PERKUFIZIME DROGAT HALUÇINOGJENE, DROGAT E SINTEZËS DROGA DHE LUFTA KUNDER SAJ KLASIFIKIMI I DROGAVE DROGIMI RRUGËT E MARRJES SË DROGAVE PAK HISTORI CANNABIS SATIVA (KËRPI) OPIATET KOKAINA AMFETAMINAT DHE SUBSTANCAT E NGJASHME HALUÇIONOGJENËT BENZODIAZEPINAT – BZD LËNDËT E REJA PSIKOAKTIVE

CANNABIS SATIVA (KËRPI)

HISTORI

Kërpi (Cannabis Sativ L.) është një nga bimët e para të përdorura nga njeriu, që në periudhën neolitike, probabilisht në Azi.

Teksti më i vjetër i shkruar i njohur për përdorimin e cannabis-it vjen nga periudha e perandorit kinez Shen Nung, në vitin 2727 para Erës së Re. Në tekstin e njohur të vjetër Pen Tsao në Kinë flitet se bimët e ndryshme narkotike, midis tyre edhe cannabis, kanë qenë të njohura në një rreth të caktuar njerëzish që i kanë përdorur, kryesisht, për një kohë të caktuar e të shkurtër, që të liroheshin nga ndonjë brengë dhe që të kalonin nga bota reale në botën e imagjinatës. Arsyet më të shpeshta për këtë gjë kanë qenë vështirësitë e ndryshme, sëmundjet, frika, etj.

Përdorimi i kësaj bime si një drogë me veti psikoaktive është dokumentuar nga gjetjet arkeologjike në shoqëritë prehistorike në Euro-Azi dhe Afrikë.

Varret Yanghai (një varrezë e madhe e lashtë, 54.000 m2) të vendosur në lagjen Turfan të Rajonit Autonom të Xinjiang Uyghur të Republikës Popullore të Kinës, kanë nxjerrë në shesh varrin 2700-vjeçar të një shamani. Ai mendohet t’i përkiste kulturës Jushi, të regjistruar në periudhën e shekujve më vonë në Hanshu.

Pranë kokës dhe këmbës së shamanit është gjetur një shportë e madhe lëkure dhe një tas druri mbushur me 789 gr cannabis, të ruajtur shkëlqyeshëm nga kushtet klimatike dhe të varrimit. Një ekip ndërkombëtar tregoi se ky material përmbante tetrahidrokanabinol, komponenti psikoaktiv i cannabis-it. Cannabis shfrytëzohej me sa duket nga kjo kulturë, si një agjent mjekësor ose psikoaktiv, ose një ndihmë për parashikimin e së ardhmes.

Ky është dokumentacioni më i vjetër i cannabis-it si një agjent farmakologjikisht aktiv.

Vendbanimet, që datojnë në periudhën 2200 - 1700 para Erës së Re, në Bactria dhe Margiana, përmbajnë struktura të ndërtuara për rituale, me dhoma që përmbajnë çdo gjë të nevojshme për të përpunuar pije me ekstrakte nga lulekuqja (opium), nga kërpi (cannabis) dhe nga efedra (e cila përmban efedrinë).

Ndërkohë, që nuk ka dëshmi të përdorimit të efedras ndër fiset e stepës, ka gjurmë që tregojnë se këto fise përdornin kërpin për arsye kulti (adhurimi). Të paktën që në mijëvjeçarin e tretë para Erës së Re e më vonë, kjo praktikë gjendet nga Rumania, në lindje, deri në lumin Yenisei, në perëndim. Përdorimi i saj është hasur në aparatin për tymosjen e kërpit të gjetur në Pazyryk.

Cannabis është përmendur në tekstet Vedas të hinduve, në vitet 2000 dhe 1400 para Erës së Re, në Atharvaveda. Deri në shekullin e 10-të, ai ka qenë sugjeruar, ashtu siç referohej nga disa në Indi, si “ushqim i perëndive”. Përfundimisht cannabis u bë një pjesë ritual e festivalit hindu të Holi-t.

Në Budizëm, cannabis, në përgjithësi, konsiderohet si një pije dehëse, që mund të ishte një pengesë për zhvillimin e të menduarit dhe të vetëdijes së qartë.

Në kulturën e lashtë gjermanike, cannabis shoqërohet me perëndeshën skandinave të dashurisë, Freya.

Grekët dhe romakët klasikë e kanë pas përdorur cannabis-in shumë herët.

Në Lindjen e Mesme përdorimi i cannabis-it u përhap nëpërmjet perandorisë islame nga Afrika e Veriut.

Disa përkthyes thonë se një vaj për lyerje, që përmendet në“Exodus”, përmbante cannabis. “Exodus” është libri i dytë i Biblës të hebrejve, që ritregon largimin e izraelitëve nga skllavëria në Egjypt, shtegëtimin e tyre përmes Detit të Kuq dhe përmes labirinteve, të udhëhequr nga Moisiu, si dhe për Dhjetë Urdhëresat. Ngjarjet datojnë midis viteve 1580 dhe 1200 para Erës së Re, dhënë në mënyrë të ndryshme nga studiuesit.

Herodoti, një historian grek i rëndësishëm i shekullit të 5-të para Erës së Re, përshkruan se si Skithët e Lindjes së Mesme përdornin e kërpit (cannabis) në banjat me avull.

Sufistët kanë përdorur cannabis-in në një kontekst shpirtëror që nga shekulli i 13-të.

Në kohët moderne, lëvizja Rastafari ka përqafuar cannabis-in si një sacrament (gjë e shenjtë). Të urtët e Kishës Kopte Etiopiane të Sionit, një lëvizje fetare e themeluar në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1975, e konsiderojnë cancabis-in si Eukaristia, duke e pretenduar atë si një traditë gojore nga Etiopia, që daton që në kohën e Krishti. (Shënim: Kjo kishë nuk ka lidhje me kishat e tjera të Etiopisë ose kishat e tjera Kopte.)

Ashtu si lëvizja Rastafari, disa sekte moderne gnostike të krishterë kanë pohuar se cannabis është “Pema e Jetës”.

Rrymat e tjera fetare të organizuara e themeluara në shekullin e 20-të që trajtojnë cannabis-in si një sakrament janë Shërbesa e THC, Rruga e Harmonisë së Pafundme, Kanteizmi, Kuvendi Kanabis dhe Kisha e Cognizance-s (përgjegjësisë). Rastafarianët priren të jenë ndër konsumatorët më të mëdhenj të përdorimit modern të cannabis-it.

Fibrat e kërpit shërbenin për të bërë veshje në Kinë 600 vjet para Erës së Re, kurse në Europë, në Mesjetë. Veshjet mbretërore perëndimore ishin shpesh të përbëra nga përzjerje kërpi dhe lini.

Në vitin 1545, cannabis u përhap në hemisfera perëndimore, kur spanjollët e importuan atë në Kili për përdorimin e bimës për fibër.

Në Amerikë e Veriut cannabis, në formën e kërpit, u kultivua për përdorim për litar, veshje e letrë.

Bibla e parë e shtypur nga Gutenberg ishte mbi letër kërpi. Letra e kërpit është përdorur deri në shekullin e XIX-të.

Në fillim të shekullit të XX-të, në Europë, fibrat e kërpit u zëvendësuan prej bambukut, me origjinë nga SHBA.

Pak nga pak kërpi është ndaluar së kultivuari ose kultivimi i tij i është nënshtruar rregullave strikte gjatë shekullit të XXtë për arsye të vetive të tij psikotrope.

Në vitin 1937, SHBA nxorri jashtë ligjit kultivimin e kërpit (cannabis) për arsye të mundshme të lidhura me racizmin dhe/ose me interesa ekonomike industriale.

Në vitet 2000, një numër i madh shtetesh kanë nxjerrë jashtë ligjit kultivimin, konsumimin dhe tregëtinë e kërpit, me dënime që nisin nga më të lehtat e deri me burgim.

Kërpi njeh përdorime të shumëfishta, të tilla si: për pëlhura, për ndërtim, për kozmetikë, për izolim fonik dhe termik, për fabrikimin e vajrave, për litarë, për shtresa mbulimi, për përdorim në formën e lëndëve djegëse, për industrinë e letrës, për ushqimin njerëzor, për ushqimin shtazor, si biokarburant, për përdorim si medikament, për përdorim rekreativ ose si material përbërës në shoqërim me materialet plastike.

Kërpi po gjen një rifitim të interesit me rritjen e çmimit të naftës dhe rritja e vetëdijes ndaj mjedisit (ndaj ekologjisë). Vendet europiane dhe kolektivat lokale të këtyre vendeve tentojnë kështu të favorizojnë një kulturë të re të kërpit.

BIMA

Kërpi (Cannabis sativa L.), i njohur gjithashtu nën emrin e tij latin cannabis, është një lloj bime vjetore e familjes Cannabaceae.

Bima Cannabis sativa L. ndahet në një numër të madh të nënllojeve. Kjo ndarje diskutohet nga botanistët; disa nga ata nuk i marrin në konsideratë ndryshimet midis nënllojeve si tregues të mjaftueshëm për të justifikuar ndarjen.

Të apasionuarit pas cannabis-it njohin tri lloje të dallueshme, të bazuar në faktorë të tillë si: morfologjia, rangu natyror, aroma dhe karakteristikat subjektive psikoaktive.

Bima mashkull

Bima femër

Ne, pak a shumë, mund të ndajmë katër fenotipe mirë të dallueshme:

Nenlloji Sativa

NËNLLOJI SATIVA

NËNLLOJI INDICA

NËNLLOJI SPONTANEA

NËNLLOJI KAFIRISTANICA

KANABINOIDËT NË BIMË

Njihen më shumë se gjashtëdhjetë kanabinoidë në kultivarë të ndryshëm të kërpit. Δ9-tetrahidrokanabinoli (THC), substanca kryesore psikoaktive, kanabidioli (CBD) dhe kanabinoli (CBN) janë më të përhapurit.

Biosinteza e kanabinoidëve bëhet në glande (gjendra) të specializuara, prezente në të gjitha pjesët ajrore të bimës. Zhvillimi i këtyre glandeve fillon me formimin e degëzimeve.

Faktorët që rregullojnë prodhimin e kanabinoidëve janë vetëm pjesërisht të njohur. Megjithëse është provuar që aspekti mjedisor rrit në mënyrë të rëndësishme sasinë e Δ9-tetrahidrokanabinolin (Haney dhe Kutscheid, 1973; Coffman dhe Gentner, 1975), ekziston një teori më e përgjithëshme që pranon se aspektet sasiore influencohen nga faktorët mjedisorë (Fairbairn dhe Liebmann, 1974; Latta dhe Eaton, 1975).

Kanabinoidët luajnë rolin e agjentit mbrojtës, kundër tharjes, kundër parazitëve, kundër rrezeve UV-B dhe kundër mikrobeve.

Një thekë e marihuanës që paraqet glandet (trikomet) e saj të pasura me THC

KONCEPTE TË PËRGJITHËSHME

Cannabis mund të paraqitet nën shumë forma:

marijuana

“Skuff” i Marokut, i marrë nga Polinatori

MËNYRAT E KONSUMIMIT

Marihuana që quhet gjithashtu tamias, daube, pot, weed, marie-jeanne, herbe ose zamal (në ishullin e Reunionit), e dredhur në joint, që quhet splif, zdar, canne, blaz, wize, stick, bat, batos, buzz, pillon, pétard, bédo, gringo, roach, boulon, chon, robert, cone, sdax ose akoma chichon, poteau, tra, jazz, tige ose akoma teuteu. Marihuana përbëhet nga lule të thara të cannabis-it apo gjethe, por gjethet nuk janë të kualitetit të mirë, ato quhen “kashtë” (në frëngjisht feuillasse ose paille). Këto thahen, grihen hollë, pastaj tymosen, ashtu siç janë,apo përzihen me duhan. Marihuana ndonjëherë përzihet në ëmblsira apo në pije. Përmbajtja ne THC varion nga 0.1% deri në 30%, sipas prejardhjes dhe mënyrës së përgatitjes.

Hashishi ose hashi, që quhet gjithashtu shit (në Francë), fabrikohet me rrëshirën e kërpit që mbush lulet dhe gjethet e majës së bimës. Rrëshira shkundet, presohet në blloqe dhe në përgjithësi tymoset. Hashishi përzihet me duhanin në formë cigareje ose me pipë.

Ndonjëherë disa përdorues e përzjejnë hashishin me ushqime apo me pije.

Efektet e hashishit janë shumë më të fuqishëm se sa ato të marihuanës: përmbajtja në hashish e THC varion nga 10% deri në 30%.

Vaj i Cannabis-it është produkt që realizohet me ndihmën e solventëve (tretësave), duke ekstratuar çfarë të mundet nga bima dhe duke përftuar një koncentrat të THC (ndonjëherë 80%). Ky vaj, që tymoset i përzjerë në duhan është i rrezikshëm për arsye të nivelit të lartë të përqëndrimit. Ky vaj është pak i përhapur.

TETRAHIDROKANABINOLI (THC)

TË DHËNA TË PËRGJITHËSHME

Delta-9-tetrahidrokanabinol (Δ9-THC), ose Δ1-THC (i përdorur në nomenklaturën kimike të vjetër), ose dronabinol, me shkurtimin THC, është substanca kryesore psikoaktive e gjetur në bimën e cannabis-it.

Tetrahidrokanabinoli (THC) ka veti psikotrope.

THC është izoluar në vitin 1964 nga Raphael Mechoulam dhe Yechiel Gaoni të Instituti Weizmann në Rehovot, në Izrael.

