prekur.

Faktor rreziku që njihet deri më tani është ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues. Karcinoma tiroide e diferencuar DTC është më e shpeshta dhe kategorizohen në karcinoma tiroide papilare PTC 80% dhe karcinoma tiroide folikulare FTC 10%, PDTC karcinoma e tiroides e diferencuar dobët, ATC karcinoma e tiroides anaplastike, MTC carcinoma e tiroides medulare janë përkatësisht 5% 2% 7%.

Ndryshimet më të shpeshta onkogjenike në PTC janë rirregullimet RET / PTC 20% dhe mutacioni BRAFV600E 45%. Ndryshimet e tjera më të rralla janë gjetur kohët e fundit. Ndryshimet më të shpeshta onkogjenike në PTDC dhe ATC janë p53 dhe mutacione të pikës TERTCVpromoter. Diagnoza e DTC (përfshirë format e diferencuara dobët) përfshin vlerësime patologjike dhe molekulare para dhe pas operacionit.

FNA para operacionit për citologji nuk kërkohet për nyjet me madhësi 1 cm. Vendimet për aspirimin e nyjeve më të mëdha duhet të udhëhiqen nga madhësia e lezionit dhe pamja sonografike. Gjetjet e citologjisë klasifikohen në kategori diagnostikuese të shoqëruara me rreziqe të ndryshme të malinjitetit. Shumica e tumoreve malinje të tiroides mund të identifikohen në mënyrë citologjike.

TRAJTIMI FILLESTAR

Sipas publikimit të fundit të udhëzimeve ndërkombëtare për trajtimin e operacionit ne rastet me TC mund të jetë ose hemitiroidectomia ose lobectomia LB , ose një heqje totale e tiroides TT.Diseksioni profilaktik i nyjeve nuk rekomandohet ne DTC.Kirurgjia e limfonodujve centrale ose laterale,behet nese US tregon metastaza ne limfonoduj.

Nëse MTC është diagnostikuar para operacionit, TT dhe diseksioni i nyjes centrale profilaktike jane te indikuara gjithmonë. Pas TT, DTX me një rrezik të ndërmjetëm ose të lartë të përsëritjes duhet të mjekohet me radioiodinë pas stimulimit me TSH . PTDC dhe ATC duhet të mjekohen lokalisht me anë të radioterapisë së jashtme me qëllim paliativ. Terapia me 131 I nuk luan ndonjë rol në MTC pasi ato rrjedhin nga qelizat parafollikulare C të cilat kanë origjinë neuroendokrine dhe nuk janë në gjendje të marrin jod.

Komplikimet kirurgjikale të LB ose TT që duhet të merren në konsideratë jane paraliza e kordonit vokal dhe hipoparatiroidizmi të dyja mund të jenë kalimtare ose permanente. PTDC dhe ATC zakonisht janë lokalisht shumë të avancuar me infiltrimin e strukturave të tjera të qafës gjë që e bën te rrallë ndërhyrjen kirurgjikale.

TRAJTIMI I RASTEVE TE AVANCUARA

Ne DTC kimioterapia kryesisht doxorubicina ishte joefektive. Sigurisht asnjë kimioterapi nuk është treguar të jetë efektive në MTC të përparuara dhe simptomatike të cilat për më tepër nuk mund të trajtohen me 131 I për shkak të natyrës së tyre. Mutacionet RAS dhe BRAF paraqesin arsyen kryesore për trajtimin e DTC dhe MTC të përparuar me frenuesit tirozinë kinazë TKI.

ATC janë akoma jashte nje skeme mjekimi. Të tjera strategji terapeutike janë nën vlerësim siç është përdorimi i selumetinib, një frenues i MEK për të përsëritur aftësinë e humbur për të marrë 131 I. Imunoterapitë që përdoren vetëm ose në kombinim me levatinib janë duke u shqyrtuar në bazë të shoqërimi i shpeshtë i TC me infiltrimin limfocitar.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 1074 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Onkologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten