Kriteret për konvertimin e diplomave të huaja në Shqipëri.
* Materiali eshte derguar nga Dr. Ledian Fezollari *
1.Cilat janë dokumentat që duhen për të konvertuar diplomën ?
- Kerkese drejtuar Drejtorise se Arsimit te Larte dhe Njohjes se Diplomave.
- Fotokopjen e diplomes ose certifikates ne gjuhen e vendit ku ka studiuar te perkthyer ne shqip dhe te noterizuara.
- Fotokopjen e listes se notave ne gjuhen e vendit ku ka studiuar, te perkthyer ne shqip dhe te noterizuar.
- Programin zyrtar te detajuar te studimeve dhe te konfirmuar nga institucioni ku ka studiuar dhe ka leshuar diplomen ose certifikaten, te perkthyer ne shqip dhe te noterizuar.
- Shtojcen e diplomes, (nese ka).
- Fotokopjen e pasaportes dhe certifikates origjinale lindje me fotografi.
- Certifikate martese (nese eshte i martuar)
- Formatimin e aplikimit te plotesuar ne origjinal.
- Mandat-pagesen.
- Dy fotografi.
2) Përse më shërben njohja e kualifikimeve të fituara jashtë vendit?
Për t’u regjistruar në një program studimi në një institucion të arsimit të lartë (IAL) në Shqipëri.
Kur aplikoni për një vend pune apo thjesht për t’u qartësuar në lidhje me mundësitë për shkollim apo punësim përmes krahasimit me nivelet e sistemit shqiptar të arsimit të lartë.
3) Sa zgjat procedura e njohjes?
Procedura e njohjes zgjat 45 ditë nga momenti kur dosja juaj konsiderohet e plotë. Procedura mund te zgjatet përtej këtij afati në rastet kur ka vonesa në kthimin e përgjigjeve nga institucione te tjera që lidhen me verifikimet e dokumentacionit të paraqitur nga aplikuesi.
4) Sa duhet të paguaj për njohjen e diplomës/diplomave të mia?
Ju duhet të paguani 2500 lek pranë njërës prej bankave të caktuara; shih linkun Njehsimi i Diplomave ne faqen kryesore te MASH, www.mash.gov.al.
5) A duhet të paraqesë edhe dokumentin e mbarimit të shkollës së mesme dhe/apo të ciklit të parë të studimeve universitare?
Si rregull, duhet të paraqiten vetë dokumentet për nivelin e studimit që dëshironi të njihni. Në raste të veçanta, SENJOD mund të kërkojë dokumentet për një nivel më poshtë nga ai që kërkoni të njihni.
6) A duhet të paraqesë dokumentet origjinale?
Ju duhet të paraqisni fotokopje të noterizuara të dokumenteve origjinale. Megjithatë, në raste të vecanta, SENJOD mund të kërkojë edhe paraqitjen e dokumenteve origjinale.
7) A duhet t’i përkthej dokumentet që kërkoj të njoh?
Dokumentet në gjuhët angleze, frënge dhe italiane nuk kanë nevojë për përkthim. Dokumentet në gjuhë të tjera duhet të paraqiten të përkthyera dhe të noterizuara.
8) A mund të bëni edhe konvertimin e notave?
SENJOD nuk bën konvertim të notave. Konvertimi i notave bëhet nga institucioni i arsimit të lartë ku dëshironi të pranoheni.
9) A do të merret parasysh përvoja e punës kur është fjala për njohjen e diplomave të huaja?
Jo, përvoja e punës nuk është pjesë e vlerësimit të kredencialeve akademike. Gjithsesi, në CV-në tuaj ju duhet të përfshinii edhe përvojën tuaj profesionale, sepse kjo ndihmon specialistët e njohjes të kuptojnë më mirë kontekstin e shkollimit dhe punësimit tuaj (veçanërisht në kuadrin e specializimeve afatgjatë në mjekësi, drejtësi, etj).
10) A mund të kërkoj rivlerësim nëse nuk jam dakord me njohjen?
Po, ju mund të kërkoni rishqyrtimin e vendimit të njohjes përmes një kërkese zyrtare drejtuar Komisionit të Njohjes së Diplomave brenda periudhës kohore të përcaktuar.
Aplikimi për njohje diplome.
Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:
- Formatin e aplikimit të plotësuar;
- diplomën ose certifikatën/vërtetimin e diplomimit;
- listën e notave ose suplementin e diplomës;
- dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit shqiptarë dhe të huaj;
- Mandatpagesën.
Dokumentet pranohen origjinalë ose, fotokopje të noterizuara.
Të paktën një nga dokumentet bazë që konfirmon diplomimin apo mbarimin e suksesshëm të kursit të studimit që do njihet, duhet të jetë i legalizuar me Vulën Apostille ose nga Ambasada Shqiptare, ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë.
Aplikimi duhet të dërgohet me postë në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të MASH.
Brenda 3 (tre) ditësh Sektori i Njohjes së Diplomave (SENJOD) informon aplikantin për mbërritjen dhe plotësinë e dosjes. Aplikimi nuk quhet i plotë nëse mungon një nga dokumentet e mësipërme.
Informimi mund të bëhet me email ose postë të zakonshme. Nëse komunikimi bëhet me e-mail, duhet të konfirmohet marrja e tij nga aplikanti.
Verifikimi i vërtetësisë së dokumenteve
SENJOD kryen verifikimin për të gjitha rastet, përfshi edhe njohjen e drejtpërdrejtë, të autenticitetit të diplomës alegjitimitetin e institucionit që e ka lëshuar.
Statusi dhe legjitimiteti i diplomes
Materialet shkresore ose të printuara për të gjitha verifikimet e kryera, depozitohen në dosjen e aplikantit.
Komsioni i Njohjes se Diplomes
Dosja e aplikantit i paraqitet Komisionit të Njohjes së MASH-it jo më vonë se 35 (tridhjetë e pesë) ditë nga mbërritja e saj në MASH, kur ajo është e plotë.
Brenda 1 (një) jave nga marrja e dosjes, Komisioni i Njohjes, mund të marrë vendim per njohje ose mund të vendosë t’ia kthejë dosjen SENJODit për plotësime të nevojshme në dokumentacion.
Në përfundim të procedurës aplikantit i lëshohet një dëshmi njohje nga MASH, jo më vonë se një javë nga përfundimi i procedurës. Dëshmia nënshkruhet nga Kryetari i Komisionit të Njohjes.
Në rastet e mosnjohjes së kursit të studimeve dhe kualifikimit të fituar, brenda 5 (pesë) ditësh nga përfundimi të procedurës për njohje, Kryetari i Komisionit njofton me shkrim aplikantin për mosnjohjen dhe arsyet përkatëse.
E gjithë procedura e njohjes së diplomave dhe certifikatave në MASH përfundon brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga dita kur dosja për aplikim është e plotësuar me dokumentacion e kërkuar sipas pikës 2.1 të këtij udhëzimi.