Mjekesia Hiperbarike
Mjekesia Hiperbarike e njohur gjithashtu si Terapia Hiperbarike me Oksigjen (HBOT), eshte perdorimi mjekesor i oksigjenit ne nje presion me te larte se presioni i atmosferes ( 1 atm). Kjo terapi kryhet ne nje dhome te mbyllur hermetikisht brenda se ciles pacientet mund te thithin 100% oksigjen.
Procedura kryhet me seanca te planifikuara nga personel i trajnuar te cilet monitorojne pacientin dhe ndryshojne seancat sipas rastit.
HBOT ne fillim u perdor ne trajtimin e semundjes se dekompresionit, por me vone ka rezultuar shume efektive ne trajtimin e gangrenes gazore dhe toksikimit nga monoksidi i karbonit. Kerkimet e fundit tregojne qe kjo terapi mund te trajtoje edhe per disa semundje te tjera.
Efektet kryesore te HBOT
- Veprimi direkt i presionit ose veprimi mekanik
Rritja e presionit zvogelon flluskat gazore derisa behen mikroskopike dhe konsiderohen te tretura ne lengje (ligji i Boyle)
Ky efekt shfrytezohet ne trajtimin e semundjes se Dekompresionit dhe te Embolise Gazore qofte kjo jatrogjenike ose jo.
- Rritja e presionit parcial te oksigjenit.
Gjate thithjes se 100 % Oksigjen ne nje ambjent Hiperbarik rritet sasia e Oksigjenit te tretur ne plazme (ligji i Henrit)
Ne 3 ATA kur thithim 100% O2 sasia e O2 te tretur ne plazem eshte 6,8 vol %, nderkohe qe, 6 vol % eshte sasia e oksigjenit, qe u duhet indeve per te plotesuar nevojat jetesore.
- Zvogelon edemat
- Nxit prodhimin e kolagjenit
- Nxit osteogenezis
- HBOT ka efektin e nje antibiotiku me spekter te gjere ne infeksione te ndryshme (sidomos ato anaerobik)
- Antitoksik (ne toksikimin nga CO)
Indikacionet
- Embolia Gazore
- Toksikimi nga monoksidi i karbonit (CO, ose Cianidet).
- Gangrena Gazore (Clostridial Myositis, Myonecrosis).
- Crush Injury, Compartment Syndrome, Iskemi akute traumatike.
- Semundja e Dekompresionit.
- Insuficiencat Arteriale: Okluzioni i Arteries Retinale Qendrore, Plaget problematike te selektuara (Ulcerat Diabetike, Ulcerat Venoze, Dekubituset, Ulcerat me origjine nga Pamjaftueshmerine Arteriale)
- Anemite e renda (Anemite Hemorragjike).
- Abceset Intrakraniale.
- Infeksionet Nekrotizuese te Indeve te Buta.
- Osteomieliti Kronik.
- Radionekrozat e Indeve te buta dhe te Kockave.
- Grefte dhe Flebe te pasuksesshme.
- Djegiet e Renda Akute.
- Humbja e Menjehershme Idiopatike e degjimit (sensorineural)
Dhomat hiperbarike
Fotot me poshte tregojne se si duket nje dhome hiperbarike.