PERKUFIZIME DROGAT HALUÇINOGJENE, DROGAT E SINTEZËS DROGA DHE LUFTA KUNDER SAJ KLASIFIKIMI I DROGAVE DROGIMI RRUGËT E MARRJES SË DROGAVE PAK HISTORI CANNABIS SATIVA (KËRPI) OPIATET KOKAINA AMFETAMINAT DHE SUBSTANCAT E NGJASHME HALUÇIONOGJENËT BENZODIAZEPINAT – BZD LËNDËT E REJA PSIKOAKTIVE

BENZODIAZEPINAT – BZD

Benzodiazepina e parë, klordiazepoksidi (librium), është sintetizuar në vitin 1955 nga Leo Sternbach, ndërsa punonte për Hoffmann-La Roche për prodhimin e qetësuesve (trankilizantëve). Vetitë farmakologjike të komponimeve të përgatitura fillimisht ishin zhgënjyese dhe Sternbach braktisi projektin. Dy vjet më vonë, në prill të vitit 1957, bashkëpunëtori i tij, Earl Reeder, vuri re një komponim “kristalin të mirë” të mbetur nga projekti i pavazhduar, ndërsa ishte duke pastruar me themel në laborator. Ky komponim, i quajtur më vonë klordiazepoksid, nuk ishte testuar në vitin 1955 për shkak të fokusimit mbi çështje të tjera të Sternbach-ut. Komponimi kishte dhënë efekte shumë të forta qetësuese, antikonvulzive dhe relaksuese të muskujve. Këto rezultate mbresëlënëse klinike çuan në futjen e tij të shpejtë në treg në të gjithë botën, në vitin 1960, nën emrin e markës Librium.

Pas klordiazepoksidit, diazepami u tregtua nga Hoffmann-La Roche nën emrin e markës Valium, në vitin 1963, dhe për një farë kohe, të dy medikamentet (drogat) ishin më të suksesshmet komercialisht.

Futja e benzodiazepinave çoi në një rënie në recetat mjeksore për barbituratët dhe, që nga viti 1970, benzodiazepinat kanë zëvendësuar në masë të madhe drogat më të vjetra për përdorime qetësuese dhe hipnotike.

Grupi i ri i medikamenteve u prit fillimisht me optimizëm nga mjedisi mjekësor, por gradualisht u ngritën shqetësime. Në veçanti, rreziku i varësisë u bë i dukshëm në vitet 1980.

Benzodiazepinat kanë një histori unike për faktin se ato ishin përgjegjëse për padinë më të madhe të ngritur ndonjëherë nga shoqëria kundër prodhuesve të medikamenteve në Mbretërinë e Bashkuar, që përfshinte 14.000 pacientë dhe 1.800 firma ligjore, të cilat supozonin se prodhuesit e dinin mundësinë për varësi, por me dashje e kishin mbajtur fshehur këtë informacion nga mjekët. Në të njëjtën kohë, 117 mjekë të përgjithshëm dhe 50 autoritetet shëndetësore u paditën nga pacientët që të kompensonin dëmet nga efektet e dëmshme të varësisë dhe të sindromës së zvjerdhjes (abstinencës). Kjo çoi në situatën që disa mjekë filluan të kërkonin një formë të nënshkruar pëlqimi nga pacientët e tyre dhe të rekomandonin që të gjithë pacientët të paralajmëroheshin në mënyrë të mjaftueshme për rreziqet e varësisë dhe të zvjerdhjes, para fillimit të trajtimit me benzodiazepina.

Për çështjen gjyqësore kundër prodhuesve të drogës nuk u arriti një vendim. Ndihma ligjore u tërhoq dhe pati akuza se konsulentët psikiatër dhe ekspertët dëshmitarë kishin konflikt interesi. Kjo çështje gjyqësore çoi në ndryshime në ligjin britanik, duke e bërë veprimin e padisë nga shoqëria më të vështirë.

Në vitin 2010, dokumente të një takimi të ekspertëve të Këshillit të Kërkimeve Mjekësore (KKM) në Mbretërinë e Bashkuar, më parë të klasifikuara, zbuluan se KKM ishte në dijeni, që 30 vjet më parë, nga kërkime që sugjeronin se benzodiazepinat mund të shkaktonin dëmtim të trurit në disa njerëz, të ngjashëm me atë që ndodh nga përdorimi i alkoolit, dhe kishte dështuar në vazhdimin e eksperimenteve më të mëdha klinike.

KKM hodhi poshtë propozimet kërkimore, në vitet 1980, nga Profesor Lader dhe propozimet nga Profesor Ashton, në vitin 1995, për të studiuar nëse benzodiazepinat kanë efekte të përhershme në tru.

