Dërguar nga:

HEMORAGJIA NE PREPUBERTET (Pjesa e parë)

Te pergjithshme

Menarka (cikli i pare) ndodh kur gjoksi ka arritur zhvillimin ne stadin Tanner III ose IV. Normalisht menarka ndodh ne moshen 11-14 vjec. Cikli normal ka nje kohezgjatje deri ne 7 dite ose me pak, me nje sasi deri ne 80ml ose me pak dhe me nje frekuence 21-45 dite.

Cikli mestrual vjen ne rastin kur vihet nje funksion i koordinuar i aksit Hipotalamo - Hipofizar - Ovarial. Ciklet mestruale te para jane te crregullta si pasoje e nje maturimi jo te plote te ketij aksi.

95 % e hemoragjive ne adoleshence ndodhin nga anovulacioni. Nga keto 55-82% ndodhin brenda 2 viteve te para dhe 20 % e tyre ndodhin 4-5 vitet e para.

Cdo lloj hemoragjie qe ndodh pa zhvillim te gjoksit duhet vleresuar per ndonje shkak tjeter te mundshem.

Shkaqet e hemoragjise prepubertale

Shkaqet e hemoragjise prepubertale jane te ndryshme,prandaj eshte e nevojshme te merret nje anamneze e kujdesshme dhe nje ekzaminim fizik i plote ne menyre qe te percaktohet shkaku i sakte, qe te ndermerret nje mjekim i duhur.

1 - Vulvare ose eksterne

  • Gjendjet e lekures (lichen sclerosus, lichen simplex chronicus, lichen planus, psoriasis, ekzema)
  • Lezione te pigmentuara
  • Tumore dhe kiste
  • Crregullime epiteliale joneoplazike
  • Ulcerat

2 - Vagina

a - Origjine embrionike

  • Kiste mezonefrike, paramezonefrike, sinusi urogenital
  • Adenoze (nga ekspozimi intrauterin ndaj DES)
  • Septume vaginale ose dublikacione

b - Prolaps i organeve pelvike ose suportit pelvik

  • Prolapsi vaginal anterior (cistouretrocele, cistocele)
  • Prolapsi vaginal apikal (uterovaginal, trungu vaginal)
  • Prolapsi vaginal posterior (enterocele, rektocele)

c - Te tjera

  • Kondiloma
  • Divertikul uretral
  • Polip fibroepitelial
  • Endometrioza vaginale

3 - Cervix (qafa e mitres)

a - Infeksionet e ndryshme

  • Kondiloma
  • Klamidia
  • Ulcerime nga Herpes Simplex Virus

b - Te tjera

  • Polipi endocervikal
  • Kistet e Nabothit
  • Eversion i epitelit kolumnar

4 - Tumore beninje ovariale

  • Funksionale (folikular, korpus luteum, teka luteale)
  • Inflamatore (abcesi tubo-ovarial)
  • Neoplazik (qelizat germinale, teratoma beninje kistike, te tjera ose mikse )
  • Epiteliale (kistadenoma seroze, kistadenoma mucinoze, fibroma, kistadenofibroma, tumori Brenner, tumore mikse)
  • Te tjera (endometrioma)
faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 754 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten