Kur medikamentet vrasin më shumë se vetë sëmundjet
Ne bote qarkullojne shume medikamente te falsifikuara dhe qe sigurisht perbejne nje problem me rendesi per trajtimin e semundjeve te ndryshme. Persa do te analizohet me poshte, do te dalin problemet qe ekzistojne dhe menyrat se si keto mund te shmangen. Jane analizuar publikime te literatures se huaj, nderkohe qe nuk jane gjetur publikime se sa i perhapur eshte ky problem edhe ne tregun farmaceutik Shqiptar.
Perhapja e problemit kudo ne bote, te ben te mendosh se edhe Shqiperia nuk duhet te jete e "imunizuar" ( me pak apo me shume ) nga kjo ndodhi. Autoret kane analizuar nje grup medikamentesh, duke lene te kuptohet se kjo mund te ndodhe me te gjitha medikamentet.
- Antimalarike pa perberes aktiv, qe kane shkaktuar vdekjen e me shume se 120.000 femijeve te pa vetedijeshem.
- Antibiotike me substance aktive te pamjaftueshme per te mposhtur bakteret por mjaftueshem per te shkaktuar rezistence.
- Perdorim te medikamenteve te skaduara.
- Vdekjeprures per disa, te demeshme per te gjithe.
Zgjedhja e kesaj teme nuk ka qene e rastesishme : autoret e kane konsideruar si nje “ pandemi globale “ te medikamenteve te skaduara dhe e kane publikuar ne The American Journal of Tropical Medicine and Hygiene dhe kane insistuar ne aspektin paradoksal, gati grotesk, te problemit. Nje permbledhja e 17 artikujve te paraqitur ne Fogarty International Center del National Institute of Health kane demonstruar qe ne bote qarkullojne medikamente te nje kualiteti te dobet, ndermjet 10 dhe 30% sipas OMS, qe provokojne demtime te renda per shendetin publik.
Sepse jo vetem qe nuk kurojne, por ne nje fare menyre "shkaktojne semundje" duke shaktuar nje pandemi te vertete. Behet fjale per medikamente te falsifikuara vullnetarisht, apo si pasoje e ndryshimeve aksidentale te shkaktuara nga gabime ne procesin e prodhimit apo te konservimit. Me shume behet fjale per antimalariket, antiviralet dhe antituberkularet, antibiotiket e perdorur ne vendet e varfera ne Afrike, Azi dhe Ameriken Latine.
Nje shembull per te gjithe : Ne vitin 2013 me shume se 122.000 femije me te vegjel se pese vjec ne Afriken sub-Sahariane kane vdekur sepse jane kuruar me antimalarike te skaduar. Kjo eshte vertetuar nga studimet e realizuara nga studjuesit e Center for Disease Dynamics, Economics and Policy di Washington.
Pjesa me e madhe e produkteve te falsifikuara kane prejardhje nga Kina dhe nga India, sipas te dhenave nga Pharmaceutical Security Institute Counterfeit system (PSI CIS). Por nuk eshte e lehte te identifikohen medikamentet me cilesi te dobet, te dallohen modifikimet aksidentale nga ato te vullneteshme dhe te percaktohet autori i kesaj nderhyrje. Per ta parandaluar, duke u mbeshtetur ne nje nga botimet e autoreve ne Dossier, jane tre faktore :
- Mungesa e konsensusit per percaktimin e medikamentit te skaduar.
- Pamjaftueshmeria e teknologjise per te percaktuar pikat e dobeta te nje medikamenti perpara se te filloje terapia.
- Nuk ekziston nje organizim nderkombetar i kontrollit te tregut qe te mase dhe te vezhgoje duke respektuar standardet sic behet pershembull nga Food and Drug Administration.
Nje rrezik per te gjithe
Kur medikamentet nuk funksionojne, per te provuar pasojat nuk jane vetem pacientet qe e pesojne : perhapja e baktereve rezistente eshte, pershembull nje “ efekt kolateral “ qe i perfshin te gjithe. Kjo ndodh kur perqindja e principit aktiv e permbajtjes se medikamentit eshte shume e ulet, e pa afte per te luftuar patogenet, por e afte qe te shkaktoje procesin e rezistences. Metafora e pandemise eshte se ajo vazhdon te perhapet. Medikamenti jo i efekteshem shkakton ne fakt nje reaksion me efekt te pergjitheshem, i afte per te permbysur dhjetra suksese kunder semundjeve si Aids, Malarja dhe Tuberkulozi.
“Objektivi i ketij numuri special – lexohet ne parathenjen e ne luften.
The Global Pandemic of Falsified Medicines : Laboratory and Field Innovations and Policy Perspectives – eshte ai qe te vihen ne gjendje alarmi shkencetaret, institutet e shendetit public, dhe pergjegjesit qe marrin vendime politike duke e pare problemin e medikamenteve ne baze te cilesise dhe te ofrojne veprime te menjehereshme per te zbutur dhe te zgjidhin kete problem". Frika eshte e justifikuar nga rezultatet e raportuara ne dossier : nga 17.000 kampione te antiviraleve, antimalarikeve, antituberkulareve dhe medikamenteve anti leishmania, perqindja e produktit ka qene me e vogel se standarti ne 41% te rasteve.
Fenomeni, deshmojne autoret e dossier, mund te jete nenvleresuar. Shpesh perhapja e medikamenteve me kualitet te dobet nuk sinjalizohet nga institucionet kompetente edhe sepse nuk ekziston nje konsensus nderkombetar per kete problem. Problemi per autoret e dossier mund te zgjidhet keshtu : "ne duhet ti klasifikojme medikamentet me kualitet te dobet ne tre kategori :
- Te falsifikuara ( si pasoje e nje prodhimi mashtrues – hileqar ),
- Poshte standartit ( per gabime te pavullneteshme te bera gjate prodhimit ),
- Te prishura – te skaduara ( si pasoje e skadences per nje gabim ne ruajtjen e keqe apo per menazhim te keq.
Kategoria e pare eshte si pasoje e nje tregu kriminal 75 miliard dollare ne vit, sipas te dhenave te Interpolit qe ndermjet 2010 dhe 2014-tes ka realizuar 1400 arrestime dhe ka sekuestruar 500 tonelata medikamente te falsifikara.
Disa shembuj deshmues
Fenomeni i perket kryesisht vendeve me te ardhura te dobeta.Nje studim i fundit, i cituar nga dossier, raporton se 1/3 e 4.000 kampioneve te antimalarikeve te testuara ne vendet e Jug lindjes Aziatike dhe 21 Shteteve te Afrikes sub sahariane ishin te privuar nga principi aktiv i medikamentit. Rezultate te tjera te realizuara nga autore te ndryshem te shumte qe kane publikuar ne American Journal of Tropical Medicine and Hygiene nuk jane shume te ndryshme nga sa thame me lart.
Ne Cambogia, nga 291 kampione medikamentesh antimalarike, 30% e tyre kishin principin aktiv jashte normes se vendosur ( 85% - 115% ), ne pjesen me te madhe te rasteve shume me poshte se sa pragu i pranueshem.
Ne Afganistan, 26% e konfeksioneve te analizuara, nuk e kalonte testin e vendosur nga Global Pharma Health Found, nje organizate qe perdor nje minilaborator te levizeshem qe verifikon cilesine ( kualitetin ) e medikamenteve ne vendet e varfera. Ne Republiken demokratike te Laos-it, 25% e kampioneve te paraqitura ishin jashte limiteve te pranuara.
Ne Ghana dhe Nigeria ne 35 kampione te antibiotikeve, 60% e tyre nuk i pergjigjej standardit te kualitetit te pranueshem.
Vec kesaj, ndermjet produkteve te sekuestruara nga Interpoli, 1/3 e antibiotikeve dhe e antimalarikeve te falsifikuara, nuk permbushnin kufirin e pranueshem te cilesise.
Teknologjite e reja
Mbetet nje metafore,autoret e dossier konfirmojne qe “ mjetet diagnostike jane qendra e suksesit te cfardolloj sforcoje per tu perballur me epidemite “. Edhe kur, paradoksalisht, demtimi eshte provokuar nga medikamentet. Keshtu pra ja vlen qe te synojme ne perfeksionimin e kater teknologjive te parashikuara qe jane te afta te vecojne nje medikament te efekteshem nga nje i demshem i panevojeshem.
Pa hyre shume ne detaje, disa nga keto, ekonomikisht eshte lehtesisht e realizueshme, qe bazohen mbi testime kimike me kolorante ( ngjyrues ) dhe letra, te tjerat kerkojne teknika me te sofistikuara te fluoreshences dhe luminishences qe garantojne nje precizion te larte por jane me te komplikuara per tu perdorur ne vende jo te avancuara teknologjikisht.
Nje pergjigje nderkombetare
Ne nje speciale te dedikuar pandemive nga medikamentet e skaduara, zbulohen disa pika te dobeta ne sistemin e kontrollit nderkombetar :
- nuk ekziston nje perkufizim i pranuar nga te gjithe per "medikamentet me kualitet te dobet",
- nuk ekziston nje sistem monitorimi i koordinuar nga te gjithe,
- nuk ka nje rregullore qe ti imponoje shteteve te vecante sanksione per ata qe hedhin ne treg pilula me premtime fallco
Amir Attaran, autori i nje prej 17 artikujve te publikuara ne dossier, habitet pershembull qe ne Canada denimi per fallsifikimin e medikamenteve qendron ne vetem tre vjet burg ne maksimum dhe nje gjobe prej 5.000 dollare. E njejta gje eshte edhe ne France : tre vjet burg dhe 75.000 Euro paralajmerim.Ne Norvegji autori i nje kundervajtjeje ( krimi ) i ketij lloi, rrezikon vetem 4 muaj burgim, ne Olanda 6. Ne pjesen me te medhe te rasteve gjykatat gjykojne dhe denojne vetem krimet kunder pronesise intelektuale dhe jo ato kunder shendetit publik.
"Shtetet duhet te ofrojne ligje per te goditur dhe asgjesojne aspektet e demshme te tregut global te medikamenteve, medikamentet me cilesi te dobet dhe ato te fallsifikuara, pa nderhyre ne te drejten e tregtise se lire", thote Attaran. Mjafton qe te sygjerohet nje model i ligjit qe ai vete ka vendosur per te luftuar anen e erret te globalizimit : Model Law on Medicine Crime.
Nga ana tjeter duhet nje marreveshje nderkombetare. Ne kete rast modeli per tu kopjuar per te luftuar pandemine e medikamenteve te skaduara, lexohet ne dossier, mund te jete Framework Convention on Tabacco Control, ndoshta me i efekteshmi traktat nderkombetar per mbrojtjen e shendetit i afte per te kontrolluar sigurine e cigareve te tregtuara ne te gjithe boten. Ky eshte nje shembull i vlefshem nga i cili duhet te inspirohemi, thone autoret e dossier.