Për më shumë se dhjetë mijë vjet popujt vendas të Amerikës së Jugut kanë përtypur gjethet e bimës Erythroxylon coca, një bimë që përmban lendë ushqyesve jetike, si dhe alkaloidë të shumtë, duke përfshirë kokainën.
Dëshmi të shumta arkeologjike për përtypjen e gjetheve të bimës coca datojnë të paktën për periudhën e shekullit të 6-të para Erës së Re dhe periudhën pasuese inkase, bazuar në mumjet e gjetura me:
Përtypja e Coca-s, fillimisht, mund të ketë qenë e kufizuara në Andet lindore, para futjes së saj tek inkasit.
Kur bima u konsiderua me origjinë hyjnore, kultivimi i saj nga sundimi i Topa Inca (1471-1493) u bë subjekt i një monopoli shtetëror dhe përdorimi i saj u kufizua për fisnikët dhe për shtresat pak të favorizuara (oratorët e oborrit mbretëror, korrierët, punëtorët e favorizuar publikë dhe ushtria).
Kur perandori Inca ra, gjethet e bimës coca u bënë më gjerësisht të disponueshme.
Filipi II i Spanjës lëshoi një dekret që njihte drogën si thelbësore për mirëqenien e indianëve të Andeve, por duke u bërë thirrje misionarëve për t’i dhënë fund përdorimit të saj fetar. Spanjollët deklaruan praktikën e përtypjes së gjetheve të bimës coca punë të djallit. Pasi zbuluan se pretendimet e vendasve që gjethet e bimës coca u jepnin atyre forcë dhe energji, ata legalizuan dhe taksuan përdorimin e gjetheve, duke marrë 10% të vlerës së çdo korrje.
Besohet se spanjollët kanë inkurajuar në mënyrë efektive përdorimin e bimës coca nga shumica e popullsisë për të rritur prodhimin e punës së tyre dhe tolerancën për urinë, por nuk është e qartë nëse kjo ishte planifikuar qëllimisht.
Në vitin 1569, Nicolás Monardes përshkruar praktikën e njerëzve vendës të përtypjes së një përzierje të gjetheve të bimës së duhanit dhe të bimës së coca-s për të induktuar “kënaqësi të madhe”:
“Kur ata dëshironin të dehnin veten dhe të dilnin jashtë gjykimit ata përtypnin një përzierje e të gjetheve të bimës së duhanit dhe të bimës coca, të cilat i bënin ata të ecnin sikur ata ishin në ëndër.”
Në vitin 1609, prifti Blas Valera shkruante:
“Coca mbron trupin nga shumë sëmundjet dhe mjekët tanë përdorin atë në formë pluhuri për të reduktuar ënjtjen e plagëve, për të forcuar eshtrat e thyera, për të dëbuar të ftohtët nga trupi ose për të parandaluar atë dhe për të shëruar plagët e qelbëzuara ose plagë që janë plotë krimba. Dhe nëse ajo bën kaq shumë për sëmundjet e jashtme, nuk do ishte virtyt i saj i vetëm që të kishte, madje, efekt edhe më të madh në zorrët e atyre që e hani?”
Ka edhe dëshmi se këto kultura përdornin një përzierje të gjetheve të bimës coca dhe të pështymës si një mjet anestezik për kryerjen e trepanacionit (operacionet e vjetra neurokirurgjikale).
Gjethet e bimës coca kanë qenë dhe ende përtypen pothuajse universalisht nga disa komunitete indigjene.
Në vitin 1859, një mjek italian, Paolo Mantegazza, u kthye nga Peruja, ku ai kishte qenë dëshmitar i dorës së parë të përdorimit të kokainës nga popujt vendas indigjenë. Ai vazhdoi të eksperimentonte në veten e tij dhe pas kthimit të tij në Milano ai shkroi një artikull në të cilën ai e përshkroi efektet. Në këtë artikull ai deklaroi bimën coca dhe kokainën (në atë kohë ato supozoheshin të ishin të njëjta) si të dobishme nga pikëpamja mjeksore në trajtimin e “një gjuhe të veshur në mëngjes, gazrave të stomakut dhe zbardhjes së dhëmbëve”.
Në vitin 1863,Angelo Mariani, i cili kishte lexuar artikullin e Mantegazz-s, filloi tregtimin një vere të quajtur Vin Mariani, e cila trajtohej me gjethe të bimës coca, për të bërë verë të coca.
Një “majë e gjethes së bimës coca” përfshihej në recetën origjinale të vitit 1886 të John Styth Pemberton për pijen freskuese Coca-Cola.
Në vitin 1879 kokaina filloi të përdorej për të trajtuar varësinë nga morfina.
Kokaina u fut në përdorim klinik si një mjet anastezik lokal në Gjermani, në vitin 1884, në të njëjtën kohë kur Sigmund Freud botoi veprën e tij “Über Coca”, në të cilën ai shkroi se kokaina shkakton:
“Dehje dhe eufori të qëndrueshme, e cila në asnjë mënyrë nuk ndryshon nga euforia normale e personit të shëndoshë. Ju perceptoni rritje të vetëkontrollit dhe keni më shumë vitalitet dhe kapacitet për punë. Me fjalë të tjera, ju jeni thjesht normal dhe është shumë e vështirë të besoni se ju jeni nën ndikimin e ndonjë droge. Puna e gjatë intensive fizike kryhet pa asnjë lodhje. Ky rezultat është i kënaqshëm pa ndonjë nga efektet e pakëndshme që pasojnë më pas dehjen e sjellë nga pijet alkoolike. Asnjë mall për përdorimin e mëtejshëm të kokainës nuk shfaqet pas përdorimit të parë, apo edhe pas përsëritjes së marrjes së drogës.”Në vitin 1885, prodhuesi amerikan Parke-Davis shiste kokainë në forma të ndryshme, duke përfshirë cigare, pluhur, madje, edhe një përzierje të kokainës që mund të injektohej direkt në venat e përdoruesit, me gjilpërë të përfshirë. Kompania premtonte se produktet e saj të kokainës “do të zinin vendin e ushqimit, do të bënin frikacakun trim, të heshturin elokuent dhe do të bënin të sëmurët të pandjeshëm për dhimbjet”.
Në fillim të shekullit të 20-të, në Memphis, Tennessee, kokaina shitej në barnatoret e lagjeve në Beale Street, duke kushtuar pesë apo dhjetë cent për një paketë të vogël. Dokerët përgjatë lumit Misisipi përdornin drogën si një stumulant dhe punëdhënësit e bardhë inkurajonin përdorimin e saj nga punëtorët me ngjyrë.
Në vitin 1909, Ernest Shackleton mori tablet kokaine të markës “Forced March” (Marshimi i Detyruar) në Antarktidë, ashtu si edhe kapiteni Scott një vit më vonë në udhëtimin e tij fatkeq në Polin e Jugut.
Alkaloidi kokainë u izolua për herë të parë prej kimistit gjerman Friedrich Gaedcke në vitin 1855, i cili e quajti atë “erythroxyline” dhe publikoi një përshkrim në revistën “Archiv der Pharmazie”.
Në vitin 1856, Friedrich Wöhler i kërkoi Dr. Carl Scherzer, një studjues në anijen Novara (një fregatë austriake e dërguar nga Perandori Franz Joseph që t’i binte rreth e rrotull globit) që t’i sillte një sasi të madhe të gjetheve të bimës coca nga Amerika e Jugut. Në vitin 1859, anija mbaroi udhëtimin e saj dhe Wöhler mori një kontenier plot me gjethe të bimës coca. Wöhler ia kaloi gjethet Albert Niemann, një student për Ph.D. në Universitetin e Göttingen-it në Gjermani, i cili më pastaj kreu një proces të purifikimit të përmirësuar.
Niemann përshkroi çdo hap që ai ndërmori për të izoluar kokainën në disertacionin e tij të titulluar “Über eine neue organische Base in den Cocablättern” (Mbi një bazë organike në gjethet e bimës Coca), që ai e publikoi në vitin 1860 (disertacioni i jepte atij gradën Ph.D. dhe tani është në Bibliotekën Britanike).
Ai shkruante për “prizmat transparentë pa ngjyrë” të alkaloidit dhe thoshte që - “Zgjidhja e tij ishte një reaksion alkalin, një shije të hidhur, që krijonte një prurje pështyme dhe linte një mpirje të veçantë e të çuditshme, të ndjekur nga një ndijesi të ftohti kur aplikohej në gjuhë.
Niemann e quajti alkaloidin “kokainë” prej termit “coca” (nga fjala e gjuhës quechua “cuca”) + mbrapashtesën “ine”.
Sinteza dhe sqarimi i parë i strukturës së molekulës së kokainës ishte nga Richard Willstätter në vitin 1898.
Studimet moderne kanë mbështetur një numër të këtyre aplikimeve mjekësore.
Në vitin 1879, Vassili von Anrep, i Universitetit të Würzburg, shpiku një eksperiment për të demonstruar vetitë analgjezike të alkaloidit të zbuluar rishtazi. Ai përgatiti dy kavanoza të ndarë, një që përmbante një solucion të kokainës, dhe një tjetër që përmbante vetëm ujë të kripur. Ai pastaj zhyti këmbët një bretkoce në dy kavanozat, një këmbë në ujin e kripur dhe një në solucionin e kontrollit, dhe vazhdoi të stimulonte këmbët në disa mënyra të ndryshme. Këmba që ishte i zhytur në solucionin e kokainës reagoi shumë ndryshe nga këmba që ishte zhytur në ujë të kripur.
Në vitin 1885, William Halsted demonstroi anestezinë e bllokut nervor dhe James Leonard Corning demonstroi anestezinë epiduriale.
Në vitin 1898, Heinrich Quincke përdori kokainë për anestezi spinale.
Sot, kokaina ka përdorim mjeksor shumë të kufizuar.
Gjethet e papërpunuara të bimës coca, të përtypura ose të konsumuara si çaj ose “mate de coca” (tisanë për fuzion), janë të pasura me veti ushqyese. Në mënyrë të veçantë, bima coca përmban minerale thelbësore (kalcium, kalium dhe fosfor), vitamina (B1, B2, C, dhe E) dhe lëndë ushqyese të tillë si proteina dhe fibra.
Kokaina është alkaloid i ekstraktuar nga bima coca (shkurre).
Bima Coca kultivohet në vende me klime tropikale në kushte me diell dhe ujë të mjaftueshëm. Ekzistojnë rreth 250 lloje të bimës coca. Bima e vetme nga ekstraktohet kokaina është Erythroxylon coca.
Sezoni i saj i korrjeve është:
Ka zona ku ka tre deri në katër prodhime në vit.
Bimët Coca në përgjithësi rriten në rreth 1 metër të ndara nga rrënja e njera tjetrës.
Kultivimi i bimës Coca mbetet stabël, rreth 160.000 hektarë në të gjithë globin. Prodhuesit kryesorë janë Kolumbia, Peruja dhe Bolivia. Gjatë vitit 2011 u prodhua 765 - 1.055 ton kokainë. Gjatë viteve në vazhdim ka një rënie të prodhimit të kokainës në Kolumbi, si dhe prodhim të zvogëluar në Peru dhe Bolivi.
Kokaina e pastër është përdorur për herë të parë në vitet 1880 si një mjet anastezik lokal në operacionet në sy, në hundë, dhe në fyt për shkak të aftësisë së saj për të siguruar anestezi, si dhe për të ngushtuar enët e gjakut dhe për të kufizuar gjakderdhjen. Shumë prej aplikimeve të saj terapeutikë janë tani të vjetëruara për shkak të zhvillimit të medikamenteve të sigurta.
Afërsisht 100 vjet pasi kokaina hyri në përdorim, u shfaq një variant i ri i substancës, kraku (crack), që u bë shumë popullor në mesin e viteve 1980, për shkak të efektit të lartë dhe faktit që ishte jo e shtrenjtë për tu prodhuar dhe për tu blerë. Njihet nga përdoruesit si “freebase”.
Kokaina është substancë kristalore e cila tretet me vështirësi në ujë. Pudër kristaline pa aromë, pa ngjyrë, me shije të athët. Është drogë shumë helmuse e cila shkakton varësinë tek përdoruesi dhe bën pjesë në drogat ilegale. Vartësia është kryesisht psikike, por në disa raste edhe vartësi fizike. Rreziku është më i lartë tek kraku.
Kraku është pudër e hidrokloridit të kokainës që përpunohet në copëza kristali.
Niveli i konsumit të kokainës:
Kokaina thithet nga hunda, injektohet me rrugë intravenoze ose “tymoset”.
Kraku zakonisht “tymoset”.
Kokaina është klasifikuar si drogë e Listës (Katalogut) të I-rë të Konventave të Kombeve të Bashkuara kundër trafikut të paligjshëm të narkotikëve (stupefiantëve) dhe substancave psikotrope.
Duke qenë stimulant i sistemit nervor qendror, në doza të moderuara kokaina kundërshton lodhjen dhe prodhon një ndjenjë të përgjithëshme kënaqësie dhe eksitimi. Oreksi reduktohet. Ndër efektet fizike, shfaqen rritje të ritmit të zemrës dhe presionit të gjakut, dilatacion i pupilave (zgjerimi bebeve të syrit), dridhje të trupit dhe djersitje profuze.
Dozat e larta mund të sjellin shqetësim, ankth, paranojë dhe halucinacione. Paranoia mund të prodhojë një sjellje agresive.
Doza shumë të larta të kokainës mund të sjellin konvulsion dhe vdekje si pasojë e infarkteve kardiake apo kolapsit të zemrës.
Përdorimi i rregullt i kokainës mund të sjellë shqetësime, pagjumësi, hypereksitim, marrje mendsh dhe humbje në peshë. Përdorimi i mëtejshëm mund të sjelle psikoza dhe paranojë.
Thithja e përsëritur nëpërmjet hundës dëmton membranat e saj e me kalimin e kohës kemi shkatërrim të septumit (struktura që ndan vrimat e hundës).
Njerëzit me sëmundje të zemrës ose me një gjendër tiroide hyperaktive të cilët janë përdorues të kokainës rrisin shanset për dëmtime të zemrës.
Përdoruesi i kokainës në dukje ngjan energjik dhe i harbuar, po ashtu tregon fare pak interes në ushqim. Përdorimi për një kohë të gjatë i saj sjell tek përdoruesi: shqetësime në ushqim dhe në rutinën e gjumit.