Pёrzgjedhja e embrionit mё tё mirё pёr tu transferuar nё njё program Fekondimi In-vitro.
Gjatё fekondimit in-vitro (IVF) ka tre fakte me rёndёsi nё arritjen e shtatzёnisё: shkalla e ndarjes sё embrionit, cilёsia morfologjike dhe numёri i embrioneve tё transferuar. Pas marrjes sё vezёve, maturimi i vezёs dhe morfologjia e saj janё parashikues fillestarё tё mirё pёr mundёsinё e tё paturit embrione pas injektimit intra-citoplazmik tё spermёs (ICSI).
Prej lindjes tё gjitha vezёt janё tё ndaluara nё njё nivel tё hershёm (profaza I) tё ndarjes sё parё mejotike e njohur si oociti primar (folikuli primordial). Me hyrjen nё pubertet, pёrgjatё çdo cikli menstrual, ditёn pёrpara ovulimit gonadotropinat e hipofizёs stimulojnё pёrfundimin e mejozёs sё parё. Oociti sekondar ёshtё nё mejozёn e dytё ( shfaqia e trupit tё parё polar) por i ndaluar nё metafazё dhe NUK do tё vazhdojё mё tej nёse nuk ndodh fertilizimi.
Gjatё fertilizimit mejoza e 2-tё pёrfundon duke formuar trupin e dytё polar.
Nё momentin e marrjes sё vezёve gjatё IVF mund ti kapim vezёt nё tre faza zhvillimi : Vezikula Germinale (GV), Mejoza e I (M1)dhe Mejoza e II (M2). (Fig.1)
Fig.1 Foto tё marra nga laboratori i Embriologjisё nё Spitalin Amerikan, Tiranё. A- vezё nё fazёn GV; B- vezё nё fazёn M1; C- vezё nё fazёn M2.
Kёto janё pamje mikroskopike tё oociteve tё cilat ne i klasifikojmё si mature fazёn M2 dhe jo mature fazёn GV dhe M1. Nga vezёt nё fazёn M2 pritet fertilizimi pas ICSI por ne nё praktikёn tonё nё Spitalin Amerikan e kryejme ICSI-n edhe pёr vezёt M1 pёr tё rritur shkallёn e fertilizimit, megjithёse ёshtё e provuar qё kjo e fundit ёshtё shumё mё e ulёt se te vezёt M2.
Ka njё tendencё tё pёrgjithёshme pёr ti kushtuar pak rёndёsi morfologjisё sё vezёs nё proçesin e pёrzgjedhjes sё embrionit pёr tё transferuar. (Ebner et al., 2006a). Mendohet dhe ёshtё sugjeruar se cilёsia e oocitit do tё ketё njё impakt nё shkallёn e implantimit dhe tё shtatzёnisё klinike (Serhal et al., 1997; Loutradis et al., 1999). Gjithёsesi kjo ёshtё njё temё e debatueshme edhe sot. Pёr lehtёsu studimi dismorfizmi i oociteve ndahen nё anomali ekstra-citoplazmike dhe citoplazmike (Mikkelsen and Lindenberg, 2001; Ebner et al., 2006a).
Nё anomalitё ekstra-citoplazmike pёrfshihen ndryshime tё formёs, tё ngjyrёs, pёrmasa e zonёs periviteline, anomali tё trupit polar ose tё zona pllucida. Nё dismorfizm-at citoplazmik pas stimulimit ovarian pёr IVF, dy tipe janё anomalishё janё raportuar se kanё njё influencё negative nё fatin e mёtejshёm tё vezёs: se pari Ebner dhe bashkёpuntorёt e tij (nё vitin 2005) gjetёn se kishte njё ulje tё rёndesishme tё fertilizimit nё vezёt qё kanё njё vakuolё me diametёr mё tё madh se 14 µm dhe sё dyti, Otsuki dhe bashkёpuntorёt e tij (nё vitin 2004) tregoi se prania e agregateve tё rrjetit endoplazmatik tё lёmuar nё citoplazёm shoqёrohet me ulje tё mundёsisё pёr tё pasur njё shtatzёni tё suksesshme.
Si pёrfundim mund tё themi se pjekuria e vezёs nё momentin e marrjes pas stimulimit ovarian dhe dismorfizmat citoplazmatik si prania e vakuolave me diametёr > 14 µm dhe prania e agregateve tё rrjetit endoplazmatik tё lёmuar nё citoplazёm janё parashikues shumё tё rёndёsishёm pёr ecurinё e mёtejshme tё vezёs dhe tё pёrzgjedhjes sё embrionit pёr transferim.
Pas kryerjes sё proçedurёs sё ICSI-t ne mund tё vёmё re shenjat e fertilizimit 18-22 orё pas ICSI-t. Nё kёtё fazё prania e pronukleuseve kёndё-drejtё me njeri-tjetrin dhe/ose ndarje tё hershme ёshtё shenje e cila tregon qё embrioni ka mundёsi mё tё mira pёr tu implantuar. Ne mudn tё shikojme zhvillimin e ditё sё 2-tё, 48 orё pas ICSI-t, 2-4 qeliza, dhe 72 orё pas ICSI ёshtё faza e ditёs sё tretё me 6-8 qeliza. Faza e ditёs sё pestё tё embrionit arrihet vetёm nga embrionet me cilёsi mё tё mirё. (Fig.2) Fakti se embrioni arrin fazёn e blastokistit ёshtё njё tregues pёr mundёsi tё lartё pёr shtatzёni.
Fig.2. Foto tё marra nga laboratori i Embriologjisё nё Spitalin Amerikan, Tiranё. A- embrioni 18-20h pas ICSI, faza e pronukleuseve; B- embrioni 48h pas ICSI, faza e 2-4 qelizave; C- embrioni 36h pas ICSI, ne fazёn e 6-8 qelizave; D- embrioni nё ditёn e pestё, faza e blastokistit.
Karakteristika shumё tё rёndёsishme nё vlerёsimin e cilёsisё sё embrionit para transfertёs janё: shkalla ndarёse- ndarja duhet të jetë sipas fazës në të cilën është embrioni, pёrmasat e blastomerёve- përmasat e tyre duhet të jenë të barabarta midis tyre, niveli fragmentimit - është provuar se niveli i fragmantimit < 10% nuk ndikon në shkallën e shtatzanisë dhe trashёsia e zona pellucida-s – e cila nuk duhet të jetë më shumë se 10 µm.
Tё gjitha sa u tha mё lartё praktikohen nё punёn tonё tё pёrditshme nё Spitalin Amerikan duke arritur nё suksese tё rёndёsishme. Nё mbi 600 cikle trajtimi me fekondim in vitro nё 2 vjet e gjysёm kemi mundur tё kemi njё shkallё fertilizimi 67%, njё shkallё shtatzёnie 51% dhe shkallё lindjesh prej 73%.
Te gjitha keto rezultate kanё ardhur edhe si pasoje e ndjekjeve tё protokolleve mё tё mira ndёrkombetare tё pёrzgjedhjes sё embrionit apo embrioneve mё tё mira pёr tu transferuar. Pёrcaktimi i ditёs sё transfertёs dhe numёrit tё embrioneve pёr tu transferuar ёshtё gjithashtu njё vendim qё i pёrshtatet çdo pacienti nё veçanti tё rastit klinik qё paraqet.
mjek shume i mire dhe i perkushtuar me shpirt
Dërguar nga ari, më 25 Nentor 2014 në 08:38