Keputja e Tendinit Quadriceps (Pjesa e tretë)
Testet dhe Diagnoza
Historia Mjekesore
Mjeku juaj do të diskutojë historinë tuaj mjekësore. Pyetjet që mund tju kërkohen përfshijnë:
- A keni pasur një lëndim të mëparshme në pjesën e përparme tëgjurit ?
- A keni lënduar ndonjëherë muskulin quadriceps?
- A keni kaluar tendiniti të quadricepsit?
- A keni ndonjë problem mjekësor që mund tju lëndojë quadricepsin?

Extensioni i Gjurit (Drejtimi apo Shtrirja e gjurit)
Për të përcaktuar shkakun e saktë të simptomave, mjeku do të testojë se a mund ta drejtoni apo shtrini gjurin. Megjithëse ky ekzaminim mund të jetë i dhimbshëm, është i rëndësishëm për të identifikuar një grisje të tendinit quadriceps.
Testet Imazherike
Për të konfirmuar diagnozën, mjeku mund të kërkojë disa teste imazherike, të tilla si një X-ray ose Rezonancë magnetike imazherike (MRI) scan.
X-ray.Kupa e gjurit lëviz nga vendi saj kur tendini quadriceps griset. Kjo është shpesh shumë e qartë në një pamje "anash" X-ray e gjurit. Këputja e plotë shpesh mund të identifikohet me vetëm këtë radiografi.
MRI. Kjo krijon imazhet më të mira të indeve të buta si tendini quadriceps.MRI mund të tregojë sasinë e fibrave tendinoze të këputura dhe vendndodhjen e tyre. Ndonjëherë, një MRI është e nevojshme për të përjashtuar nga një lëndim tjetër që ka simptoma të ngjashme.

X-ray që tregon pozicionin normal të kupës gjurit.

Kupa e gjurit ka lëvizur nga vendi i saj normal për shkak të grisjes së tendinit quadriceps.


MRI NormaleMRI –Këputje e tendinit quadriceps
Trajtimi
Nëse ju jeni diagnostikuar me grisje të tendinit quadriceps, ju duhet të shkoni te një kirurg ortoped për trajtim.
Lloji i trajtimit do të varet nga disa gjëra:
- Lloji dhe madhësia e grisjes që ju keni
- Niveli i aktivitetit tuaj
- Mosha juaj