Dr. Yllka Themeli, Endokrinolog

Mosha

50 vjeç

Gjinia

Femër

Kombësia

Shqiptar

Telefon

0692930384

Celular

0672872167

Email

yllkathemeli@gmail.com


Website

KLINIKADIAMED.WIXSITE.COM


Specialitetet

Endokrinologji

Procedurat

Ekografi e gjendres Tiroide. Citopunksion i gjendres Tiroide nen ekografi.

Vendi i punes

Klinika Diamed, Rruga "Abdyl Frasheri", prane "Vesa" Center., Tirane
Kualifikime profesionale
Endokrinologe 2004 Tirane mjeke endokrinologe
Master ne endocrinologji 2008 Tirane Crregullimet e metabolizmit te glukozes ne te semuret me skizofreni
ekografia e gjendres tiroide 2006 Tirane egzaminimi ekografik i gjendres tiroide
doktoratura ne proces Tirane nefropatia diabetike : studim epidemiologjik dhe klinik
Përshtypje nga pacientet

pershendetje doktoreshe dua te bej nje pyetje,i dashuri im ka probleme me ereksion,nuk osht e mjaftueshme per me kry marredhenie ka qen te urologu ka bo analizat mir i kane dale po nji urolog ne prishtine me tha qe duhet me u drejtu tek endokrinologu ju lutem me ktheni pergjigje...faleminderit per mirekuptim

Dërguar nga tina, më 11 Mars 2014 në 15:19

Rasti duhet vleresuar nga afer, me vizite klinike dhe ndoshta edhe me disa analiza te gjakut, per te perjashtuar ose konfirmuar nje shkak endokrin. Nese keni mundesi te vini ne Tirane per konsulte, me kontaktoni ne telefon nje dite perpara per kliniken ku mund te shihemi. Cel im: 0672872167.

Dërguar nga YLLKA THEMELI, më 12 Mars 2014 në 11:51

Pershendetje doktoreshe. Une kam 15 vite pak a shume qe kam nje cikel jo te rregullt mestrual. Kam pire kontraceptive te shumte dhe kam bere kontrolle pafund per hormonet perkatese. Problemi ka rezultuar te prolaktina, eshte pak ne nivele te larta ndersa hormoni i tiroides eshte ne vlera normale. Kam nje vit qe po kerkoj nje shtatezani por nuk eshte bere e mundur. Mendoni qe eshte e nevojshme te bej nje rezonance te hipofizes per te pare a eshte problem i saj apo nje proces i mirefillt kimik i hormoneve. Ju lutem nese eshte e nevojshme mund edhe tju takoja. Gjithe te mirat!

Dërguar nga Ariel, më 25 Gusht 2014 në 18:58

Mendoj qe duhet te vleresojme edhe tregues te tjere, pervec prolaktines dhe funksionit te tiroides, per te konkluduar mbi crregullimet e ciklit dhe mundesine e nje shtatzanie. Per te kryer konsulten, ju lutem me kontaktoni ne: 067 28 72 167.
Dr.Yllka.

Dërguar nga Dr. Yllka Themeli, më 02 Shtator 2014 në 07:24

Pershendetje doktorreshe..babait tim sapo i zbuluan se ne gjendrat teroide eshte zhvilluar nje kokerr e i jep bllokim te frymemarjes nga nje ane e fytit e nuk mer frym normalisht e i jep dhimbje te medha fyti po ashtu dhe koke,,eshte kjo nje gje e keqe apo nje gje qe mund te kurohet??? cfar mund ta ndihmoj qe ti largohen dhimbjet??? Kam nevoj per ndime e mundesisht dhe takim per nje vizit e zgjidhje per kete problem ..Faleminderit

Dërguar nga Eralda, më 23 Tetor 2014 në 15:52

Kokrrat (noduset) e gjendres tiroide jane teper te shpeshta ne vendin tone, per shkak te mungeses se vazhdueshme te jodit ne popullate. Pergjithesisht jane te vogla dhe joproblematike, pasi nuk e crregullojne funksionin e gjendres. Gjithsesi, duke marre ne konsiderate simptomat qe me referoni per babain tuaj, mendoj qe duhet vleresuar me nje vizite klinike, ekografi, shintigrafi dhe, nese do te jete e nevojshme, edhe me vleresimin e qelizave te nodusit (per te perjashtuar pranine e nje kanceri te tiroides). Me kontaktoni per te lene takim ne cel tim: 067 28 72 167.

Dërguar nga Dr. Yllka Themeli, më 28 Tetor 2014 në 03:31

Pershendetje doktoreshe. Ju lutem mund te me thoni emrin e klinikes ku punoni dhe adresen, doja te beja nje konsulte dhe analiza pasi jam operuar njehere nga tiroidja dhe kam perseri probleme. Faleminderit.
Me respekt Rexhina Baci

Dërguar nga Rexhina Baci, më 21 Janar 2015 në 09:19

Pershendetje Dr. jam nke vajze 20 vjece dhe kam qene gjithmone pak leshatake . Rreth moshes 17 pata crregullime te ciklit ku gjithashtu pata shtim te qimeve ne pjese te trupit e fytyre . Mendova mos fajin e kishte crregullimi i ciklit . Bera te gjitha analizat e hormoneve por ishin ne norme . Mora si mjekim kontraceptive , diane35 dhe yaz . Jepnin efektin gajte perdorimit por qe problemi vazhdonte perseri kur nderpritej mjekimi 3 mujor . Tashme cikli eshte rregulluar me te veten . Por qimet vazhdojne dhe shtohen . Gjate perdorimit te kontraceptiveve vira re pakesim te qimeve , ato ihin me te holla e rriteshin me ngadale . Une nuk dua te marr perseri kontraceptive . Pasi trupi im e pati te veshtire ta merrte veten pasi behej nderpjrerja e tyre . Ju lutem me keshilloni nje mjekim

Dërguar nga Albana, më 02 Mars 2018 në 16:30

Ka dhe alternativa te tjera trajtimi per Hirsutizmin (pervec kontraceptiveve orale), vecanerisht per moshen tuaj. Nuk mund t'jua pershkruaj ne distance terapine, sepse kam nevoje t'ju vleresoj nga afer, bashke me analizat hormonale qe keni kryer me pare. Nese jeni e interesuar per konsulte ju lutem me kontaktoni per nje orar te mundshem.

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 04 Mars 2018 në 11:21

Ju lutem jam e brengosur kam ba sincigrafin me ka dal nodus hiperfunksional mjeku me dha me oerdor letrox 50mg une kam dhimt te kok dhe tension te qrregullt a kam terapin e duhur

Dërguar nga linda, më 03 Mars 2018 në 01:25

Nese nodusi ne shintigrafi eshte vertet hiperfunksionant (jo hipofunksionant), aktualisht jeni duke perdorur mjekimin e gabuar. Nderpriteni menjehere terapine me Letrox dhe me kontaktoni per nje konsulte. Na nevojitet pergjigja e shintigrafise dhe cdo analize tjeter qe keni kryer lidhur me tiroiden, ne menyre qe te percaktojme terapine e duhur per ne vazhdim.

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 04 Mars 2018 në 11:25

pershendetje ! Jam 62 vj dhe qe ne moshe te re jam kuruar per tiroide. Ne moshen 30 vj jam kuruar per hipertiroide (puls sh i larte) Qe atehere pulsi ka qene normal por ne moshen 46 vj bera eko & TSH dhe ishte sh nen norme,me dha dr letrox e piva gati 2 vjet, bera 3-4 vite pa mjekim dhe kur bera eko ishte strume e rritur dhe tsh prap sh nen norme. Duke filluar ndjekje serioze rregullisht me eko e analiza, fillova te bej noduse, here 1 e here me shume, derisa pa numrim, dhe dr prap nuk me dha kurre mjekim apo vendim operimi, deri para 1 viti e gjys bera antitrupat tpo & tg e rezultuan te rritura, ndersa eko pa noduse. Tani prap jam pa mjekim nga tsh e ulet ( mgjse ka filluar te rritet paksa me rritjen e antitrupave) por jam e frikesuar per probleme tjera qe do me pasojne nga hashimoto, qe variojne nga fenomeni reinaud, zverdhje edhe lekure qe rri sh vigjilente me analiza te mundshme, por gjsesi jam e frikesuar per ecurine e semundjes, te lutem me jep nje shprese apo zgjidhje edhe ne kliniken tuaj po te jete e mundur, ju flm

Dërguar nga drita mesi, më 11 Prill 2018 në 11:10

Pershendetje Drita!Ne radhe te pare duhet konfirmuar nese eshte vertet Tiroidit Hashimoto, apo problem autoimun me mbiprodhim te tiroides(Graves),nisur nga fakti qe TSH juaj rezulton vazhdimisht nen norme, edhe pa mjekim.Per nje opinion me te sakte mund te me kontaktoni per konsulte. Cel: 0692930384

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 19 Prill 2018 në 08:14

Pershendetje Dr. Yllka! Une jam nje studente fizioterapie ne vit te pare. Para disa ditesh teksa po lundrona ne net pashe nje foto te nje vajze e cila shfaqej me sindromen kushing. Efektet e kesaj sindrome ishin nje e ngritur nuk e di nese mund te themi nje kifoze ne pjesen cerviko-torakale, push ne fytyre, fytyre te rrumbullakosur ose sic thuhej dhe aty lunata, shtim peshe ne pjesen abdominale, stila dhe te nxira lekure. Te gjitha keto efekte i zoteroj dhe une. U shqetsova per kete fakt dhe vendosa te beja analizen per te pare nivelin e kortizolit ne organizem i cili doli te ishte 473.6 nmol/L nga norma(171-536nmol/L ne 08:00. U be gati kater vite qe un shtoj peshe ne menyre te pashpejgueshme dhe do ta vlersoja shume konsulten tuaj!

Dërguar nga Emi Baku, më 11 Korrik 2018 në 12:04

Pershendetje! Shtimi ne peshe ne menyre te pashpjegueshme ka disa shkaqe, nje nder te cilat eshte edhe Sindroma Cushing. Gjithsesi,edhe kete te fundit nuk mund ta perjashtoje nje dozim i vetem i kortizolit. Per sqarim me te detajuar mund te kontaktoni ne 069 29 30 384, qe te rezervoni orarin per nje konsulte.

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 19 Korrik 2018 në 02:55

Kam problem me krahun e majte dhe qafen me dhembin shume edhe gjoksi me dhemb jam 34 vjeq kam bere 4 eko per gjoksin edhe me ka dal mire po tani nuk di ku te drejtohem cfare vizite te baj falemindeeir

Dërguar nga Alba , më 17 Korrik 2018 në 17:36

Pershendetje! Fillimisht duhet te beni nje radiografi cervikale (te qafes) ne dy projeksione, te cilen duhet ta konsultoni me nje mjek Reumatolog. Pergjithesisht, problemet qe referoni i takojne kesaj fushe. Gjithsesi, nese kjo rezulton normale, me kontaktoni ne 069 29 30 384 per t'u konsultuar nga afer.

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 19 Korrik 2018 në 03:00

Persh. A mund tju tregoj pergj e analizave qe tme jepni nje pergj se cfar ilaci duhet te mar

Dërguar nga Rudi, më 20 Korrik 2018 në 10:05

Po,patjeter. Mund te m'i dergoni ne whats up ose viber ne 0692930384.

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 05 Shtator 2018 në 02:59

Pershendetje jm 26 vjece dhe nga ecografija me kan dal kokrra ne teoride te zmadhuara me cm dhe me than qe duhet te bej analizen e FMA,cfar me keshilloni flm

Dërguar nga Vito, më 14 Gusht 2018 në 08:18

Varet cfare strukture kane kokrrat, dhe cfare madhesie. Gjithsesi, nese mjeku qe ju ndjek jua ka rekomanduar kete procedure, mire eshte qe ta beni. Nuk eshte e dhimbshme, dhe nuk ka asnje rrezik per ju. Mjafton te kryhet nga profesioniste me pervoje ne kete drejtim.

