PERKUFIZIME DROGAT HALUÇINOGJENE, DROGAT E SINTEZËS DROGA DHE LUFTA KUNDER SAJ KLASIFIKIMI I DROGAVE DROGIMI RRUGËT E MARRJES SË DROGAVE PAK HISTORI CANNABIS SATIVA (KËRPI) OPIATET KOKAINA AMFETAMINAT DHE SUBSTANCAT E NGJASHME HALUÇIONOGJENËT BENZODIAZEPINAT – BZD LËNDËT E REJA PSIKOAKTIVE

DROGIMI

6 kriteret e drogimit sipas Goodman (1990)

Drogimi karakterizohet nga:

TOLERANCA/PËRSHTATJA

Me kalimin e kohës, konsumatori i rregullt i drogës ka nevojë të rrisë dozën e tij për të shijuar të njëjtët efekte. Kemi të bëjmë në këtë rast me tolerancë ndaj produktit. Kjo shtesë e konsumimit rrit rrezikun për të dëmtuar shëndetin e tij.

Për një kohë të gjatë, toleranca është konsideruar si një fenomen vetëm fiziologjik, një pasojë e adaptimit të organizmit me një produkt të absorbuar rregullisht, pra një mënyrë që organizmi shton nevojën për më shumë nga produkti për të arritur efektet e kërkuara.

Tashmë, dihet se toleranca përbën, gjithashtu, një realitet psiko-farmakologjik (në lidhje me efektet e ushtruara nga substancat mbi psiqikën).

Rastësisht dhe për disa produkte (p.sh. për marihuanën) vihet re një tolerancë e invertuar (e zhdrejtë). Në këtë rast kemi të bëjmë me një situatë në të cilën reaksioni për të njëjtën sasi të substancës shfaqet më shpejt, apo më intensivisht, pas një përdorimi të përsëritur.

Flitet për një tolerancë të kryqëzuar, kur toleranca ndaj një substance përgjithësohet me atë ndaj substancave të tjera, veprimi i të cilave është i ngjashëm, për shembull, midis anksiolitikëve dhe alkolit.

SINDROMA E VARËSISË/E DROGIMIT

Varësia përkufizohet si gjendje që rezulton nga absorbimi periodik ose i vazhdueshëm i një droge. Sipas natyrës së drogës së konsumuar (medikament, duhan, alkol, hashish, heroinë), gjendjes së subjektit dhe tolerancës së tij ndaj produktit, varësia mund të jetë psiqike ose fizike.

Varësia është ansambli i fenomeneve të sjelljes, fenomeneve konjitive (të njohjes) dhe atyre fiziologjike që rrjedhin nga konsumimi i përsëritur i një substance psikoaktive, tipikisht e shoqëruar:

Termi drogim i referohet gjithmonë e më tepër konsultimit dhe kontrollit të impulseve, pra më shumë është i lidhur me sjelljet, sesa me produktet, ose në mungesë të produktit si në rastin e lojrave patologjike. Termi varësi, së pari, është i lidhur me produktet, nocionin e tolerancës (nevoja për të rritur dozat për të përftuar një efekt konstant) dhe të “zvjerdhjes” (simptomat në rastin e ndalimit të menjëhershëm të konsumimit).

Drogat që japin varësi quhen droga toksikomanogjene.

VARËSIA FIZIKE

Varësia fizike “përkthehet” me turbullime organike sapo që droga ndalohet së konsumuari: është gjendja e mungesës, e karakterizuar nga të vjella, nga ngërçe (spazma), nga ankth i madh, etj.

Varësia fizike shfaqet me sindromën e shkëputjes (zvjerdhjes, abstinencës), që vjen si pasardhëse. Rezulton një adaptim i organizmit me një psikotrop në mënyrë të tillë që ndalimi i konsumimit sjell reagime psikologjike dhe fiziologjike.

Intensiteti i simptomave ndryshon sipas substancave, individit dhe zakoneve të konsumimit. Shpjegimi mjeksor, pra neurobiologjik, i këtij fenomeni flet për kohën e kërkuar nga organizmi për të rivendosur ekuilibrin, si rrjedhojë e mosfunksionimit të disa neuroneve (në përgjithësi 7 deri në 10 ditë).

VARËSIA PSIKOLOGJIKE

Varësia psikologjike “përkthehet” me nevojën për të konsumuar droga që modifikojnë aktivitetin mendor. Varësia provokon një dëshirë të fiksuar e tiranike për të vrapuar së rishmi tek produkti.

Varësia psikologjike evidentohet në një proces të karakterit të fiksimit që e çon konsumatorin në gjendjen e të ndjerit mirë apo të adaptuar më mirë me realitetin. Është një mekanizëm i adaptimit të kushtueshëm, pra shkatërrues. Kjo varësi mbështetet mbi karakteristikat e individit (zakonet, gjendjen afektive, stilin e jetës) se sa mbi vetë substancën.

Varësia psikologjike përcaktohet shpesh prej fjalës angleze “CRAVING” që përkthehet “dëshirë ekstreme për të kosumuar dhe për të ndjerë efektet e produktit”.

SINDROMA E SHKËPUTJES (E ZVJERDHJES)

Quajmë sindromë të shkëputjes (të zvjerdhjes, abstinencës) ansamblin e simptomave të provokuara prej ndalimit të menjëhershëm të konsumimit të një substance psikotrope. Kjo simptomë varion në formë dhe në intensitet jo vetëm sipas substancave dhe dozave të konsumuara, por edhe sipas subjektit dhe kontekstit social-kulturor ku ai gjendet (burg, spitalë, banesë).

Flasim për “zvjerdhje” kur ndalimi ose kur zvogëlimi i konsumimit të një substance (alkol, amfetaminë, kokainë, nikotinë, opiat, sedativ, hipnotik ose anksiolitik) sjell një modifikim të sjelljes të paadaptuar me reperkusionet (reagimet) fiziologjike (p.sh. rritjen e presionit arterial, rritjen e frekuencës respiratore, rritjen e pulsit dhe rritjen e temperaturës së trupit) dhe me reagimet konjitive (të njohjes). Shumica e simptomave të shkëputjes janë të kundërtat e atyre të vrojtuara në rastin e intoksikimit me të njëjtën substancë.

Sa më tepër të shtohet kohëhëzgjatja e veprimit të substancës, aq më e madhe është kohëzgjatja para shfaqjes së simptomave të shkëputjes dhe aq më gjatë mund të zgjasë “zvjerdhja”. Vihet re, gjithashtu, që në se personi konsumon shumë substanca, bashkëveprimi do ta komplikonte “zvjerdhjen”. Simptomat më intensive të shkëputjes ndërpriten zakonisht disa ditë deri në disa javë pas ndalimit të konsumimit. Simptoma të tjera mund të zgjasin gjatë disa javëve ose edhe disa muaj. Një turbullim mendor primar mund të ndodhë (i pa lidhur me mjekimin), në se simptomat rezistojnë.

Ndalimi i menjëhershëm i konsumimit të disa psikotropëve të konsumuar rregullisht mund të jetë shumë i rrezikshëm, madje vdekjeprurës. Kështu, shkëputja nga anksiolitikët apo nga somniferët duhet të bëhet nën këshillimin dhe nën supervizionin e një personi të kualifikuar.

ÇFARË E SHKAKTON VARËSINË NGA DROGA?

Normat sociale ndikojnë në standardet e pranueshme lidhur me abuzimin me drogat. Çfarë e bën një person të abuzojë apo të jetë i varur nga droga në atë pikë sa të humbë punën, familjen, shtëpinë?

Çrregullimet e lidhura me përdorimin e substancave lidhen me një sërë faktorësh:

Megjithatë nuk mund të përcaktohet se cili nga këto faktorë është determinues.

  1. Një faktor i fuqishëm që mendohet se ndikon është edhe pafuqia e personit për t’i bërë ballë (apo për të gjetur lehtësim) dhimbjes shpirtërore apo fizike që mund të ketë. Pa një forcë të brendshme dhe pa mbështetje për menaxhimin e stresit, vetmisë apo depresionit, droga mund të bëhet e vetmja mënyrë për ta përballuar situatën. Fatkeqësisht për shkak të ndryshimeve që droga shkakton në tru, përgjithësisht mjafton vetëm një herë të provohet për të krijuar më pas varësi prej saj.

  2. Disa faktorë të tjerë që rritin rrezikun për abuzim apo varësi nga droga janë:

SHENJA E SIMPTOMA TË ABUZIMIT DHE VARËSISË NGA DROGA

Megjithëse droga të ndryshme kanë efekte të ndryshme në shëndetin fizik apo mendor, modeli themelor është i njëjti. Marrja dhe përdorimi drogës bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër në jetë. Pasojat fizike dhe emocionale të abuzimit dhe varësisë nga droga, vështirësojnë funksionimin në tërësi, duke dëmtuar gjykimin në një nivel të rrezikshëm.

Simptomat fizike të abuzimit dhe varësisë nga droga

Përdorimi i drogës ka ndikim direkt tek trupi dhe tek truri. Stimulantët, si kokaina për shembull, përshpejtojnë të gjithë proceset trupore, duke reduktuar aftësinë për të fjetur. Ndërsa droga, si opiatet, ngadalësojnë veprimtarinë e organizmit, duke ngadalësuar frymëmarrjen apo presionin e gjakut ndonjëherë edhe në nivele të rrezikshme. Disa simptoma fizike të varësisë nga droga, përfshijnë:

Sjelljet e mëposhtme janë ato më të zakonshmet, të cilat, zakonisht, përdoren për të përcaktuar nëse një person ka apo jo varësi fizike nga droga.

Simptoma mendore dhe emocionale të abuzimit dhe varësisë nga droga

Abuzimi dhe varësia, gjithashtu, ndikojnë në gjendjen shpirtërore, duke qenë se ato përdoren pikërisht për shkak të një efekti kënaqësie të shkurtër që japin. Këto efekte variojnë në droga të ndryshme. Disa simptoma mendore dhe emocinale përfshijnë:

VARËSIA

SUBSTANCA VARËSIA PSIQIKE VARËSIA FIZIKE
Fenilciklidina ketamina Mesatare (e moderuar) E dobët
Morfina, heroina E fortë dhe e shpejtë në rastin e konsumimit intravenoz ose kur tymoset Shumë e fortë
Metadoni Më pak e fortë E fortë
Cannabis, tetrahidrokanabinoli Mesatare (e moderuar), e shpejtë nëse tymoset Mesatare (e moderuar)
LSD, meskalina, psilocibina E dobët E dobët
Kokaina, kraku E fortë dhe e shpejtë (veçanërisht me rrugë intravenoze dhe krak) E dobët
Amfetamina, ectasy E fortë, më pak e shpejtë (përjashtim rruga intravenoze) E dobët
Nikotina E dobët, e shpejtë nëse tymoset E dobët
Kafeina E dobët, e ngadaltë E dobët
Alkoli E moderuar, e ngadaltë E moderuar
Benzodiazepinat E dobët, e ngadaltë E moderuar
Barbiturikët E dobët, e ngadaltë E rëndësishme

SHENJAT E ZVJERDHJES (SHKËPUTJES, ABSTINENCËS)

Klasa Substanca Sindroma e zvjerdhjes
Anestezikë disociues Fenilciklidina, ketamina Ankth, disfori
Analgjezikë Morfina, heroina, metadoni E moderuar deri në e fortë: ankth, disfori, turbullime të gjumit, ngërçe muskulare, diarre, dridhje, spazma
Metadoni Më pak e fortë nga fakti i një eliminimi më të ngadaltë
Kanabinoidët Cannabis, tetrahidrokanabinoli E moderuar: ankth, disfori, turbullime të gjumit
Haluçinogjenët LSD, meskalina, psilocibina E rrallë (përdorimi pak frekuent - pak, ose aspak varësi fizike)
Stimulantët Kokaina dhe kraku Mbi të gjitha shenja psiqike, depresion i fortë, disfori, turbullime të gjumit dhe të oreksit
Amfetaminat dhe ectasy Si për kokainën
Nikotina Mbi të gjitha shenja fizike, irritim, shqetsime, depresion, mungesë oreksi
Kafeina Mbi të gjitha shenja fizike, irritim, depresion, lodhje, cefale
Depresuesi Alkoli E fortë:shqetsime, depresion, disfori, turbullime të gjumit, dridhje dhe spazma, konfuzion, haluçinacione
Benzodiazepianat E moderuar dhe e ndryshueshme: ankth i fortë, disfori, turbullime të gjumit, përshtypje të irealitetit, dridhje dhe spazma, haluçinacione
Barbiturikët E fortë: ankth, disfori, turbullime të gjumit, dridhje dhe spazma

NDIJESITË E KOMPENSIMIT PËR DROGAT

Klasa e substancës Substanca Kompensimi
Anestezikë disociues Fenilciklidina, ketamina Relaksim, amnezi,turbullime të perceptimit
Analgjezikë Morfina, heroina, metadoni Eufori, relaksim, analgjezi
Kanabinoidët Cannabis, tetrahidrokanabinoli Eufori, relaksim, turbullime të perceptimit
Haluçinogjenët LSD, meskalina, psilocibina Turbullime të perceptimit
Stimulantët Kokaina Eufori, stimulim
Amfetaminat dhe ectasy Eufori, stimuli, turbullime të perceptimit
Nikotina Eufori, përqëndrim, relaksim
Kafeina Moslodhje, përqëndrim
Depresantët Alkoli Eufori, relaksim, amnezi
Benzodiazepianat Reduktim të ankthit
Barbiturikët Qetësim

RREZIQET DHE PASOJAT

RREZIQET PËR SHËNDETIN MENDOR

RREZIQE PËR PROBLEME JURIDIKE

DOZA EKSESIVE (overdoza)

DROGAT E BLERA NË TREGUN E ZI

REZIQET PËR SIGURINË PUBLIKE

RREZIQE PËR PUNËN