PERKUFIZIME DROGAT HALUÇINOGJENE, DROGAT E SINTEZËS DROGA DHE LUFTA KUNDER SAJ KLASIFIKIMI I DROGAVE DROGIMI RRUGËT E MARRJES SË DROGAVE PAK HISTORI CANNABIS SATIVA (KËRPI) OPIATET KOKAINA AMFETAMINAT DHE SUBSTANCAT E NGJASHME HALUÇIONOGJENËT BENZODIAZEPINAT – BZD LËNDËT E REJA PSIKOAKTIVE

AMFETAMINAT DHE SUBSTANCAT E NGJASHME

HISTORI

Emri «amphetamine» vjen nga një prej nënemërtimeve kimike të saj: α -methyl-phenyl-ethan-amine (α - metil - fenil - etan - aminë), nga ku kemi akronimin a-m-phe-eth-amine = amphetamine.

Sinteza e parë e amfetaminës u realizua në 18 janar 1887 prej kimistit rumun Lazar Edeleanu në Universitetin e Berlinit që i dha asaj emrin fenilizopropilaminë (phenylisopropylamine), por ky zbulim nuk u përdor për gjë.

Kërkimet shkencore u ripërsëritën shumë vite më vonë dhe ato rizbuluan gjatë kërkimeve një produkt që kishte veti bronkodilatatore (që zgjeronte bronket).

Një kërkues shkencor i firmës parmaceutike Lilly zbuloi në vitin 1920 që një ekstrakt i bimës Ephedra vulgaris kishte këtë efekt. Përbërsja aktive u izolua dhe u quajt efedrinë, me strukturë molekulare të afërt me adrenalinën, por jo të degraduar nga digjestioni (tretja). Ndërkohë, meqenëse bima është e rrallë, ekstraktimi i efedrinës ishte i kushtueshëm.

Amfetamina do të risintetizohej prej Gordon Alles në Universitetin e Los Angeles, në vitin 1927.

Në vitin 1932, amfetamina u hodh në treg nën markën me emër benzedrinë dhe e këshilluar si bronkodilatator. Ishte produkt që thithej nga hunda.

Deri në fund të viteve 1930, amfetaminat u zhvilluan nga kompanitë farmaceutike amerikane si trajtim për sëmundjet si riniti (hundët e zëna me sekrecione) dhe astma. Në vitin 1935, veprimi i saj stimulant u konstatua dhe u përdor për trajtimin që kishte të bënte me narkolepsinë. Ajo u shpërnda shpejt në formën e një inhalatori dhe u përdor për qëllime të ndryshme, veçanërisht prej studentëve që mundoheshin të largonin gjumin në periudha provimesh. Mendohet që Benzedrina (në atë kohë, emri komercial i amfetaminës) luajti një rol të rëndësishëm në luftën e Anglisë, duke lejuar aviatorët anglezë të kompesonin inferioritetin e tyre numerik.

Metedrina (méthédrine), një derivat tjetër, lejoi trupat gjermane për të mos pushuar aspak gjatë njëmbëdhjetë ditëve të fushatës së Ballkanit, në maj të vitit 1941.

Uzinat e armatimit japoneze u shpërndanë metedrinë punëtorëve. Stoqet, që kjo substancë kishte krijuar pas lufte, dhe kapacitete e prodhimit të uzinave farmaceutike hap një treg, duke provokuar një vartesi në 5% të të rinjve japonezë në vitet 1950.

Metedrina përdoret gjithmonë, deri në ditët e sotme, veçanërisht prej ushtrisë së SHBA-së.

Gjithashtu, Europa dhe SHBA autorizonin shpërndarjen e derivateve të këtij lloj produkti (amfetaminës, metedrinës dhe të famshmit Maxiton të përdorur prej ciklistëve).

SHBA prodhonte nga ky produkt 1000 tonë në vit për tregun e brendshëm dhe në vitin 1972 afërsisht 12% e recetave mjekësore përfshinin përmbajtje të derivateve të amfetaminës.

Vdekja e Tom Simpson gjatë Tour de France në vitin 1967 dhe intoksikimi i shkaktuar kërkuan një kontroll më të rreptë në Europë dhe në SHBA në vitet 1970 dhe këto produkte u bënë të listuara nga Konventa për substancat psikotrope e vitit 1971.

Përdorimi i amfetaminave, tashmë klandestin, ka të bëjë kryesisht me rritjen e performancës në sport dhe të rezistencës ndaj lodhjes (gjatë mbrëmjeve festive ose gjatë periudhës së punës intensive).

BIMA

Ephedra vulgaris ose Ephedra distachya, e quajtur, gjithashtu, ma huang, është një bimë e rritur në Himalajat që përmëndet prej shekujsh në shumë ilaçe bimore (herbal).

Ephedra distachya është një shkurre në familjen Ephedraceae, rreth 25 cm deri 50 cm e lartë, që rritet në Europën Qendrore dhe Jugore dhe në pjesë të Azisë Perëndimore dhe Qendrore, prej Portugalisë e deri në Kazakistan. Emrat vendas përfshijnë edhe emrin somlatha.

Në fakt ekzistojnë shumë bimë në gjininë Ephedra. Dallojmë dy nënlloje:

Bima mashkull në lulëzim

Boçet me polen

Boçet e bimës femër

Boçet e pjekura me fara

Bima femër me boçet e pjekura

Rizoma dhe lëvorja

Bima është përdorur për të lehtësuar dhimbjet akute muskulare dhe reumatike [kur ajo është quajtur Çaj i Karrocierëve (Teamsters)], si një nxitës dhe në tonikët kardiakë në Ayurveda të hinduve. Ajo është identifikuar ndonjëherë me drogën legjendare soma, siç përshkruhet në Avesta dhe RigVeda, tekstet e shenjtë të lashtë të besimeve përkatëse Zoroastrian dhe Hindu.

Kinezët kanë përdorur këtë bimë më tepër se 5000 vjet më parë për të kuruar astmën.

Ephedra vulgaris është një nga burimet më të preferuara për efedrinën.

Efedrina, një alkaloid, përfohet prej degëve të thara të bimës dhe është përdorur si një stimulant, shpesh për të kontrolluar astmën. Alkaloidi është izoluar prej bimës nga Nagayoshi Nagai në vitin 1885. Të gjitha pjesët e bimës përmbajnë mbi 3% efedrinë.

Efedrina është quajtur një drogë simpatomimetike, pra përdorimi i bimës Ephedra vulgaris funksionon shumë si adrenalina. Ajo stimulon trupin si adrenalina, gjë që shpjegon përdorimin e saj për shekuj në trajtimin e astmës.

Ephedra vulgaris ka funksionuar dhe funksionon shumë mirë për trajtimin e kongjestioneve nazale (sekrecioneve të hundës).

Ephedra vulgaris përfshihen për trajtimin e presionit të ulët të gjakut, për të mposhtur ethet dhe për të trajtuar alergjinë nga bari i thatë.

Megjithëse të paprovuara, praktikuesit e bimëve mund të pretendojnë se bima ndihmon në tretje dhe është një antiseptik i mirë.

Ephedra vulgaris është akoma medikamenti popullor për humbje në peshë dhe rritje të efektshmërisë në shumicën e botës perëndimore, duke çuar në shqetësime dhe hapa ligjore për të kufizuar përdorimin e saj.

Disa efekte anësore janë të dukshme dhe këto përfshijnë mungesën e oreksit, vështirësi gjumi, aritmi dhe rrezikun për goditje kardiake apo në tru.

TË DHËNA TË PËRGJITHËSHME

Amfetamina, metamfetamina dhe «cristal meth» (MDMA) i përkasin të njëjtës klasë të substancave, asaj të amfetaminave. Termi «amfetamina» përshkruan një grup të molekulave efektet farmakologjikë të të cilave janë të ngjashme.

Amfetaminat (në shumës) janë një grup i molekulave të strukturës feniletilaminë (phényléthylamine).

Dallojmë tre tipe të mëdha të derivateve amfetaminikë sipas efekteve të tyre kryesorë: psikostimulant, haluçinogjen ose anoreksigjen. Duke modifikuar pak a shumë molekulën e feniletilaminës, bëhet i mundur të përftimi i produkteve, një nga e efektet e të cilëve (stimulant, haluçinogjen apo anoreksigjen) është më i fortë në raport me të tjerët. Kështu kemi mundur të përsosim anoreksigjenë si fenfluramina që nuk paraqet efekt psikostimulant ose haluçinogjen të fuqishëm.

Deri në vitet 1970, tregëtia jo ligjore e amfetaminave kishte të bënte kryesisht me derivatet psikostimulantë. Që atëhere, derivate haluçinogjenë ju shtuan kësaj tregëtie, në veçanti ecstasy që u bë objekt i një konsumimi të rëndësishëm. Nga ana tjetër, disa derivate anoreksinogjenë, efekti psikostimulant i të cilëve nuk hiqet plotësisht, janë devijuar nga përdorimi i tyre mjeksor.

Midis amfetaminave kemi:

Amfetamina është një substancë simpatomimetike me efekte anoreksigjene dhe psikoanaleptike. Ajo përdoret si prerës i urisë, si stimulant i sistemit nervor qendror dhe për trajtimin e hiperaktivitetit tek fëmijtë.

SUBSTANCAT SIMPATOMIMETIKE

Amfetamina përdorej në Amerikën e Veriut për të trajtuar turbullimet e vëmendjes, narkolepsisë, dhe ndonjëherë në trajtimin e obezitetit.

Megjithëse forma e pastër është hequr që nga viti 1959, ajo mbetet e përdorur në formën e sulfatit të dekstroamfetaminës.

Është i njohur përdorimi i saj si kundër lodhjes në ushtri. Amfetamina është përdorur si drogë për efekte zbavitëse e rekreative ose si dopant, më shpesh në emrin speed, veçanërisht, gjatë festave të lira e të çfrenuar. Droga gjithashtu është përdorur prej disave për të kërkuar një produktivitet të rritur, gjatë realizimit të një përgatitje për provim shkollor për shembull.

Struktura kimike 2-dimensionale e amfetaminës

Struktura kimike 3-dimensionale e amfetaminës

  • Paraqitja: Pudër e bardhë
  • Formula bruto: C9H13N [Izomer]
  • Masa molare: 135.2062 ± 0.0083 g/mol
  • Temperatura e vlimit: 203 °C
  • Tretshmëria: E tretshme në metanol 28 g/l (edhe ujë 25 °C)
  • Kategoria: Stimulant
  • Mënyra e konsumimit:
    • Inhalation: thithur me hundë ose tymosur
    • Përtypur
    • Injeksion intravenoz
  • Emërtime të tjera: Speed (Shpejtësi), Deuspi, Peanut (Kikirik), Amphet, Amphe

MËNYRAT E KONSUMIMIT

Droga paraqitet në përgjithësi në formën e pudrës së bardhë, ndonjëherë e ngjyrosur. Ne e gjejmë ate gjithashtu në formën e xhelulave, tabletave ose kristaleve.

Produkti i shitur në mënyrë klandestine me emrin «speed» mund të përmbajë ose jo amfetamina (veçanërisht amfetaminë, dekstroamfetaminë, metamfetaminë), të tjerë produkte aktivë me efekt të ngjashëm ose jo, ndër të cilët ata psikotropë, ose edhe përbërës ndonjëherë të rrezikshëm. Shumë shpesh të përzjera me produkte të tjerë amfetaminat mund të administrohen (merren) me rrugë orale, të gëlltiten apo edhe të thithen me hundë dhe, shumë rrallë, mund të injektohen.

Dozat e amfetaminave të konsumuara në ditë mund të jenë shumë variabël dhe janë funksion, midis të tjerave, i substancës së përdorur, të rrugës së administrimit dhe zakoneve të konsumimit të përdoruesit.

Amfetamina vepron duke çliruar dopaminë në tru. Ajo bllokon rikapjen e dopaminës në sinaps. Ajo frenon aktivitetin e enzimës MAO (monoaminë oksidas).

Ajo vepron në trup 12 deri 14 orë pasi të jetë konsumuar.

Në varësi të sasisë së konsumuar dhe nëse ajo është e kombinuar me stimulantë të tjerë të tillë si alkoli, amfetamina mund të bëhet shumë e rrezikshme.

Ajo kapërcen barrierën placentare dhe shkakton dëme të shumta të fetusit.

EFEKTET

  • Zvogëlim të ndjenjave të urisë dhe të lodhjes;
  • Rritje të rezistencës (qëndresës);
  • Ndjenja e rritjes së fakulteteve cerebrale (lehtësive nervore) veçanërisht të përqëndrimit;
  • Eufori dhe mirëqënie;
  • Shfrenim;

Duke qënë se amfetamina është një produkt psikoaktiv, efektet e kërkuara mundet ndonjëherë të transformohen në «bad trip».

EFEKTET AFATSHKURTRA

  • Përshpejtim i ritmit kardiak (takikardi);
  • Rritje e frekuencës respiratore dhe e presionit të gjakut;
  • Hipertermi dhe djersitje;
  • Dilatacion (zgjerim) i bronkeve;
  • Reduktim i qarkullimit drejt muskujve për shkak të vazodilatacionit;
  • Zvogëlim i pështymës;
  • Dilatacion (zmadhim) i bebeve të syrit (midrias);
  • Shtërngim jo i vullnetshëm dhe i vazhdueshëm i nofullave (trismus);
  • Në disa burra, zvogëlim i përkohshëm i kapaciteteve erektile, ose në të kundërt, zgjatje e ereksionit, ndofta nga fakti që truri dhe zemra, tashmë të mbieksituara, nuk i kushtohen sa duhet aktivitetit seksual.
  • Një efekt të indiferencës dhe/ose një efekt «serum» të së vërtetës, një kapacitet për tu hapur ndaj një personi tjetër, ndërkohë që duhet ditur me kë po flet dhe kur duhet folur.

EFEKTET AFATGJATA

  • Dobësim shpirtëror dhe fizik;
  • Puçrëzim i madh i fytyrës;
  • Dekalçifikim i kockave;
  • Imunodepresion;
  • Pagjumësi;
  • Turbullime të humorit: nervozitet, irritim, ankth, depresion;
  • Turbullime psiqike: psikozë, paranojë;
  • Turbullime kardio-vaskulare; veçanërisht hipertension arterial pulmonar;
  • Varësi psikologjike;
  • Probleme madhore të ereksionit.

SINDROMA E ZVJERDHJES (ABSTINENCËS) DHE RREZIQET E TJERA

Përdorimi i rregullt shkakton varësi psikologjike. Ndalimi i menjëhershëm i konsumimit shkakton sindromën e zvjerdhjes (abstinencës). Zvjerdhja ndaj amfetaminave mund të rezultojë me një ide fikse që mund të çojë në një irritim ose agresivitet të menjëhershëm, ose një kapje të përgjumjes ekstreme (nuk duhet të ngatërrohet me lodhjen kronike).

Mënyrat e konsumimit shkaktojnë rreziqe të tjera:

  • Marrë me thithje me hundë: rrezik i dëmtimit të pareteve të hundës, gjakosje të hundës, infeksione (HIV, hepatite B dhe C, tuberkuloz, etj) nëpërmjet këmbimit të tubit që shërben për të thithur pudrën;
  • Injektuar: abcese dhe infeksion (HIV, hepatite B dhe C, tuberkuloz) nëpërmjet këmbimit të shiringës.

Një përzjerjeje me substanca të tjera që të tilla si alkoli, ecstasy, një haluçinogjen, stimulues, antidepresant mund të sjellë vdekjen.

Një gjendje e shëndetit e papajtueshme me marrjen e amfetaminës (rast me probleme kardio-vaskulare, me hipertension, me epilepsi, me probleme renale, me astmë, me diabet) mund të sjellë vdekjen.

METAMFETAMINA

Metamfetamina është një psikostimulant i familjes së amfetaminave. Ajo ka efekte të fuqishme mbi funksionimin e sistemit nervor qendror, sepse është dy herë më aktive se amfetamina.

Metamfetamina bën pjesë në një ansambël substancash të quajtura "drogat e klubit" midis të cilave ne gjejmë gjithashtu substanca si ecstasy, GHB, PCP dhe ketamina. Këto droga janë të shoqëruara në pjesën më të madhe me fenomenin e mbrëmjeve të çthurura dhe të klubeve “After Hours”.

“Cristal meth” është një emërtim që i atribohet fillimisht metamfetaminës në formën e kristaleve, por “cristal meth” mundet gjithashtu të prezantohet në formën e pudrës apo të tabletave.

Metamfetamina prodhohet në laboratore klandestine me ndihmën e produkteve kimike mjaft të përhapur dhe nga medikamente në shitje të lirë, veçanërisht efedrinë, pseudoefedrinë, fenilpropanolaminë, jod, fosfor i kuq, acid kloridrik, eter, acid jodhidrik dhe amoniak. Produkte të tjerë të gjetur në kinkaleri mund të shtohen: solventë industralë, drano® ose litium i baterive, etj.

MËNYRAT E KONSUMIMIT

Mënyrat e konsumimit më të zakonshme janë:

  • Kapërdimi me rrugë gojore në formën e pilulës ose të kapsulës,
  • Injeksioni intravenoz,
  • Inhalacioni (thithja me hundë), me tymosje apo si pudër.

Përgatitja në formën e pudrës kryesisht është e destinuar për tu kapërdirë nga goja dhe ne e gjejmë zakonisht me emrin «meth» apo «speed». Kjo pudër është e bardhë, kristaline, pa aromë dhe tretet lehtësisht në ujë ose alkol.

Përsa i përket formës së destinuar për tu tymosur, përdoret termi «cristal meth», «ice», «cristal» ose «glass». Ajo paraqitet në formën e kristaleve të qartë që mund të tymosen në të njëjtën mënyrë si kokaina në formën «crack».

«Cristal meth» mundet gjithashtu të injektohet.

Kur metamfetamina merret me rrugë gojore, efektet fillojnë pas 15 deri 20 minutave dhe mund të zgjasin deri në 12 orë, ndofta një ditë të tërë.

Droga absorbohet shumë më shpejt kur ajo merret me rrugë ndërhundore.

Ajo absorbohet akoma më shpejt kur merret me rrugë intravenoze apo intrapulmonare. Në këtë rast efekte ndjehen pothuajse njëkohësisht dhe droga provokon një eufori intensive që shkon deri në një sensacion të tipit orgazmik, zakonisht të quajtur «rush» («sulm»).

«Cristal meth» i konsumuar me anë të inhalacionit ose me anë te injeksionit është një nga psikostimulantët më të fuqishëm të disponueshëm në tregun e drogave të ndaluara.

EFEKTET DHE RREZIQET

Pas konsumimit të metamfetaminës, individi është më i vëmendshëm, më i alarmuar dhe provon një ndjenjë të dominimit. Varësia fizike dhe psikologjike instalohen më shpejt dhe dëshira për të rikonsumuar këtë drogë do të bëhet atëhere një preokupim i vazhdueshëm që do të rritet gradualisht deri në obsesion. Ky obsesion nuk do të mund të zgjidhet ndryshe veçse me anë të një episodi të ri të konsumimit intensiv.

Përdoruesit kronikë paraqesin zakonisht simptoma të ndryshme të shqetësimit, të ankthit, të pagjumësisë dhe të depresionit, ndonjëherë, me ide vetëvrasjeje.

Mund të shtohen manifestime psikotike të ndryshme të tilla si turbullime paranoide, delire obsesionale dhe haluçinacione, që shkojnë ndonjëherë deri në sjellje të dhunshme. Ky agresivitet shkaktohet prej ideve paranoide dhe përshtypjes së rrezikut të vazhdueshëm. Simptomat psikotike mund të vazhdojnë me muaj, madje edhe me vite pas ndalimit të konsumimit.

Gjithashtu, mundet të kemi konfuzion dhe defiçite konjitive të zgjatura. Numri, amplituda, zgjatja dhe frekuenca e tyre varion në përgjithësi në funksion të intensitetit dhe të kohëzgjatjes së konsumimit.

Konsumimi i metamfetaminës, gjithashtu, mund shkaktojë turbullime të ndryshme fizike që variojnë sipas dozave të konsumuara dhe ndjeshmërisë së konsumatorit.

Konsumimi i metamfetaminës mund shkaktojë:

  • Skuqje apo zverdhje;
  • Midrias (zgjerim i bebeve të syrit);
  • Cefale, dridhje, rënqethje;
  • Tharje të gojës dhe shije të pakëndshme të vazhdueshme;
  • Zvogëlim të oreksit dhe humbje në peshë;
  • Spazma abdominale, konstipacion (kapsllëk) ose diarrhe;
  • Rritje të ritmit dhe thellësisë së frymëmarrjes;
  • Trubullime kardio-vaskulare: takikardi, aritmi, hypertension, kardiomiopati dhe dëmtim në mikrovazat e gjakut të trurit;
  • Rritje të libidos me humbje të frenimit (shumë rrallë një rënie e libidos);
  • Impotencë kalimtare, vecanërisht gjatë një përdorimi abuziv dhe të shoqëruar.

Me doza të forta, metamfetamina mund thkaktojë hipertermi (ndonjëherë ethet janë shumë të forta), konvulsione dhe vdekje.

Në rastin e bashkëveprimit të metamfetaminës me psiko-stimulantë të tjerë, kemi të bëjmë në përgjithësi me efektet sinergjikë, pra efektet shtohen apo shumfishohen dhe rrisin kështu rreziqet e mbidozës.

Në rastin e bashkëveprimit të metamfetaminës me antidepresantë, konsumimi i njëkohshëm i tyre mund të çojë në ndryshime të presionit të gjakut të rrezikshme. Këto simptoma fiziologjike mund të shkaktojne cefale, konvulsione (spazma muskulare apo ngërçe muskulare), probleme kardio-vaskulare dhe një rrezik akut të sindromës serotoninergjike, e cila nënkupton disa nga manifestimet në vazhdim: shqetësim, konfuzion, nervozizëm, alternim të vetëdijes, dobësi, mpirje muskulare, ethe, djersitje, rënqethje, dridhje, hipertension, konvulsione dhe kolapse kardio-vaskulare.

MDMA - ECSTASY

MDMA është sintetizuar për herë të parë në vitin 1898 prej Fritz Haber në Gjermani.

Më vonë është rizbuluar në vitin 1912 prej laboratoreve Merck, duke shpresuar ta përdornin si anoreksigjen që e komercializuan në vitin 1914. [Në atë kohë MDMA ishte një ndërmjetës në fabrikimin e një rrudhësi (styptic) (vasoconsrtictor - tkurrës i enëve të gjakut)].

MDMA mund të jetë përdorur nga trupat gjermane për vetitë e saja anoreksigjene dhe stimulante.

Në vitin 1953, ushtria amerikane u interesua për të, me emrin EA-1475, në kuadrin e projektit MKULTRA. Për shkak të mungesës së rezultatit, këto kërkime u ndaluan me projektin në vitet 1960 dhe studimet u bënë publike në vitin 1969.

Duke filluar nga viti 1965, Alexander Shulgin (Sasha), kimist amerikan në fushën mjeksore, u interesua për MDMA, duke realizuar ai vetë sintezën.

Në vitin 1976, së bashku me David E. Nichols, publikoi përshtypjet e nxjerra nga përdorimi i MDMA. Në vazhdë të këtij publikimi, MDMA filloi të popullarizohej dhe të jetë e disponueshme në rrugë.

MDMA do të ndalohej, progresivisht, në shumicën e vendeve, duke filluar nga mesi i viteve 1980 dhe është e listuar në Konventën mbi substancat psikotrope të vitit 1971.

Në vitin 1983, Ralph Metzner shpiku termin empathogène (që lind empati) për të cilësuar efekte specifike të MDMA.

Në vitin 1986, David E. Nichols dhe Alexander Shulgin krijuan termin entactogène (që lehtëson kontaktin) si alternativë e termit empathogène.

Vetitë e MDMA, të rralla tek substancat e tjera psikodelike, e nxjerrin në pah për trajtimin e stresit post-traumatik (pas një atentati apo një përdhunimi) për të lehtësuar transferimin tek psikoanalisti.

Ndërkohë, përdorimi i MDMA për terapeutika të imta u ndalua shumë shpejt në vazhdë të ndalimit të saj. Përdorimi i MDMA, për terapeutika të imta, është rimarrë në fillim të viteve 2000 (studim i autorizuar në vitin 2001 prej FDA). Gjithashtu, përdorimi i MDMA u aplikua prej protokolleve eksperimentalë në Zvicër dhe në Spanjë në trajtimin e stresit post-traumatik dhe aplikimeve të tjera në psikiatri.

Rezultatet e kërkimit shkencor aktual kanë konfirmuar dobinë e MDMA për trajtimin e streseve post-traumatikë.

Aktualisht, asnjë medikament që përmban MDMA nuk është i autorizuar dhe/ose i komercializuar.

Në vitin 1990, presidenti i Afrikës së Jugut, Frederik de Klerk, ndaloi prodhimin e agjentëve kimikë dhe urdhëroi shkatërimin e tyre. Wouter Basson, i mbiquajturi «doktori i vdekjes», kardiolog jug-afrikan, i lindur në 06 korrik 1950, ka punuar për shërbimet sekrete jug-afrikane në vitet 1970-1980, si shef i programit bakteriologjik dhe kimik. W. Basson u përqendrua atëhere për prodhimin e substancave si Ecstasy dhe Mandrax, pa u ndaluar nga qeveria dhe shitur me bollëk në mjediset anti-aparteid.

Përdorimi i MDMA si drogë për qejf u banalizua në shoqëritë oksidentale në kontekste festive në vitet 1990. Kjo substancë shpesh shoqërohet në mjediset teknike, megjithëse konsumohet në të gjithë mjediset festivë, duke filluar nga vitet 2000.

TË DHËNA TË PËRGJITHËSHME

Struktura kimike 2-dimensionale e MDMA

Struktura kimike 3-dimensionale e MDMA

  • Paraqitja: Pudër kristaline e bardhë
  • Formula bruto C11H15NO2 [isomer]
  • Masa molare 193.2423 ± 0.0107 g/mol
  • T° e shkrirjes 148 deri 153 °C
  • Kategoria Stimulant
  • Mënyra e konsumimit
    • Orale: gëlltitje
    • Marrë me thithje: e tymosur apo marrë me hundë
    • Rektale
  • Emërtime të tjera Ecstasy, Exta, XTC, E, X, Xeu, Taz, Prod, Produkt, MD, M

Ecstasy (Ekstazi), ose MDMA (metilen-dioksi-metil-emfetaminë) është një amfetaminë. Është një stimulant i sistemin nervor qendror që posedon veti psikodelike. Në Perëndim, klasifikohet si stupefiant.

Me doza mbi 200 mg, MDMA mund të ketë efekte haluçinogjene.

Struktura e MDMA është e afërt me strukturëa e MDA (metilen-dioksi-amfetaminë).

Kripa më e zakonshme është klorhidrati, i paraqitur në formën e pudrës së bardhë, ose e bardhë në gri, ose në formë kristalesh të tretshëm në ujë. Haset, gjithashtu, kripa e fosfatit.

Produktet e ndaluara Ecstasy hasen kryesisht në formën e tabletave që përmbajnë një logo karakteristike dhe, më rrallë, në formën e pudrës së bardhë, apo në formë e pilulave. Zakonisht motivi shërben për të emërtuar tabletën ecstasy në zhargonin e rrugës.

Doza e njohur (nga autoritetet) e përbërësit aktiv (MDMA) e përmbajtur në një tabletë varijon nga 1 deri në 268 miligramë.

Baza MDMA është një vaj pa ngjyrë i tretshëm në ujë.

SINTEZA

Prekursori kryesor i MDMA është vaji i nxjerë nga Sassafras, i nxjerrë nga rrënjët e Sassafras, një pemë që rritet në Azi, Amerikën e Veriut dhe të Jugut, kryesisht e kultivuar në Brazil dhe në disa vende të gadishullit indokinez (Tailandë, Vietnam).

Safroli është ekstrakt i vajit me anë të distilimit, i transformuar në izosafrol, pastaj në 3,4-metilendioksifenil-2-propanon (MDP2P ose PMK), që është produkt ndërmjetës që shërben për fabrikimin e molekulave të ndryshme (MDA, MDEA, MDMA) të shitura si Ecstasy.

Katër prekusorë kryesorë mund të përdoren në kuadrin e fabrikimit të MDMA dhe të drogave e afërta me të: safroli, izosafroli, piperonali dhe 3,4-metilendioksifenil-2-propanon (PMK). Safroli është materiali fillestar bazë, tre substancat e tjera mund të sintetizohen, duke u nisur nga safroli.

Në zbulimin origjinal të Merck, të arritur në vitin 1914, safroli u vu të reagonte me acidin bromhidrik për të formuar bromosafrolin, që, më tej, konvertohej në MDMA, duke përdorur metilaminë.

BIMA SASSAFRAS

MËNYRAT E KONSUMIMIT TË MDMA

Në formën e tabletave përdoret, pothuajse sistematikisht, me rrugë orale (me gëlltitje).

Në formën e pudrës ajo mund të thithet me hundë, të tymoset ose të injektohet, megjithëse praktika e injektimit është vrojtuar shumë rrallë në rrethanat e përdorimit festiv.

EFEKTET E KËRKUARA

MDMA vepron duke lejuar një çlirim masiv të serotoninës në tru, gjë që modifikon veçanërisht humorin.

Efektet shfaqen midis një gjysëm ore dhe një ore e gjysëm pas gëlltitjes dhe zgjasin deri 6 orë për të mbaruar me një fazë të rraskapitjes dhe të depresionit («rënia») për rreth 8 orë, por që mund të zgjasë mbi disa javë.