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 05 Shtator 2018 në 03:01

Pershendetje Dr.Yllka,motra ime vuan nga tiroiditi hashimoto,dhe,edhe pse po trajtohet me ilace,nuk po i ikin simptomat qe ka patur qe ne fillim.Ju lutem me thoni dot dicka sesi mund ta mbaje stabel?Sepse me duket sikur po perkeqesohet si nga ana nervore,por edhe nga simptomat e tjera ne trup,si marrje mendsh,lodhje e tepruar,dhimbje koke te medha,me raste edhe mjegullim shikimi(se di nese te gjitha keto jane simptoma te tiroides).Faleminderit!

Dërguar nga Shqipe, më 24 Gusht 2018 në 13:37

Pershendetje! Simptomat qe ju permendni vazhdojne te shqetesojne pacientin nese funksioni i tiroides nuk eshte krejtesisht i stabilizuar me ilacet qe merr.Per kete,duhet nje konsulte me Endokrinologun pasi te vleresohet TSH dhe antitrupat.

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 27 Shtator 2018 në 12:29

Pershendetje. Jam 22 vjeçare. Dermatologu me ka udhezuar t'i beje keto analiza pas nje problemi me akne ne lekure (te cilat here me shfaqen here zhduken ne pjesen e shpines) Analizat: TSH, ECHO e gjandrres tiroide, 17OH progesteroni, FSH, Prolaktina dhe Free testosteroni. Gjandrra tiroide ka dale ne rregull. Prolaktina eshte bere ne tre faza çdo 20 min e para 750.3, e dyta 492 dhe e treta 352. Duke e pasur parasysh qe kam qene ne fazen luteale kur jane bere analizat keto jane rezultate tjera: FSH 3.51 , LH 12.5 , TSH 2.52 , dhe 17 OH progesteron 1.40 .
Pas ketyre endokrinologu me ka udhezuar qe te vazhdoje tre muaj me tableta Diane 35. Dhe nje endokrinolog tjeter me ka udhezuar te vazhdoje me Dostinex 50mg 1/2 nje here ne jave tre muaj. Mua nuk me duket e arsyeshme perdorja e tabletave Diane 35 pasi kam marre informacione qe keto tableta nuk kane te bejne me rregullimin e prolaktines, por vetem me rregullim te hormoneve te cilat sipas rezultateve te analizave mua nuk me duken qe i kam te çrregulluara. Ju lutem pres pergjegje nga ju sepse jam e e shqetesuar per punen e prolaktines se larte sepse kam lexuar shume gjera ne internet qe hyperprolactina shkakton probleme serioze ne te ardhmen. Ju faleminderit shume.

Dërguar nga Vesa, më 31 Gusht 2018 në 07:35

Pershendetje! Prolaktina e larte duhet te trajtohet pasi kerkohet nje shkak i mundshem i saj. I pari qe duhet perjashtuar (ose konfirmuar) eshte nje problem ne nje gjender qe gjendet ne tru (hipofize), i cili jep ritje te nivelit te prolaktines ne gjak.Mendoj qe duhet te beni nje rezonance magnetike te kokes, te fokusuar ne regjionin hipotalamo-hipofizar, per te konkluduar mbi mundesine e nje Prolaktinome.Per me shume info mund te me kontaktoni ne 0692930384.

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 27 Shtator 2018 në 12:36

Pershendetje! Babit tim i ka dal nje gjender ne zonen e teroides, sesht as e bute as e forte.Ne fillim mori pak zhvillm ndersa tn ka filluar te zvoglohet. I vetmi shqetesim qe ka eshte djersitja pas qafes.Doja te dija nese eshte shqetesuese kjo gje?!

