PERKUFIZIME DROGAT HALUÇINOGJENE, DROGAT E SINTEZËS DROGA DHE LUFTA KUNDER SAJ KLASIFIKIMI I DROGAVE DROGIMI RRUGËT E MARRJES SË DROGAVE PAK HISTORI CANNABIS SATIVA (KËRPI) OPIATET KOKAINA AMFETAMINAT DHE SUBSTANCAT E NGJASHME HALUÇIONOGJENËT BENZODIAZEPINAT – BZD LËNDËT E REJA PSIKOAKTIVE

LËNDËT E REJA PSIKOAKTIVE

Gjatë këtyre viteve të fundit, nëpërmjet Sistemit të Alarmit Paralajmërues të BE (EU Early Warning System – EWS) janë sinjalizuar pesë produktet të bimëve psikoaktive. Speciet e bimëve të detektuara prej sistemit nuk janë objekt i një kontrolli ndërkombëtar, por mund të kontrollohen prej shteteve anëtare të BE.

Këto specie janë:

KAVA

Kava, kawa, kava-kava ose kawa-kawa, është një bimë shkurre me origjinë nga Pacifiku Jugor e Perëndimor. Ajo njihet nën emrin «awa» në Hawai, «’ava» në Samoa dhe «yaqona» në Fixhi.

Në dukje si piperi, që e konfirmon dhe shija e saj, emri i saj shkencor është Piper methysticum.

Kava është përdorur që nga kohë që nuk mbahen mend në jetën religjioze, kulturore dhe shoqërore të ansamblit të ishujve të Pacifikut. Nuk duhet ngatëruar me Kava (Pometia pinnata), frut i vogël ushqyes sferik, i gjelbër i një peme të familjes së halorëve, me origjinë nga ishujt e Pacifikut.

Në Perëndim, Kava përdoret si çaj për të luftuar simptomat e stresit, shqetësimin dhe depresionin.

Me doza jo homeopatike, Kava është pak a shumë e ndaluar në një numër vendesh, si p.sh. Franca, për rreziqet e infeksionit hepatik akut që mund të sjellë.

Gjithashtu, përdorimi i Kava-s, cilado qoftë përgatitja, mund të çojë pas një kohe të gjatë në turbullime të shikimit dhe në një moskoordinim motorrik, që mund të shkojë deri në sindromën e Parkinsonit.

Kava mund të përgatitet për tu përtypur, pilulë, apo duke e reduktuar industrialisht në pluhur.

Në princip, Kava nuk të bën të varur dhe nuk të bën të mësuar me të.

Në vendet e origjinës, konsumimi i saj është bërë ritual dhe rregullohet nga zakone. Ta ndash atë është një akt miqësie, biles një proverb thotë: «Nuk mund ta vrasim menjëherë dikë me të cilin ne sapo kemi pirë Kava».

Një përgatitje më moderne u bë popullore prej «Kava bareve», të quajtur gjithashtu «nakamal», term që përshkruan në origjinë një vend tabu ku gjendeshin burrat rreth orës 17.00 për të konsumuar Kava. Në këtë përgatitje, rrënja e Kava-s thahej e pastaj reduktohej në pudër dhe ruhej. Kjo pudër ndonjëherë përzihej me lecitinë (një lipid) gjatë përgatitjes para konsumimit. E zhytur në ujë, përzjerja kalohej në një përzjerës, pastaj filtrohej. Pulpi në filtër presohej dhe pastaj rizhytej disa herë, para se të përdorej. Ndonjëherë, lëngut i shtohen ingredientë të tjerë si lëng i kokosë, sheqer, qumësht i sojës, kakao ose citronelë.

Në disa tribu, përdorimi i Kava-s është i shenjtë dhe i ndaluar për femrat.

Në disa tribu të Tanas, femrat mund të konsumojnë në raste shumë të veçanta, të përcaktuara nga «Man blo Kustom» (burri i zakonit me bichelamar).

Diku tjetër përveç Pacifikut, Kava konsumohet gjithmonë e më tepër ose me kapsula xhelatinoze ose, shumë më shpesh, në formën e qeskave ose kutive me pudër, emri gjenerik e popullor i të cilave është “Neskava” ose “Neskawa”. Efektet e “Neskava” janë shumë më pak të forta se sa kur pija nxirret direkt nga rrënja e bimës.

Për të krijuar një ide të këtyre efekteve, shumë të këndshëm, duhet, për pasojë të blesh rrënjët në treg, t’i bluash me ujë dhe ta konsumosh shpejt, pa e tejkaluar masën. Dy ose tre garuzhda ose një gjysëm arre koko prodhojnë efekte interesante. Mbi gjashtë garuzhda produkti bëhet somnifer.

Kava e thatë e reduktuar në pudër para konsumimit

Kava freskuese e komercializuar

KHAT

Khat përbëhet nga gjethet e filizat e freskët të bimës Catha edulis e familjes Celastraceae, një shkurre e lulëzuar me gjelbërim të përjetshëm, e kultivuar në Afrikën Orientale dhe në jug-perëndim të Gadishullin Arabik.

Ekzistojnë sinonimet: Celastrus edulis - Vahl (1790), Catha inermis - J. F. Gmel (1791).

Emra të përditshëmjanë: Khat, kat, qat (në frëngjisht); Khat, qat, kat, Arabian tea (çaj arab), Abyssinian tea (çaj abisinian), Bushman’s tea (çaj i Bushmanëve) (në anglisht); Katyna (në polonisht); Mlonge, miraa, murungu (në dialektet afrikano jugore).

Në përgjithësi, Khat importohet në Evropë nga ajri (me avionë).

Gjethet e bimës të freskëta përtypen për efektet e lehta stimuluese. Gjethet kanë një shije të hidhur dhe erë aromatike.

Herë pas here, raportohet përdorimi i tretësirave alkoolike (tinktura) të Khat-it, sidomos në dyqanet ku blihet «herbal highs», dhe në festivalet e muzikës.

Përbërësit psikoaktivë të bimës janë katinona (cathinone) dhe katina (cathine), kimikisht të ngjashme me drogat e sintezës të tilla si metakatinona dhe amfetamina.

Nga pikëpamja cilësore, efektet farmakologjike të katinonës janë të ngjashme me ato të amfetaminës, megjithëse më pak të fuqishme.

Katinona dhe katina listohen respektivisht në Listat I dhe III të Konventës së OKB mbi substancat psikotrope të vitit 1971.

Produktet e bimës Catha edulis kontrollohen në shumë vende anëtarë të BE si Belgjika, Danimarka, Gjermania, Greqia, Franca, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovenia, Finlanda, Suedia, Norvegjia, po ashtu dhe Zvicra.

Struktura kimike 2-dimensionale e Katinonës (Cathinone)

Struktura kimike 2-dimensionale e Katinës (Cathine)

Ngjashmëria kimike midis katinonës dhe amfetaminës

Katinona, e njohur edhe me emrin (S)-2-aminopropiofenon ose më zyrtarisht (S)-2-amino-1-fenil-1-propanon, është e paqëndrueshme dhe transformohet, disa ditë pas korrjes, në një dimer (3,6-dimetil-2,5-difenilpirazin), prandaj Khat duhet të konsumohet kur është ende i freskët.

Katina (1S, 2S-norpseudoefedrina) është një tjetër substancë psikoaktive që rrjedh nga metabolizmi e katinonës në bimën e rritur.

Katinona dhe katina janë substanca kimike të lidhura ngushtë me fenetilaminat.

Katinona dhe katina janë stimulues të sistemit nervor qendror (SNQ).

Përqendrimi i katinonës në plazma arrin kulmin 1.5 - 3.5 orë pas fillimit të përtypjes. Niveli mesatar në plazma mund të arrijë deri në 100 mg/ml pas përtypjes së 60 g Khat të freskët për një orë.

Katinona është praktikisht e pazbulueshme në gjak pas tetë orësh. Metabolizmi i katinonës në kalimin e parë përmes mëlçisë rezulton me formimin e norefedrinës. Vetëm 2% e katinonës nxirret në formë sekrecioni në urinë në formën e saj origjinale.

Gjysmë-jeta e eliminimit të katinonës është 1.5 +/- 0.8 orë dhe ajo e katinës 5.2 +/- 3.4 orë.

Efektet euforike të Khat-it fillojnë pas rreth një ore përtypje.

Efektet e Khat-it janë: rritje e tensionit të gjakut dhe gjendje euforie dhe ekzaltimi e shoqëruar me një ndjenjë të qartësisë dhe të eksitimit të rritur. Gjendja e euforisë dhe e ekzaltimit mund të pasohet nga depresioni, nervozizëmi, anoreksia dhe çrregullimet e gjumit.

Konsumi i shpeshtë, me doza të larta, mund të shkaktojë reagime psikotike.

Efektet gastro-intestinale përfshijnë kapsllëk dhe mbajtje të urinës.

Disa lidhje specifike janë vënë re midis konsumit të Khat-it dhe infarktit të miokardit, insufiçencës hepatike dhe kancerit të gojës, por në shumë raste është e pamundur të eliminohen disa efekte që të ngatërojnë dhe që nuk tregojnë të vërtetën.

Megjithëse Khat mund të konsumohet në formë çaji ose të tymoset si duhani, përtypja e bimës është mënyra e konsumimit më të zakonshëm. Materiali i freskët bimor (kërcell, gjethe dhe sythe të lules) përtypen (mastikohen) dhe lëngu e materialit të mastikuar gëlltitet, ndërsa mbetjet pështyhen jashtë.

Në përgjithësi, një person konsumon 100 deri 200 g gjethe Khat (një tufë e mbështjellë), për një herë, dhe efektet zgjasin për disa orë.

Khat është përdorur edhe si një infuzion (çaj) i gjetheve të thata.

Me përjashtim të duhanit, përdorimi i njëkohshëm me drogat e tjera nga ana e konsumatorëve të Khat-it, duke përfshirë edhe alkoolin, është i rrallë.

Khat i freskët përmban rreth 0.1% katinonë dhe sasi më të vogla të katinës.

Megjithëse Khat është një material bimor heterogjen, normalisht nuk falsifikohet me një tjetër substancë.

Në Jemen dhe në disa vende në Afrikën Lindore, përtypja e Khat-it është një praktikë tradicionale.

Konsumimi i Khat-it raportohet në mënyrë sporadike në Evropë, si një substancë e zgjedhur nga emigrantët nga Somalia, Etiopia, Kenia e Jemeni.

Shumica e studimet kanë treguar që konsumatorët e Khat-it zakonisht nuk konsumojnë substanca psikoaktive të tjera, gjë që i dallon përdoruesit e tjerë të drogave rekreative në Europë (polikonsumimi).

Konsumimi i Khat-it në komunitetet somaliane gjithashtu raportohet në Danimarkë (rreth 1.350 përdorues) dhe në Suedi (2.000-3.000 përdorues).

Në Britaninë e Madhe, një tufë Khat shitet për rreth 5 EURO, por çmimi është më i lartë në vendet ku ai është i kontrolluar.

EFEKTET E KHAT-it

KRATOM

Kratom (Mitragyna speciosa) është një pemë, që bën pjesë në familjen Rubiaceae, dhe që rritet në Azinë Juglindore.

Është përshkruar për herë të parë prej botanistit hollandez Pieter Willem Korthals.

Nga pikpamja botanike lloji Mitragyna është i afërt me llojet Corynanthe, Cinchona et Uncaria, duke patur një biokimi të afërt me të tyren. Bima i përket gjithashtu të njëjtës familje si kafeja dhe bima psikoaktive Psychotria viridis.

Speciet e tjera Mitragyna kanë një përdorim mjeksor në Afrikë dhe, gjithashtu, përdoren për drurin e tyre. Gjethet e saj mund të mbllaçiten, tymosen ose përgatiten për infusion.

Bima Mitragyna speciosa (Kratom)

Bima Mitragyna speciosa (Kratom)

Lulja e bimës Mitragyna speciosa (Kratom)

Me doza të vogla, Kratom ka efekte stimuluese.

Me doza më të forta, ka efekte analoge me opiatët dhe është përdorur në mjeksinë tradicionale për të lehtësuar dhimbjet dhe për të trajtuar sindromën e zvjerdhjes nga opiatët.

Vepruesit kryesorë aktivë të bimës Kratom janë mitraginina (mitragynine), mitrafilina (mitraphylline) dhe 7-hidroksimitraginina (7-hydroxymitragynine).

Mitraginina është probabilisht përgjegjëse për aktivitetin analgjezik të bimës Kratom dhe lejon të lehtësohet sindromi i zvjerdhjes nga opiatët.

Bima, mitraginina dhe 7-hidroksimitraginina kontrollohen në Danimarkë, ndërkohë që Lituania kontrollon bimën dhe mitragininën.

Gjethet e Kratom-it përdoret për efektet psikoaktive në rajonet e origjinës së tij dhe, gjithashtu, në pjesë të tjera të botës. Tradicionalisht, Kratom është përtypur në formë e gjetheve të papërpunuara, të freskëta nga njerëzit në Tajlandë, veçanërisht në pjesën jugore të gadishullit. Kratom është përdorur edhe në vendet fqinje në Azinë Juglindore, ku bima rritet natyrshëm. Shpesh në mënyrë të vazhdueshme, prej punëtorëve ose manovratorëve që kërkojnë një efekt anestezik dhe stimulues.

Meqenëse përdoret tradicionalisht, Kratom nuk shihet si një drogë dhe nuk është për turp përdorimi i Kratom-it apo nuk shihet ndonjë diskriminimi i përdoruesve të Kratom-it.

Në Tajlandën jugore, Kratom ka qenë një pjesë e kulturës tradicionale për mijëra vjet dhe është i zakonshëm në shfaqjet tradicionale kulturore dhe në bujqësi. Në Tajlandën jugore, mbllaçitja (mastikimi) i Kratom-it, përgjithësisht, fillon rreth moshës 25 vjeç dhe shumë njerëz vazhdojnë të mastikojnë gjethe gjithë pjesën tjetër të jetës së tyre. Një gjethe e freskët peshon mesatarisht 2 gram. Numri mesatar i gjetheve të konsumuara është midis 10 dhe 60 gjethe në ditë, por edhe më shumë se kaq është e zakonshme. Në Tajlandën jugore, në disa zona, mbi 70% e meshkujve përdor Kratom çdo ditë.

Në vende të tjera, gjethet përgatiten shpesh për infusion, që menjëherë i vëmë mbi avuj uji për të përftuar një pastë që mund ta përtypim.

Kartom tymoset shumë rrallë, megjithëse kjo metodë ka një farë efikasiteti.

"Miell" i Kratom-it, i pergatitur per fuzion

Kratom ka gjetur përdorim terapeutik në etnomjeksinë tajlandeze si një medikament kundër diarrhesë, si një trajtim për varësinë ndaj opioidëve dhe, më rrallë, për të rritur kohëzgjatjen e aktit seksual.

Kratom dhe derivatet e tij janë përdorur si një zëvendësim për opiumin, si dhe një ndihmë për menaxhimin e shkëputjes nga opiumi. Gjithashtu Kratom përmban alkaloidë që gjenden në bimën Uncaria tomentosa (Kthetra e maces), për të cilët mendohet që luajnë një rol të favorshëm për sistemin imunitar dhe për të reduktuar presionin e gjakut. Kratom përmban dhe epikatekinë, një antioksidant i fuqishëm prezent gjithashtu në çokollatën e zezë.

Të dhënat për incidencën (frekuencën) dhe prevalencën (përhapjen) e përdorimit të Kratom-it mungojnë, pasi mjekët, në përgjithësi, nuk janë të familjarizuar me të dhe përdorimi i Kratom-it nuk zbulohet nga analizat tipike të shqyrtimit të drogës. Metabolitët e Kratom-it mund të zbulohen nga analizat e specializuara të spektrometrisë së masës.

Deri në vitin 2011, nuk ka pasur eksperimentime formale klinike të kryera për të studiuar efikasitetin dhe sigurinë e Kratom-it për të trajtuar varësinë nga opioidët. Efektet farmakologjike të Kratom-it në njerëz nuk janë studiuar mirë. Periudha e gjysëm-jetës metabolike të tij, lidhja me proteinat dhe karakteristikat e eliminimit janë të gjitha të panjohura.

Kratom sillet si një receptor agonist μ-opioid, i ngjashëm me opiatet si morfina, megjithëse efektet e tij ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga ato të opiateve.

Kratom nuk duket të ketë efekte të rëndësishme negative dhe, në veçanti, duket të mos shkaktojë hypoventilacionin tipik të opioideve të tjera.

Efekte anësore lidhur me përdorimin kronik të Kratom-it përfshijnë humbjen e oreksit dhe humbjen në peshë, kapsllëk dhe errësim të ngjyrës së lëkurës së fytyrës.

Përdorimi kronik është i shoqëruar me ngatërrim të zorrëve. Përdoruesit kronikë kanë raportuar edhe simptomat e zvjerdhjes (abstinences) që përfshijnë nervozizëm, sekrecione të hundës dhe diarre. Në përgjithësi, zvjerdhja është jetëshkurtër dhe e butë dhe mund të trajtohet në mënyrë efektive me dihydrocodeine dhe lofexidine.

Efektet e Kratom janë:

SALVIA DIVINORUM

Bima psikoaktive Salvia divinorum është një anëtare e rrallë e familjes së mentës (nenexhikut) (e familjes Lamiaceae).

Bima është endemike (tipike për vendin) në një rajon të vogël malor të Oaxaca (Meksikë), ku indianët mazatekë hanë gjethe të freskëta ose përgatitjet me bazë gjethesh gjatë ritualeve të magjive, në ritet e kurimit të sëmundjeve apo për qëllime mjekësore.

Kjo bimë, gjithashtu, quhet Sherebela fallxhore (Sauge divinatoire në frëngjisht); Gjethet e bariut (Hojas de la pastora në spanjisht); Bari i Marias (Yerba de Maria në spanjisht); Ska Maria pastora (në gjuhën mazatek); Pipiltzintzintli (emër i supozuar aztek); Mente magjike (Magic Mint); Lady Sally; Salvia; Sherbela e profetëve (Sauge des devins në frëngjisht); Fallxhorja e urtë (Wahrsagersalbei në gjermanisht).

Salvia divinorum është një bimë plot jetë gjysëm tropikale. Ajo ka gjethe të mëdha të gjelbërta, kërcej katërkëndor të boshatisur dhe lule të bardha të zbukuruara me kupolë të purpurtë dhe të kurorëzuar me njollë të bardhë. Bima zhvillon një kërcell luleje që kap disi lehtë lartësinë një metër.

Salvia divinorum rritet në pyjet tropikale të rajonit mazatek oriental të Sierra Madre të provincës Oaxaca, në një lartësi nga 300 m në 1.800 m. Pak e njohur në origjinë, duket që kjo bimë është një nga psikotropët më të rrallë në gjendje të egër. Në ndryshim nga speciet e tjera të familjes së saj, Salvia divinorum prodhon kokrra që mbijnë rrallë. Sot, bima përhapet vetëm me lastarë ose me bisqe.

Salvia divinorum është monoike, që do të thotë që ajo prodhon lule të të dy sekseve në të njëjtën bimë. Kjo specie preferon hijen dhe një atmosferë të lagët. Bima nuk është rezistente ndaj ngricave. Bima mund të aklimatizohet në kondita të ndiçimit dhe të lagështisë së ambientit të ndryshme, por ndryshimet duhet të bëhen progresivisht.

Farat e bimës Salvia Divinorum

Farat e bimës Salvia Divinorum

Lulja e bimës Salvia Divinorum

Kërkimet shkencore bashkëkohore për Salvia divinorum filluan në vitet 1930.

Salvia divinorum është regjistruar për herë të parë në literaturën perëndimore në vitin 1939 nga Jean Basset Johnson, i cili bëri kërkime mbi përdorimin e kërpudha haluçinogjene në Meksikë. Ai pa se indianët mazatekë përdornin gjethet e bimës “Hierba Maria” (Bari i Marias) për të nxitur vizione.

Robert Gordon Wasson vazhdoi kërkimin në vitin 1950 dhe konfirmoi psikoaktivitetin e Salvia divinorum. Së bashku me Albert Hofmann, zbuluesin e LSD, dhe Roberto G. Weitlaner, ai ishte i pari që solli mostra të gjetheve në perëndim. Ata dërguan një nga këto mostra në Universitetin e Harvard-it në vitin 1962, ku ato u analizuan nga Carl Epling.

Mbetet e paqartë se sa i hershëm është përdorimi i Salvia divinorum midis banorëve vendas të Meksikës. Supozohet që bima të jetë prezantuar pas pushtimit të botës së re. Prova që mbështet këtë supozim është se indianët mazatekë nuk kanë një emër indigjen për bimën. Ata përdorin emra që i referohen Marisë ose kullotjes së deleve (“Hierba Maria” ose “Ska Maria Pastora”), ndërkohë që si Krishterimi, ashtu edhe delet u prezantuan nga spanjollët. Për më tepër, indianët mazatekë kanë një metodë të konsumimit që është shumë e paefektshme, që sugjeron se ata nuk janë të vetëdijshëm për fuqinë e madhe psikoaktive të bimës.

R. Gordon Wasson, dhe të tjerët pas tij, sugjerojnë se Salvia divinorum mund të jetë e njëjta bimë që aztekët e kanë quajtur “Pipiltzintzintli” (fjalë për fjalë “princi i vogël nobel”), bimë që është përshkruar nga një autor spanjoll në shekullin e 17-të.

Në vitet 1980, Leander J. Valdés III vazhdoi të investigojë historinë e Salvia divinorum para “zbulimit” nga Wasson. Ai supozon se “Pipiltzintzintli” ka më shumë mundësi të jetë bima e kanabisit, sesa Salvia divinorum. Megjithatë, bima mbeti e panjohur deri në vitin 1990, kur Daniel Siebert filloi kërkimin e tij mbi bimën.

Në ditët e sotme, Salvia divinorum është e njohur gjerësisht dhe shitet në shumë (web) dyqane, por, ka ende shumë kërkime për tu bërë për kiminë dhe efektet e bimës Salvia divinorum.

Salvia divinorum përmban Salvinorina, kryesisht Salvinorinë A dhe Salvinorinë B. Ajo përmban gjithashtu komponentët prind psikoaktivë të mëposhtëm: Salvinorinë A, Salvinorinë F (aktiviteti i panjohur), Salvinorinë B, Divinatorinë A, Divinatorinë D, Divinatorinë E, etj. Grupi i përbërësve salvinorinë (Salvinorinë A, Salvinorinë B dhe Salvinorinë C përfshirë) quhet grupi terpen. Janë kryesisht të gjithë terpenoidë.

Vetëm Salvinorina A duket se është në origjinë të efekteve psikotropë, ajo pra shpesh quhet thjeshtë Salvinorinë.

Salvatorina A është e krahasueshme me haluçinogjenët sintetikë LSD ose DOB. (DOB - Di-metoksi-bromo-amfetaminë, gjithashtu e njojtur si Brolamfetaminë dhe Bromo-DMA, është një drogë psikodelike dhe një zëvendësuese e amfetaminës.)

SALVINORINA A

Struktura kimike 2-dimensionale e Salvinorinës A

Struktura kimike 3-dimensionale e Salvinorinës A

Gjethet e thata, ekstraktet e gjetheve dhe salvinorina A e pastër janë të qëndrueshme në temperaturë dhome, në mungesë të dritës apo të ajrit, megjithëse nuk ka studime sistematike në këtë fushë.

Salvinorina A është e paqëndrueshme në solucione bazike dhe është e tretshme në tretsa organikë konvencionalë, d.m.th. në aceton, në acetonitrile, në kloroform, në dimetilsulfoksid dhe në metanol, por është në thelb e patretshme në heksane dhe në ujë.

Salvinorina A ushtron një aktivitet agonist plotësisht të fuqishëm dhe zgjedhës në SNQ në nivelet e receptorëve opioidë kappa. Haluçinogjenët «klasikë» të tillë si psilocibina, LSD apo DOB, që janë të gjithë të natyrës alkaloide, ndërveprojnë me receptorë të serotoninës.

Tek njerëzit, Salvinorina A indukton haluçinacione të thella me kohëzgjatje të shkurtër.

Kristale të Salvinorinës, zmadhuar 100 herë

Tradicionalisht, indianët Mazatek mbështillnin gjethet e freskëta të bimës Salvina Divinorum në formën e një cigareje (priem), e cila, pastaj, përtypej pa u gëlltitur, duke ju thithur lëngu, për të rritur absorbimin e përbërësit aktiv.

Gjithashtu, gjethet të freskëta mund të grien me dorë, ose duke përdorur një gur për bloje, dhe mund të përdoren për të përgatitur një infuzion (çaj). Së paku gjashtë fletët janë të nevojshme për një efekt të dukshëm, i cili manifestohet pas rreth 10 minutave dhe zgjat 45 minuta ose më shumë.

Për një përdorim rekreativ (për kënaqësi), metoda më e zakonshme e administrimit është tymosja e gjetheve të thata me pipë, ose duke përdorur nargjile, duke provokuar pas një minute haluçinacione me zgjatje të shkurtër (15 - 20 minuta). Në përgjithësi, tymoset një sasi prej 0.25 deri 0.75 gram gjethe.

Efekti më kohëzgjatur përftohet, duke përtypur gjethet e athta në formën «priem» dhe dozat tipike për të prodhuar efekte të lehta deri në mesatare janë nga 10 deri 30 gram gjethe të freskëta, ose 2 deri në 5 gram gjethe të thata.

Aplikimi nën gjuhë i tretësirës me bazë etanoli ujor, e përgatitur nga gjethet, çon në një efekt që fillon pas 5 deri 10 minutave dhe mund të zgjasë deri në 2 orë.

Infuzioni (çaji) i përfuar duke zhytur gjethe në ujë të ngrohtë është relativisht joefikas, sepse salvinorina A degradohet lehtësisht në aparatin gastro-intestinal.

Vaporizimi i gjetheve të thata, apo i ekstrakteve, pa i djegur kërkon një aparaturë speciale dhe temperatura disi të larta (Salvatorina çlirohet në temperatura afërsisht 240 °C) dhe nuk është një metodë e përdorimit të zakonshëm.

Inhalimi (thithja me hundë) e avujve të Salvinorinës A të pastër përmban rreziqe të rëndësishme për shëndetin, sepse sasia e inhaluar nuk mund të kontrollohet. Kjo metodë e fundit mund të çojë në një «mbidozë» që manifestohet në formën e turbullimeve psikotike.

Ekzistojnë përgatitje të koncentruara, ekstrakt i gjetheve të bimës Salvia divinorum, që mund të tymosen në vend të gjetheve natyrale dhe që kanë një intensitet relativ të sugjeruar nga etiketa të tilla si 5x, 10x, 15x, 20x dhe 40x. 40X do të thotë se në 1 gram të pudrës së bimës së përgatitur merret ekstrakti i Salvinorinës A i 40 gramëve të bimës Salvia divinorum të mastikuar. Kështu reduktohet sasia e tymit të thithur, duke patur parasysh dozën e rritur të salvinorinës, duke lehtësuar përvoja më të forta.

Inhalacioni (thithja me hundë) i dozave ekuivalente me 200 deri në 500 mikrogramë të Salvinorinës A çon në një humbje të kontrollit të lëvizjeve fizike (moskapacitet); një të qeshur budallai; haluçinacione të gjalla, të ngjyrosura dhe shpesh të çuditshme, që i përkasin një ëndrre apo një filmi. Kufijtë kohorë midis së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes zhduken dhe përdoruesi zhvendoset në një dimension kohor dhe hapësinor alternativ (çrregullime hapësinore-kohore) me përshtypjen e të qënit në shumë vende në të njëjtën kohë.

Për doza më të mëdha, në veçanti, mund të jetë një «trip» i frikshëm dhe mund të shkaktojë trubullime psikotike të mëdha. Është sinjalizuar që kjo mund të zgjasë disa orë pasi të jenë zhdukur haluçinacionet.

Efektet dytësore shoqëruese përfshijnë një lodhje, marrje mendsh dhe një amnezi.

Shumica e personave trgojnë që efektet e Salvinorinës nuk favorizojnë shoqërueshmërinë. Shumë përdorues me përvojë konfirmojnë që Salvia divinorum nuk është drogë festive.

Efekte afatshkurtëra kanë një karakter krejt të ndryshëm nga përjetimi kryesor. Afërsisht gjysma e përdoruesve raportojnë shkëlqime të kënaqshme ose një dispozicion të shpirtit të kënaqshëm që vjen pas marrjes së drogës.

Salvia divinorum mundet të ketë potencial si terapi që trajton varësinë nga stimulantët e rrezikshëm (p.sh. amfetaminat) dhe opiatët.

Përbërja kimike e gjetheve të Salvia divinorum varet nga stadi i zhvillimit të bimës dhe/ose nga tipi i përgatitjes. Studime sistematike të bimëve të grumbullimeve të ndryshme tregojnë që përqëndrimi i Salvinorinës A në bimët e ritura përfshihet midis 0.89 dhe 3.7 mg/g gjethe të thara (që korrespondon me një mesatare 0.245 %).

Salvia divinorum dhe Salvinorina A nuk figurojnë në asnjë listë të Konventave të Kombeve të Bashkuara për drogat.

Australia ka qënë e para që ka ndaluar Salvia divinorum në vitin 1992. Bima nuk është e kontrolluar në Zvicër dhe në Kanada. Në Francë, deri më sot, nuk ka asnjë ndalim që ka të bëjë me Salvia divinorum dhe, duke mos qënë e klasifikuar në listën e stupefiantëve, ajo mund të shitet si bimë zbukurimi ose si aromatike. Në Belgjikë, megjithë zhurmën e bërë, Salvia divinorum është ilegale. Ajo është e tillë që nga 22 tetor 2006. Ligjvënësit shtuan gjithashtu Salvinorinën A si substancë të paligjëshme dhe modifikuan kështu dekretin mbretëror të 22 janar 1998 që ndalonte Salvorinën A, një përbërës aktiv që nuk ekzistonte.

Importimi i Salvia divinorum ndalohet në Danimarkë që nga gushti i vitit 2003, në Spanjë që nga maji i vitit 2004 (vetëm tregëtia), në Itali dhe në Korenë e Jugut që nga janari i vitit 2005. Blerja në Norvegji (që nga 2002), në Islandë, në Finlandë (gusht 2002) si dhe në Estoni (që nga prilli 2005) ka nevojë për një recetë mjeksore. Së fundmi, Salvia divinorum kontrollohet në shtetet amerikane të mëposhtme: Delaware, Louisiane, Missouri, Tennessee. Që kur video të kohëve të fundit që japin skena të përdoruesve të Salvia divinorum, në site si youtube, disa senatorë amerikanë kanë hartuar ose tashmë propozuar projekte të ligjeve që kanë të bëjnë me ndalimin e shitjes, posedimit apo kultivimit të kësaj bime. Ky ndalim duket tashmë se po përgjithësohet.

Çmimet variojnë nga vendi në vend dhe varen nga tipi dhe nga sasia e produktit përkatës. Një «fotografim i çastit» i butikëve të linjës e realizuar në fillim të vitit 2010 prej OEDT ka treguar që çmimet në tregun europian për një bimë të vetme të re Salvia divinorum lëkundeshin midis 7 dhe 40 EURO. Gjethet e thara kushtojnë midis 0.5 EURO (paketë 25 gramë) dhe 1.4 EURO grami (paketë 1 gram).

Gjithashtu, ky fotografim ka treguar se çmimi i ekstraktit «Salvia 10X» është përfshirë midis 15 EURO dhe 35 EURO grami në Internet. «Salvia 6X» është shitur duke filluar afërsisht nga 10 EURO grami. Përqendrimi i ekstrakteve të Salvia divinorum të shitura mund të shkojë deri në «60X». Këto janë shitur në përgjithësi duke filluar nga 33 EURO grami.

Në vendet europiane informacionet mbi shtrirjen e përdorimit të Salvia divinorum dhe të përgatitjeve të saj janë të kufizuara. Në Rumani, një anketim i vitit 2008, në të rinjtë 15 deri në 34 vjeç që jetonin në Bukuresht, që frekuentonin vende të «qejfi», ka treguar se 0.3% të tyre kishin provuar Salvia divinorum të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Në një anketim «online» të kryer në fund të vitit 2009 me persona që frekuentonin diskotekat në Britaninë e Madhe, 3.2% e të pyeturve pranonin që kishin konsumuar Salvia divinorum në muajin e fundit, që, me këtë frekuencë, e klasifikonte këtë drogë në rangun e 15-të të drogave më rregullisht të përdorura. Prevalenca e përdoruesve një herë gjatë jetës kapte shifrën 29.2 %.

Në SHBA, anketimi nacional vjetor mbi përdorimin e drogave dhe mbi shëndetin (National Survey on Drug Use and Health), i realizuar në vitin 2006, tregoi se konsumimi i Salvia divinorum në 12 muajt e fundit ishte 0.3 % tek personat e moshës nga 12 vjeç e lart; në total afërsisht 1.8 milion persona pranuan të kishin konsumuar tashmë këtë drogë.

LIANA E ARGJENTË

Liana e argjentë ose Trëndafili i pyllit (gjithashtu e njohur me emrin anglez Hawaiian baby woodrose), me emër shkencor Argyreia nervosa është një lianë e familjes së Convolvulacé.

Liana e argjentë (Argyreia nervosa) është një lianë kacavjerëse vitale. Bima llogaritet ndërmjet ilaçeve tradicionale të mjeksisë «ayurvedike» (mjeksi tradicionale në Indi) ku bima përdoret si afrodiziak, tonik nervor, në trajtimin e diabetit dhe artritit.

Në hartën më poshtë paraqiten vendet ku rritet Liana e argjentë ose Trëndafili i pyllit (Argyreia nervosa):

Argyreia nervosa (Liana e Argjentë)

Lulja e bimës Argyreia nervosa (Liana e Argjentë)

Bima Argyreia nervosa (Liana e Argjentë)

Frutet dhe farat e bimës Argyreia nervosa (Liana e Argjentë)

Frutet dhe farat e bimës Argyreia nervosa (Liana e Argjentë)

Farat e bimës, që ndodhen në frutet e saj, përmbajnë alkaloidë psikotropë: erginë ose LSA (amidë e acidit d-lisergjik apo thjesht lisergamidë), që është shumë afër me LSD, por gjithashtu me izoerginën dhe ergometrinën.

Ergina është një alkaloid i familjes së Ergolinës, prodhuar prej disa kërpudhash dhe që ekziston natyralisht në specie të ndryshme të bimëve convolvulace.

Erginën e gjejmë kryesisht në frutat e Rivea corymbosa (Ololiuqui), Argyreia nervosa (Hawaiian baby woodrose ose Liana e Argjentë) dhe Ipomoea Violacea (Tlitliltzin ose Morning Glory) ku konsiderohet që është përgjegjëse e efektit psikotrop.

RIVEA CORYMBOSA

IPOMOEA VIOLACEA

Përdorimi tradicional i farave të bimës Morning glory nga meksikanët autoktonë në SHBA u përshkrua për herë të parë nga Richard Schultes, në vitin 1941, në një raport të shkurtër që dokumentonte përdorimi i tyre që nga koha e aztekëve.

Një studim i mëtejshëm u botua në vitin 1960, kur Don Thomes MacDougall raportonte se farat e bimës Ipomoea tricolor janë përdorur si sakramente (të shenjta) nga disa tribu zapotekë, nganjëherë së bashku me farat e bimës Rivea corymbosa, një specie tjetër, e cila ka një përbërje të ngjashme kimike, me lisergol në vend të ergometrinës.

Ergina ose LSA është sintetizuar për herë të parë prej Albert Hofmann, gjatë kërkimeve shkencore të tij mbi LSD.

Ergina u testua në veprimtarinë njerëzore nga Albert Hofmann, duke testuar mbi veten, në vitin 1947, shumë më përpara se ajo të njihej si një përbërës natyror.

Ajo është rigjetur pesëmbëdhjetë vjet më vonë duke analizuar ololiuqui.

|

Përdorimi intramuskular i një doze prej 500 mikrogram të çon në një gjendje të shkrehur, ënderruese, me një paaftësi për të ruajtur mendime të qarta. Pas një periudhe të shkurtër gjumit efektet kalojnë dhe gjendja normale arrihet brenda pesë orëve.

Sipas Hofmann, ajo është dhjetë herë më pak psikoaktive se LSD dhe efekti haluçinogjen përmban një komponent narkotik.

Në vitin 1956, CIA ka kryer një studim mbi vetitë psikodelike të Erginës në farat e bimës Rivea corymbosa, si nënprojekti 22 i projektit MKULTRA.

Struktura kimike 2-dimensionale e Erginës

Struktura kimike 3-dimensionale e Erginës

Meqenëse përbërësja psikoaktive e Lianës së argjentë është ergina (LSA), farat (frutat), përgjithësisht, përtypen apo ndonjëherë infuzohen (si çaj).

Ergina gjendet në farat në një përqëndrim rreth 0.3% të peshës së thatë dhe tre kokrra janë të domosdoshme për një dozë.

Përdoruesit përshkruajnë efektet haluçinogjenë, të afërta me LSD, por më pak të forta dhe që zgjasin rreth gjashtë orë. Efekti kryesor qëndron në ndijesinë e të qënit mirë, të euforisë.

Disa përdorues përshkruajnë dhimbje fizike (të përzjera, nakatosje, të vjella) disi të forta që i bindin ata përfundimisht të mos përdorin më këtë produkt.

Liana e argjentë konsiderohet si enteogjen prej përshkrimeve të përvojave mistike të një pjese të përdoruesve.

Ekzistojnë përgatitje në formën e ampulave shpesh të shitura nëpërmjet Internet-it.

Duke qënë një psikotrop, efektet e kërkuara të Lianës së argjentë mund të transformohen në një «bad trip».

Fakti i të paturit të pasardhësve familiarë skizofrenikë shton problematikën e konsumimit.