PERKUFIZIME DROGAT HALUÇINOGJENE, DROGAT E SINTEZËS DROGA DHE LUFTA KUNDER SAJ KLASIFIKIMI I DROGAVE DROGIMI RRUGËT E MARRJES SË DROGAVE PAK HISTORI CANNABIS SATIVA (KËRPI) OPIATET KOKAINA AMFETAMINAT DHE SUBSTANCAT E NGJASHME HALUÇIONOGJENËT BENZODIAZEPINAT – BZD LËNDËT E REJA PSIKOAKTIVE

DROGA DHE LUFTA KUNDER SAJ

Organizata e Kombeve të Bashkuara që nga data 26 qershor 1988 e ka cilësuar këtë datë si Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër përdorimit dhe shpërndarjes së drogës.

Në një takim special të OKB-s, në shkurt të vitit 1990, dekada e fundit e shekullit të XX-të u shpall “Dekada e Luftës kundër Drogës”.

PËRGJTHËSIME DHE PËRKUFIZIME

DROGË është çdo substancë (përveç ushqimeve) që absorbohet për të modifikuar mënyrën me të cilën funksionon trupi ose shpirti. Duke vepruar mbi sistemin nervor qendror (SNQ), përdorimi abuziv i një droge provokon perturbime fizike dhe mendore, si dhe çon në gjendje të varësisë fizike, në gjendje të varësisë psiqike dhe në tolerancë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetsisë - OMS (1973) konsiderohet si drogë:

NARKOTIK është substancë që provokon një gjendje të mpirjes (topitjes) apo të gjumit artificial. Emërtimi “narkotik” vjen nga fjala greke “narkè” që do të thotë “mpirje (topitje)”. Kjo substancë ngadalëson funksionet jetësore dhe/ose aktivitetin psiqik, si dhe zvogëlon ndjeshmërinë.

PSIKOTROP është çdo substancë që vepron mbi psiqikën, duke modifikuar funksionimin mendor, duke prodhuar ndryshime në perceptimet, në humor, në ndërgjegjie (në koshiencë), në sjellje dhe në funksione të ndryshme psikologjike e organike. Termi psikotrop do të thotë “që vepron, që jep një drejtim (trope) në shpirt ose në sjellje (psycho)”. Në mënyrë më specifike, termi psikotrop i referohet medikamenteve të përdorura në trajtimin e çrregullimeve mendore, të tillë si neuroleptikët, anksiolitikët, etj.

STUPEFIANT quhet substanca, efektet psikoaktivë të së cilës mund të prodhojnë efekte të tolerancës dhe të varësisë. Më korrektësisht, ky term nuk duhet të përdoret përveç se kur kemi të bëjmë me depresantë të sistemit nervor qendror të tillë si opiatet.

TOKSIKOMANIA

Përkufizimi i Schmelck (1993):

  1. Konsumim i përsëritur i një droge që sjell, për një periudhë kohe pak a shumë të shkurtër, dëshirën shtërnguese për t’a konsumuar së rishmi dhe për t’a disponuar me çdo mënyrë.
  2. Nga fakti i adaptimit të organizmit me efektet e kësaj droge, subjekti do të ecë drejt zmadhimit të dozës së saj (tolerancë).
  3. Atëhere shfaqet fenomeni i “robërisë” jo vetëm psikologjike, por, gjithashtu, fizike (varësi).

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OMS) (1950), toksikomania shihet si:

“Gjendje intoksikimi (helmimi) periodik ose kronik, e dëmshme për individin dhe për shoqërinë, që shkaktohet nga harxhimi i përsëritur i një droge (natyrale apo sintetike), me tiparet e mëposhtme:

DISA MOTIVE TË KONSUMIMIT

LIGJËSIA E EFEKTIT

E=S+I+R

Eksperienca (efekti) (E) që shoqëron konsumimin është e lidhur me:

PASOJAT E ABUZIMIT

Drogat mund të konsumohen në mënyrë të moderuar ose në mënyrë abusive, por pasojat nuk janë të njëjta në të dy rastet. Rreziqet që shoqërojnë konsumimin e drogave (varësia, borxhet, gjykimi ligjor, etj) mund të varijojnë sipas:

Drogat konsiderohen të rrezikshme, kur përdorimi sjell pasoja negative për mirëqënien fizike, mendore, sociale dhe ekonomike të konsumatorit.

Droga: