Dërguar nga:

Semundjet e gjendres tyreoidea (gushes) (Pjesa e parë)

Tyreoidea eshte nje gjender endokrine e vendosur ne pjesen e perparme te qafes, poshte “molles se Adamit“. Ajo perbehet nga dy lobe (i djathte dhe i majte) me madhesi te barabarta si dy arra qe lidhen ne pjesen e poshtme ne qender, nga nje ure qe quhet istmusi. Ne pjesen e pasme te saj jane vendosur 4 gjendra te vogla, qe quhen gjendrat paratyreoidea, secila me madhesine e nje kokrre orizi.

Patologjia e rritjes se volumit te gjendres tyreoidea quhet struma apo gusha.

Semundjet e gjendres se tyreoideas jane si rrjedhoje e prishjes se funksionit te gjendres per prodhimin e hormoneve te Trijodtironines (T3) dhe te Tiroksines (T4).

T3-shi eshte forma aktive e hormonit dhe perben 20% te prodhimit te pergjithshem te tyreoideas.

T4-tra eshte rreth 80% por qe mund te konvertohet ne T3 sipas nevojave te organizmit.

Hormonet e gjendres se tyreoidas rregullojne shume funksione te metbolizmit, ndermjet te cilave zhvillimin e sistemit nervor qendror, rritjen trupore, rregullimin e ritmit te zemres, etj.

Per te mbajtur nje nivel normal te metabolizmit, nevoitet qe hormonet e tyreoideas te sekretohen ne sasi precise, perndryshe mund te shkaktohen pasoja te renda ne organizmin e njeriut edhe nga variacione te vogla te prodhimite te ketyre hormoneve. Prodhimi i hormoneve te tyreoideas kontrollohet nga gjendrat e vendosura ne tru: hypofiza dhe hypotalamusi. Tireotropina (TSH) eshte nje hormon i prodhuar nga hypofiza, por edhe ky nga ana e tij eshte i kontrolluar nga nje hormon tjeter qe prodhohet nga hypotalamusi dhe qe eshte hormoni TRH.

Kur shkaktohet nje zmadhim i pergjithshem i gjendres per shkak te pamjaftueshmerise se jodit atehere ndodh stimulimi i TSH-shit qe eshte hormon i prodhuar nga hypofiza.(“Thyroid stimulating hormone”).

Hormonet e gjendres tyreoidea kane keto veprime:
  • Shtojne prodhimin e temperatures se organizmit
  • nxisin metabolizmin e karbohidrateve (sheqernave) dhe te lipideve (yndyrnave)
  • stimulojne aktivitetin e sistemit nervor duke shkaktuar mbindjeshmeri
  • favorizojne rritjen trupore te femijeve.

Sasia ditore e jodit ne organizem eshte kryesore per prodhimin e ketyre hormoneve. Kjo sasi varion nga 20 deri ne 1000 mikrogram ne dite. Ne zonat ku ka mangesi te jodit, ka incidence te larte te patologjive te gjendres qe emertohen si zona me strume endemike.

Struma endemike konstatohet ne me shume se 10% te popullates.

Struma sporadike zhvillohet ne zona jo endemike, por pavaresisht nga zonat, kur konstatohet nje shtim i volumit te gjendres, emertohet si strume e thjeshte apo jo toksike.

Ne strumen e thjeshte vihet re vetem nje shtim i volumit te gjendres, pa shenja klinike dhe me metabolizem normal. Diagnoza vertetohet me gjendjen eutyreoidiene me vlera normale te koncentracioneve T3 dhe T4.

Ne zonat ku njihet deficiti i jodit, struma mund te shoqerohet me grada te ndryshme te hypotyreoidizmit.

Ne keto zona ku popullata vuan nga struma hypotyreoidiene, femijet e lindur nga keta prinder shpesh here vuajne nga nje zhvillim i dobet mendor dhe fizik, qe ne mjeksi njhet em emrin “kretinizem“. Nese ne keto zona gjeografike, do te behen te kjarta ne popullate se faktori i zhvillimit te strumes eshte mungesa e jodit, shtimi i ketij elementi ne uje apo ne ushqime me ane te (kripes se jodizuar),do te bente qe te evitonte kete patologji serioze per vehten e tyre si edhe per femijet.

Gjendra e tyreoides garanton nje sinteze normale hormonale nese disponon sasine e nevojeshme te jodit. Jodi ne formen e jodurit, thithet nga gjendra e tyreoideas dhe nga bashkimi me aminoacidin tiroksine, sintetizon hormonin tireoidien.

Nevojat per jod sidomos jane me te larta ne grate shtatezana si edhe tek femijet. Ne moshe te rritur, grate preken shume me shpesh nga semundjet e tyreoideas se sa burrat. Gjate jetes rreth 20% e grave kane mundesi te paraqesin probleme te gjendres tyreoidea.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 991 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin ORL (Otolaringologji)
Komente nga lexuesit

Ky artikull ishte shume mbreselenes sidomos per mua qe kam 20 vjet qe vuaj nga tiroidet dhe asnje gje nuk kam bere akoma vetem mjekime me letroks ne mengjes dhe asgje me shume

Dërguar nga Luljeta Kola , më 10 Tetor 2014 në 14:02

Na spjegoni ju lutem per: Ca paplllare e thyroides

Dërguar nga Aferdita, më 26 Nentor 2014 në 18:18

Nuk ka spjegime per prognozen e Ca papillare te tiroides sidomos per moshat 20 -30 vet

Dërguar nga Aferdita, më 27 Nentor 2014 në 16:46

Pershendetje jam 50 vjec ne korrik 2017 kam bere ekon e teroides dhe kam dal me teroide te veshur me ciste,Kurse analiza hormonale me ka dale me keto rezultate Abti-TPO 898.8 ndersa T.S.H 1.84 per te tjerat si T3 dhe T4 nuk ka dal asgje
Po trajtohem mexanax dhe selenium .Por nuk ndjej permisim kam marrje fryme,pagjumesi,dhimbje koke,gjithashtu dhe rrahje ne fyt te shpeshta ne peshe nuk kam rene. .Kontrollin ma kan lene ne nentor sdi si te veproj ?

Dërguar nga Beglie, më 11 Shtator 2017 në 15:17

E nderuar Beglie ,
Nuk ndodhem në Shqipëri . Konsulta klinike
Tek endokrinologu mendoj se duhet bërë .
Mesa thoni nuk mendoj se duhet të jetë
Me shumë rëndësi . Madhësija dhe
Numuri I cisteve duhet marrë në
konsideratë .
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 12 Shtator 2017 në 02:56
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten