Anti Inflamatoret Jo Steroide
Cfare jane Anti Inflamatoret Jo Steroide?
AIJS (Anti inflamatoret jo steroid) jane medikamente te cilet ulin temperaturen, reduktojne dhimbjen dhe inflamacionin disa prej te cilat jane te disponueshme edhe pa nevojen e nje recete mjekesore. Nder me te njohurit jane Aspirina, Ibuprofeni, ketoprofeni dhe naproxeni te gjitha keto mund ti merrni edhe pa nevojen e nje recete mjekesore. Por ka edhe disa AIJS te cilet nuk mund ti merrni pa receten e mjekut kurues si: celecoxib, diclofenac, indomethacin, and sulindac.
Si vepron AIJS?
AIJS veprojne duke inhibuar nje substance te trupit te quajtur Ciklooksigjenaze. Dy klasat madhore te ciklooksigjenazave qe jane gjetur ne trupin tone jane COX-1 dhe COX-2. COX-1 prodhohet ne forme konstante nga indet e organizimit, kurse prodhimi i COX-2 eshte i stimuluar nga inflamacioni ne nje pjese te organizmit tone. Shume AIJS quhen “joselektiv” sepse inhibojne COX-1 dhe COX-2; disa me specific inhibojne COX-2. Inhibimi i COX jo selektiveve si aspirina ibuprofeni lehtesojen dhimbjen ose gjendjet e inflamacionin por kane nje risk shume te larte qe te shkaktojne errozion te mukozes gastrike duke cuar deri ne ulcer ose hemorragji nga trakti gastro-intestinal. AIJS me te rinje te cilet inhibojne vetem COX-2 jane zhvilluar ne 1990 dhe gjenden ne farmaci vetem me receten e mjekut kurues.
Cilat jane efektet anesore te AIJS?
Edhe pse AIJS lehtesojne dhimbjen, ulin inflamacionin, dhe reduktojne temperaturen duke inhibuar COX ne trup, ata mund te kene efekte anesore disa prej te cilave paraqesin nje rrezik shume te larte per pacientet te cilet kane semundje kardio-vaskulare ose jane te predispozuar per semundje kardio-vaskulare.
Ne 2004 Shoqata Amerikane e Ushqimit dhe Medikamenteve (FDA) publikoi se Cox-2 selektivet mund te shoqerohen me nje rrisk te larte per atak ose goditje ne zemer sidomos kur jane perdorur per nje kohe te gjate ose ne nje subjekt me predispozita te larta (si menjehere pas nje interventi kardiak). Ne 2005 FDA i kerkoj tregut farmaceutik qe te dy grupet OTC dhe AIJS (pervec aspirines) te benin ndryshime ne produktet e tyre duke iu shtuar me shume informacione ne lidhje me efektet negative potenciale te traktit gastro-intestinal dhe atij kardio-vaskular gjate perdorimit te tyre.
Efektet anesore te mundshem potenciale te AIJS jane:
- Atak zemre
- Goditje ne tru
- HTA
- Pushim zemre (nga mbajtja e tepert e fluideve ne organizem )
- Problem te veshkave deri ne Insuficence Renale
- Hemorragjio dhe ulcer ne stomak dhe ne traktin intestinal
- Rruaza te kuqe te ulura (anemi)
- Reaksione ne lekure (te rrezikshem per jeten)
- Reaksione alergjike kercenuese per jeten.
- Probleme te melcise deri ne insuficence hepatike
- Ne persona te cilet vuajne nga asma, atake astme.
Nder efekte te tjere negative mund te permendim dhimbje stomaku, konstipacion, diarrhea, prezence gazi te shtuar ne intestine, nauze, te vjella.
Por a i ka aspirina te gjitha keto efekte anesore?
Aspirina nuk e rrit riskun per te bere nje atak ne zemer, perkundrazi ajo e ul kete risk. Te gjitha keto gjendje jane te predisdozuara nga formimi i nje trombi dhe bllokimi i rrjedhjes se gjakut ne nje pjese te zemres ose trurit; perdorimi i rregullt i aspirins e ul probabilitetin e formimit te trombeve (perdorimi i saj i rregullt i rekomandohet te gjithe personave me nje risk te larte per SAK dhe SIZ).
Por aspirina mund te shkaktoje efekte te tjera negative si hemorragji craniale, hemorragji gastro-intestinale po ashtu si edhe ulcer ne stomak ose intestine.
A jane te njevlefshem AIJS me Acetaminofenit?
OTC lehtesuesit e dhimbjes ndahet ne dy grupe Anti Inflamatoret jo steroide dhe acetaminofeni. Acetaminophen gjendet shpesh me emrin Tylenol ose me emrin xhenerik. Acetaminofeni redukton dhimbjen dhe temperaturen por nuk ka efekt mbi inflamacionin. Gjithashtu nuk paraqet efekte anesore te traktit gastro-intestinal.
A mundet njerezit me SIZ dhe SAK te perdorin AIJS?
Nese ju kemi probleme kardio-vaskulare duhet qe te diskurtoni me mjekun tuaj nese mund te merrni OCT. Edhe pse acetaminofen ose medikamente te tjera per dhimbjen mund te jete me te indikuar per ju. Nese mjeku juaj mendon se ju duhet te merni me patjeter nje AIJS, ju duhet ta merrni ate pikerisht si ai ua pershkruajne, ne dozen me te vogel te mundshme per gjendjen tuaj si dhe ne periudhen me te shkurter te trajtimit. Shoqa Amerikane e Kardiologjise rekomandon nje trajtim te kujdesshem per te gjithe pacientet me semundje kardio-vaskulare te cilet duhet te mjekohen per dhimbje muskulare ose dhimbje te ndryshme. Pacienti duhet ta filloje trajtimin me medikamente te cilat kane nje risk te ulet per per semundjen qe ai parqet dhe pastaj nese vleresohet e nevojshme levizet hap pas hapi duke u konsideruar risku perballe benefiteve ne cdo hap.
Per shembull,
- Fillohet me acetaminophen ose aspirin, (tramadol nje analgjezik qe ne baze ka edhe nje narkotik). Nese vleresohet e nevojshme merret:
- Aspirin. Nese vleresohet e nevojshme merret:
- COX-2 jo selektive. Nese vleresohet e nevojshme merret:
- AIJS me disa vecori te COX-2. Nese vleresohet e nevojshme merret
- COX-2 selective AIJS.
Disa AIJS tradicional interferojne ne efektet e Aspirines te cilet pacientet marrin per te ulur riskun e SIZ ose SAK. Ne 2007, FDA kerkoj prej farmacisteve qe te informonin pacietet se duhet te merrnin ibuprofenin te pakten 30 minuta pasi kishin marre aspirinen dhe se duhet te merrnin aspirinen te pakten 8 ore pasi kishin marre ibuprofenin.