Glaukoma (Pjesa e parë)
Përkufizimi
Glaukoma është një term që përshkruan një grup të çrregullimeve të syrit që karakterstikë të përbashkët kanë rritjen e presionit të lëngut të syrit (humour aqueous), që quhet presioni intraokular.
Anatomia e syrit
Syri është një glob asimetrik.
Pjesën e përparme të syrit e përbëjnë:
- irisi – pjesa e pigmentuar
- kornea – shtresa mbi iris
- pupila – hapja cirkulare e zezë që lejon hyrjen e dritës
- sklera – pjesa e bardhë
- konjuktiva – shtresa e hollë që mbulon pjesën e përparme të syrit përveç kornesë
Pak nën iris dhe pupillë gjendet lensi (thjerrëza e syrit).
Syri është i mbushur me gjel që quhet vitreous.
Syri është i mbështjellur nga tri shtresa:
- Sklera (shtresa e jashtme)
- Koroidea (shtresa e mesme)
- Retina (shtresa e brendshme)
Presioni normal introkular
Presioni intaokular i syrit matet me milimetër shtyllë të zhivës. Vlerat normale te presionit intraokular janë 12-22 mmHg.
Fiziologjia e qarkullimit normal të lëngut të syrit.
Lëngu i syrit ( humor aqueous) prodhohet nga procesuset ciliare të syrit,pastaj ky lëng kalon në dhomëzën e pasme të syrit më tutje përmes pupilles kalon në dhomëzën e përparmë të syrit, nga këtu rrjeta trabekulare përmes kanalit të Schlemm-it drenon këtë lëng në pleksusin skleral dhe në qarkullimin e gjakut.
Nervi optik
Rritja e presionit introkular mund ta dëmtojë të pamurit në syrin e afektuar dhe mund të shpiejë në verbim të plotë nëse nuk trajtohet. Deri te humbja e të pamurit vie për shkak të dëmtimit të nervit optik i cili dërgon sinjale të rë pamurit nga syri deri tek truri.
Klasifikimi
Glaukoma klasifikohet në dy kategori:
- Glaukoma me kënd të hapur
- Glaukoma me kënd të mbyllur
*Kendi i referohet hapësirës mes kornesë dhe irisit – këndi irido-korneal,përmes të cilit lëngu i syrit duhet te rrjedhë për tu larguar përmes rrjetës trabekulare në qarkullimin e gjakut.