Peeling kimik (Pjesa e parë)
Peeling kimik eshte nje procedure ku ne siperfaqen e lekures aplikohet nje agjent kimik (eksfolues), i cili nxit nje reaksion kimik me qelizat e siperfaqes te lekures dhe con ne largimin e tyre nga lekura dhe si rrjedhoje rigjenerimin e saj. Peeling kimik eshte nje procedure dermatologjike qe aplikohet ne lekurat me probleme te tilla si: Akne, njollat e fytyres, melazmat, keratozat aktinike, ndihmon ne eleminimin e rrudhave dhe rinovimin e lekures se fytyres.
Agjentet kimike qe perdoren per peeling jane alfa hidroksi acide si acdi glikolik, ac salicilik, acidi trichloracetik, te cilet ne varesi te perqendrimit te tyre perdoren per te realizuar, peeeling siperfaqesore apo te thelle te fytyres.
Pelling kimik eshte nje procedure qe pergjithesisht duhet te kryhet nga nje mjeke dermatolog, apo personel mjekesor i specializuar per kryerjen e procedurave te tilla. Hapi i pare ne trajtimin e nje pacienti me peeling kimik eshte perjashtimi i komplikacioneve te mundeshme.
Pacientet me infeksione herpetike te fytyres apo infeksione te tjera bakteriale nuk duhet te realizojne peeling te thelle te fytyres por vetem peeeling siperfaqesor dhe gjate fazes se reabilitimit duhet te mjekohen perkatesisht me antiviral apo antibiotik, perqendrimi i agjentit kimik duhet te percaktohet edhe ne varesi te tipit te lekures (jane 6 tipe te lekures se sipas Fitzpatric), dhe sasise se yndyres ne fytyre (e thate, normale, mixe, e yndyrshme).
Klasifikimi i peeling kimik.
- Peeling kimik superficial
- Peeling kimik e mesem
- Peeling kimik e thelle.
Trajtimi i fytyres me ac glikolik 70%, peeling i thelle, para dhe 1 jave pas trajtimit. |
Indikacionet me te medha per peeling kimik jane.
- Rejuvenation (Rinovim) i fytyres.
Gjate trajtimit. | Pas trajtimit. |
sa kushton,po per pushin e bardhe cfare duhet te besh?
Dërguar nga soni, më 26 Mars 2013 në 16:57
Soni,
Per koston e procedures se peeling kimik ju mund te kontaktoni ne nr tim te tel. qe ndodhet ne profilin tim , persa i perket "pushit te bardhe" ju duhet te beni me perpara nje vizite dermatologjike per te percaktur shkakun e tij.
Faleminderit
Dërguar nga Dr. Ardiana Sinani, më 28 Mars 2013 në 03:51
Pershendetje,
Sa kushton peeling kimik i mesem per shenjat postacne ?
Dërguar nga Kristina Thomollari, më 11 Nentor 2017 në 17:08
Kontaktoni ne nr e tel .
Përgjigje nga Dr. Ardiana Sinani, më 12 Nentor 2017 në 13:52