Dërguar nga Ina , më 23 Shtator 2018 në 04:57

Pershendetje! Fakti qe eshte zvogeluar vetvetiu eshte shenje e mire. Gjithsesi,per te mos e neglizhuar, do te ishte mire te vleresohej me ekografi dhe ndoshta edhe me analiza hormonale, meqe ka problemin e djersitjes. Per me teper info mund te me kontaktoni ne 0692930384.

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 27 Shtator 2018 në 12:39

Mund te bej nje pyetje doktoresh

Dërguar nga Klotild kapaj, më 27 Shtator 2018 në 08:48

Patjeter!

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 27 Shtator 2018 në 12:39

Pershendetje doktoresh. Une vuaj nga tiroidit hashimoto edhe vazhdoj te marr mjekimi. Heren e fundit qe i kam e bere analizat kisha anti tpo 366. Kurse kete here ishte ne vlerat 880 ndersa hormonet e tjerat ishin brenda normes. Mjekimi qe marr eshte 200 mg selenium edhe 50 mg letrox, mirepo kam nje renie flokesh te vazhdueshme. Si mendoni ju?

Dërguar nga Era, më 17 Nentor 2018 në 13:52

Pershendetje Dr Yllka ,kam reth tre vite qe kam shtim oreksi dhe kam marr rreth 25 kile brenda kaq kohesh dhe problemi qendron qe kam.dhe enjtje gjymtyresh te duarve te kembeve dhe dhimbje ne kemb kur eci ose kur cohem nga krevati ,lodhje ndjej vazhdimisht dhe perqendrim i ulet gjat mesimit ,mendoni se ndikon hormoni i tiroides ne kete problem ? Cfare me keshilloni te bej ? Ju faleminderit

Dërguar nga Xhoi, më 17 Gusht 2019 në 05:50

Pershendetje Xhoi! Shqetesimet qe me pershkruani mund te kene lidhje me hormonet e tiroides, kur ato nuk prodhohen mjaftueshem. Ju keshilloj te konsultoheni me nje mjek Endokrinolog. Nese jeni e interesuar te konsultohemi se bashku, me kontaktoni ne 0692930384.

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 17 Gusht 2019 në 14:56

Pershendetje Dr Yllka ,kam reth tre vite qe kam shtim oreksi dhe kam marr rreth 25 kile brenda kaq kohesh dhe problemi qendron qe kam.dhe enjtje gjymtyresh te duarve te kembeve dhe dhimbje ne kemb kur eci ose kur cohem nga krevati ,lodhje ndjej vazhdimisht dhe perqendrim i ulet gjat mesimit ,mendoni se ndikon hormoni i tiroides ne kete problem ? Cfare me keshilloni te bej ? Ju faleminderit

Dërguar nga Xhoi, më 17 Gusht 2019 në 05:51

Pershendetje! Perpara se t'i nenshtroheni nje diete te personalizuar per te humbur kilogramet, duhet te vleresoni patjeter tiroiden. Te gjitha shqetesimet qe keni jane simptoma qe mund te shfaqen ne semundjet e tiroides. Per te rezervuar nje takim, mund te me kontaktoni ne 0692930384.

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 30 Shtator 2019 në 02:54

Pershendetje doktoresh, jam 20 vjecare dhe jan bere gati nje vit qe po me dalin qime ne zonen e mjekrres dhe qafes. Gjithashtu edhe qimet ne trup me jan shtuar shum sa qe me kan dale edhe ne pjeset e trupit ku skam pas kurr. Kam probleme edhe me akne ne fytyre dhe trup. Ciklin e kam te rregullt, rrall ndonjeher qe me vonohen 4 ose 5 dit. Jam e shqetesuar shum per qimet qe me dalin sepse sapo i heq me dalin menjeher neser.

Dërguar nga Qendresa, më 29 Shtator 2019 në 16:56

Pershendetje! Duhet te vleresoheni per crregullime te mundshme hormonale, qe shkaktojne hirsutizem, pucrra,renie te flokeve, etj. Per te rezervuar nje konsulte paraprake, ju lutem me kontaktoni ne 0692930384.

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 30 Shtator 2019 në 02:39

Pershendetje doktoresh, jam 20 vjecare dhe jan bere gati nje vit qe po me dalin qime ne zonen e mjekrres dhe qafes. Gjithashtu edhe qimet ne trup me jan shtuar shum sa qe me kan dale edhe ne pjeset e trupit ku skam pas kurr. Kam probleme edhe me akne ne fytyre dhe trup. Ciklin e kam te rregullt, rrall ndonjeher qe me vonohen 4 ose 5 dit. Jam e shqetesuar shum per qimet qe me dalin sepse sapo i heq me dalin menjeher neser.

Dërguar nga Qendresa, më 29 Shtator 2019 në 16:57

Pershendetje doktoresh, si kaluat?
Doja tju beja nje pyetje nqs mund te me pergjigjeshit. Jam nje djale 27 vjec, po kurohem prej disa muajsh nga hipotiroidizmi autoimun, qe nga marsi i ketij viti se atehere zbulova qe vuaja, me kane dale fillimisht TSH 8.2 dhe anti TPO 350, kam patur fillimisht lodhje, ankth dhe dridhje trupi, dhe shume mungese perqendrimi e fokusimi, koken si ne mjegull gjate gjithe kohes, dhe pak probleme e me memorjen. Kam marr fillimisht euthyrox 50 mg 1 kokerr, dhe merrja nderkohe e 1 kokerr serenamente te keshilluar nga nje mjek i pergjithshem per qetesim para se te diagnostifikohesha me tiroidet. Pas 1 muaji bera kontrollin e radhes, TSH 1.7 dhe anti TPO 349, vazhdova euthyrox 50 mg 1 kokerr, dhe 1 vagostabyl ne darke qe te me ndihmonte sadopak me ankthin, ne vend te serenamente. Pas 3 muajsh kontrolli i radhes, TSH 0.13 dhe anti TPO 304, vazhdova euthyrox 1 kokerr 50 mg dhe vagostabyl 1 kokerr ne darke (ka pas raste kam pire e 2-3 vagostabyl ne dite kur s'ndihesha mire), por kesaj radhe me shtuan dhe tirolux 1 kokerr ne dite. Pas 1 muaji kontrolli i radhes (para nja 3 javesh), TSH 5.97 dhe anti TPO 324, dhe gjate kesaj kohe kam patur serish simptoma me te forta, ndonjehere ankth deri ne panik, me rrahje te forta e shpejta zemre dhe koka me mjegull se zakonisht gati ne humbje ndergjegje (aq sa dukej sikur do vdisja, e tille dhe aq e forte ishte ndjesia) dhe mund te ishin disa dite rresht ku thjesht me dukej sikur po mbijetoja dita dites, nuk e kisha te gjate, dhe nuk me shijonte gati asgje, ose raste kur gati humbja ndergjegjen e me vinte si per te fiket. Mu la doza gati e njejte, 1 kokerr euthyrox 50 mg, 1 vagostabyl ne darke, vec tirolux mu shtua nga 1 kokerr ne dite, 2 kokrra ne dite. Duke qene se kam patur simptoma te forta, sidomos nje nate qe me ka kapur ankth/panik dhe zgjati goxha, bera e nje konsulte me nje neurolog (para nja 10 ditesh), e me tha te ndaloj vagostabyl, dhe me dha passiflora 250 mg 2 kokrra ne dite, dhe clonazepam 2 m

Dërguar nga Lemi, më 13 Tetor 2019 në 09:59

Pershendetje!
Mendoj qe situata juaj eshte perkeqesuar nga Tirolux, qe e keni filluar me pas. Meqenese permban jod, ky produkt e sforcon tiroiden me Hashimoto (sepse ju keni diagnozen Tiroidit Hashimoto) dhe perkeqeson simptomat. Ju keshilloj ta nderprisni! Per cdo sqarim tjeter, ose konsulte, mund te me kontaktoni ne 0692930384.

Përgjigje nga Dr. Yllka Themeli, më 15 Tetor 2019 në 05:53
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten