Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, Endokrinolog
Mosha
51 vjeç
Gjinia
Mashkull
Kombësia
Shqiptar
Celular
0672036611
gjergjid2000@yahoo.com
Specialitetet
Procedurat
EKO TIROIDE&ABDOMINALE
Vendi i punes
Spitali AMAVITA, Rruga Budi, 75/3 -1000 Tirane, TiraneKualifikime profesionale
PHD | 2009-vazhdim | QSUT-TIRANE | ROLI I FNA NE DIAGNOSTIKIMIN E KANCERIT TE TIROIDES NE VENDIN TONE |
MASTER-ENDOKRINOLOGJI | 2003 | STAMBOLL-TURQI | TRAJTIMI ALTERNATIV I AKROMEGALISE. |
MASTER EKONOMI-ADMINISTRIM PUBLIK | 2007-2009 | UT-FAKULTETI EKONOMISE | VLERSIME KRAHASUESE TE SISTEMEVE TE NDRYESHME MENAXHERIALE SHENDETSORE. |
TRAINIM NE EKOGRAFI | 2005 | ROME-ITALI | EKOGRAFIA E TIROIDES |
KURS EKOGRAFIE | 2008 | QSUT-TIRANE | EKO REGJIONI I QAFES DHE ABDOMINALE |
POSTGRADUATE CLINICAL COURSE | 2008 | LA VALETA -MALTE | SINOPSIS MBI TERAPINE ENDOKRINE. |
SUMMER SCHOOL in ENDOCRINOLOGY | 2009 | ESTONI | CURRENT DIAGNOSTIC AND TREATMENT IN ENDOCRINOLOGY |
EASD CONGRESS | 2006 | DANIMARKE | EUROPEAN ASSOCIATION DIABETES STUDY 42 CONGRRESS. |
WORLD DIABETES CONGRESS | 2009 | MONTREAL-CANADA | WORLD DIABETES CONGRESS |
EASD CONGRESS | 2009 | VIENE=AUSTRI | 45 EUROPEAN DIABETES STUDY |
EUROPEAN ENDOCRINE CONGRESS | 2008 | BERLIN-GERMANY | KONGRESI VJETOR EVROPIAN I ENDOKRINOLOGJISE |
EASD CONGRESS | 2010 | STOKHOLM-SUEDI | KONGRESI 46 VJETOR EVROPIAN I DIABETIT |
WORLD THYROID CONGRESS | 2010 | PARIS-FRANCE | KONGRESI I 14 BOTEROR I TIROIDES |
UPDATE IN ENDOCRINOLOGY | 2004 | ROME-ITALI | TAKIMI i perbashket AMERICAN ASSOCIATION of CLINICAL ENDOCRINOLGIST&ASSOSACIONE MEDICI ENDOCRINOLOGI ITALIA per zhvillimet me te fundit diagnostike dhe terapeutike ne endocrinologji. |
SLEEP BREATHING APNEA CONFERENCE | 2011 | PRAGE-CEKI | SLEEP BREATHING APNEA IN OBESITY |
EASD CONGRESS | 2011 | LISBON-PORTUGALI | 47 EUROPEAN DIABESTES STUDY CONGRESS. |
TRAINIM -MJEKESI NUKLEARE | 2005 | ATHINE-GREQI | TRAINIM NE SHINTIGRAFINE E TRIOIDES |
WORLD DIABETES CONGRESS | 2011 | DUBAI | Kongresi boteror i diabetit. |
Botime mjekësore
acromegaly diferent treatment | 2003 | turkish journal of endocrinology |
obesity and sex-bindig globulin | 2003 | turkish journal endocrinology |
laser-ablacioni i nodujve te tiroides | 2009 | revista e urdherit te mjekut |
Artikuj të postuar
Hipotiroidizmi - Ulja e Funksionit te Tiroides | Shtator 2012 | 12 komente |
Lini përshtypjet tuaja për këtë doktor
Gjeni fare eshte ky mjek. Te jemi krenar ne shqiptaret qe kemi nje mjek te tille.
Dërguar nga Kimi, më 28 Qershor 2012 në 08:43
ne radhe te pare ky doktor karakterizohet nga thjeshtesia gje e cila e ben te ofrueshem me pacientet dhe tjetra me kryesorja eshte specialist i pazevendesueshem i perkushtuar me pasion ne specialitetin e tij.
Dërguar nga fadili, më 13 Maj 2013 në 13:31
Ju falenderoj Fadil per vlersimin tuaj!
Përgjigje nga Dr. DASHAMIR GJERGJI, më 24 Shkurt 2017 në 15:24
Mjek i kompletuar. Ne radhe te pare njeri, shume komunikues, profesionit i sakte, i qete dhe bindes. Keq per Durresin qe i ka ike nje specialist e njeri i tille.
Behar Spahiu
Dërguar nga Behar Spahiu, më 14 Qershor 2014 në 02:51
Faleminderit Behar,me Durresin dhe Durresaket nuk ndahem kollaj,ndaj do jem gjithmone prane tyre.
Përgjigje nga Dr. DASHAMIR GJERGJI, më 24 Shkurt 2017 në 15:19
Dashamir e ka emrin po me te vertet ish person dashamir kam ba nje vizit te ky mjek qe mka lan pershtypje te veqant dashamir te pershndes kosovari shum je nje mjek gjeni tfalenderoj per fjalt e embla qe mi me dhan .
Dërguar nga labinot bobaj , më 11 Shkurt 2015 në 13:10
Faleminderit Labinot.
Përgjigje nga Dr. DASHAMIR GJERGJI, më 24 Shkurt 2017 në 15:20
Doktor pershendetje! Doja te dija cfare ushqimesh duhet te konsumojne pacientet me teprice jodi? Faleminderit!
Dërguar nga Zhuljeta , më 19 Shtator 2015 në 11:55
I keni te detajuara te nje interviste e imja ne Tv.E gjeni ne faqjen time te Fb.
Përgjigje nga Dr. DASHAMIR GJERGJI, më 24 Shkurt 2017 në 15:21
Jeni i mrekullueshem doktor! Nuk kam bere ndonje vizit te ti por ne baze te artikujve qe ke postuar dhe botimeve mjeksore qe i kam lexuar jeni i papare. Une jam ne nje moshe te vogel akoma dhe iu kam trajtuar edhe problemin tim ne tiroide ne nje mesazh qe nuk e di a do ju kete ardhur mesazhin jua kam derguar tek artikulli qe keni postuar ne internet. Te lutem nqs ke mundesi me kthe pergjigje. Gjithsesi un e adhuroj qe te behem nje mjeke e till kaq me fam kur te rritem siq je ti nuk e di a do ja arrij qellimit por vertet esht nje pun e bukur puna si mjeke
Dërguar nga Kiara, më 19 Mars 2017 në 07:19
Ju falenderoj Kiara,uroj qe te behesh mjeke dhe kam bindjen qe do jeni edhe me te sukseshem se ne sepse koha dhe mjeksia gjithmone ecin perpara.Pyetjes tuaj do ti pergjigjem se shpejti.
Përgjigje nga Dr. DASHAMIR GJERGJI, më 19 Mars 2017 në 13:21
vajzes sime pas analizave te gjakut i del t sh 20 sherohet kjo semundje
Dërguar nga diana, më 03 Prill 2017 në 14:00
Duhet te mjekohet gjate gjithe kohes me hormonet e gjendres tiroide ne forme barnash.Dozat ndryshohen ne varsi te gjendjes klinike dhe analizave.
