Dërguar nga:

Ozon-terapia në insultin iskemik

Insulti ndahet në iskemik (87%) dhe hemorragjik (13%). Insulti iskemik ndodh menjëherë pas bllokimit (embolizimit) të arteries cerebrale.

Në SHBA ka rreth 750 000 raste të reja në vit, kurse në Rusi rreth 400 000. Vdekshmëria në muajin e parë 15-30%. Pjesa që mbijeton përbën një problem të madh për pacientin, familjen, shoqërinë dhe sistemin shëndetsor.

Truri përbën vetëm 2% të peshës trupore, por konsumon 20% të oksigjenit. Nëqoftëse mbetet pa gjak për 5-8 min, ai pëson dëmtime të parikthyeshme: anoksi, edemë, vdekje të neuroneve (humbet 1.9 million neurone/minutë). Prandaj sa më shpejt të fillojë trajtimi aq më e mirë prognoza. Ideale do ishte që ai të fillojë brenda 90 minutave të para.

Edhe në zonën përreth insultit (penumbra) brenda pak orësh ndodh një dëmtim progresiv që karakterizohet nga hypoksia progresive, deficienca e glukozës, rritja e acidit laktik, edema, pakësimi i ATP intracellulare, frenim i sintezës së proteinave, ku futen dhe neuro-transmetuesit. Nqs nuk ndërhyjmë në kohë, edhe kjo zonë e gjerë pëson dëmtime të parikthyeshme.

Pas zbulimit të Tissue Plasminogen Activator (TPA) u rritën shpresat se me shkrirjen e shpejtë të trombit dhe ri-hapjen e qarkullimit do të kufizohet dëmtimi neuronal.

Por edhe thromboliza ka kufizimet e veta:

  1. Pacienti duhet të arrijë brenda 3-4 orësh në “njësinë e insultit”. Për vendet e zhvilluara kjo është e mundur vetëm në 20% të rasteve. Po për vendin tonë?
  2. Pas thrombolizës në penumbra ndodh formim i edemës së reperfuzionit, e cila con në dëmtim irreversibël të neuroneve.

Koha “e artë” për të shpëtuar indin nervor në penumbra është 5-12 orë (Prof. V.Bocci). Sipas Wasser ajo zgjatet deri në 48 orë (nqs ozon-terapia jepet pas 48 orësh ajo nuk mund të evitojë paralizën).

Qëllimi i terapisë është të ri-oksigjenojë sa më shpejt penumbrën, të reduktojë edemën në indin e trurit. Kjo arrihet me ozon-terapi, e cila:

  • rrit clirimin e oksigjenit drejt indeve iskemike
  • pёrmirёson vetitё rheologjike tё gjakut
  • eliminon toksinat nga zona iskemike
  • aktivizon glycolizёn me rritje tё ATP dhe 2,3 DPG
  • ul me 10-12% cholesterolin total dhe 7-10% β-lipoproteinat.
  • ul me 12-15% koeficientin atherogenik

A. Insult iskemik i trajtuar nё mёnyrё konvencionale (pamje e crregullt e indit trunor)


B. Insult iskemik i trajtuar me ozon-terapi (pamje e rregullt e indit trunor)

Pamje të MRI së kokës: shihni diferencën e madhe midis një rasti të trajtuar në mënyrë konvencionale (A) dhe një tjetri të trajtuar me ozon-terapi (B)

Trajtimi: kombinon njёrёn nga format e aplikimit sistemik tё ozonit (AHTma, FO, RI) me terapinё konvencionale (nootropikё, Ca-bllokues, vitamina, antiagregantё, fizioterapi, etj)

Rezultatet pozitive duken qysh pas seancave tё para:

  1. Ulet intensiteti i dhimbjes sё kokёs
  2. Normalizohet gjumi
  3. Pёrmirёsohet oreksi
  4. Stabilizohet TA
  5. Ndjesi subjektive si “lodhje e kёndshme” apo “komfort i pёrgjithshёm” gjatё aplikimit tё ozonit sistemik

Disa kёshilla praktike:

  1. Pasi ke lexuar kёtё artikull bёni mirё tё lexoni apo rilexoni artikullin “Ozon-terapia nё crregullimet atherosklerotike”; vetёm atёherё do tё kuptoni se ozon-terapia ёshtё e pazёvendёsueshme nё parandalimin dhe trajtimin e katastrofave qё sjell atheroskleroza –sindroma iskemike e zemrёs, infarkti i miokardit, skleroza e trurit, insulti iskemik dhe endarteriti obliterant.
  2. Pёr t’i parandaluar tё gjitha kёto mjaftojnё dy cikle nё vit me nga 10-12 seanca ozoni sistemik. Kjo do ishte idealja, pasi pёrputhet me parimin universal tё mjekёsisё: ёshtё mё lehtё tё parandalosh se sa tё trajtosh.
  3. Megjithatё asnjёherё nuk ёshtё vonё. Le ta konkretizojmё me insultin iskemik. Ai pёrjetohet si njё dramё nga pacienti apo familjarёt e tij. Nёqoftёse vendoset diagnoza “insult”, atёherё ke 3-4 orё kohё pёr tё arritur nё “njёsinё e insultit” nё QSUT.
  4. Nёqoftёse e ke tё pamundur njё gjё tё tillё (je larg Tiranёs, etj) dhe ёshtё konfirmuar diagnoza “insult iskemik” (nё insultin hemorragjik nuk aplikohet ozon-terapia), atёherё kёrko ndihmёn e ozon-terapisё, e cila mund ta shpёtojё trurin nga pasojat e rёnda tё insultit. Sa mё shpejt tё fillojё ozoni sistemik, aq mё mirё, megjithatё nuk duhet vonuar mbi 48 orё – ky ёshtё treni i fundit !!!!!!
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 327 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Anesteziologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten