Klasifikimi i parë semantik i substancave psikotrope (bazuar në veprimin e tyre farmakologjik) është ai i farmakologut gjerman Louis Lewin. Ai dallon 5 grupe produktesh sipas efekteve të kërkuara nga përdoruesit:
Inebriantia - Inebriantët - që prodhojnë dehjen (alkooli, eteri);
Exitantia - Eksitantët - që përfaqësojnë stimulantët (kafeja, khati, etj, të cilëve u shtojmë në ditët tona amfetaminën dhe kokainën);
Euphorica - Euforikët- që prodhojnë paqe të brendshme dhe një ndjenjë mirëqenieje (e sjellë kryesisht nga opiatët);
Hypnotica - Hypnotikët - që prodhojnë gjumin, gjumëndjellësit në tërësinë e tyre (në kohën e Lewin-it ishin klorali, brom uri, kawa-kawa);
Phantastica - Fantastikët - që korrespondojnë me haluçinogjenët, madje me delirogjenët;
Klasifikimi kryesor në mjediset psikiatrike është bërë nga psikiatrët francezë Jean Delay dhe Pierre Deniker. Tre janë grupet më të mëdha të këtij klasifikimi:
Psikoleptikët të cilët reduktojnë aktivitetin psikik; dallojmë neuroleptikët me efekt antidelirant të përdorur në psikoza, trankuilizantët, sedativët, anksiolitikët dhe hipnotikët;
Psikoanaleptikët të stimulojnë aktivitetin psikik; ata përfshijnë neoanaleptikët të cilët stimulojnë vigjilencen (kafeja, amfetamina) dhe timoanaleptikët që kanë efekt pozitiv mbi humorin; këta të fundit janë antidepresantë;
Psikodisleptikët të cilët u korrespondojnë haluçinogjenëve (kanabisit) dhe, për disa, narkotikëve, ashtu si dhe alkoolit.
Drogat mund të klasifikohen, sipas shkallës së rrezikshmërisë, në tre kategori, sipas efekteve të tyre mbi sistemin nervor qendror (SNQ):
PERTURBUESE(HALUÇINOGJENE) | STIMULANTE | DEPRESANTE |
---|---|---|
Cannabis; | Kokaina; | Alkooli; |
Solventet dhe produktet volatile; | Amfetaminat; | Barbuturiket; |
Halucinogjenët | Kafeina; | Benzodiazepinat; |
Nikotina | Opiatet |
Haluçinogjenët klasifikohen në dy grupe, sipas faktit në se kanë apo nuk kanë atom të azotit në përbërësit psikoaktivë:
Familja | Produktet kryesore |
---|---|
Psikodisleptikët ose Haluçinogjenët |
|
Psikoanaleptikët ose Psikostimulantët |
|
Psikoleptikët ose Depresantët |
|
Ekziston edhe një ndarje si më poshtë në tabelë:
KLASA | SUBSTANCAT |
---|---|
Anestezikët disociues (shkëputës) | Fenilciklidina, ketamina |
Analgjezikët | Morfina, heroina, metadoni |
Kanabinoidët | Cannabis, tetrahidrokanabinoli |
Haluçinogjenët | LSD, meskalina, psilocibina |
Një ndarje e thjeshtë bëhet nga vetë konsumatorët:
Droga që të bëjnë të fluturosh: mariuana, opiumi, etj. Droga që krijojnë tek konsumatori një gjendje lumturie, prehje të mrekullueshme, pa bërë që ai të humbë nocionin e realitetit.
Droga që të bëjnë të udhëtosh: morfina, heroina, kokaina, LSD, dhe meskalina, amfetamina. Droga që të bëjnë të ndihesh krejtësisht jashtëtokësor, njësoj sikur të nisesh për në Mars, pra të jetosh në një botë me vete.
Klasifikimi i drogave sipas statusit ligjor: