HPV (Human Papiloma Virus)
Te pergjithshme
Ne kete grup perfshihen me shume se 150 lloje virusesh. Nga keto mbi 30 tipe infektojne zonen genitale. Cdo virusi i jepet nje numer, i cili quhet tipi i HPV. Vetem 80 prej tyre u jane studiuar sekuencat ne menyre te plote. HPV permban ADN qe kolonizon epitelin mukozal ose kutan dhe shkakton hiperproliferim, i cili con ne formimin e shankrit ne vendin e infeksionit. Ne 80-100 % te karcinomave cervikale eshte gjetur ADN e HPV, vecanerisht tipet 16 , 18 dhe 31. HPV e ndajme ne dy grupe : - me rrezik onkogjenik te larte dhe - me rrezik onkogjenik te ulet. Disa tipe te HPV mund te shkaktojne kondilomat kurse disa te tjera mund te shkaktojne gjendje prekancerogjene dhe kancerogjene. Tek femrat mund te shkaktojne Ca cervikale, vaginale dhe vulvare, tek meshkujt Ca penil dhe njekohesisht tek femrat dhe tek meshkujt mund te shkaktojne Ca anal, orofaringeal, kondiloma genitale. Mbi 30 tipe transmetohen ne rruge seksuale.
Prevalenca
Ne grupin me rrezik me te larte onkogjenik perfshihen 13 tipe : 16 , 18, 31, 33, 35, 39, 45, 51, 52, 56, 58, 59, 68. Nga keto tipi 16 dhe 18 gjenden ne 70% te Ca cervikale.
- Shperndarja e HPV sipas llojit te CA
90% ne Ca anale, 40% ne Ca vulvare , 40% ne Ca vaginale, 12% ne Ca orofaringeale, 3% ne Ca orale.
Prevalenca globale e HPV eshte 12%. Me e larte eshte ne zonen Subsahariane 24%, Europa Lindore 21 % dhe Amerika Latine 16%. - Prevalenca sipas moshes eshte :
14-19 vjec eshte 24.5% ,20-24 vjec eshte 44.8%, 25-29 vjec eshte 27.4% , 30-39 vjec eshte 27.5 % , 40-49 vjec eshte 25.2% , 50-59 vjec eshte 19.6 %. - Prevalenca sipas seksit eshte :
Gra eshte 22-35 % , burra 2-35% Raporti femra /meshkuj eshte 1.4 /1
Prevalenca e kondilomave eshte ne femra 9% dhe ne meshkuj 13 %.
Raca e zeze ka nje prevelence 1.5 here me te larte se rraca e bardhe .
Etiologjia
HPV eshte nje nga SST me te shpeshta.
Ne USA cdo vit diagnostikohen 14 milion raste te reja.
Mbi 80 % e njerezve infektohet te pakten nje here ne jete me nje nga tipet e HPV virus.
Faktoret e riskut
-Duhanpirja
-HIV ose gjendje te tjera qe ulin imunitetin e trupit (shtatzania , deficite ne folate , imunosupresioni)
-Partner seksual te shumte
-Rrezatimi ultraviolet
-Kontraceptiv oral mbi 5 vjet , kur nderpritet perdorimi i tyre ulet perseri risku.
Transmetimi
Transmetimi realizohet nepermjet kontaktit seksual vaginal, oral ose anal me nje person te infektuar. Mund te jesh i infektuar dhe nuk ke simptoma. Personi i prekur mund te filloj simptomat disa vite me vone dhe kjo e ben te veshtire te kuptosh se kur je i infektuar. Ne shume raste HPV shkon pa shkaktuar probleme shendetesore. Kur nuk zhduket mund te shkaktoj probleme te ndryshme. Periudha e inkubacionit eshte e panjohur, varion nga 3 jave deri ne 8 muaj.
Klinika
- Lythat genital zakonisht duken si pucra te vogla, te vetme ose ne grupe ne zonen genitale. Ato mund te jene te vogla ose te medha ne permasa, te sheshta ose te ngritura ose ne formen e lulelakres. Diagnoza vendoset direkt me inspektim. Rrallehere mund te shkaktojne diskomfort, dhimbje dhe kruarje.
- Ca heret paraqitet pa simptoma kurse me vone mund te shkaktoj shkarkime ose gjakrrjedhje nga vagina, hemoragji postkoitale.
Trajtimi
Nuk ka kure per HPV, por trajtohen simptomat qe shkakton. Lythat genital shpesh zgjidhen spontanisht pa trajtim. Ne raste te tjera behet trajtim medikamentoz me :
-Podofiline , cdo jave per 4-5 jave dhe shperlahet pas 6 oresh te aplikimit dhe kunderindikohet ne shtatzani.
-Imiquimod, aplikohet 3 here ne jave deri ne 16 jave.
-Acidi trikloracetik, aplikohet cdo 1-2 jave deri ne sherim.
Trajtimi kirurgjikal. Realizohet per lezionet e medha.
-Krioterapia, perdor lengun e nitrogjenit i cili ngrin zonat jonormale.
-Elektrokauterizimi, djeg zonat jonormale.
-Terapia me lazer
Te tjera teknika
-Injeksione me interferon
-Heqja kirurgjikale
Diagnoza
- Pap test Vlereson ndryshimet ne qelizat cervikale. Rekomandohet nga mosha 21-65 vjecare. Shpeshtesia e kryerjes se tij varet nga rezultati. Ne grate mbi 65 vjece, me teste te meparshme me rezultat normal, kur ke hequr qafen e mitres nuk ke nevoje te kryesh me pap teste. Jo gjithmone rezultatet jonormale tregojne qe kemi kancer, por duhet te bejme nje vleresim te metejshem te kujdesshem per diagnozen e plote.
- HPV test. Zbulon HPV virusin qe shkakton keto ndryshime qelizore. Kryhet mbi 30 vjec dhe ne cdo 5 vjet. Mund te realizohet e vetme ose e shoqeruar me Pap testin. Nuk ka test HPV te realizuar per burrat.
Cfare ben kur e ke virusin
Nuk ka kure per trajtimin e HPV. Realizojme nje jete te shendetshme ne menyre qe te ndihmojme organizmin te pastroj virusin dhe te ulet shansi i kthimit ne kancer dhe te persistimit te virusit. Masat qe merren jane :
-Ndalo duhanpirjen
-Ndalo perdorimin e kontraceptiveve oral
-Realizo nje diete te shendetshme (shto ne diete perime dhe fruta qe kane vitaminen C)
Mund te biesh shtatzane kur ke HPV
Prania e virusit nuk e prek aftesine per te rene shtatzane. Ne disa raste te kesh HPV, ke nje risk me te larte per te zhvilluar ndryshime prekancerogjene dhe kancerogjene ne cerviks. Kjo nga ana e saj con ne prekjen e fertilitetit dhe te aftesise per te mbajtur nje shtatzani deri ne fund.
Sa kohe do HPV te zhduket
Kjo varet nga imuniteti i trupit qe e lufton ose pengon para se te japi ndryshime qelizore ne cerviks. 70% e infeksioneve te reja zhduken brenda nje viti dhe 91% brenda dy vitesh. Dmth 9 ne 10 raste zhduken spontanisht brenda nje deri ne dy vite. Nje pjese e vogel persiston dhe mund te coj ne ndryshime prekancerogjene dhe kancerogjene brenda nje periudhe te gjate kohore qe varion 10-30 vjet. Vetem 1 % mund te persistoj.
Parandalimi
- Marredhenie seksuale e mbrojtur ( kondom ), nuk te mbron 100 % sepse zona e lekures qe bie ne kontakt me virusin mund te infektohet.
- Testet (Pap test dhe HPV test). Edhe grate qe jane vaksinuar duhet te bejne Pap teste te rregullta.
- Vaksinimi. Njihen tre lloje vaksinash : Cervarix , Gardasil dhe Gardasil 9. Behen nga mosha 9 deri ne 26 vjec. Rekomandohen nga mosha 11-12 vjec per vajza dhe djem. Vaksina behet me 2 ose 3 doza ne varesi te moshes.
Informim i sakte
Dërguar nga Enkeleda, më 04 Tetor 2020 në 17:48
Faleminderit Enkeleda
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 04 Tetor 2020 në 17:52