Megjithëse janë futur medikamente kundër depresionit me veti anksiolitike dhe ekziston një rritje e vetëdijes për efektet anësore të benzodiazepinave, recetat mjeksore për lehtësimin afatshkurtër të ankthit nuk kanë rënë ndjeshëm. Tani, për trajtimin e pagjumësi, benzodiazepinat përdoren më pak.

TË DHËNA TË PËRGJITHËSHME

Benzodiazepinat (BZD) përdoren gjerësisht në mjeksi për trajtimin e ankthit (anksiolitikë) dhe të pagjumësisë (sedativë/hipnotikë), si dhe për gjendje të tjera patologjike si fryma paniku dhe turbullime që shoqërohen me to.

Janë substanca sintetike, normalisht të prodhuara prej industrisë farmaceutike dhe që paraqiten në formën e tabletave, e pilulave dhe, me raste, në formë solucioni të injektueshëm.

Veprojnë duke përforcuar aktivitetin e sistemit nervor qendror (SNQ).

?Benzodiazepinat janë nën kontroll ndërkombëtar.

Diazepami është një nga biodiazepinat më të njohura (Valium®).

Struktura bërthamë e benzodiazepinave. Shënimet “R” tregojnë pozicionet e zakonshme të vargjeve anësorë, të cilët u japin benzodiazepinave të ndryshme vetitë e tyre unike.

Shpejtësia me të cilën benzodiazepinat e ndryshme metabolizohen në format aktive dhe periudhat e gjysëm-jetës së tyre janë të ndryshme.

Ekzistojnë produkte:

Periudha e gjysëm-jetës variojnë sipas individit dhe, tek subjektet e moshura, këto substanca kanë tendencë të eliminohen më ngadalë. Për këtë arsye, tek këto subjekte është më i madh rreziku i shfaqjes së efekteve të padëshirueshme si përgjumja, ataksia (belbëzimi), konfuzioni mendor, modifikimi i gjykimit dhe amnezia anterograde.

Benzodiazepinat përgjithësisht gëlltiten në formën e tabletave, por ato mund të injektohen për qëllime mjeksore ose jo mjeksore dhe, ndonjëherë, sinjalizohet një përdorim jo ligjor me rrugë hundore («sniffées»).

33 benzodiazepina janë regjistruar në vitin 1984 në Listën IV të konventës së OKB-së të vitit 1971 mbi substancat psikotrope.

Lista e benzodiazepinave nën kontroll ndërkombëtar

Emërtimi Kohëzgjatja e veprimit Emërtimi komercial kryesor CAS No.
Sedativët/hipnotikët
Brotizolam E shkurtër Lendormin® 57801-81-7
Estazolam Mesatare Pro-Som® 29975-16-4
Flunitrazepam E shkurtër/Mesatare Rohypnol® 1622-62-4
Flurazepam E gjatë Dalmane® 17617-23-1
Haloxazolam E gjatë Somelin® 59128-97-1
Loprazolam Mesatare Dormonoct ® 61197-73-7
Lormetazepam E shkurtër Noctamid® 848-75-9
Midazolam E shkurtër Versed® 59467-70-8
Emertimi Kohezgjatja e veprimit Emertimi komercial kryesor CAS No.
Nimetazemap E gjatë Erinin® 2011-67-8
Nitrazepam Mesatare Mogadon® 146-22-5
Temazepam E shkurtër Normison® 846-50-4
Triazolam E shkurtër Halcion® 28911-01-5
Anksiolitikët
Alprazolam E shkurtër Xanax® 20981-97-7
Bromazepam E gjatë Lexotan® 1812-30-2
Camazepam Albego® 36104-80-2
Chlordiazepoxide E gjatë Librium® 438-41-5
Clobazam E gjatë Frisium® 22316-47-8
Clonazepam Mesatare Rivotril® 1622-61-3
Clorazepate E gjatë Tranxene® 57109-90-7
Clotiazepam E shkurtër Trecalmo® 33671-46-7
Cloxazolam E gjatë Sepazon® 24166-13-0
Delorazepam E gjatë En® 2894-67-9
Diazepam E gjatë Valium® 439-14-5
Ethyl oflazepate E gjatë Meilax® 29177-84-2
Fludiazepam E shkurtër Erispan® 3900-31-00
Halazepam E gjatë Pacinone® 23092-17-3
Ketazolam E gjatë Anseren® 27223-49-1
Lorazepam E shkurtër/Mesatare Ativan® 846-49-1
Medazepam E gjatë Nobrium® 2898-12-6
Nordazepam E gjatë Stilny® 1088-11-5
Oxazepam E shkurtër Serax® 604-75-1
Oxazolam E gjatë Tranquit® 27167-30-2
Pinazepam E gjatë Domar® 52463-83-9
Prazepam E gjatë Centrax® 2955-38-6
Tetrazepam E shkurtër Clinoxan® 10379-14-3

Midazolami (1990) dhe brotizolami (1995) janë shtuar në listë më vonë. Në vitin 1995, flunitrazepami u transferua nga Lista IV në Listën III kur Organizata Ndërkombëtare e Kontrollit të Stupefiantëve (Organe International de Contrôle des Stupéfiants - OICS) deklaroi se kishim të bënim me një nga benzodiazepinat më shpesh të përdorura si stupefiant dhe të destinuara për tu futur në tregun e paligjshëm.

Fenazepami që përdoret në praktikën mjeksore në disa vende jashtë BE nuk figuron në Listën IV të konventës mbi substancat psikotrope të vitit 1971.

OICS ka theksuar se në vitin 2006, prodhimi ligjor total i benzodiazepinave në botë ishte të paktën 180 ton, nga të cilët 56 ton diazepam.

Në periudhën 1997 - 2006, vendet kryesore prodhuese ishin Italia (32%), India (19%), Kina (11%) dhe Gjermania (10%).

Statistikat e OICS për vitin 2008 tregojnë që Europa arriti në pozicionin e parë për sa i përket konsumimit mesatar të sedativë-hipnotikëve dhe anksiolitikëve, e shprehur për qëllime statistikore në doza të përcaktuara ditore (Doses Définies Journalières - DDJ). Në vitin 2007, konsumimi botëror i anksiolitikëve ishte 27 miliardë DDJ, në vitin 2008, konsomimi kufizohej në 27.5 miliardë DDJ.

Rezultatet e anketimit ESPAD (European School survey Project on Alcohol and other Drugs), në vitin 2007, tregonin që, mesatarisht, 8% e nxënësve të moshës 15-16 vjeç të 35 vendeve europiane kishin provuar tashmë trankuilizantë (qetësues), ose sedativë pa recetë mjeku dhe kjo ishte më frekuente në Poloni (18%), ndjekur nga Lituania (16%), Franca (15%) dhe Italia (10%). Shpërndarja sipas seksit nxjerr në pah se vajzat janë më të shumta në numër që deklarojnë se kanë përdorur trankuilizantë ose sedativë pa recetë.

Rohypnol (Flunitrazepam) – kapsula 1 mg

Injeksione midazolam 1 mg/ml dhe 5 mg/ml

Normison (temazepam) - tableta 10 mg

Diazepam – tableta 2 mg dhe 5 mg, të cilat përdoren zakonisht në trajtimin me shkëputje me benzodiazepina (benzodiazepine withdrawal).

Xanax (alprazolam) – tableta tre-porcionshe 2 mg

EFEKTET AFATSHKURTRA

Kemi një mosfrenim i të sjellurit që çon eventualisht në një sjellje armiqësore dhe agresive dhe kjo është më frekuente kur benzodiazepinat merren të shoqëruara me alkol. Konsumimi i kombinuar me alkol dhe benzodiazepina rrit gjithashtu rrezikun e overdozës fatale, meqenëse kemi të bëjmë me dy raste të depresantëve të SNQ.

Një ndërveprim fatal i ngjashëm mund të prodhohet kur opiatet merren me benzodiazepina. Një numër i konsiderueshëm i përdoruesve problematikë të drogës gëlltisin, thithin me hundë ose injektojnë doza të forta të benzodiazepinës, me qëllim që të rrisin efektet euforizuese të opiateve, ose të reduktojnë efektet e padëshirueshme të psikostimulantëve.

Ekziston një rrezik i zhvillimit të një varësie të rritur nga benzodiazepinat. Benzodiazepinat e përdorura për qëllime mjeksore duhet të rezervohen për shërimin afatshkurtër të ankthit, ose të pagjumësisë, kur këto janë të forta dhe të pavlera. Një tolerancë dhe një varësi mund të shfaqet vetëm pas disa javësh të përdorimit. Shenjat dhe simptomat e një gjendjeje të mungesës (zvjerdhjes, abstinencës) mund të klasifikohen si madhore apo minore, njëlloj si ato të sindromës alkolike. Sipas këtij klasifikimi, simptomat minore janë shqetësimi, pagjumësia dhe ankthi, ndërkohë që simptomat madhore janë turbullimet e perceptimit, psikozë, hiperpireksi dhe konvulsione (spazma) të forta.