Efektet e kërkuara janë:

  • Shfrenim;
  • Ndijesi të energjisë dhe të formës (më tepër performancë fizike);
  • Ndërprerje e urisë (anoreksigjen);
  • Ndijesi të të qenit mirë, të euforisë dhe të lumturisë intensive;
  • Ndijesi të empatisë, që nga vjen klasifikimi «empatogjene» dhe «entaktogjene»;
  • Acarim i shqisave (veçanërisht i prekjes);
  • Ndijesi të stimulimit dhe të relaksimit të njëkohshëm.

Pilulat e MDMA quhen «pilula të dashurisë», sepse japin ndijesinë e dashurisë universale dhe të paqes së brendëshme.

Në kundërshtim me çka beson populli, ecstasy nuk ka efekt afrodiziak. Ecstasy mund të shtojë ndijesinë e dëshirës për dikë, por nuk rrit performancën saksuale. Ecstasy mund t’a bëj të vështirë ereksionin, si edhe ezhakulimin.

EFEKTET AFATSHKURTRA

  • Rritje e tensionit arterial;
  • Përshpejtim të ritmit të zemrës (takikardi), madje turbullime të ritmit kardiak (aritmi);
  • Kontraktim të nofullave (trismus);
  • Zmadhim të bebeve të syve (midriasë);
  • Hipertermi (gojë e thatë, lëkurë e squllur), madje dehidratim;
  • Ngërçe muskulare;
  • Qetësim, anestezi e lehtë;
  • Ndijesi e këputjes së forcës;
  • Mund të provojë haluçinacione.

EFEKTET AFATMESME

Tre deri në katër ditë pas marrjes, konstatohet shpesh një gjendje ankthi, gjendje depresioni dhe një lodhje e madhe që i dedikohet «mungesës» së serotoninës.

Shpesh, dita që vjen pas marrjes së ecstasy-s është e dhimbshme dhe duket shqetësuese për konsumatorin. Ndonjëherë, madje, ai mund të bjerë në një depresion të lehtë.

EFEKTET AFATGJATA

Në rastin e përdorimit të rregullt efektet afatgjata janë dobësim, pafuqi, nervozizëm, pagjumësi, ankth, varësi, madje turbullime të personalitetit.

MDMA mund të jetë toksike për veshkat, duke shkuar ndonjëherë deri në cirrozë.

MDMA mund të provokojë anomali të valvolave kardiake (insufiçencë trikuspidienë).

Ekziston një efekt kthimi ose «flash back» periodik që mund t’a zhvendosë përdoruesin në një gjendje që lind nga konsumimi i substancës psikotrope pa e konsumuar atë dhe kjo mund të ndodhë disa muaj pas konsumimit të fundit.

Shumica e rasteve të «sindromës post-haluçinative që zgjat përfshihen ankth, fobi, gjendje kofuzioni, depresion, madje shpërthime delirante të forta.

Disa kërkime shkencore tentojnë të venë në dukje një degjenerim të mundshëm të qelizave nervore që mund të shkaktojnë sëmundje degjeneruese (turbullime të kujtesës afatgjatë të tipit sëmundje e Parkinson-it), ose depresione.

Eksperimente mbi majmunët kanë venë në dukje se konsumimi i ecstasy-s provokon një shkatërrim të pakthyeshëm të neuroneve të individit.

Konsumimi i ecstasy-s është veçanërisht i rrezikshëm në rastin e turbullimeve të ritmit kardiak, të astmës, të epilepsisë, të diabetit, të problemeve renale dhe të astenisë (dobësisë së përgjithëshme).

Zmadhimi i bebes së syrit

TERMAT E RRUGËS

Përdoruesit përdorin termat për të treguar veprimin e gëlltitjes së një tablete Ecstasy [në Kanada «cachetonner» (bubullimë), «gober», «popper» (kërcitje), «pousser» (shtytës), «croquer» (përtypje), «coller» (zamk), ose akoma «taper» (gjëmim)].

Ecstasy vetë quhet «taz», «tata» (teto), «peanut» (kikirik), «bonbon» (bonbone), «xeu», «by», «cœur» (zemër), «extaz» (ekstaz), «E», «Pill», ose drejtpërdrejt «MDMA».

Për të treguar faktin e të qënit nën efektin e Ecstasy-s, përdoren shpesh termat «chépèr», «chepchep», «être à balle de…» (të qënit me parashutë…).

MDMA - ECSTASY