Përgjigje nga Dr. DASHAMIR GJERGJI, më 18 Prill 2017 në 15:52
Pershendetje doktor! Ju falenderoj per informacionin. Une kam vite qe trajtohem me levotiroksine pasi jam diagnostikuar me hipotiroidizem autoimun. Merrja 75microgram deri ne prill, por meqe analiza e TSH doli 1.73 atehere e reduktova pak dozen ne 50microgram. Sot, 19 qershor me doli TSH 5,61. A eshte nirmale nje rritje e tille e vlerave te tsh? Duhet ta shtoj perseri dozen?
Per me teper gajte kesaj kohe kam vazhdimisht si mprije e shpim si me gjilpera ne krahe e kembe e ne gjysmen e fytyres si dhe si tip ngercesh apo tip bllokimi ne kembe kryesisht. Edhe shuajt e kembeve sikur me djegin por kur i prek nuk jane te nxehta. A ka lidhje me gipotirozen kjo? Zakonisht gjate pranveres me ndodh ndonje crregullim
Dërguar nga Manjola, më 19 Qershor 2017 në 08:20
pershendetje zonje,ne pergjithsi jam munduar ti pergigjem brenda nje periudhe te shkurter kohore pyetjeve te lexueseve te ndryshem,kjo per shkak te impenjimeve te shumta dhe kohes se paket te navigimit ne komunikimin virtual.Lidhur me pyetjen tuaj gjej veteem nje problematike dhe kjo ka lidhje me faktin se e keni reduktuar dozen e barit pa qene e nevojshme te behet nje gje e tille.N elidhje me shqetsimet e tjera me shume jane te karakterit funksional sesa te lidhura me mosfunksionimin e mire te gjendres tuaj tiroide?
Përgjigje nga Dr. DASHAMIR GJERGJI, më 19 Qershor 2017 në 16:22
Faleminderit doktor! Emaili i dyte ka qene nje test meqenese nuk shfaqej komenti im. Nuk e dija si finksiononte. Ndjese!
Gjithe te mirat!
Dërguar nga Manjola, më 20 Qershor 2017 në 09:14
Mirembrema ,jam Raimonda Alliaj , kam bere disa analiza per deroiden dhe do te kerkoja qe te beja nje vizite tek Ju ,Dr Dashamir Gjergji.
Mund te me me lini nje takim per te bere vizite.
Dërguar nga Raimonda Allija, më 28 Qershor 2017 në 12:55
Mund te kontaktoni ne tel 0672036611.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 10 Korrik 2017 në 15:41
Pershendetje doktor shpresoj qe te jeni mire! Nese mundeni ju lutem me ktheni pergjigjie! Gjate analizave qe kam kryer, e kam fjalen T3, T4 dhe Tsh, vlerat per t3 dhe t4 jane normale mirepo vlera e tsh eshte 7.69. Mjeku qe me ka udhezuar pasi i kontrolloi rezultatet me tha se nuk eshte per tu shqetesuar, prandaj ju lutem me ktheni pergjigjie a duhet te shqetesohem per vleren e tsh dhe nese po si me sugjeroni ju per mjekim p.sh., te shkoj te ndonje specialist tjeter apo qka duhet te bej sepse nuk me hiqet nga mendja me duket sikur jam ber ves. Ju faleminderit!
Dërguar nga Jaser, më 31 Gusht 2017 në 20:16
Pershendetje zoteri,me cka me keni referuar me siper ne forme pyetje,nuk e gjej me vend qe te shqetsoheni shume,Ju vuani nga Hipotireoza subklinike,qe seshte gje tjeter, vetem se nje gjendje mes normes dhe semundjes se nenprodhimit te tiroides.Ne fakt ju duhet nje mendim specialisti sepse jo gjithmone lihet pa u mjekuar kjo gjendje.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 03 Shtator 2017 në 17:47
Pershendetje doktor. Vlerat e analizes Jane TSH 1.3 dhe anti Tpo 84. Po mar per momentin thiroid complex. Eshte mjekim I duhur?
Dërguar nga Naevi, më 06 Shtator 2017 në 08:01
Pershendetje,te drejten per ta filluar apo ndryshuar mjekimin te ty si te cdo i semure e ka vetem mjeku qe kujdeset per ju.Nuk mjaftojne vetem te dhenat e mesiperme per te bere nje gjykim.me te thelluar profesional.Mos nderprisni trajtimin me mjekun apo farmacistin tuaj.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 10 Shtator 2017 në 16:16
Pershendetje doktor desha te pyes per mamin TSH e ka me vlera 3.02 kurse anti TPO Ab 652.7 ,ju Falemnderit ne qoftese gjeni kohe te me pergjigjeni
Dërguar nga Anila, më 16 Dhjetor 2017 në 07:46
Pershendetje znj Anila,mamaja vuan nga Tiroiditi kronik Hashimoto.Fatmirsisht kjo semundje nuk ka sjelle demtime te funksionit te gjendres tiroide,ndaj nuk e ka te nevojshme te trajtohet me barna per momentin.Cdo 6 muaj duhet te kryeni analizat funksoonale te tiroides.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 16 Dhjetor 2017 në 16:47
Pershendetje Doktor,
Rezultatet e fundit, T4 fraksion I lire 17.1 dhe TSH 1.84.
Perdor letrox 50mcg 1x1\2
Kam gjate gjithe kohes shqetsime,lodhje,frike,cregullime te rrahjes se zemres etj.
Cfare mendoni per rastin tim.
Ju falenderoj shume!
Dërguar nga Dita, më 18 Dhjetor 2017 në 18:06
Pershendetje znj,ne pergjithsi vlerat e hormoneve te tiroides jane normale,ndaj nuk mendoj qe ankesat qe permendni te jene te lidhura me crregullimet e kesaj gjendre.Nese perjashtoni problematika te tjera mund te rivlersohet terapia e semundjeve te tiroides.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 19 Dhjetor 2017 në 13:05
pershendetje
e kom babin vuan nga gjandrrat linfatike i ka edhe ne mushkni i kan than qi ni infeksjon po nuk pe din prej qkafit i ka qaf edhe nersjellta e nyje kamve qe dy vjet i kan dal e nuk po mujn meja gjet diagnozen
Dërguar nga ibadete, më 23 Dhjetor 2017 në 10:21
pershendetje znj,zmadhimi i limfonodujve ne pjese te ndryshme te trupit ashtu edhe ne mushkeri tregon per reagim te imunitetit ndaj nje agjenti te jashtem infektiv ose kur kemi semundje veteshkaterruese imunitare.Mendoj qe kerkohen egzaminime me te thelluara per diagnstikim te sakte te patologjise qe mund te jete TBC SARKOSIDOZE .... etj.Gjithsesi ky problem duhet adresuar te specialisti Pneumolog ose specialisti i semundjeve te mushkerive.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 01 Janar 2018 në 13:00
Jetoj ne USA.
Vuaj nga hipitheroidPerdor Syntheroid 175mcg.
Ju lutem ekziston ky medikament ne Shqiperi.
Pasi mendoj te kthehem perkohesishte ne shqiperi
Por nuk e di si te veproj per medikamentin Syntheroid?!
Une jetoj ne USA.
Flm per kohen qe shpenzoni per mua.
Dërguar nga Tare zholi, më 24 Dhjetor 2017 në 08:24
pershendetje,bari qe ju perdorni ka ne perberje hormonin e tiroides,Tiroxine.Sigurisht qe te ne kemi barna te tilla edhe nese nuk jane me emrin tregtar x psh mund a gjeni ne formen y apo z.Semundja qe vuani ju eshte shume e perhapur dhe kemi me mijera te semure qe perdorin keto barna rregullisht te ne dhe jane krejt OK.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 01 Janar 2018 në 13:04
Pershdendetje doktor shpresoj te jeni mire, desha te ju pyes per mamin, ekoja i ka dal me noduse dhe pergjigja esht kjo lobi dexter me dimensione 46x25x15mm me ekostrukture hyperekogene ne brendesime nje nodus hyperekogen 19mm qarkullimi intra dhe peridonal i rritur pa limfadenopati regjionale.
lobi sinisterme dimensione 48x21x19 mm, me ekostrukture heterogjene me vatra te shumta hypoekogene te shprehura ne pjesen inferiore te lobit me nje nodus heterogjen 17.5 mm ne pjesen laterale te lobit me halohypokogene ne pjesen superiore te tij. qarkullimi intra dhe peridonal i rritur pa limfadenopati regjionale.Istmusi me diameter antero-posterior 3.8mm me ekostrukture heterogjene. Ndersa analizat i kane dale ne rregull por me tendence per mbiprodhim. a eshte shume problem dhe a duhet hequr tiroidja apo mund te mjekohet? Ju faleminderit nese gjeni mundesi te pergjigjeni. Gjithe te mirat!
Dërguar nga esma, më 16 Prill 2018 në 03:39
Pershendetje znj,diagnoza ne rastin qe me referoni eshte Strume multinodulare Eutiroidiene.Ne fakt une kam dyshime rreth funksionit te tiroides,sepse kur thoni ka tendence, dhe disa elemente ekografik flasin per teprice te jodit,mendoj se duhet te thellohemi me shume me egzaminime e me pas me trajtim.Nese keni mundesi mund ta sillni ne kosnulte.Te shkuara!
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 18 Prill 2018 në 08:57
pershendetje doktor jam esma perseri qe po ju pyesja per mamin, faleminderit qe gjetet koh te me pergjigjen, ju pata shkruar kete pergjigje ekoje dhe me thate qe eshte strume multinodulare eutirodiene, dhe pergjigjet e analizave jane keto T3 1.23, T4 11.72 dhe TSH 0.65. tani mami do i nenshtrohet nje operacioni tjeter ne miter prandeaj nuk vijme dot por patjeter qe do drejtohemi tek ju me vone. Do ju isha shum mirnjohese nese me ktheni nje pergjigje Faleminderit!
Dërguar nga esma, më 20 Prill 2018 në 03:00
Pershendetje,analizat qe me keni derguar duken normal,ndaj mendoj se nuk kemi ndonje urgjence rreth problematikave te tiroides.Pasi te keni kryer interventin mund te me shkruani serish,dhe konsulten mund ta kryeni me cdo mjek specialist endokrinolog.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 20 Prill 2018 në 08:04
Pershendetje dr Dashamir ju lutemi.a ka.mundesi te ma jepni nje mendim vajza imme tetvjeqare ju ka lajmeruar nje gjaner linfatike.ju kisha.lut si.mundem.me sjell valzen time ne konyroll te ju.
Dërguar nga Astrije, më 21 Prill 2018 në 03:14
Pershendetje,problemi qe ka vajza juaj nuk eshte i lidhur me specialitetin qe une mbuloj.Une jam mjek endokrinolog qe merremi me trajtimin e semundjeve te gjendrave endokrine,ose te crregullimeve hormonale.Vajza juaj me shume mundesi ka kaluar ndonje infeksion te lokalizuar afer gjendres limfatike te zmadhuar.Ndodh rutine qe organziami jone te mbrohet kundrejt infeksioneve te ndryshme,nepermjet rrugeve limfatike,dhe rritja e gjendres limfatike eshte shenje e mire e mbrojtjes imunitare.Duhet te konsultoheni me nje mjek infeksionist.Te shkuara!
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 27 Prill 2018 në 05:16
Psh dokotor doja t dija nqs kam probleme me gjendren tiroide un konsumoj shum ushqim por nk shtoj n peshe ,kam nje penges gjat kapercimit t ushqimit dhe peshtymesh gjithashtu kam dhe shum dhimbje koke dhe m kan then q keto jan shenja t gjendres tiroide
Dërguar nga kristina cika, më 03 Maj 2018 në 08:04
Pershendetje,e kam te veshtire te nxjerr nje konluzion profesional vetem me ankesat tuaja.Ne kete moment do tju sugjeroja te krynit nje konsulte me mjekun endokrinolog.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 04 Maj 2018 në 03:49
Përshëndetje doktor Dashamiri. Ju uroj për punën e kryer me përkushtim.
Një të afermes sime, nga ekoja e tiroides i doli vlerësimi "Lobi dexter me përmasa 43x15x14 mm me një nodus izoekogen në kontakt me istmusin me përmasa 11 x 12 mm".
Çfarë duhet të bëjmë në këtë rast. A është për t'u shqetësuar?
Ju falënderoj paraprakisht.
Dërguar nga Anila, më 23 Qershor 2018 në 11:58
Peshendetje Anila,asgje per tu shqetesuar ne lidhjen me rastin qe me shkruani,por gjithsesi e mira do ishte qe te kishim edhe nje vleresim te funksionit te tiroides.Nese do te keni veshtiresi ne vazhdim mund te me shkruani serish ose te me kontaktoni personalisht.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 18 Korrik 2018 në 05:15
Pershendetje doktor .
Doja tju pyesja per dicka
Para tre muajsh me doli nj gjender ne rrez te kofshes
Shkova bera vizit me than qe esht gjender limfatike .dhe ka dal nga infeksioni
U shtrova ne spital nj jav .me kuruan me antibiotik
Me pas vazhdova dhe kuren ne shtepi
Bera dhe pes gjilpera ne shtepi
Vazhdova kure prap por prap e kam gjendren ..si ka mundesi qe me gjithe ato antibiotik qe kam mar me gjilper dhe me kokrra nuk me ka ikur
...
Mund te jet dicka tjeter ?
Dërguar nga Xhesika bani, më 15 Korrik 2018 në 08:06
Pershendetje znj,probelmatikat tuaja nuk jane te lidhura me ceshtjet profesionale qe une jam i specializuar.Duhet te konsultoheni me mjek infeksionist per keto shqetesime.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 18 Korrik 2018 në 05:42
Pershendetje doktor !Kam bere analizat e teroides ne dhjetor se me binin sh floket TSH 4.46 ANTI-TG 29.1 ANTI-TPO 278.1 me thane teroide hashimeto dhe piva 1/2 EUTHYROX 75mg cdo mengjes,ne mars(pas 3 muajsh) bera prap analizat TSH 3.33 FT4 8.0 ANTI-TG 22 ANTI-TPO 215.9 TG 9.1 CT 1.0 piva 1 kokerr EUTHYROX 50 mg cdo mengjes,tani bej analizat para 10 ditesh (pas 3 muajsh )TSH 0.01 FT4 28.3 FT3 5.24 ANTI-TSI 2.86 TG 41.42 NUK e kuptoj cfare ka ndodhur ,ndoshta kam pire per shume kohe EUTHYROX ?/?? me kane dhene edhe sprajte me kortizon per floket. Tani me thote doktori duhet te pish unimazole per 40 dite,por kam frike ta pi,se lexova ne internet qe ka sh efekte anesore,te bien edhe floket ??? ju lutem jam ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj.
Dërguar nga ERI , më 28 Korrik 2018 në 04:51
Pershendetje Doktor,
Ne analiza me ka dale TSh 5,43 kurse TPO 166, nderkohe qe T3 dhe T4 jane me vlera brenda normes.Cfare mund te me thoni, duhet marre mjekim?
Dërguar nga Ana, më 08 Gusht 2018 në 21:46
Pershendetje znj Ana,Ne rastin tuaj mbetet per tu vleresuar me kujdes nese duhet te mjekoheni apo jo?Duhen edhe elemente te tjere klinike per tu marre ne konsiderate.Nese nuk vuani semundje tjeter dhe jeni moshe e re,mendoj qnuk duhet te trajtoheni
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 10 Gusht 2018 në 11:32
Pershendetje deshta te ju pyes a me kan dal analizat mire T4 - fraksioni lirë i T4 Rezultati 13.8 , Norma 10.3 - 23.1dhe TSH - tireotropin Rezultati 0.90 , Norma 0.40 - 4.0.
Pres pergjigjen tuaj. Faleminderit!
Dërguar nga Flora Kosumi, më 15 Janar 2019 në 08:21
Pershendetje Znj Flora,nga pikepamja funksiionale nuk duket te keni problem me gjendren tiroide,por ju duhet te kryeni edhe nje vleresim ekografik te kesaj gjendre.Me shkruani serish,per ecurine!
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 27 Janar 2019 në 12:22
Pershendetje Doktor,
Ju lutem,probl im eshte se kortizoli me del me vlere 1390 nmol/l diabeti 128mg/dl dhe prolaktina 33.98ng/ml.Kam fryre te barkut dhe dhimbje te forta koke.Cfare me sugjeroni
Ju falenderoje paraprakisht
Dërguar nga Tina, më 09 Shkurt 2019 në 05:38
Pershendetje Tina,nuk e di nese keni realizuar ndonje egzaminim CD(skaner)ose rezonance magnetike
Ju duhet te kerkoni nje kontroll te shpejt te specialisti.Te shkuara!
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 30 Shtator 2019 në 14:58
Pershendetje doktor !
Ju kerkoj njdes per shqetesimin , do ku lutesha per nje rekomandim. Kam mamane me diabet te tipit 2 prej 15 vitesh . prej disa muajsh ia jan shfaqur disa plage posht te dyja kembeve . Mbas analizave qe i kemi ber del te jete ulcer diabetike e infektuar , sapo i kemi nisur kuron per infeksionin por po shikojm qe plaga nuk ka asnje permirsim . Mjeku qe e ka tjatuar dyshon per neuropati dhe per kalcifikim te eneve te gjakut tek shputa e kembes , doja te dija nese ka ndonje kuro per keto dy probleme
Dërguar nga valmir , më 06 Korrik 2019 në 17:31
Pershenderje Valmir,kura ne keto raste eshte e drejtuar ne radhe te pare te normalizimi i diabetit dhe trajtimi ne vecanti i problematikave te eneve te gjakut dhe te nervave.Keto demtime duhen korigjuar dhe trajtuar sa me shpejt qe tmos ndodhin demtime me te renda te kembes diabetike.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 30 Shtator 2019 në 15:07
Pershendetje doktor. Uroj te jeni mire. Ju lutem me ndihemoni me nje informacion ne lidhje me: Kam ber analiza te testosteronit dhe Fsh. Ku rezultati ishte testosteron me i vogel se 2 dhe fsh mbi 26. Mjeku androlog me tha qe jane problem nese planifikoj per femij.Qe nga ajo kohe jam marr me analiza pa fund dhe kura pa fumd por nuk kam ndonje permiresim. Te lutem opinion nga ju. Mos po veproj gabim dhe une duhet te ndiqem nga mjek endokrinolog. Por nuk me esht then nga asnje mjek si duhet te veproj. Duke lexuar rreth rastit tim po kuptoj se ndoshta duhet te drejtohem te mjek specialist per hormonet. Te lutem me ndihemo me pergjigje. Ne pritje . Duke ju falenderuar.
Dërguar nga Denis, më 17 Korrik 2019 në 13:41
Pershendetje Denis,me vlerat e mesioerme qe keni referuar gjykoj qe keni problematika te lehta sa i perket niveleve te hormoneve androgjenike.Gjithsesi pjesa e lidhur me fertilitetin duhet gjykuar ne baze te analizes se detajuar te spermogrames.E sigurte eshte qe deficite te testosteronit heret a vone reflektohet me.problematika te riprodhimit.Nese deshironi konsulte endokrinologu,duhet te kontaktoni me nje nga klijikat ku punon doktori.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 30 Shtator 2019 në 14:47
Nuk e njoh por me duhet ta njoh per vajzen qe eshte me ashimoto dhe qe jep keto shenja qe pershkruan doktori do doja shume te kaloj vizite per vajzen shpresoj ta gjej rrugzgjidhjen dhe une pasi me thone perdori vetem selenium dhe kaq e ajo fryhet cdo dite
Dërguar nga Lata, më 08 Gusht 2019 në 04:12
Pergjigjen per rastin tuaj mund ta merrni nese paraqiteni ne klinikat ku doktori sherben,sepse kerkohet nje vleresim i kujdeseshem.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 30 Shtator 2019 në 14:38
Pershendetje Doktor. Sapo kam bere analizat e tiroides, perkatesisht keto analiza: TSh: 3.30, Anti TPO: 414.8, Anti TG : 105.4. Ju lutem mund te me jepni nje shpjegim dhe te me sugjeroni ndonje mjekim ? Duhet te kryej analiza te tjera apo me keto analiza mund te jepet nje mjekim? Ju falenderoj. Pune te mbare
Dërguar nga Anxhela Ziu, më 27 Gusht 2019 në 03:01
Pershendetje Anxhela,analizat jane te qarta.Ju vuani nga tiroiditi kronik Hashimoto.Reziku i ketij fenomeni eshte qe me kalimin e kohes sjell ulje te punes te gjendres tiroide.Mos kryeni analiza te tjera,por duhet te trajtoheni ne keto kushte qe jeni.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 30 Shtator 2019 në 15:02
Pershendetje doktor, jam 27 vjec, kam disa muaj qe kurohem nga tiroidet, fillimisht me vlere TSH 8.2 dhe anti TPO 350, pas 1 muaji mjekim me euthyrox 50 mg 1 kokerr ne dite, TSH shkoi 1.7 ndersa anti TPO 349, pas 3 muajsh te tjere me euthyrox 1 kokerr dhe gjithashtu 1 kokerr vagostabyl ne darke(me raste dhe 2 ne dite nqs nuk isha mire), TSH shkoi diku 0.13 ndersa anti TPO ne 300, dhe mu tha te vazhdoj euthyrox 1 kokerr, te shtoj tirolux 1 kokerr paradite, dhe vazhdoj dhe vagostabyl 1 kokerr. Fillimisht kam patur vec ankth e lodhje, por kohet e fundit ndihem serisht shume i lodhur gjithe kohes, kam shume mungese perqendrimi gjithe kohes, dhe shume shpesh me ndodh te me ikin fuqite fare dhe gati te ndihem si per gjendje te fiketi dhe mos te kem fare perqendrim dhe koken si te rende. Kane lidhje me tiroidet keto simptomat e fundit? Apo ndoshta duhet te bej e ndonje kontroll tjeter? Pasi per moshen qe kam ndihem shume keq, me thone shpesh e ke mendore, por nuk eshte aspak ashtu sepse i ndiej te gjitha fizikisht si fillim, dhe pastaj i perjetoj dhe keq menderisht.
Faleminderit paraprakisht.
Dërguar nga Melser, më 08 Shtator 2019 në 16:47
Pershendetje Melser,diagnoza eshte e qarte,ndresa.kuadri klinik jo gjithmone eshte totalisht e lidhur me crregullimet e tiroides.Mund ta kontatoni dr ne nje nga klinikat ku sherben.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 30 Shtator 2019 në 14:51
Jeni nje mjek shume i mire ju lutem ky eshte numri im i telefoni me telefono te lutem +38349594406
Dërguar nga Anton , më 10 Shtator 2019 në 16:52
Pershendetje,ju mund ta kontaktoni mjekun nepermjet thirrjes se sekretarise te klinikes ku deshironi te kryeni viziten mjeksore.Swiss Medical Center,Klinika Diolomat,Klinika Vital 1,ose Spitali Amavita.Te gjitha klinikat gjenden ne Tirane.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 30 Shtator 2019 në 14:31
pershendetje doktor gjergji kam hequr teroiden pas 5 muajsh por kam shume veshtirsi sikur mbytem me beshtumen time dhe ndonjeher me ze nje mbytje koll qe derisa te nxjerr shkume nga goja nuk ndjej qetesi . A eshte normale kjo gje se po me shqeteson shume.
Dërguar nga Aldo, më 05 Gusht 2020 në 04:12
Pershendetje Aldo.Pas interventeve te gjendjes tiroide mund te ndodhin shqetsime te tilla.Shpresoj ti keni kalimtare.Nese problemi vazhdon duhet te konsultoheni me nje mjek ORL.Te shkuara!
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 17 Dhjetor 2020 në 18:08
Pershendetje,
duke ju falenderuar paraprakisht per pergjigjen po ju paraqes shqetesimin tim.
Jam 29 vjece dhe nuk kam patur kurre (me dijenine time) probleme me tiroidet.
Ne Korrik 2020 bera TSH pasi kisha lodhje ekstreme per disa dite dhe enjtje te qafes nga te dyja anet. Vlera e TSH doli 2.14
Duke qene se me sy te lire dhe me te prekur vazhdoj te dalloj nje zmallim tek pjesa e poshtme ne te djathte,para disa ditesh bera ekon nga e cila rezultoi si me poshte: Nodus me degjenerim nekrotik ne brendesi me dim 36x20 mm.
Theksoj se kam muaj qe ndihem e lodhur vazhdimisht, shterngim dhe bezdisje ne qafe, renie ne peshe, crregullim te ciklit dhe rrahje te shpeshta te zemres (130 ne mengjes, por bien gradualisht deri ne darke ne 80).
Endokrinologu me rekomandoi Letrox 50, 1xdite, por nuk ve re ndonje ndryshim.
Do te vleresoja mendimin dhe keshillen tuaj apo edhe konsulten me ju ne lidhje me shqetesimin tim .
Faleminderit!
Dërguar nga Stela, më 11 Shtator 2020 në 09:36
Pershendetje Stela.Pergjithesisht buk komentoj mjekimet apo trajtimet we bejne koleget per etike dhe mungese kohe.Mire eshte te paraqitesh ne klinike per te bere nje vlersim me te sakte.Te shkuara!
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 17 Dhjetor 2020 në 18:05
Pershendetje,
Kam bere analizen e vitamines d3 dhe me k dale rezultati 9 ng/ml nderkohe qe vlerat normale jane:
< 12 Deficiency,
12 - 20 insufficiency,
20 - 150 Sufficiency;
A mund te me jepni dozen qe duhet te marre ne dite te vitamines D dhe emrin e nje suplementi te mire te kesaj vitamine. Pesha ime eshte rreth 88 kg.
Ju falenderoj per kohen tuaj!
Dërguar nga Marsida, më 31 Janar 2021 në 04:24
Pershendetje ,duhet te vazhdoni mjekim me vitamine d 2000ui ne dite per te pakten 3 muaj.Mjekimi duhet te monitorohet me rivleresim analitik te 25 OH D.Nuk duhet tepruar me mjekim te zgjatur me vit d shkak dhe I problematikave qe mund te shkaktoje hipervitaminoza ne organizem.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 31 Janar 2021 në 06:12
Pershendetje doktor Dashamir! Kisha deshire te beja nje vizite ne kliniken tuaj, ju lutem a sherbeni diteve te shtuna pasi ditet e tjera te javes jam ne pune. ju faleminderit per kohen tuaj.
Dërguar nga Afrim Laçi, më 03 Shkurt 2021 në 07:11
Pershendetje Afrim.Edhe te shtunen mund te paraqiteni te Swiss Medical Center.Duhet ta kontaktoni kliniken per te lene orarin e vizites.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 05 Shkurt 2021 në 16:52
Prsh jam vajz 28 vejrace dhe jam e shqetsuar TSH esht 6.48 mIU/L ..a esht normal dhe a ka pengesa ne shtatzani ?
Dërguar nga Xhejlan, më 05 Shkurt 2021 në 13:22
Pershendetje,vlera e Tsh eshte e larte.Duhet nje vlersim klinik nese duhet te merrni mjekim apo jo.Kjo vlere anormale mund te ndikoje aftesine riprodhuese dhe ecurine e barres.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 05 Shkurt 2021 në 16:56
Ju lutem po ju drejtohem ju...edhe pse mbase nuk eshte rasti juaj
Kam nipin12 vjec
Prej disa muajsh ben here pas here nje temp 37-37 e disa vija (1,2,edhe3) dhe eshte i keputur..
Kam anslizat e gjakut dhe te urines we me duken mire..
Edhe e kemivizituar...s'ka gje na thone...
Mos kalidhje me rritjen??
Eshte femije i zhvilluar...merret me sport
Dërguar nga Natalia shoshi, më 12 Shkurt 2021 në 12:11
Pershendetje Natalia,sugjeroj ta konsultoni me nje mjek specialist infeksionist si fillim.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 13 Shkurt 2021 në 14:12
Pershendetje Doktor. Babai I'm ka kaluar Covid 19 . Ka rreth 7 jave qe nga dita e pare e simptomave. Mirepo tashme ka diabetin e lart . Esull e ka 190 si dhe ka luhatje te tensionit krysisht te larte. Cfare duhet te bej ? Kjo shifer e diabetit eshte shqetesuese?
Dërguar nga Anisa, më 01 Prill 2021 në 12:26
Pershendetje,vlerat nuk jane shume shqetuese por konfirmohet prezenca e Diabetit te sheqerit.Ju duhet konsulte nga afer ne klinike,per te percaktuar gjendjen dhe mjekimet perkatese.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 01 Prill 2021 në 17:16
Pershendetje doktor,kam bere analizat e tiroides dhe tsh eshte 2.83 ft4 11.8 ,jam 16 javeshe shtatzane,a duhet te mar mjekim?ne fillimet e shtatzanise kam perdorur euthyrox 100 mcg pasi e kisha tsh 6 ndersa vlerat e tjera ishin normal.Faleminderit.
Dërguar nga Era, më 10 Prill 2021 në 06:02
Pershendetje,duhet ta vazhdoni mjekimin dhe te kryeni cdo 6 deri 8 jave analizat hormonale te tiroides.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 13 Prill 2021 në 05:11
Pershendetje Dr.Dashamir!Ju pergezoj per punene tuaj.
Jam nje zonje 33 vjec para 3 muajsh
mu shfaqen disa shqetesime rrahje te shpejta zemre,ankth,dridhje duarsh dhe trupi,djersitje duarsh,dhimbje e shpatulles dhe me pas nxehje dhe djegje ne pjese te ndryshme te trupit.Kjo nxehje kalonte nga fytyra veshet ne shpatulla ne bel.Kur kisha keto valet e nxehta temp shkonte deri 37.2 vija me pas normalizohej Bera nje eko te tiroides doli shume mire.ndersa analiza e Tsh 0.33 doli nen norme.Pas nje vizite tek mjeku mora mjekim unimazole dhe prepanol.Pas nje muaji Tsh 0.73 jam me e qete por vazhdoj te kem nxehje te trupit.Ka momente jam shum e qete ka momente fillojne valet e nxehta sidomos ne njeren shpatull dhe fytyre.Mund te jete kjo akoma shqetesim nga tiroidet.Theksoj qe i kam bere te gjitha egzaminimet e tjera dhe cdo gje del ne rregull.Ju falendroj!Respekte!
Dërguar nga Nevila, më 12 Prill 2021 në 15:43
Pershendetje znj Nevila,mire eshte te konsultoheni ne klinike ku te gjykojme saktesisht rreth diagnozes dhe mjekimeve.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 22 Prill 2021 në 10:23
Prsh. A mund te diagnostiffikoni ndonje semundje lidhur me shtatin e shkurter?
Dërguar nga And, më 26 Korrik 2021 në 03:38
Pershendetje
Duhet nje vleresim klinik rreth ketij rasti.Jo cdo shtatshkurtesi eshte pjese e ndonje semundje apo sindrome gjenetike,por jur vjen nga deficite hormonale duhet diagnostikuar dhe trajtuar sa me shpejt.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 26 Korrik 2021 në 07:16
Prsh. A mund te diagnostiffikoni ndonje semundje lidhur me shtatin e shkurter?
Dërguar nga And, më 26 Korrik 2021 në 03:41
Pershendetje,jam nje zonje 49 vjec dhe kam teroiden Hashimoto. analizat qe bera dje me dolen Tsh 3.879, Ft3 3.72, Ft4 1.24, Anti-TG O.O2,Anti-TPO 11O1.9....do te vleresoja mendimin tuaj se si mund ta ul anti-tpo, mos duhet te marr mjekim.
Dërguar nga Laureta, më 24 Gusht 2021 në 07:17
Pershendetje Laureta,
Duhet nje vlersim klinik dhe imazherik perpara se te jap nje mendim per terapine.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 24 Gusht 2021 në 08:10
Pershendetje doktor mami im ka ber analizen e tiroides dhe vlerat jan keto : FT3 :-3.49
FT4-1.18
Ndersa TSH -0.135 cfar mjekimi i duhet dhe per sa kohe ? Faleminderit paraprakisht !
Dërguar nga Denisa, më 11 Shtator 2021 në 15:52
Pershendetje,rasti duhet konsultuar ne klinke dhe ka nevoje te kompletohet me egzaminime te tjera.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 30 Shtator 2021 në 15:18
Pershendetje doktor kam ber analizat dhe desha te me tregosh nese duhet patjeter mjekime, Ac.anti-TPO 636.53 IU/ml <5.6 i lart
TSH 1.28 uIU/mL 0.27-4.2
Dërguar nga Mine Hoxha, më 30 Shtator 2021 në 14:47
Pershendetje,duhet konsultuar nga afer ne klinike rasti juaj.Mungojne te dhena te tjera imazherike dhe biologjike per te patur nje qasje me racionale te diagnozes dhe terapise.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 30 Shtator 2021 në 15:31
Eshte i kompletuar profesionalisht,human dhe i kuptueshem.
Dërguar nga Besa, më 21 Janar 2022 në 12:29
Ju falenderoj shume,Besa!
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 10 Prill 2022 në 13:11
Pershendetje,doktor desha tju pyes se pse rriter prolaktina?.Nese keni koh te me pergjigjeni faleminderit.
Dërguar nga eriona, më 17 Mars 2022 në 15:15
Pershendetje doktor jam 19vjece dhe kohet dhe muajt e fundit kam disa shqetsime si fryrje barku,fryrje ijesh djegje ne pjesen e ijeve dhe kurrizit si dhe shtim ne peshe edhe pse nuk kinsumoj shum ushqim madhe qysh kur me ka fillu kjo fryrje nuk konsumoj fare ushqim vetem ndonje gje te vogel dyqani kur jam ne shkoll ndersa ne shtepi nuk haj fare buk apo gjellra vetem ndonje frut dhe perseri jam shum e fryre dhe shtoj ne peshe
Bera nje eko te pergjithshme te barkut dhe te gjitha organet me kan dal ne rregull
Mos vall ky shtim ne peshe ka lidhje me tiroiden ju lutem pres pergjigjen tuaj
Dërguar nga Rexhina, më 29 Mars 2022 në 14:31
Pershendetje,se pari duhen bere testet e intolerances ushqimore.Mund te keni mungese apo mosefektivitet te disa enzimave pergjegjese pwr tretjen.Lidhur me tiroiden duhet kontroll klinik dhe analitik.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 10 Prill 2022 në 13:20
Pershendetje doktor. Kam bere djalin operim nga nje cist ne fyt ne moshen 2 vj, por I doli serisht e I kam perdor antibiotik sa her qe I dilte. Tani djali esht 5 vjec I kam ber vizita e me thon qe nuk esht pastruar mir prandaj vazhdon ti dal dhe duhet hequr serisht. Do doja qe te merrja dhe nje mendimin tuaj. Faleminderit
Dërguar nga Rilanda, më 09 Prill 2022 në 13:16
Pershendetje, me shume gjasa problemi i femijes tuaj ka te beje me nje anomali te lindur.Kjo problematike trajtohet nga koleget e ORL.Nuk ka lidhje me sistemin endokrin.Duhet te drejtoheni te specialistet qe mjekojbe semundjet e hundes,veshit dhe grykes.Te shkuara!
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 10 Prill 2022 në 13:16
Pershendetje Dr. Dashamir Gjergji!
Pike se pari ju pergezoj per punen tuaj te vyer.
Jam 27 vjec dhe nga analizat e gjakut qe kreva, kam ne duar keto rezultate:
TSH: 1.74 uUI/mL
T3:1.28 nmol/L
ANTI-TPO: <0.8 IU/mL
Anti-TG: 116.6 IU/mL
Ne cfare konkluzioni arrini nga rezultatet e mesiperme?
Ne pritje te pergjigjes suaj.
Ju falenderoj paraprakisht!
Dërguar nga Elisa, më 11 Prill 2022 në 04:25
Pershendetje Elisa,mos gaboj jeni rasti qe ju konsultova sot te Swiss Medical Center.Mbetet tme dergoni imazhin dhe pergjigjen e ekografise.Te shkuara!
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 14 Prill 2022 në 16:35
Jam serisht ajo nena e djalit qe ka ate cist ne fyt, do t'ju lutesha nese mundeni te me rekomandoni nje otorinolaringolog qe te vizitoj djalin .Respekte.
Dërguar nga Rilanda, më 14 Prill 2022 në 11:30
Pershendetje znj.Te gjithe koleget e ORL kane formim shume te mire profesional.Mundnti drejtoheni direkt dhe besoj do tju a zgjidhin problemin tuaj.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 14 Prill 2022 në 16:38
Përshëndetje doktor ! Jam e interesuar për një kontrroll të tiroides. Mund të më leni një orar ju lutem ?
Dërguar nga Ilda, më 15 Prill 2022 në 05:59
Pershendetje,mund te vini per konsulte te Swiss Medical Center. Duhet te kontaktoni kliniken. +355 67 4033343 per te konfirmuar orarin e vizites.Nese keni kryer analiza,eko,apo egzaminime tjera te mepareshme,duhet ti merrni me vete
Dr.Dashamir Gjergji
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 20 Prill 2022 në 16:12
Pershendetje dr! Kam nje pyetje, a paraqet ndonje problem vlera e TSH 7.77 uIU/ml gjate shtatezanise ne javen e 19.
Dërguar nga AT, më 21 Prill 2022 në 13:39
Pershendetje,eshte vlere jo normale ne shtatzani.Duhet te merrni nje konsulte sa me shpejt.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 22 Prill 2022 në 16:40
Pershedetje doktor mund te me ndihmoni me analizat dhe a duhet te mar mjekim :Tsh5,24 ft4 10.9 ant-TPO(cobas e411) 78.6 anti-TG 80.1
Dërguar nga Xhemi, më 27 Prill 2022 në 08:18
Pershendetje,mire eshte te behet nje konsulte ne klinke.Mjekimi varet nga shume faktore perveç analizave.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 27 Prill 2022 në 16:24
Pershendetje Doktor!
Jam nje djal 23 vjec dhe ska 3 muaj qe kam ndjer keputje, lodhje, ankth, kur bera analizat e tiroides dolen TSH 16.
Me pas kam marre levothyroxine 25 mg per 1 jave dhe per 2 jave 50 mg
Analizat pas nje muaji dolen:
Tsh 4.4, anti-tpo 7.5, anti-tg 17.
Ju lutem mundet te me thoni se cfare mundet te jete?
Faleminderit!
Dërguar nga Sajmon, më 01 Maj 2022 në 14:48
Pershendetje.Me duhet edhe pamja ekografike e tiroides ose pershkrimi,per te konkluduar saktesisht mbi diagnozen.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 02 Maj 2022 në 16:16
Pershendetje Doktor.Bashkeshort im ka disa kohe qe Glicemia esell eshte ne nivelet 150 -170. Beri analizen e hemoglobines se glukozuar dhe rezultati ishte 5.7.ka pak keputje . Cfare mendoni se duhet te beje sipas opinionin tuaj? Ju faleminderit.
Dërguar nga Anila, më 03 Maj 2022 në 07:49
Pershendetje,besoj behet fjale per rastin qe konsultuam ne klinike para dy ditesh?Diete,aktivitet fizik dhe reduktim te stresit.Te diabetiket eshte shume e rendesishme ndjekja dhe monitorimi periodik i vlerave te sheqerit ne gjak dhe te tjere parametra.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 08 Maj 2022 në 14:23
Përshëndetje Dr ! Uroj të jeni mirë.
Unë jam në javën e 27 të shtatzanisë.
Kam kryer Proven e ngarkeses se Glicemise
Esell 75 ndersa 1 ore pAs ngarkese me 50 g glukoze. Rezultati 220 .
Gjinekologu me keshilloi të konsultoem me nje endokrinolog.
Dërguar nga Irida , më 11 Maj 2022 në 15:13
Pershendetje,mund te vini per konsulte te Swiss Medical Center. Duhet te kontaktoni kliniken. +355 67 4033343 per te konfirmuar orarin e vizites.Nese keni kryer analiza,eko,apo egzaminime tjera te mepareshme,duhet ti merrni me vete
Dr.Dashamir Gjergji
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 11 Maj 2022 në 16:44
I nderuari dr Dashamiri - Dashi ketu e tutje ( me lejen tende) . Pata fatin te kontaktoja me ju para disa ditesh per konsult diabeti , te rekomanduar nga dr Agron Meshi . U ndjeva me fat ne kete kontakt , per aresyen e ballafaqimit me nje - jo vetem dijetar por nje njeri me gjuhe te pasue elokuente , sa profesionale aq dhe te thjesht , duke realizuar "prekjen ne tela" , tek une si pacienti me i ri besoj. Duke lexuar komentet e mesiperme krejt pozitivitet ne drejtimin tuaj, mu duk dhe mua vetja "inteligjent" sepse nuk kisha gabuar ne konstatimin e nje takimi te vetem . Ne kete sistem "ekonomi tregu" alla shqipo , me eshte kriju bindja qe vertet "vetem bilbili kendon pa pagese" , por sot pash qe paska akoma njerez me kaq dije qe japin pergjigje profesionale - nepermjet medias ...(pa leke). Uroj qe Zoti ta pranoje vepren tende dhe te ta kompensoj me gjithcka te mire per ty familjarisht. Edhe nje here - fat qe te njoha.
Dërguar nga Garip Lata, më 28 Qershor 2022 në 08:55
Fort i nderuar z.Lata.Ju falenderoj shume per fjalet e mira dhe ndjesite pozitive qe percjell ne komentin juaj.Ne praktiken mjekesore 25 vjecare qe kam ushtruar deri me tani kam marre pergezime,bekime dhe urime pafund.Te gjitha me bejne te ndjehem mire dhe besoj se kam permbushur sado pak qellimin dhe misionin e te qënurit Mjek.Kur vlersime te tilla vijne edhe nga formate akademike dhe galante si ju,marrin kuptim dhe ndjesi maksimale.Respekt dhe konsiderate per ju1
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 08 Korrik 2022 në 11:23
Pershendetje analiza ime esht tsh 3.87 anti tpo 59.6 doktori m ka dhen 50 euthyrox , jm ne rregull? Flm
Dërguar nga Valmira, më 21 Korrik 2022 në 16:40
Pershendetje doktor kam bere analizen e tiroides dhe anti Tpo me doli ne vleren 110 kam rreth 1 vit qe tentoj per shtatezani , nuk e di sa ndikon
Dërguar nga GLENA, më 01 Gusht 2022 në 04:52
Pershendetje,e mira eshte te paraqiteni ne klinike te Swiss Medical Center.Kontaktoni 0674033343 per informacion rreth orarit dhe modalitetve te konsultes
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 01 Gusht 2022 në 06:50
Pershendetje doktor une para 2 vite jom bo operacion prej nyjeve lifmatike ne gjandren tiroide dhe prej asaj dite une mar levothyrox mirpo para 1 viti ngela shtatzane kaloj shum mir TSH me ngritje e zbritje mirpo tani qe kam lindur vajzen qe 6 muaj TSH me eshte ngritur ne 38.38 jasht normales sepse 1 jave nuk i kom mar terapin dhe kom perdor 2 mujt e fundit vitamina sepse vajzen e ushqej me gji dhe kur e kom shiku permbajtjen e vitaminave spo u kshillojke per persona me probleme tiroide i kom nderpre kom fillu me terapin me inereson kjo mundet ta demtoj vajzen time sepse une as nje her se kam nderpre duke ushqyer me gji faleminderit shum nese gjeni kohe te me pergjigjeni sepse kjo me shqetson shum
Dërguar nga Antigona , më 28 Gusht 2022 në 08:16
Pershendetje znj Antigona.Mjekimin me.Levothyroxine nuk duhet ta nderprisni ne asnje lloj rrethane pa marre miratimin e mjekut qe trajton.Duhet ta rifilloni terapime me kete bar dhe duhet rritur me tr pakten 25mcg doza e tij.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 30 Shtator 2022 në 11:22
Pershendetje doktor.
Kam vajzen 3.5 vjece analiza e tsh i doli 1.73 dhe anti-tpo 3.9.Kurse t3 dhe t4 brenda normave.
Cfar problematike sjellin keto rezultate dhe a ka nevoje per mjekim te lutem?
Dërguar nga DENADA, më 28 Shtator 2022 në 05:13
Pershendetje,nuk duken keq si rezultate por duhet te kontaktoni mjekun pediater endokrinolog pwr vlersime te metejshme.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 30 Shtator 2022 në 11:31
Pershendetje doktor une kam probleme me testosteronin e kam te ulet dhe i kam te gjith simptomat jam vetem 25 vjec mund te me mdihmoni
Dërguar nga Ersid, më 29 Shtator 2022 në 10:30
Pershendetje,mund te vini per konsulte te Swiss Medical Center. Duhet te kontaktoni kliniken. +355 67 4033343 per te konfirmuar orarin e vizites.Nese keni kryer analiza,eko,apo egzaminime tjera te mepareshme,duhet ti merrni me vete
Dr.Dashamir Gjergji
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 30 Shtator 2022 në 11:05
Djali vogel 4 vjec i ka iperteroidizem dmth T3 i ka dale 195 cfare duhet bere dhe ka mundesi sherimi si smundje flm
Dërguar nga Enver Lika , më 26 Tetor 2022 në 06:52
Pershendetje,vetem me nje analize nuk gjykohet plotesisht per probleme te tiroides.Duhet bere eko,dhe analizat Tsh,ft4 dhe TSI.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 26 Tetor 2022 në 14:09
Pershendetje, kam ber analizat dhe me ka dal insulina rezistente
Glicemia esell dhe hemoglobina ishin normal
Cfar duhet te bej?
Dërguar nga Martina , më 10 Nentor 2022 në 11:06
Pershendetje,shumica e individeve me mbipeshe dhe obezitet kane problemet e insulinorezistences.Per me teper duhet konsulte ku duhen pare egzaminimet dhe duhet bere nje vlersim klinik?
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 10 Nentor 2022 në 12:08
Pershendetje doktor!
Jam 28 vjece dhe gjate 1 kontrolli rutine zbuloj rastesisht 1 kist ne tiroide 6mm ne shkurt te vitit te kaluar. Ne qeshor i bej kontroll dhe me te njejtat permasa . Pas disa shqetesimeve qe i kam pas dhe me para (dhimbje veshi dhe qafe) bej kontroll ne tetor dhe kisti me ishte rrit 8.5. Me 1 sugjerim te 1 mikes shkoj te Hygea pas 1 jave dhe me del ekoja keshtu : Lobi I djeahte me dimensione 45x18x11mm me ecostructure normale.Prane istomusit shihet formacion anekogen me dimensiuone 11x5 mm me elemente ekogjene ne mbrendesi. Pa vaskularizim intraksit .Prane tij shihet formacion hypoecogen 4x1.8 mm Vaskularizim intratiroidiejen ne dopler me aspekt normal. Lobi majt me dimensione 46x14x14mm me ecostructure normale.Ne pjesen laterale shihet nodus hypoecogen heterogen me dimensione 6x4x3.6mm.anteriorisht shihet nodus hypoecogen 2.5x2.5mm, inferiorisht shihet kist kolloidal 3x2mm.Vaskularizim intratiroidien ne dopler me aspekt normal. Istomusi me diameter anterio posterior 2mm. Pa limfonoduj cervikal te smadhuar dhe limfonodul te natyres patologjike. Gjendrrat submandibulare me aspekt normal.
Kam bere analizat te gjitha analizat nder to dhe PTH -61.20
AC.anti-9.00
Tg-7.48
Kalcitonina-2.02
Ca-9.65
K-4.60
Na-140
Ci-107
MG-2.09
dhe analizat per funksionimin e tiroides qe jane ne norme qe me ka dhan dokt
Dërguar nga Bruna, më 24 Nentor 2022 në 07:50
Pershendetje, rasti juaj eshte pak kompleks dhe kerkon ndjekje te rregullt me specialistin endokrinolog.Pwr te lene orsr komsulte me ne duhet te kontatoni Swiss Medical Center 0674033343.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 26 Nentor 2022 në 01:51
Duhet bwre diagnoze difetencialw mese disa problematikave te tiroides ndaj dujet komplekse,jo se ka rrezik.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 26 Nentor 2022 në 08:32
Pershendetje i nderuar doktor. Ne vijim te rezultateve te gjakut
T3 - 1.13 ng/mL
T4 - 5.71 ug/dL
TSH - 4.66 uUI/mL
Anti TPO - 443.6 IU/mL
dhe nje echo te tiroides me rezultatet me poshte,
Lobi majte me dimensione normale 3.7 x 1.2 x 1.2 cm me strukture johomogjene pseudonodulare, pa noduse te mirefillta, pa lezione kistike pa vaskularizim te rritur.
Lobi djathte me dimensione 3.8 x 1.4 x 1.5 cm me strukture johomogjene pseudonodulare, pa noduse te mirefillta, pa lezione kistike pa vaskularizim te rritur.
Istmusi me strukture te ngjashme me te dy lobet. Ndryshimet ne te dy lobet e tiroides sygjerojne ndryshime ne teren te nje tiroiditi.
Ka limfonodula laterocervikal bilateral me i madhi majtas 2x1 cm, me hilus, forme dhe raport te ruajtur ne aspektin e limfonodulave me origjine inflamatore.
Vajzen 13 vjecare e kane diagnostikuar me Hipotiroidizem Hashimoto.
Mjeku i ka pershkruar doze ditore 12.5 mg levothyroxine sodium dhe 100 mg iodine (potasium iodide). Nga cfare jam informuar nuk e kam te qarte nese hipotiroidizmi eshte shkaktuar nga Hashimoto apo nga mungesa e jodit ndaj dua te sigurohem qe marrja e suplementit iodine se bashku me levothyroxine eshte e duhur ne keto rrethana. Ju lutem te me mirekuptoni shqetesimim si prind dhe do te vleresoja shume nje pergjigje nga ju pasi vajza sapo ka filluar mjekimin dhe duam te jemi te qete lidhur me kombinimin me suplementin iodine. A duhet te merret suplementi iodine paralelisht nese mjekohet me levothyroxine? Ju falenderoj.
Dërguar nga Elvis, më 04 Janar 2024 në 12:30
Përshëndetje Elvis,e mira do ishte te vini ne klinike per nje konsulte me te detajuar.Duhen ekzaminime tjera plotësuese.Mund te kete nevoje te modifikohet dhe terapia.Ne pamundësi te ardhjes, duhet te vazhdoni ndjekjen me specialistin e zones ku banoni.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 04 Janar 2024 në 14:15
Pershendetje doktor.
Jam operuar për Tiroiden me date 14 dhjetor 2024.
Kam marr mjekim per 10 ditë post operacionit.
Mjeku tha qe deri te dal Biopsia mos përdor gjë.
Kohet e fundit skam qene mire, ka 3-4 dite qe kam filluar te perdor Letrox 100 mg, 1/2.
Dje kam bere analizat dhe jane:
TSH >60, FT3 7.76, FT4 4.64.
Qfare duhet berë të lutem.
Dërguar nga Ana, më 25 Janar 2024 në 02:16
Përshëndetje besoj jeni rasti nga Hasi,qe nuk mund te vinit ne klinike.Ju kam sqaruar me SMS per mjekimin qe duhet te merrni dhe analizat qe duhen bere ne vazhdim.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 25 Janar 2024 në 12:25
Pershendetje doktor! Jam nje vajze 30 vjecare. Pas nje analize te kryer ka dale qe kam pamjaftueshmeri te vitamines D (14,4 ng/ml).
Une kam glomerulonefrit me lezione minimale te cilin e kam nen kontroll me nje humbje proteine 0.5 g ne dit dhe per te cilin marre ramipril 5mg dhe simvastatine 20 mg. Gjithashtu kam dhe nje mutacion te faktorit te 2 te koagulimit ( heterozigot) dhe per prevencion kurohem me xarelto 10 mg qe e pi cdo dite. Do te doja nqs eshte e mundur me cfare sasie mund ta nis vit D qe te arrij nivelin normal duke marre parasysh dhe problematikat qe kam? Ne pritje te pergjigjes suaj, ju falenderoj.
Dërguar nga Silvia, më 02 Shkurt 2024 në 02:33
Përshëndetje lidhur me problematikat tuaja duhet qe te beni nje vlerësim te specializuar me koleget përkatës,per te ditur saktësisht statusin funksional te veshkave dhe gjakut ne teresi.Shumica e studimeve dhe qëndrimeve rreth Vitamines d,evokojne faktin qe asgje negative nuk sjell ky mjekim,përkundrazi permison,ecurinë dhe mjekimin te sëmundjet e veshkave ne veçanti.
Përgjigje nga Dr. Shk. DASHAMIR GJERGJI, më 28 Shkurt 2024 në 16:17