Dërguar nga:

IVF apo ICSI? (Pjesa e parë)

Cila teknikë duhet përdorur gjatë Fekondimit In-Vitro : Fertilizim "Klasik" apo Mikroinjeksion (ICSI)?!

Me shume gjasa shumë po vrasin mendjen që nuk jemi duke folur për të njëjtën gjë? Fertilizimi In-Vitro është një dhe cfarë është diferenca midis këtyre dy togfjalëve. Ka ardhur momenti që kur flasim për Fekondimin In-Vitro (IVF) të futemi pak më thellë duke rritur edhe edukimin e pacientëve që jeta i ka sjellë të përballen me këtë proçedure.

Për më tepër u nisa në kryerjen e këtij shkrimi pasi disa kohë me parë nga organizata europiane e riprodhimit human dhe embriologjisë (ESHRE) u raportua se në Shqipëri kryhet 100% teknika e ICSI-t. Duke qënë se në Shqipëri NUK ka një regjistër kombëtar për raportimin e proçedurave të IVF që kryhen, kushdo që ka raportuar këtë të dhënë e ka bërë me hamendje.

E para duhet shpjeguar se ka dy mënyra në IVF për të bashkuar dy qelizat që sigurojnë vazhdimin e jetës, pra Oocitet ose vezët që prodhohen nga vezorja e gruas dhe spermatozoideve që prodhohen nga testikujt e meshkujve:

  1. Fertilizimi "klasik" – në kushte të veçanta, veza dhe një sasi e caktuar spermatozoidesh lihen bashke dhe pritet që veza ta zgjedhë vetë spermatozoidin e duhur. Kjo teknikë është praktikisht sikur ndodh bashkimi në rruge natyrale.
  2. Injeksioni intra-citoplasmik i spermës (ICSI) – me anë të kësaj teknike jemi ne që përzgjedhim spermatozoidin me parametra morfologjikë më afër normës dhe e "vendosim" në citoplazmën e vezës.

Duhet theksuar që këto teknika nuk janë shpikje të orëve të fundit por janë të njohura prej kohësh. Fertilizimi "klasik" ka qënë teknika e parë e përdorur që në beben e parë të konceptuar me Fekondim In-Vitro, më 1978. Kjo teknikë bashkimi të qelizave kryhet kur arsyeja e Infertilitetit nuk është ulja e parametrave të spermës dhe një shembull është kur arsyeja është bllokimi i Tubave të Fallopit te gruaja.

Në fillim të vitem 90 u zgjidh edhe problemi tek çiftet që si arsye infertiliteti kanë uljen e parametrave të spermës duke perfeksionuar dhe future në përdorim rutinë teknikën e ICSI-së.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 636 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Embriologji Klinike
Komente nga lexuesit

Persh. Doktor kur mund te rekomandohet nje fertilizem? Une kam 3 vjet qe provoj ne menyre natyrale edhe deri tani asgje. Jemi rekomanduar ne mjek ktu gjermani por nuk na i kan dhen akoma si sugjerim..momentalisht un nuk mundem per kte sepse sapo kam bere nje nderhyrje kirgjikale per heqjen e mioma edhe nuk e di sa kohe zgjat sherimi. Deshira per nje femije esht shumm e madhe. pas sa kohesh mund te behet edhe perafersisht sa kushton ne shqiperi?faleminderit shum nese e lexon edhe me kthen nje pergjigje

Dërguar nga Ana, më 19 Nentor 2017 në 17:20

Znj. Ana pershendetje,
Jane disa detaje te historise suaj qe me mungojne dhe per kete mund te me shkruani ne e-mail (marselhaxhia@yahoo.it). Ne parim pas heqies se miomes duhet pritur rreth 8-12 muaj. Gjithsesi nuk e di madhesine dhe pozicionin e miomes. Gjermania nuk eshte vendi ideal per IVF per shkak te legjislacionit dhe protokolleve shume strikte qe kane.
Ju uroj tju shkoj mbare dhe per cdo sqarim me shkruani lirisht!

Përgjigje nga Dr. Marsel Haxhia, më 19 Nentor 2017 në 23:58
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten