Sëmundjet e veshit (Pjesa e parë)
Semundjet imflamatore jo specifike te veshit te mesem dhe mastoidit.
Semundjet imflamatore te veshit te mesem jane te rendesishme se pari se jane shume te shpeshta dhe se dyti per rriskun e komplikacioneve endokraniale qe paraqesin si pasoje e afersise anatomike ndermjet kavitetit te veshit te mesem dhe kavitetit cranial.
Çrregullimet e ventilimit dhe drenimit veshit te mesem.
Patfiziologjia. Shumica e semundjeve te veshit te mesem kane si shkak prishjen e dy funksioneve kryesore- demtimin e funksionit te ventilimit te veshit te mesem dhe inflamacionin. Demtimi i ventilimit ne lidhje me tubin e eustakit bazohet ne imflamacionin e mukozes ne nazofarings duke cuar ne imflamacionin e mukozes se veshit te mesem.
Patogenezis. Tubi i eustakit nuk hapet rregullisht gjate gelltitjes ne lidhje me keta faktore.
- Disfunksionin e muskulit levator veli palate.
- Edema e mukozes se tubit shkaktuar nga imflamacionet chronike te strukturave kufitare sic jane sinuset, tonsilat apo alergjia.
- Obstruksioni i ostiumit te tubit nga hypertrofia e adenoideve tek femijet dhe adultet.
- Infiltrimi i tubit nga tumoret e nazofaringsit.
- Veshi i mesem mbetet pa ajrosur dhe ajeri i mbetur reabsorbohet duke shkaktuar zvogelimin e presionit ne veshin e mesem duke sherbyer si nje ngacmues i mukozes. Ne bllokimet e shkurtra apo persistente te tubit reduktimi i presionit ne veshin e mesem mund te shkaktoje keto ndryshime.
- Edeme te mukozes
- Krijimin e transudatit ne veshin e mesem
- Rezistence te rritur ne levizshmerine e zinxhirit kockor dhe retraktimin e membranes timpanike
Qendrimi per nje kohe te gjate i obstruksionit dhe reduktimi i presionit ne veshin e mesem mund te pasohet me ndryshimet e meposhtme.
- Metaplazi e mukozes se veshit te mesem nga epitel i sheshte ne epitel ciliar me cilje dhe qeliza mucus prodhuese.
- Shtim i aktivitetit sektetor te qelizave mucus prodhuese dhe perzierje e mukusit me transudatin e krijuar ne vesh duke krijuar nje eksudati seromucinoz.
- Krijimin e nje eksudati me permajtje kolesterine qe quhet granuloma kolesterinike.
- Eksudati seromucimoz dhe ndryshimet substanciale qe peson mukoza krijojne terenin e nje rrethi vicioz ndryshimesh.
Bllokimi akut i tubit te eustakit.
Shfaqja klinike. Ndjenja e presionit ne vesh qe ndjek nje situate rinofaringiti e shoqeruar nga nje dhimbje te lehta ne vesh, ndjenjee kercitjes ne hunde gjate gelltitjes, ulje degjimi.
Diagnoza. Ne otoskopi vrehet retraksion i membranes timpanike, hiperemi e lehte e dorezes se maleusit dhe zgjerim i eneve te gjakut ne membranen timpatike. Ne rast se shfaqet transudati ne veshin e mesem kemi ndryshim te ngjyres seMT dhe shfaqje te nivelit te likidit ne pars tensa. Pacientet ankojne ulje te lehte te degjimit.
Mjekimi. Per trajtimin duhet qe te kemi parasysh shkakun fillestar dhe trajtimi i tij eshte kryesori. Rhinofaringitet trajtoden me dekogjestante, antihistaminike, vazokonstruktive, per te reduktuar edemen ne tub. Antibiotiket fillohen kur kemi shenja per progresimin e procesit ne drejtim te otitit akut ose rino- faringitit akut, mjekohet sinoziti. Ne rast se kemi hipertrofi adenoide behet nderhyrje kirurgjikale me vone nese eshte e nevojshme.
Otiti seromucinoz kronik
Shfaqja Klinike. Pacienti ndjen nje ndjenje presioni dhe bllokimi ne vesh shpesh duke ndjekur nje infeksion te rrugeve te siperme te frymemarrjes dhe kemi nje ulje te degjimit ne njerin apo te dy veshet. Degjojme zhurma ne vesh gjat pertypjes, gelltitjes apo teshtitjes. Nuk kemi dhimbje.
Patogeneza. Bllokimi i tubit te eustakut perfundon ne uljen e presionit intra impanik. Obstruksioni i tubit ne nazofarings dhe crregullimet ne funksionimin e tubit vecanerisht paaftesia e muskulit levator veli palate ne rastet e palatum skizum, infeksionet virale jane shkaqet faforizuese me te shpeshta te semundjes.
Diagnoza. Ne otoskopi verejme nje membrane timpanike dukshem te retraktuar shoqeruar me zona te vogla prolabuese dhe verehet nivel eksudati mbrapa membranes timpanile. MT verehet e diskoloruar dhe ne kanalin e jashtem te degjimit vazhdimisht gjendet epidermis qe prodhohet nga MT. Ne matjen e degjimit rezulton nje ulje degjimi deri ne 50db per te gjitha frekuencave duke dhene nje paraqitje grafike te sheshte te audiograms. Kurba tympanometrike eshte e sheshte dhe komplianca me e vogel se 0.2.
Ne provat kamertonale verejme se kemi rinne negative. Duke kerkuar per shkakun primar te infeksionit verejme hipertrohi adenotonsilare, sinusitis, alergji ose tumor.
Mjekimi. Trajtimi i semundjes primare si adenotomi, mjekimi i sinuzitit dhe kur semundja vazhdon me shume se dy muaj rekomandohet inserimi–vendosja e tubave ventilues ne membrane timpanike.
Otiti i mesem akut.
Fillon me fazen eksudative qe zgjat 1-2 dite dhe shoqerohet me ngritje te temperatures ne shifrat 39-40 grade rezistente karshi antipiretikeve rralle tek femijet shoqerohet me meningizem. Pacientet ndjejne dhembje te forte pulsuese e cila eshte me e forte gjate nates se sa diten. Pacientet ankohet per bllokim te veshit shoqeruar me zhurme sinkron me pulsin si dhe verehet sensivitet i mastoidit gjate shtypjes, ne paciente te moshuar semundja shpesh nuk shoqerohet me temperature.
Faza e dyte zgjat 3-8 dite dhe shoqerohet me carje te membranes timpanike dhe rrjedhjen e posit ne kanalin e jashtem te degjimit, ne kete moment menjehere kemi ndalimin e dhimbjes dhe uljen e temperatures. Kjo faze mund te shkurtohet duke bere pastrime te vazhdueshme te kanalit te jashtem te degjimit duke e shoqeruar me perdorim te disifektanteve ne kanalin e jashtem te degjimit si dhe perdorimi i dekogjestionanteve nga hunda. Perdorimi i hershem i antibiotikeve pak e ndryshon kursin klinik te semundjes dhe nuk parandalon perforacionin spontan te membranes timpanike.
Faza e trete zgjat 2-4 jave dhe shoqerohet me nderprerjen e rrjedhjeve dhe tharjen e kanalit te jashtem te degjimit dhe me sherimin e membranes timpanike.
Patogeneza.(Rruget e infeksionit). Rruga me e shpeshte eshte rruga nepermjet tubit te eustakit. Rruga hematogene eshte e rralle dhe ndodh ne rastet e semundjeve infective si fruth, rubeole, skarlatine, tifo dhe septicemia. Nga kanali i jashtem i degjimit infeksioni kalon ne veshin e mesem duke perforuar membrane timpanike ose nepermjet nje perforacioni te meparshem sidomos nga futja e ujit te ndotur ne vesh. Metodat jo korrekte te heqjes se trupave te huaj nga veshi gjithmone mund te sherbejne si nje shkak.
Ne persona te shendetshem veshi i mesem eshte steril ne qofte se membrane timpanike eshte intakte.
Infeksioni eshte monomikrobial dhe mikrobet me te shpeshte jane streptococcu ne pacientet adulte, pneumococci, hemophilus influenza, moracella catarhalis dhe stafilococci te ndryshem tek femijet. Infeksionet virale pregatisen situaten per mbivendosjen e infeksionit bacterial. Infeksioni nuk demton vetem mukozen e veshit te mesem por gjithashtu demtohet i gjithe sistemi i brendeshem respirator.
Çdo atak i otitit media akut shoqerohet me mastoidit.
Diagnoza. Ne fazat e hershme ne otoskopi verehet hiperemi opacitet dhe infiltrimi i membranes timpanike, zhduken konturet e dorezes se cekicit dhe procesi i shkurter. Pacienti paraqet ulje konduktive te degjimit. Ne fazen maksimale te eksudacionit shfaqet bombimi i membranes timpanike vecanerisht kuadrati posterjo-superior, ne kete faze verehen pulsacionet e membranes timpanike. Shoqerimi i otitit me mastoidit vrehet me shfaqien e dhimbjes kur shtypim regionin mastoidien retroaurikular.
Ne fazen e dyte kemi rupture spontane te membranes timpanike dhe rrjedhjen e pusit nga membrana timpanike ne kanalin e jashtem te degjimit zakonisht pa ere ne forme pulsimi. Per verifikimin e diagnoses dhe per te pare shtrirjen e infeksionit ne rastet qe infeksioni shoqerohet me paralyze facial, marrje mendesh, vertigo, ulje te madhe neurosensorjale te degjimit na ndihmojne Ro-grafite konvecionale, CT.
Mjekimi. Perdorimi i antibiotikeve me doza te larta 48 ore pas fillimit te semundjes kur situate perkeqesohet. Marrja e cultures per antibiograme ne rastet kur membrana timpanike eshte perforuar para fillimit te antibiotikeve. Perdorimi i dekogjestionuesve nazofaringeale. Perdorimi i analgjezikeve. Kryerje e paracentezes ne rastet kur kemi bombim te shprehur te membranes timpanike shoqeruar me temperature te larte dhe dhembje te forta.