MENORRHAGIA (Pjesa e parë)
PERKUFIZIMI: Menoragjia perkufizohet si cikle te rregullta menstruale, por me fluks dhe kohezgjatje te shtuar.
Eshte nje nga ankesat me te shpeshta ne gjinekologjine moderne.
Klinikisht menoragjia perkufizohet si humbje totale e gjakut > 80 Ml / per cikel ose kohezgjatja e menstruacioneve me shume se 7 dite. Sipas statistikave 10 – 20 % kane menstruacione ne sasi te atille sa te shkaktoje anemi sekondare apo te percaktohet klinikisht si menoragji.
Nje cikel normal menstrual ka nje humbje totale te gjakut 25 – 80 Ml/ per cikel dhe kohezgjatja e menstruacioneve deri ne 7 dite.
PATOFIZIOLOGJIA: Te njohurit e funksionimit normal te ciklit menstrual eshte shume i rendesishem per te kuptuar etiologjine e menoragjise. Cikli menstrual perbehet nga 4 faza: folikulare dhe ovualcioni, luteale, implantimi, menstruacionet. Ne pergjigje te gonadotropine releasing hormone (GnRH) i prodhuar nga hipotalamusi, gjendra hipofizare prodhon follicle stimulating hormone (FSH) dhe luteinizing hormone (LH), te cilat nxisin ovaret (vezoret) te prodhojne estrogjen dhe progesteron.
Gjate fazes folikulare nen ndikimin e estrogjenit kemi rritje te trashesise se endometrit (shtresa e brendshme e mitres). Kjo njihet si faza proliferative. Gjate fazes luteale nen ndikimin e progesteronit kemi maturim te endometrit qe njihet ndryshe si faza sekretore. Nese ndodh fertilizimi ruhet dhe faza e implantimit. Nese nuk ndodh fertilizimi renia e nivelit te estrogjenit dhe progesteronit perfundon me menstruacionet.
ETIOLOGJIA: Shkaketaret e menoragjise ndahen ne 4 kategori:
- Shkaqe organike.
- Infeksionet e aparatit genitourinar, sidomos semundjet seksualisht te transmetueshme.
- Crregullimit e koagulimit si Willebrand, deficiencat e faktoreve II, V, VII, IX, deficienca e protrombines, Purpura Trombocitopenike Idiopatike, tromboastenia etj.
- Semundje organike kronike si insuficienca hepatike apo renale.
- Shkaqe endokrine
- Hipertirodizmi dhe hipotiroidizmi
- Tumoret prolaktine-prodhuese te hipofizes. Nepermjet feedback negativ sjellin ne uljen e prodhimit te GnRH, per rrjedhoje ulet dhe niveli i estrogjenit dhe progesteronit te prodhuara nga ovaret duke shkaktuar hipogonadizem.
- Ciklet anovulatore. Kjo eshte me e shpeshte ne femrat ne adoleshence dhe ne perimenopauze.
- Polycistic Ovarial Syndrome – ovaret polikistike me menstruacione te crregullta, obezitet dhe hirsuitizem. Rezistenca insulinike te keto paciente shkakton rritjen e prodhimit te adrogjeneve nga ovaret (hormone mashkullore).
- Inbalanca e vaskulatures me nje crregullim te raporteve mes vazokontriktoreve si tromboksan A2 dhe prostaglandina F2 dhe vazodilatatoreve si prostaglandina E2 dhe prostaciklina.
- Shkaqet anatomike
- Noduset fibromatoze jane struktura beninje te uterusit. Fibroidet intramurale te uterusit mund te frenojne kontraksionet normale te muskulatures te uterusit duke frenuar keshtu mekanizmin kryesor te tij per hemostaze.
- Polipet endometriale jane struktura beninje te endometrit, shtreses se brendshme te mitres. Furnizimi i tyre me gjak eshte me i shtuar se ai i endometrit te rregullt duke shkaktuar ulje te kthimit venoz, grumbullim te gjakut. Si pasoje endometri ne ate zone behet me i dobet dhe shkakton hemoragji me te madhe.
- Hiperplazia endometriale qe shkaktohet nga prodhim i estrogjenit i pabalancuar nga ai i progesteronit.
- Shkaqet jatrogjene
- Diapozitivi itrauterin (DIU) mund te shkaktoje shtim te sasise se menstruacioneve dhe te krampeve per shkak te irritimit lokal.
- Kimioterapia dhe hormone steroide.
- Perdorimi i antikoagulaneteve.
- Crregullimet hemoragjike.
- Menoragjia qe nga menarka (ardhja per here te pare e menstruacioneve) .
- Histori familjare per crregullime hemoragjike.
- Histori personale te nje ose me shume nga me poshte:
- Hematoma te dukshme pa ndonje demtim te njohur.
- Hemoragji me burim nga trakti gastrointestinal apo kaviteti oral pa ndonje lezion organik shkaktar te njohur.
- Epistaksis qe zgjat me shume se 10 min.
Ne te tilla raste keshillohet konsulte me hematologun.