DROGAT HALUÇINOGJENE, DROGAT E SINTEZËS
Intoksikimi mund të jetë i vështirë si diagozë për arsye të poli-toksikomanisë. Drogat e sintezës prodhohen duke u nisur nga produktet si morfinikët (fentanili, petidina), kokaina ose amfetaminat.
ECSTASY, AMFETAMINAT
Efektet psikostimulantë:
Ecstazy ose amfetaminat veprojnë:
- si haluçinogjenë,
- apo japin efekte të krahasueshëm me ato të kokainës (si eksitant).
Vetitë fiziko-kimike:
- Ecstasy është një derivat amfitaminik i grupit të metilen-dioksi-metamfetaninës ose MDMA.
- MDMA i përket grupit të entaktogjenëve (tactus – ritëm, en – brenda, gene – prodhim). MDMA është sintetizuar dhe fabrikuar në vitin 1914.
- Efekti ndihet pas 15 deri 60 minuta dhe zgjat nga 4 deri në 8 orë (MDMA).
Mekanizmi i toksikimit:
Molekulat fiksohen në receptorë specifikë tek serotonina dhe veprojnë si agonistë indirekt në nivelin e receptorëve alfa2 presinaptikë (sindromi serotoninergjik). Vrojtohet një zvogëlim i efikasitetit gjatë marrjes së përsëritur.
Serotonina, akoma e quajtur 5-hidroksitriptaminë (5-HT), është një molekulë që rrjedh nga triptofani, një amionoacid. Së pari, ajo është identifikuar si një faktor i çliruar nga pllakëzat e gjakut që sjell një tkurrje të vazave të gjakut, por është gjithashtu një nga neuromodulatorët kryesorë të sistemit nervor qendror.
Serotonina prodhohet duke u nisur nga triptofani, një aminoacid që sillet në tru prej qarkullimit të gjakut, midis të tjerave. Disa neurone të «bërthamës rafé», të vendosur në gjirin e trungut cerebral, transformojnë triptofanin në 5-hidroksitriptofan (5-HTP) në sajë të një enzime, triptofan hidroksilas. 5-hidroksiltriptofani konvertohet me tej në serotoninë prej një enzime tjetër, L-amino acid dekarboksilas (AADC).
Serotonina gjendet në tru (ku ajo luan rolin e neurotransmetuesit ose të neuromediatorit) dhe në sistemin dixhestiv (tretës). Ajo implikohet në rregullimin e funksioneve të tilla si termorregullimi, sjelljet ushqyese dhe seksuale, cikli zgjim-fjetje, dhimbja, shqetësimi apo kontrolli motorr. Së fundmi, kërkuesit shkencorë të CNRS kanë zbuluar që serotonina e nënës luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e embrionit. Biles, sipas një studimi të fundit, një çekuilibër i serotoninës shpjegon 50% të rasteve të vdekjes që vjen nga të ushqyerit me gji.
Veprimi simpatomimetik indirekt:
- Doza vdekjeprurëse për MDMA është 200 mg.
- Ekziston pak MDMA e pastër, ajo në përgjithësi është e përzjerë (kafeinë, strikninë, LSD, ketaminë, klorokinë, etj).
- Ekzistojnë një numër i madh derivative të amfetaminave dhe molekula të shumta të komercializuara (Isoméride®, Pondéral®, Anorex®, Moderatan®, Ordinator®).
Simptomat:
Shumë të afërta me ato të intoksikimit nga kokaina:
- Takikardi, hypertension arterial, turbullime të ritmit;
- Hipertermi mbi 40 gradë;
- Shqetësim, agresivitet, tronditje;
- Zvogëlim i kapaciteteve auditive dhe vizuale, zvogëlim i ndjeshmërisë së dhimbjes, ngërçe, koma;
- Nistagmus (lëvizje e syrit majtas-djathtas, tik), midriaz reaktive (zmadhim të bebes së syrit);
- Hiperventilacion (dërsitje e madhe), të vjella;
- Hipertoni muskulare, rabdomiolizë (Termi rabdomiolizë përshkruan shkatërimin e muskulit të drejtuar apo muskulit vullnetar si ai që shihet gjatë sindromës së Bywaters (sindroma e shkatërimit të muskujve), midis të tjerave).
Komplikacionet kryesore:
- kardiake: të tipit të turbullimeve të ritmeve ventrikularë paroksistikë;
- metabolike: hipertermi (e përkeqësuar prej vallzimit gjatë shumë orëve) dhe dehidratim.
Përveç faktit të zvogëlimit të ndjeshmërive (etja, dhimbja), konsumatori mund të vallzojë deri në dërmim fizik.
Një ndalim kardiak dhe një sindromë shkatërimi respirator akut (SDRA) është i mundur.
Trajtimi:
- Rrugë venoze periferike për rihidratimin.
- Hypnovel®, Valium® (10 mg në intervale të përsëritur po qe nevoja) për efektin e tyre sedativ.
- Rivotril® në rast konvulsionesh.
- Dantrolène® në rast hipertermie rebele, mendoni një ftohje të jashtme.
- Avlocardyl® (i kundër – indikuar për disa autorë) ose Vérapamil® në rast aritmie supraventrikulare.
- Adalate ®, Loxen® n.q.s. ka hipertension arterial.
- Xylocaïne® në rast aritmie ventrikulare.
Ekzistojnë antagonistët e serotoninës: méthysergide, cyproheptadine.
GAMA HIDROKSIBUTIRATI (GHB)
Vetitë fiziko-kimike:
- Depresant i fuqishëm i sistemit nervor qendror, GHB është një përbërës endogjen i trurit të mamiferëve ku ai sintetizohet duke u nisur nga acidi gama-amino-butirik (GABA).
- GHB zmadhon nivelin e dopaminës në tru dhe vepron mbi endorfinat.
- Sintetizuar për herë të parë në vitin 1961 prej H. Laborit.
- Është shfrytëzuar si anestezik i përgjithshëm në trajtimin e pagjumësisë dhe të narkolepsisë, në trajtimin e alkolizmit ose sindromës së neverisë (zvjerdhjes) alkolike.
- E njohur nën emrin “Lëng Ecstasy”, “Lëng X” apo “Lëng E” për shkak të efektit të tij “sociabilisues” që na kujton efektin empatik të Ecstasy-t dhe për arsyen se paraqitet në formë lëngu.
Simptomat:
- Depresion respirator proporcional me dozën, efekt i rritur nga alkoli.
- Me 10 mg/kg, amnezi dhe hipotoni.
- Midis 20 dhe 30 mg/kg, dremitje (përgjumje), dehje dhe eufori.
- Midis 50 dhe 70 mg/kg, koma, bradikardi [(nga greqishtja bradus = ngadalë dhe kardia = zemër) Bradikardia karakterizohet nga një ritëm kardiak shumë i ulët në raport me normalin.], bradipnea [(nga greqishtja bradus = ngadalë dhe pnein = marrje frymë) Bradipnea paraqet një frymëmarrje të ngadalsuar (frymëmarrja «normale» është 12 deri në 20 frymëmarrje në minutë tek një i rritur, dhe 30 frymëmarrje në minutë tek një fëmijë i porsalindur). Ajo mund të shkaktohet nga ftohja apo përqëndrimi i CO2.], frymëmarrjet e Cheyne-Stokes, të përzjerë dhe të vjella.
Efekte të tjerë të raportuar shpesh janë:
- Cefale (dhimbje të kokës);
- Konfuzion, shqetësime, haluçinacione;
- Ataksi (nga greqishtja ataxiā, që do të thotë çrregullim) – është një patologji neuromuskulare që ka të bëjë me mungesën e koordinimit të imët të lëvizjeve të vullnetshme;
- Dridhje, konvulzione;
- Hipertension ose hipotension ortostatik (ulje tensioni kur ngrihesh nga pozicioni shtrirë).
GHB, si të gjitha drogat që përftohen në tregun e zi, mund të përmbajë papastërti të shumta.
KOKAINA, KRAKU
Vetitë fiziko-kimike
- Pudër kristaline pa aromë, pa ngjyrë me shije të athët. E përdorur si eksitant.
- Kokaina absorbohet me rrugë hundore; gjithashtu, mund të përzjehet me një pije, të tymoset ose të injektohet. Ajo është në përgjithësi e “lidhur” me kafeinë, strikninë, amphetamine, lidokainë ose heroinë.
- Është një anestezik lokal dhe një vazangushtues i fuqishëm (efekti alfa-adrenergjik).
- Përdorimi i saj në Francë është marzhinal por në rritje të vazhdueshme.
- Kraku është një formë e kristalizuar e kokainës që mund të çojë në varësi që me përdorimin e parë.
Mekanizmi i toksikimit:
Vërehet një ngadalësim i përhapjes së fluksit nervor (efekti anestezik lokal), një bllokim i kapjes parasinaptike të katekolaminave, përgjegjës i një rritjeje të tonusit simpatik dhe të një zvogëlimi të përcjelljes në nivelin e sistemit nervor qendror (turbullime neuropsiqike dhe konvulsione).
Kokaina interferon me rikapjen neuronale të noradrenalinës dhe të dopaminës, si dhe me metabolizmin e serotoninës.
Intoksikimi:
- Mund të jetë fakt i:
- Një vullneti vetvrasës;
- Pastërtisë (e pazakonshme) së produktit.
- Shenjat klinike të intoksikimit janë shumë të afërta me ato të vrojtuara në rastin e amfetaminës:
- Cefale (dhimbje e kokës), të përzjerë, midriaz, konvulzione, koma;
- Rritje e temperaturës qendrore deri në 42 gradë, rabdomioliz;
- Takikardi, hipertension arterial, turbullim të ritmit ventrikular. Mund të vrojtojmë një anginë të gjoksit (dhimbje të gjoksit për mungesë oksigjeni) deri në infarkt i miokardit (rritje e nevojave për O2 dhe vazangushim) por gjithashtu infarkt intenstinal, renal apo pulmonar.
- Takipnea, bronkospazëm, sindromë shkatërimi respirator akut, pneumotoraks dhe pneumomediastin.
- Mendoni për dignosikimin në rastin e aksidentit cerebral vaskular (ataku cerebral) apo të inferktit të miokardit tek subjektet e rinj.
- Kundër – indikacion - propranololi (rrit rrezikun e spazmës koronare).
Trajtimi:
- Nuk ekziston konsensus mbi modalitetet e merrjes në ngarkim terapeutik;
- Oksigjenoterapi deri në intubacion trakeal;
- Benzodiazepinë në rast konvulzioni;
- Betabllokues, Tildiem® i injektueshëm nëse ka takikardi;
- Xylocaïne® Loxen®, nëse tensioni arterial nuk ulet, kjo për shkak të stimulimit me receptorë alfa. Mund të përdorim një Régitine® alfa-tip (fentolaminë).
- Interesi i trombolizës në infarktin e miokardit nuk është përcaktuar;
- Hipotensioni në fazën depresive të intoksikimit mund të garantohet nga një plotësim dhe një vozopresues inotrop (dopamina).
MORFINA DHE DERIVATET
Substancat naturale - Opium, morfinë, kodeinë
Substancat sintetike - Heroinë, hidromorfon, hidrokordon, metadon, fentanil, nalbufin, propoksifen, pentazokin.
Mbidozimi:
- Depresion i sistemit nervor qendror;
- Depresion respirator;
- Miosis (zvogëlim i bebeve të syrit).
Përdorimi i nalokson-it mund të jetë i dobishëm në rastin e dyshimeve të diagnostikimit. (Naloksoni është antagonisti kryesor i receptorëve të morfinës. Është trajtimi standard për overdozat e heroinës.) Duhet ditur që kohëzgjatja e veprimit të tij është më e shkurtër se ajo e toksikëve.
Neveritja (zvjerdhja) e heroinës
Zgjat rreth 12 orë pas marrjes së fundit dhe zhduket zakonisht pas 48 deri në 72 orë.
Simptomat e shoqëruara:
- Të vjella, diarhe;
- Tronditje, të qara, pagjumësi, midriaz;
- Ethe, djersitje.
Një trajtim i mundshëm është marrja e metadonit (200 mg në orë) i administruar në funksion të simptomave.
LSD (ACID LISERGJIK DIETILAMID)
Simptomat e shoqëruara:
- Tronditje, konfuzion, çorientim;
- Midrias,
- Takikardi,
- Takipnea.
Ç’duhet bërë?
- Vendosuni në një mjedis të qetë;
- Benzodiazepin nëse ka shqetësime;
- Dropéridol nëse ka nevojë.
PSILOCIBINA
Drogë e ekstraktuar nga një lloj kërpudhe.
Simptomat e shoqëruara:
- Haluçinacione vizuale;
- Midrias;
- Takikardi;
- Shqetësime;
- Të përzjerë;
- Të vjella;
- Diarhe.
Ç’duhet bërë?
- Benzodiazepin;
- Anti-emetikë;
- Vendosuni në një mjedis të qetë.
MESKALINA
Drogë e ekstraktuar nga një lloj kaktusi në Amerikën e Veriut.
Simptomat e shoqëruara:
- Tronditje, shqetësim;
- Spazma (ngërçe) abdominale;
- Të vjella;
- Haluçinacione vizuale;
- Në doza të larta një rënie e menjëhershme e tensioni arterial, një depression respirator.
Ç’duhet bërë?
- Vendosuni në një mjedis të qetë;
- Benzodiazepin;
- Intubacion trakeal nëse ka depresion respirator;
- “Kompesim” nëse ka turbullime tensioni.