Drogat merren me rrugë të ndryshme, si:
Me inhalim (thithje me anë të frymëmarrjes) (lëndë avulluese, eteri);
Me tymosje (duhani, hashashi, opiumi);
Me gëlltitje (alkooli, etj);
Me rrugë të përziera nga goja:
Rruga intravenoze është më e kërkuara sepse jep efektin shtesë, të ashtuquajturin “flash”. Produkti në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun, që qarkullon në tru, jep një gjendje kënaqësie, dëshire me karaker shpërthyes, deri në orgazëm, që zgjat disa sekonda, duke vazhduar pastaj me përshtypjen se toksikomani ndodhet në një botë pa brenga. Nga ana e libidos është e pranishme një kënaqësi autoerotike jashtëzakonisht primitive.