Në formë të pastër, është një trup i ngurtë i qelqtë kur ftohet dhe bëhet viskoz e ngjitës nëse ngrohet.

Nga pikëpamja mjeksore, THC duket se ka efekte analgjezike. THC lejon të reduktohet përmasa e tumoreve kancerozë (autofazhi).

Struktura kimike 2-dimensionale e THC

Struktura kimike 3-dimensionale e THC

Molekulë delikate e zbuluar prej doktor C. Piller, termikisht e paqëndrueshme dhe e oksidueshme, që izomerizohet lehtësisht në Δ8-THC (lehtësisht më pak aktiv), ose që transformohet në kanabinol (CBN, me aktivitet shumë të vogël) ose në kanabidiol (CBD, inaktiv).

Si një terpenoid aromatik, THC ka një tretshmëri në ujë shumë të ulët, por një tretshmëri të mirë në shumicën e solventëve organikë të tillë si etanoli, açetoni apo heksani.

THC është një molekulë shumë liposolubël (e tretshme në hyndyrna), që shpjegon kalimin e saj të shpejtë të barrierës hemato-encefalike dhe, për pasojë, efektin e saj pothuajse imediat gjatë konsumimit me tymosje. Ky aspekt liposolubël bën që kjo molekulë të akumulohet në hyndyrna, gjë që shpjegon dy fenomene: faktin që qëndron prezente për një kohë shumë të gjatë në organizëm dhe faktin që gjatë rregjimit disa persona përshkruajnë efektet kanabinikë.

THC i lehtë shërben për të moderuar efektet analgjezikë dhe kanabisi mund të përdoret për të trajtuar dhimbjet. Mekanizmi për efektet analgjezikë të shkaktuara drejtpërdrejt prej THC apo ngacmuesve të tjere kanabinoidë nuk është kuptuar plotësisht. Efektet e tjerë përfshijnë detantën (paqen), euforinë, perceptimin e modifikuar hapësirë-kohë, alternimin e ndjenjave vizuale, auditive dhe olfaktive (të nuhatjes), ankthin, dizorientimin, lodhjen dhe stimulimin e oreksit (në gjuhën popullore e quajtura «babëzi»).

Ekziston një formë sintetike e THC si Marinol, Savitex ose analogë (molekula të përafërta) si Nabilon. Këto produkte farmaceutike nuk janë në përgjithësi psikoaktivë ose janë pak.

Kërkuesit shkencorë duke synuar të izolojnë vetitë psikoaktive, kanë çuar në zbulimin e analogëve ndonjëherë 100 deri 1000 herë më aktivë se THC natural (i famshmi THC-V, për shembull).

Meqenëse THC oksidohet shpejt, ruajtja e cannabis-it në formën e barit kërkon nevojën e një tharjeje të plotë dhe të kujdesshme. Rëshira është më stabël në masën ku THC është më mirë i mbrojtur nga oksigjeni dhe lagështia në sajë të strukturës se saj më të dendur.

Maroku dhe Afghanistani/Pakistani janë furnizuesit kryesorë të hashish-it në Europë.

Prodhimi europian i marihuanës mbetet i lartë, veçanërisht në Hollandë dhe Belgjikë.

Cannabis sativa ka nivelin më të lartë të konsumit në botë.

EFEKTET FIZIKE TË CANNABIS SATIVA NË TRUP

EFEKTET AFATGJATA TË PËRDORIMIT

Studimet e kryera si në njerëz dhe në kafshë tregojnë se abuzimi afatgjatë me marihuanë mund të shkaktojë varësi fizike. Simptomat e tërheqjes në vetvete mund të përfshijnë nervozizëm, pagjumësi, rënie të oreksit, ankth dhe mall për drogën.

Dikush që tymos rregullisht marihuanë mund të ketë shumicën e të njëjtave probleme të frymëmarrjes që kanë ata që pijnë duhan, të tilla si: kollë e përditshme dhe prodhim i gëlbazës, sëmundje akute gjoksi më të shpeshta, një rrezik të rritur të infeksioneve në mushkëri dhe një tendencë më të madhe të pengimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Kanceri i traktit të frymëmarrjes dhe i mushkërive gjithashtu mund të nxitet nga tymi i marihuanës. Marihuana ka potencial për të nxitur kancerin e mushkërive dhe të pjesëve të tjera të traktit të frymëmarrjes, sepse tymi i marihuanës përmban 50 përqind deri në 70 përqind më shumë hidrokarbure kancerogjene sesa tymi i duhanit.

TERMAT E RRUGËS

TERMAT E RRUGËS NË BOTË

TERMAT E RRUGËS NË SHQIPËRI