Dërguar nga:

Nderveprimet Medikamente/Bime Mjekesore

Mjekesia popullore ka ekzistuar qe ne fillesat e njerezimit. Njerezit jane gjithmone ne kerkim te opsioneve me te sigurta se mjekesia moderne per te reduktuar rrezikun potencial dhe per te minimizuar efektet anesore, keshtu qe perhere e me shume drejtohen drejt perdorimit te bimeve mjekesore.

Bimet mjekesore jane gjeresisht te perdorura ne bote dhe pothuajse 30% e popullates se botes eshte shume e afeksionuar pas tyre .Por kjo kategori njerezish i perdorin bimet mjekesore , vitaminat dhe medikamentet e pershkruara nga mjeku te gjitha se bashku pa pasur informacionin e duhur per nderveprimet medikament / bime mjekesore. Si rezultat keta paciente mund te rrezikojne nga ky lloj nderveprimi.

Pothuajse 50% e pacienteve kur kane nevoje per nje vizite mjekesore harrojne ti tregojne mjekut per preparatet bimore qe ata marrin.Eshte detyre e profesionisteve te shendetesise , mjek ose farmaciste, per te bere edukimin shendetesor te pacienteve per menyren e sakte te zgjedhjes se produkteve bimore ne menyre qe kombinimi i tyre dhe i preparateve farmaceutike bashkekohore te rezultoje pa nderveprime negative ne dem te pacientit.

Bimet mjekesore mund te perdoren ne kombinim me medikamentet per te rritur sa me shume te jete e mundur perfitimin nga ana e pacientit. Psh tek diabetiket qe normalisht mjekohen me preparatet e tyre antidiabetike shtimi ne mjekim i preparateve bimore me permbajtje luteine e cila rrit mikroqarkullimin e syrit ndikon ne menyre te dukshme ne reduktimin e retinopatise diabetike.Ky mjekim bimor nuk quhet kure per semundjen ne fjale por se bashku me mjekimet bashkekohore ndikon ne reduktimin e rreziqeve qe i shoqerohen kesaj semundje.

Nuk eshte plotesisht e mundur nga ana e mjekeve ose farmacisteve qe ti japin pacientit nje siguri absolute mbi sigurine e nje produkti bimor per mos nderveprime negative te tij ne kombinim me medikamentet.Po mund ti japin atij udhezime me shume vlera nisur nga informacionet qe ne kemi.

Disa nga masat qe merren per te minimizuar nderveprimet e padeshiruara jane:

  • monitorimi i bimes mjekesore dhe medikamentit ne te njejten kohe
  • monitorimi i efektit negativ te mundshem
  • monitorimi i nderveprimit te mundshem mes tyre
Medikamentet mund te nderveprojne ne 2 menyra :

1. Nderveprim farmakokinetik :

  • Ndryshimi i ph gastrointestinal (ndryshimi i aciditetit ne stomak mund te ndikoje shume tek medikamentet ne perthithjen e tyre.)
  • Perthithja eshte nje tjeter ceshtje po me aq rendesi persa i perket overdozave dhe farmakokinetikes se tyre.
  • Ndryshimet ne levizshmerine gastrointestinale
  • lidhja me proteinat. Kjo mund te tregoje se sa nje medikament eshte i gatshem per perthithje. P.sh geshtenja e eger lidhet me plazmen dhe proteinat dhe konkuron kunder Warfarines , nje medikament i perdorur per te parandaluar mpiksjen e gjakut.
  • ndryshimet ne procesin e metabolizmit dhe eleminimit te barnave jep ndikimin e vet ne rritjen ose zvogelimin e efektit terapeutik te medikamenteve.
  • nderveprimi mund te perfshije nje bime mjekesore e cila mund ta rrise ose zvogeloje sasine e medikamentit ne qarkullimin e gjakut
  • ulja e sasise se medikamentit mund te ndodhe si pasoje e lidhjes se ndonjerit prej perbereseve te bimes mjekesore me medikamentin dhe frenimi i tij per te kaluar ne qarkullimin e gjakut nga trakti gastro-intestinal.
  • ulja e sasise se medikamentit ne qarkullimin e gjakut si pasoje e nderveprimit mund te coje ne mos efikasitet te ketij medikamenti (ne mos arritjen e efektit terapeutik)
  • nje rritje e sasise se medikamentit ne qarkullimin e gjakut mund te arrije nivele per te cilat mund te shtohen shume efektet anesore te medikamentit.

2. Nderveprimet farmakodinamike

Farmakodinamika eshte menyra e veprimit te nje medikamenti mbi nje ind apo nje organ. Keto nderveprime rezultojne ne permiresimin ose perkeqesimin e efekteve.

Psh Hypericum perforatum ose lulebasani vepron si nxites i sistemit enzimatik te melcise. Ky sistem eshte pergjegjes per metabolizmin e nje numri te madh medikamentesh , keshtu qe nxitja ose fuqizimi i keti sistemi mund te reduktoje perqendrimin plazmatik te shume medikamenteve.

Kur ndalojme marrjen e lulebasanit duhet te pakten 3 jave qe enzimat e melcise te zbresin ne funksionimin normal te tyre.

Greipfruti pengon transportin e proteinave dhe vepron si nje pompe per levizjen e medikamenteve permes murit qelizor , keshtu qe mund te arrihen perqendrime te larta per shume medikamente. Perthithja e lengut te grapefruit njekohesisht me medikamentet te pershkruara nga mjeku mund te rrise ne menyre te dukshme disponueshmerine e medikamentit ne organizem. Kjo mund te coje ne rritjen e tepruar te efektit dhe perfitimit (psh medikamentet antihipertensive , duke ulur shume presionin e gjakut , duke shkaktuar marramendje deri ne gjendje te fikti) ose rritje e efekteve anesore.Ky efekt ne rastin e grapefrutit zgjat ne kohe keshtu qe eshte e nevojshme te evitohet konsumi i tij gjate perdorimit te ketyre medikamenteve.

Farmacisti duhet te vere nje shenim (paralajmerimi) tek tabela e pershkrimeve per ato (medikamente) te cilat jane te kufizuara, por mund ti perfshije ato (bimet mjekesore ne rasti ne fjale grapefrutin) ne rastin e medikamenteve per uljen e kolesterolit, kontraceptiveve orale, disa tabletave hipnotike madje edhe viagren.

Faktore te tjere qe ndikojne ne nderveprim jane : mosha , gjenetika, etniciteti, demtimi i melcise ose veshkave, duhani etj.

Medikamentet me spekter te ngushte terapeutik jane perdorur gjithmone per nevoja specifike te organizmit prandaj perdorimi i tyre se bashku me bimet mjekesore mund te c’orientoje balancen e tyre ne organizem.

Raste nderveprimesh mes medikamenteve dhe barnave mund te permendim:

  1. DIGOGSINA . Disa preparate me efekt laksativ si psh Aloe vera zvogelojne sasine e kaliumit ne organizem dhe ne kete menyre rrisin toksicitetit e digogsines
  2. TEOFILINA. Cdo preparat bimor qe ka efekt stimulues , psh kafeina duke perfshire edhe guaranen mund te kete efekt shtese ne sistemin nervor qendror dhe mund te rrise nivelet e teofilines.
  3. LITIUM. Produktet bimore mjekesore me efekt diuretik duke perfshire edhe kafeinen mund te jene nje problem serioz per efektshmerine e litiumit ne organizem.
  4. WARFARINA. Rritet rreziku i hemoragjise me perdorimin e bimeve mjekesore qe permbajne kumarine (Black cohosh, kamomile) apo efekt antiplatelar (vaji i peshkut, vitamina E, ginger, hudhra, boronica e kuqe)
  5. LULE BASANI dhe drita e diellit mund te shkaktojne fotosensibilitet vecanerisht kur kombinohen me medikamente te tjera fotosensibilizuese si antibiotiket (ciprofloxacina)
  6. KAVA KAVA eshte bere pergjigja bimore per valiumin ne Amerike. Ajo ndihmon qetesimin e trurit dhe relaksimin e muskulatyres pa shkaktuar efekte anesore si sedacioni ose apasionimi (adiktive) Sidoqofte kava nuk eshte e sigurte per te gjithe. Marrja e saj me alkoolin mune te intensifikoje efektin e alkoolit. Kava mund te nderveproje me anksiolitiket si benzodiazepinat dhe anesteziket. Kava duhet evituar ne perdorim tek pacientet qe marrin barna anti -psikotike dhe levodopa.
  7. GINKO dhe ASPIRINA Rritet frenimi i agregimit te gjakut duke bere te mundur zhvillimin e hemoragjive Gingo mund te perdoruret per te rritur mikro qarkullimin e gjakut. Ajo eshte gjithashtu neuroprotektive dhe antioksidante dhe ndihmon ne permiresimin e perqendrimit.
  8. HYPERICUM dhe DIGOGSINA. redukton perthithjen e digogsines duke bere te mundur uljen e efektivitetit te saj.
  9. HUDHRA dhe WARFARINA. Rrit frenimin e agregimit platelar duke rritur keshtu mundesine per shfaqjen e hemoragjise.
  10. GINKO dhe WARFARINA rrit frenimin e agregimit platelar. Ginko eshte nje preparat bimor e perdorur gjeresisht si mjekim kundra mplakjes,duke dhene kontributin e saj ne mikroqarkullimin e gjakut, semundjet kardiake, impotence seksuale dhe ne rritjen e kapacitetit mendor dhe sidomos kujtesen. Ginko rrit edhe efektin a aspirines
Biblografi

1. http://nccam.nih.gov/
2. Encyclopedia of Herbal Medicine: The Definitive Home Reference Guide to 550 Key Herbs with all their Uses as Remedies for Common Ailments by Andrew Chavallier
3. http://www.who.int/mediacentre/factsheets/fs134/en/

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 396 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Farmaceutike
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten