Plaget Diabetike
Nje nga komplikimet me te zakonshme te Diabetit jane Plaget veshtiresisht te sherueshme
Faktoret e shumte qe shtojne mundesine tek diabetiket per te patur plage, te cilat me vone mund te infektohen jane:
- Ndryshimet (demtimet) ne enet e gjakut (microangiopati) - shkaktojne ne inde gjendje hipoksike (mosfurnizimin e mjaftueshem me oksigjen), te cilat sjellin si rrjedhoje demtime ne lekure ne menyre spontane, pengojne sherimin normal te plageve dhe infeksioneve.
- Demtimi i Nervave Periferike (neuropati) - ne ekstremitetet e poshtme (kembe) duke shkaktuar ndjesi jo normale (i ndiejne kembet te ftohta, te mpira), zvogelojne ndjesine e dhimbjes dhe ne kete menyre ndihmojne ne zhvillimin e plageve traumatike pa u kuptuar nga pacientet.
Te dhenat e para : Pacienti diabetik prej 25 vjetesh, nuk pi duhan, perdor insuline prej 13 vjetesh. Kemba e majte eshte operuar 3 muaj me pare.
Kemba e djathte ka ulcera prezente dhe vlera te uleta oksigjenimi te indeve.
Ne rastin e nje plage Diabetike ku:
- nderpritet furnizimi me oksigjen i indeve nga infeksioni,
- qarkullimi i gjakut eshte i pamjaftueshem,
- kemi te bejme me demtimin e sistemit imun,
HBOT rrit presionin e oksigjenit ne plage duke bere te mundur efektet e meposhteme :
- HBOT pakeson dhimbjet duke rritur transportin e oksigjenit ne indet iskemike (indet qe vuajne nga pamjaftueshmeria e oksigjenit) dhe permireson qarkullimin dhe furnizimin me gjak.
- HBOT pershpejton sherimin e plageve duke nxitur rritjen e indit te ri dhe te shendetshem (formimin e kapilareve te rinj qe quhet neoangiogenezis)
- HBOT redukton infeksionin -duke vrare ne menyre te drejtperdrejte bakteret -duke rritur kapacitetin e qelizave te bardha (leukociteve ) ne lufte kunder infeksionit dhe ne eleminimin e mbeturinave (gjate nje infeksioni kemi mbetje si qeliza te vdekura) te formuara gjate luftes qe ben organizmi kunder infeksionit.
- HBOT rrit efektshmerine e disa antibiotikeve.
- HBOT redukton edemen (fryrjen ose sic mund te themi ndryshe enjtjen ne zonen e infektuar). Edema ndihmon -ne perparimin e infeksionit dhe te pasojave te tij si dhe -ne demtimin e qarkullimit te gjakut si rrjedhoje demtimin ne teresi te zones se prekur.
- HBOT pershpejton fuqishem formimin e indit te ri kockor (osteogenezis), ne kete menyre ndihmon ne zgjidhjen e infeksionit kockor (osteomyelitis) dhe ndihmon ne shkeputjen e indeve kockore te vdekura pas infeksionit (aktiviteti osteoklastik).
- HBOT fuqizon sistemin imun dhe ne kete menyre parandalon infeksionin ne pergjithesi.
Ky artikull është dërguar nga: Dr. Tauland Qyrdedi
Ky artikull është lexuar 690 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Mjekesia Hiperbarike
Titulli | Derguar nga | Data e publikimit | |
---|---|---|---|
• | Mjekesia Hiperbarike | Dr. Tauland Qyrdedi | 24/01/2012 |
• | Skleroza Multiple dhe HBOT | Dr. Tauland Qyrdedi | 08/06/2013 |
Lini përshtypjet tuaja për këtë artikull